zoti Shyti:
-Sa i madh që është! Vetëm çfar t’i bësh, për dreq është i djathtë. Ah sikur të ishte i majtë si Frojdi dhe si puna ime!
In ognuno di noi c’è un altro che non conosciamo - Jung
shoku Zylo:
-Meno male che esiste dentro se stesso un altro se stesso, altrimenti non avrebbero niente da fare i psicologhi e i grandi scrittori.
shoku Ropi:
-Nuk e kuptova këtë, si na qënkërka brënda shokut Ropi një tjetër shoku Ropi!?
shoku Zylo:
-Faktet e ndodhura mbas revolucionit demokratiko-borgjez të 1989-tës dëshmojnë se brënda shokut Ropi, koshient për rolin e tij në kontributin e tij për ndërtimin e pallateve me punë vullnetare, ndodhet një tjetër shoku Ropi inkoshient për kontributin e tij në ndërtimin e vilës me pishinë së Elon Musk në shkretëtirën e Nevadës në qytetin e bixhozit Las Vegas.
zoti Shyti:
-Me fjalë tjera, sipas psikologjisë së thellësisë, thellë thellë një personi koshient ndodhet po i njëjti person inkoshent për çfarë thotë e bën, i ashtuquajtur doppelganer.
shoku Zylo:
-Ma fjalë akoma më të tjera, është personi inkoshient i thellësive që i bën budallallëqet me okë, psikopatirat, krimet dhe perversionet, të cilat janë objekti i studimit të psikologut dhe shkrimtarit të modh, sigurisht dhe shkak i kuriozitetit dhe kënaqsisë orgazmike së lexuesit. La letteratura non si fa con le buone intenzioni - dicono i grandi scrittori.
shoku Ropi:
-Po kanë thënë, e kam dëgjuar me këto veshë tek Rai kur nuk i hidhte mizat Dajti, pero non hanno mai detto che la letteratura si fa con le cattive intenzioni.
shoku Zylo:
-Kjo që sapo the është kaq shumë e thellë e kaq shumë gjeniale sa mund ta thotë vetëm një qytrym që për vite të tëra i ka ekspozuar trutë diellit të gushtit dhe acarit të janarit duke ndërtuar pallate me kontribut vullnetar me pantallona të shkurtëra dhe me kapelë të sajuar me gazetën Zëri i Popullit të palosur në formë trekëndëshe “llaç, shoku Ropi, llaç”. Vetëm me këtë lloj sakrifice konshi puqet me inkonshin, koshienca bëhet një me subkoshiencën, pra shoku Ropi i sipërfaqes bëhet një me shokun Ropi të thellësive dhe njerzimi bën një hop cilësor në monopatin e mundimëshëm drejt të vërtetës. Nuk e kanë thënë sepse asnjërit nuk ja mban bitha ta thotë, vetëm një që osht gomor fare ka guxim ta mendojë dhe ta thotë sepse nuk ka frikëra intelektuale, nuk i ndruhet opinionit të sinjora Bertinit dhe intelektualëve të shquar të sallonit të saj.
shoku Ropi:
-Nuk di a më bën qefin me këto fjalë, apo tallesh?
shoku Zylo:
-Nuk e di as unë, sepse jam në konflikt me doppelgangerin tim inkoshient. Por mund të them me siguri matematike që ti je i vetmi personazh në mes tënë që puq bashkë dy doppelgangerat, dmth je i vetmi monist ndër ne, ne të tjerët jemi demokratë bipolarë, jemi dopio, me dy fytyra, dhe kështu edhe ashtu, si ta dojë puna. Puna e autorit sigurisht, sepse ne jemi marioneta të autorit, jemi Pinokë të Gjepetit, krijuesit tonë që na ka bërë kokën. A immagine sua ci creò. Demokratë autori, demokratë dhe ne, autori me doppelganger, të dënuar me doppelganger edhe ne, si pun kanceri i trashëgueshëm brez mbas brezi.
shoku Ropi:
-Pse nuk e the edhe këtë radhë shprehjen e urtë popullore: Bëmë baba që të ngjaj, që thua gjithmonë në kësi rastesh?
shoku Zylo:
-Bëmë baba që të ngjaj!
zoti Shyti:
-Ha ha ha, herë herë shoku Ropi di të tallet me lezet! Budalla, budalla, por ndonjëherë është shumë i zgjuar si tepër i idhët.
shoku Zylo:
-Edhe në këtë rast populli e ka gjetur shprehjen e duhur: Shejtan budalla. Nuk e njohim babanë tij sepse nuk ka qënë autor kushedi se çfarë, ose më saktë autor jo shumë i njohur, por autorëve të realizmit socialist ju’a donte puna të ishin “shejtan budalla”, ndryshe nuk mbijetonin dot çensurës dhe diktatit të tekstit. Autorit soc-real ju duhej të luanin rolin e budallait duke pranuar një tekst budalla të ngjarjes të diktuar nga Komiteti Qëndror, vetëm me këtë kusht mund të luanin më pas duke bërë shenjtanllëqe dhe akrobacira artistike me kontekstin e ngjarjes, dhe bile radikalizonin skajshëm kontekstin për tu tallur me tekstin e KQ (sigurisht tallje në intimitet) që të qetsonin koshiencën tyre për maskarallëqet që shkruanin dhe rrëfenin. Por inkoshiencën e tyre doppelgangeriste nuk mund ta qetësonin kurrë sepse subkonshi me përkufizim nuk kontrollohet dot. Kështu në plan të fundit rezultonin koqe budallenjsh, siç rezulton koqe budalla edhe krijesa e tyre “llaç, shoku Ropi, llaç”; bile sa më tepër shenjtan, aq më tepër budalla.
zoti Shyti:
-Kështu si e shpjegon ti autorët soc-realistë rezultojnë estetë formalistë dhe veprat e tyre artistike rezultojnë formaliste, pikërisht çfarë ata nuk donin të ishin dhe të prodhonin (tjetër punë se të detyruar apo prej qefit), sepse formalizmi është modernizëm i kapitalizmit real. Pastaj ti për vete je pjellë e një artisti soc-real që ishte komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura artistike shqiptare? Ç’ke që bën dërr dërr dërr kundër autorëve dhe personazheve soc-realë?
shoku Zylo:
-S’do mend që ishin formaliste, më saktë ishin preformaliste si parapregatitje e formalizmit, përderisa mumifikuan tekstin sipas udhëzimeve të KQ dhe mbetej të punohej vetëm me kontekstin. Komunizmi ishte fundi i modernes, pas tij erdhi postmodernja në nivel planetar, dmth u zhduk edhe mummja e tekstit dhe u rafinua skajshëm konteksti si i vetëm i mbetur. Ndërsa tani të gjitha energjitë harxhohen për të rafinuar estetikisht kontektin e një teksti pa kuptim dhe absurd kap në shoshë hudh në kosh, dmth konkretisht pa tekst, mumia është bërë pluhur e hi.
Është e vërtetë për sa thua për autorin që më ka bërë kokën, por unë jam parapregatitje për dukjen tënde në horizontet e ndritura të letrave shqiptare. Pa qenë unë, nuk mund të vije kurrë ti, pa qenë komunizmi nuk mund të vinte kurrë postkomunizmi.
zoti Shyti:
-Shiko ti bën lëmsh gjërat, postmodernja nuk vjen mbas komunizmit, vjen pas nazifashizmit, arti postmodern ekzistonte njëkohësisht me artin soc-real.
shoku Zylo:
Gjërat janë lëmsh, nuk i bëj unë lëmsh, përkundrazi më shkoi goja ngambrapa që nëqoftëse doni të zgjidhni lëmshin duhet nisur puna nga kreu i lëmshit që është pikpamja providenciala. Por ju s’doni sepse doni të jetoni në lëmsh ku bëhet qef o qef pa përgjegjsi për pasojat e qefit, i cili mbrohet me tanke. Arti postmodern, dmth arti oksidental postnazifashist, ekzistonte njëkohësisht me artin soc-realist oriental si arte të dy blloqeve në konflikt. “Merda d’artista” e Manzonit ekzistonte njëkohësisht me kompaninë e Diko Zeqos tek Rrapi i Trishit, Pakti i Varshavës mbronte “llaç, shoku Ropi, llaç”, Pakti i Atllantikut mbronte llaçin që prodhonte brima e bythës së artistit t’modh Manzon-it. Ehu sa zoti Shyti kemi parë tek Rai! Kur Dajti i hidhte mizat Rai-t dhe bythës 21 polshe të Manzon-it, mbetej në pjatë vetëm “llaç, shoku Ropi, llaç” tek Tirana. Ç’të bënin njerzit e shkretë, helbete duhej konsumuar art në një farë mënyre, sepse gjithë miletit i është “mërzitur tërë ky shkëlqim bosh” njëlloj si sinjora Bertinit.
shoku Ropi:
-Kam bërë unë ushtrinë tek Bataljoni i Sigurimit tek Rrapi i Trishit. Një herë na gjeti Diko Zeqo shtrirë në bar, pa kapele e me telin e gjimnastorkës zbërthyer, dhe na bërtiti: “Po ju këtu Amerikën paskeni gjetur?!”
Sidoqoftë mua më pëlqente më tepër zonja Beti e kolonelit Zampa, se sa sinjora Bertini e tenente Gurabardhit. Edhe kapanonit në përgjithsi, si dhe teleshikuesve, i pëlqente zonja Beti, ndoshta për faktin që prifti bënte seks me të për ta ngushulluar për humbjen e burrit. Në fakt edhe barcaletat më të bukura janë me prift që bën seks me murgeshën e padjallëzuar gjatë rrëfimit. Murgeshën padjallëzuar e djallëzon prifti gjatë rrëfimit.
zoti Shyti:
-O rrotë, nga e dije ti që kapanonit dhe teleshikuesve i pëlqente më tepër zonja Beti?
shoku Ropi:
-Kur vjen puna për seks janë të gjitha rrota (jo rsstësisht shprehje popullore ka prejardhje seksuale). E dija sepse në kapanon me tu fikur drita fillonte kyçi, i cili ishte shumë më tepër aktiv kur RTSH trasmetonte filmin Gjenerali, dridheshin dhogat e dyshekëve sikur binte tërmet, “Oh sa e lehte je ti Beti!”. Pastaj çfar ndodhte në një kapanon ushtarësh ishte një test për të njohur situatën ku ndodhej i tërë populli ushtar. Kapanon ishte e gjithë Shqipëria, bile në esencë, po ta shohësh hollë hollë, kapanon është e tërë shoqëria ngado në planet.
shoku Zylo:
-Bravo shoku Ropi, e tregove veten se je maniak seksual si puna ime që i shpjegon gjërat me seks, dmth nuk ndruhesh ta quash veten rrotë. Por si t’ja bëjmë që t’i mbushim mendjen edhe zotit Shyti që është rrotë, megjithse nuk ka bërë as edhe një ditë zbor, nuk e di çdo të thotë të hedhin ilaç në çajin e darkës, e megjithatë të jesh sidoqoftë rrotë që ëndërron me psherëtima “Oh sa e lehte je ti Beti!” duke tundur e shkundur dhogat e dyshekut.
zoti Shyti:
-Grazie a Dio unë kam lindur në kapitalizëm, përndryshe do isha maniak seksual si ju, dmth rrotë i lindur në komunizëm.
shoku Ropi:
-Ne jemi rrota të lindur në komunizëm, ti je rrotë i lindur në kapitalizëm. Ne i binim me dorë në komunizëm, ti i bie me dorë në kapitalizëm, çfar ndryshimi ka? Asnjë ndryshim nuk ka përderisa njeriu është e vetmja qënie në univers që i bie me dorë. Kafshët nuk i bien me dorë, fenomeni i masturbimit ndeshet në to vetëm në gjëndje robërie në kafaz të kopshtit zoologjik, gjë që tregon se njeriu ndjehet i burgosur në një univers zoologjik prandaj masturbon. Me fjalë të tjera njeriu është rrotë sidoqoftë, qoftë edhe sulltan me harem dhe skllevër që i shërbejnë ga na, përsëri i bie me dorë duke dihatur me nofulla gjysëm të hapura sikur të ishte ushtar i qeth tullë që tund e shkund dhogat e krevatit në kapanon të Diko Zeqos tek Rrapi i Trishit.
shoku Zylo:
-Ka dy lloj rrotash: rrota që janë koshiente se fatkeqsisht për arsye historike të njerzimit janë rrota - gjë që përbën një premisë për të qenë religjioze e për t’ja munduar për të mos qenë rrotë si gjithë tjerët, dhe rrota që ndihen shpirtëra të lirë intelektualësh t’mdhenj që luftojnë kundër bestytnive obskurantiste fetare dhe çdo lloj bestytnie tjetër obskurantiste që kufizon lirinë njerzore illuministe pa kufi. Illuministët jetojnë në faqen e ndritëshme të hënës, kanë zaptuar diellin dhe internojnë kundështarët obskurantistë në errësirën e përjetshme të faqes së mbrapme të hënës.
Njëse tek rrotalitë e parë rrotlliku ka një kufi, tek të dytët rrotlliku është pakufi.
shoku Ropi.
-Kam vëne se, përveç shprehjes “bëmë baba që të ngjaj”, ti gjithnjë e kanalizon muhabetin në dy entitete të kundërta në konflikt dialektik. Vallë kjo është mbeturinë marksiste e konfliktit dialektik midis dy të kundërtave?
shoku Zylo:
-Ti vë re vetëm budallallëqet e mija e nuk vë re se dialektika marksiste ishte një mbeturinë materialiste e dialektikës hegeliane, e cila ishte për vete një mbeturinë idealiste e dialektikës sokratike. Të historia është e përbërë nga mbeturina që rrjedhin njëra pas tjetrës në kanalin e ujrave të zeza të kulturës që herë tregon njërën faqe e herë tjetrën; në ketë rast: herë idealizmin e herë materializmin, herë Malokun e herë Palloshin, herë bolen e djathtë e herë bolen e majtë, etj, etj varg gjithfarlloj entitesh bipolare, bibolore e biloqore qe ti e ke vënë re që unë i përmend vazhdimisht. Por nuk ke vënë re që pantallonat e shkurtëra të tua jo rastësisht mbulojnë dy loqe ngapara dhe dy fela sume ngambrapa sepse struktura e tërë krijimit është bipolare. Pra shyqyr që mu dha rasti të kanalizoj muhabetin në dy entitete të kundërta në konflikt dialektik: Hegel dhe Marks, Malok dhe Pallosh, albanolog indoevropian dhe albanolog pellazg, që korespondon përkatësisht me e majtë dhe e djathtë si pozitë politike, etj, janë dy entitete njësoj si dy bolet e tua majtë dhe djathtë ose dy felat e sumës që i mbulojnë pantallonat e tua kur shkarkon llaç nga Zisi riportabël me punë vullnetare.
zoti Shyti:
-Ridurre la storia dell’umanità nella dialettica di due entità, ci vuole eh! Non so dove lo trovi il coraggio di interpretare tutta la storia me trokëllimën e dy loqeve.
(pjesë nga libri Një dor e mirë personazhesh në kërkim të autorit në kërkim të kohës së humbur të doppelgangerit)