FIAT LUX - intermezzo 2 (Kafka)

disidenti citon Luciano De Crescenzo:
La lunghezza effettiva della vita è data dal numero di giorni diversi che un individuo riesce a vivere. Quelli uguali non contano.

fuksi:
-Non contano neanche i giorni diversi, contano solo i giorni perversi.

zoti Shyti:
-Lui è proprio un bigotto inquadrato, anche se ha vissuto in USA, ha proprio con mentalità provinciale del terzo mondo. Comincio a pensare che l’ambiente non intacca completamente le convinzioni culturali, forse lo fa con la seconda generazione.

shoku Ropi:
-Non solo non intacca, ma per reazione, o per istinto di conservazione, paura di perdere le radici, può avere l’effetto contrario. Non per caso sono gli emigranti i nazionalisti i più sfegatati che cercano la Nazione che non c’è, specialmente quando loro vivono in USA che è la nazione che c’è dentro una nazione che non c’è; chi c’è, c’è, e chi non c’è, c’è lo stesso.

jo, jo i nderuar. luçiano ka të drejtë por ju me sa duket e ngatërroni me rrumbullakun.

I gjithë kontemporaneiteti mund të përshkruhet si shkëmbim i termit “perversitet” në “diversitet”, dmth çfar dikur quhej perverse, tani quhet diverse.

zoti Shyti:
-Në Shqiperi, edhe pas 100 e ca vjetësh pavarsi, nuk ka shtet. Presidenti e kryeministri ja fut punonjësve të shtetit, vaj medet seç heq ai shtet e ai popull thuaj!

shoku Zylo:
-Pse zoti Shyti ka lezet kur ta fut Marloni, pa kursy as magazinieret e as shkrimtarët, madje edhe personazhet letrarë në kërkim të autorit, dmth Marlonit, që kan ngel keq se s’ka kush jua fut.

zoti Shyti:
-Marloni mund t’ia fusi një administratori, një punonjësi të thjeshtë shteti, mund ta fusi ty apo një shefi, por jo një kryetari shteti apo një kryeministri; se atëherë i bie që strukturat e shtetit nuk punojnë, janë përtokë,

shoku Zylo:
-Shiko se po të kesh Marlonin sipër duke rënkuar nga lezeti, është e pamundur të kuptosh thelbin e ekzistencës individuale dhe shtetrore: individi dhe shteti punon mirë kur Marlonit i punon mirë. Strukturat e shtetit janë mekanizma që kanë nevojë për lubrifikim që të funksionojnë siç duhet (si rëndom mekanizmat), dhe vaji lubrifikues i mekanizmës së shtetit është sperma me gjalp e Marlonit. Me konkretisht që ta kuptosh këtë koncept në situatën ku ndodhesh si emigrant: shteti në vendet e zhvilluara perendimore funksionon shkëlqyeshëm sepse punonjësve të thjeshtë ju’a bën fut e qit për mrekulli shefi, ndërsa shefave të ndryshëm j’ua fut njëlloj drejtori i ndërmarrjes, drejtorëve j’ua fut e qit ministri, ministrave jua fut kryeministri. Pra struktura e shtetit ka formë piramidale fut e qit (gjë që dukej sheshit në komunizëm, ndërsa demokracia mundohet ta mçefë me marifet), në baze të piramidës janë skllevërit me sumën dollap, janë qenie bythe, ose shkurt janë vetëm bythë, thjeshtë bythë ose vrimë bythe akoma më thjeshtë (zakonisht gjendja e emigrantit). E kështu me tej vazhdon fut e qitja duke u ngjitur në piramidë, kush është poshtë e han nga ai që është më sipër si pozitë, derisa arrihet tek Nr. 1, Njishi dora vetë, që duket sikur nuk ja fut njeri sepse s’ka njeri mbi kokë që t’ja fusë. Prandaj të gjithë synojne të bëhen njisha që të mos ketë kush t’ua fusë, por të jenë ata që j’ua fusin të gjithë të tjerëve. Njerëzit mendojnë se në pozitën e Njishit nuk ta fut njeri, por gabohen rëndë se Njishit ja bën sumën dallap Shejtoni që i rri mbi kokë megjithse i padukshëm, gjë që e kupton vetëm kur je Njish, por është vonë se s’ke nga e lu sumën, tanimë duhet të lush n’car në stil kamasutra. Pra Marloni i vërtetë në origjinë është Shenjtoni që ja fut Njishit, i cili, si materializim i dukshëm i Shenjtonit të padukshëm, ja fut dymbëdhjetë dishepujve që ka nën vete, dmth ministrave të qeverisë, këta ja fusin atyre që janë më poshtë, e kështu poshtë e më poshtë me efekt domino arrin futja e qitja e Marlonit Origjinal (Futja Origjinale, ose shtysa zanafillore) deri tek punonjësit e thjeshtë, tek skllevërit ose tek thjeshtë sumat, të cilët nuk kanë se kujt t’ja fusin përveç vetes se janë baza e piramidës. Thënë simbolikisht esencialisht: Palloshi Origjinal i bën fut e qit Brimës Origjinale.

Kur shteti nuk punon mirë si në rastin e Botës së Tretë, kjo nuk do të thotë se Marloni nuk ta fut e nuk knoqet, jo, ta fut e knoqet që ç’ke me të, por jo me teknikë kamasutra duke ta lyer me voj lubrifikues ose me gjalpë si në Botën e Tretë, dhe ti nuk bo shumë qef sepse të dhemb. Ky është ndryshimi i vetëm ndërmjet dy botëve në fjalë, por po të bëhesh mazokist që dhimbjen e shndërron në qef, mund të knoqesh më tepër se në vendet e zhvilluara seksualisht dhe kulturalisht të Botës së Parë.
Me fjalë të tjera që të shpëtohet nga kjo mënxyrë e pallimit universal piramidal duhet zhdukur shteti dhe orgjina e tij (jo sipas Engelsit) që është: qefi pervers i pallimit pa kriter tjetër përveç gjej brim e fut. Por miletit nuk i pëlqen ky lloj revolucioni seksual, është mësuar me Marlonin që i bën kaladibrançe për disa mijëvjeçarë, dhe tani në liri-demokraci knoqet duke ja fërkuar bolet Marlonit sa majtas djathtas për disa dhjetëvjeçarë në historinë postmoderne.

zoti Shyti:
-Po si të zhduket shteti, kur shoqëria është e ndërtuar së bashku me shtetin?

shoku Zylo:
-Këtë nuk mund ta kuptosh kurrë duke lexuar gazetën, duke pa televizor dhe duke rënkuar nga lezeti me Marlonin sipër.

zoti Shyti:
-Shoku Zylo pse jeni kaq negativ?

shoku Zylo:
-Sepse rreth e qark meje janë shumë kaq siero-pozitivë, e më duhet të mbaj ekuilibrin demokratik pozitiv-negativ ose majtas-djathtas të trokëllimës demokratike të boleve të Marlonit.

“lei “sa cani e gatti” alquanto sa “parenti serpenti”

(nga Ditar i një fuksi)

Kujtimet e disidentit pasurohen me histori të paqena, rrena ose gjysëm të vërteta (që janë më keq se rrenat tamom) dora dorës që vdesin dëshmitarët. Një ndodhi e re heroike e disidentit e padëgjuar më parë lidhet me ndodhinë që dëshmitari sapo ka kryer udhëtimin e fundit tek Vorri i Bomit. Kur disidenti i përcjell të gjithë dëshmitarët në të përtejmen, vetëm atëherë teleshikuesit dhe lexuesit mund të shijojnë të plotë versionin letrar të ndodhive heroike që i kanë bërë vaki disidentit.

(nga Ditar i një fuksi)

Lo stato di grazia è lo stile ideale, e viceversa.

zoti Shyti:
-Po mir atëhere, sipas teje kush na qenkërka intelektual? Si mund ta përkufizojmë termin?

shoku Zylo:
-Jo sipas meje, por sipas vetë intelektualit që i di mirë punët e veta, intelektual quhet ai që herë pas here thotë: “Ku ka demokraci në Shqipëri mër jau! Kur ka pas nonjëherë që të ketë sot mër jau!”.
Ja provoje ta thuash edhe ti, dhe do të shohësh se një ndjenjë madhështie kozmike do të pushtojë, do kesh sukses me femrat, do bëhesh i famshëm, të gjithë do të kërkojnë mendimin tënd, followers sa t’dush etj. Vetëm kujdes formulën magjike “mër jau!” që e përdorin edhe alabakët, nuk je i besueshëm po s’e the me stil garibi duke i dhënë barkut përpara. E vërteta thuhet me muskuj barku sepse ndodhet në thellësi të rropullive të stomakut.

Non ha nessun senso di dire “questo non è arte” perché un installatore lo sa meglio di voi che questo non è arte. Lui non vuole fare arte, vuole prendere in giro arte e chi crede ancora nell’arte, dunque dicendo “questo non è arte” li fatte un onore.

(nga Ditar i një fuksi)

zoti Shyti citon Kunderën:
Rritja e pandërprerë e grafomanisë mes politikanëve, taksistëve, grave shtatzëna, dashnorëve, vrasësve, hajdutëve, prostitutave, prefektëve, mjekëve dhe të sëmurëve tregon se çdo njeri, pa përjashtim, mbart brenda vetes shkrimtarin si potencial. I gjithë lloji njerzor me shumë të drejtë mund të dilte në rrugë dhe të bërtiste: jemi të gjithë shkrimtarë!
Sepse të gjithë vuajnë nga ideja e zhdukjes pa u parë apo dëgjuar në një univers indiferent dhe dëshirojnë, sa ka ende kohë, të shndërrojnë vehten në një univers fjalësh.
Dhe e afërt është dita kur brenda çdo njeriu do të zgjohet shkrimtari, do të jetë kohë shurdhimi dhe moskuptimi të përgjithshëm - Milan Kundera, Libri i qeshjes dhe harresës

shoku Zylo:
-Ndryshimi midis një shkrimtari të famshëm dhe një skribi është se ky i dyti nuk është i famshëm (personazhet e tyre kanë të njejtin fat).

Ndryshimi midis një intelektuali të shquar dhe të qenurit intelektual është se ky i fundit përdoret në trajtë të pashquar.

zoti Shyti:
-Nuk kuptoj, pse i bëjnë disa sahatë pa numra orësh? Duhet bërë studime për vendosjen e akrepave në fushë që të kuptohet se sa është ora.

shoku Zylo:
-E bëjnë për treguar misterin e kohës, që koha është mister i pazgjidhshëm.

shoku Ropi:
-Vërtet, sa herë shoh sahat me numra romakë, ose pa numra fare, m’duket vetja si Indiana Xhons me pantallona t’shkurtra në kantier ndërtimi me punë vullnetare.

(marrë nga 3 personazhe brënda shtetit në kërkim të autorit jashtë shtetit)

disidenti citon Pavese:
“Ne abbiamo le palle piene, dell’amore” - Cesare Pavese, Il Mestiere di vivere

fuksi:
-Vuole dire che ha le palle piene di sperma.

Eshtë po aq kollaj të bësh disidentin e mbas pilafit, sa është e vështirë të bësh fuksin e mbas pilafit; bjeri gjatë e vështirë se i bie shkurt e kollaj.

fuksi i mbas pilafit:
-Po e mbaj mend, ishte mjaft i kulturosur, një e dy citonte Marksin dhe klasikët. Më pas e kam takuar në fillim të viteve 90-të kur Ramizi sapo kishte lënë të lira gjërat, kishte hap një restorant që dikur e kishte pasur gjyshi. Mbasi u përshëndoshëm e pyeta se çfar po bënte, më tha se kishte “hap aktivitet” dhe shtoi parullën atëherë në modë: “Shtet i fortë, privat i dobët; shtet i dobët, privat i fortë”.

disidenti i mbas pilafit:
-Po ti çfar i the?

fuksi i mbas pilafit:
-I thashë se nuk mirrja vesh nga këto gjëra, por nga çfar po thua për shtetin dhe privatët, shof që fitoke pare mirë, “qeke kap mirë” - lëshova në eter edhe unë një parullë atëherë në modë.

(nga Ditar i një fuksi)

Mbasi xhaxhi veterani antifashist nga Leningradi i çau bythën njerëzisë për 40 vjet me radhë llap e llap për vuajtjet e popullit shqiptar nën bejlerë, agallarë, fashistë zogollianë e italianë, i erdhi radha xhaxhait boomers antikomunist prej Nju Jorku t’i çajë bythën njerzisë për 30 vjet me rradhë llap e llap e s’ka të sosur për vuajtjet e popullit shqiptar nën regjimin enverist.
Nuk është e largët dita kur brezi i ri Zoomers të marrë stafetën e të llapurës pa pushim dhe çarjes së bythës së njerzisë për vuajtjet e popullit shqiptar nën liridemokraci. Por që brezi i ri Zoomers ta trashëgojë të llapurën në shekuj i duhet më parë t’i fishken komplet bolet, hë për hë ka akoma punë për të bërë me gjimnastikë kamasutra.

(nga Ditar i një fuksi)

Kur muskuli i palloshit fillon e atrofizohet, hormonet vërshojnë drejt muskulit të llapës.

(nga Ditar i një fuksi)

zoti Shyti:
-Çështja e kufijve mban peng Ballkanin deri në atë pikë sa edhe e përkufizon si qënësi nëpërmjet termit “ballkanizim”.

shoku Zylo:


(- E a che punto sei nel tuo processo?)

Koncepti i misterit është krijuar për t’i vënë kapak ferrit.

(nga Ditar i një fuksi)