FIAT LUX - pjesë e shtatë (Xhojsi)

Kush tallet, tallet me turinin e tij - populli

a thua se Poseidoni, ndërsa ne humbnim
kohën andej, zgjeronte hapësirën këndej.
(Brodskij, Odiseja Telemakut)

… në poezinë dhe në romanin modern koha si fenomen i perceptuar gjithnjë e më shumë vjen duke u shndërruar në hapësirë, që lidhet drejtpërdrejt me teoritë e relativitetit e cila e nxjerr të pandashëm raportin Kohë-Hapësirë. Kjo tendencë krijuese në letërsinë moderne merret si destruksion i kohës në kuptim thjesht objektiv - Ibrahim Rugova

Arketipi i romanit është Odiseja e Homerit, ndërsa arketipi i personazhit protagonist të romanit - alias heroit -, është Uliksi, i cili është njëkohësisht edhe arketipi i udhëtarit që çvendoset në kohë dhe hapsirë duke ndryshuar vazhdimisht Kontestin: pelegrin, ikanak, anijembytur, varfanjak, lypsar, vulëhumbur, luftëtar, mbret, por në të njëjtën kohë duke mbajtur të pandryshuar Tekstin: ndjenjë përgjegjsie për shokët, dashuri e pavdekshme për gruan e tij (Penelopën), respekt birnor për prindërit dhe dhëmbshuri prindërore për të birin (Telemakun), dashuri për vendlindjen (Itakën). Ekuilibrin gati të pamundur midis Tekstit me Kontekstit, Uliks finoku e bën të mundur nëpërmjet dredhisë (Kontekstit) që ka për finalitet drejtësinë (Tekstin).

Për këtë arsye në çdo kohë figura e Uliksit ka magjepsur poetët, të cilët e kanë thirrur, rimishëruar, rikrijuar dhe pyetur vazhdimisht. Si të thuash figura e Uliksit ka udhëtuar në histori të letërsisë në forma nga më të ndryshmet, dmth në Kontekste nga më të ndryshmet, por në përgjithsi duke humbur Tekstin vazhdimisht për shkak të rritjes së entropisë. Të përshkruhet ky udhëtim është i pamundur edhe me një libër të tërë, sepse i bie të shkruhet e gjithë historia e letërsisë perëndimore. Kështu, në përputhje me ndërmarrjen e shkrimeve në seri, do të them dy fjalë lidhur me udhëtimin e fundit të Uliksit në epokën moderne.

Besoj se intelektualët e mdhenj e kanë kuptuar tashmë se e kam fjalën për Uliksin e Xhojsit, i cili vetë e ka përcaktuar veprën e tij “një Odise moderne”. Ndërsa Uliksi homerik udhëtonte nëpër botë për vite me radhë, personazhet e Xhojsit vagabondojnë rrugëve të vetëm një qyteti (Dublinit) duke frekuentuar klube dhe bordello në një ditë-natë të vetme. Personazhet e tij kanë karakteristika krejt të kundërta nga ato të heronjve homerikë: Uliksi modern, Leopold Bloom, nuk është aspak finok dhe guximtar dhe gruaja e tij Molly, ndryshe nga Penelopa, e tradhëton burrin e saj. Tjetër koincidencë homerike: Bloom (Uliksi), që ka humbur birin e tij të vetëm - vdekur që fëmijë - dhe natyrshëm dëshiron të gjejë një bir të ri, takon Stefanin (Telemakun) që ka mohuar atin e tij biologjik dhe kërkon natyrshëm një figurë atësore që të zevëndësojë atin mungues (sipas shumë kritikëve Stefani është Xhojsi në rini, ndërsa Bloom është Xhojsi në moshë të thyer). Bloom arrin më në fund të bëjë atin dhe Stefani birin, por vetëm për pak orë sepse nuk arrijnë të mirren vesh, duke i rënë njëri gozhdës e tjetri patkoit në një bordello. Ka pa fund koincidenca homerike të këtij lloji: sirenat janë dy bariste në një kafene të Dublinit, Ciklopi është një antisemit i tmerrshëm, episodi i Çirçes zhvillohet në bordello ku herojtë atë e bir transformohen në derra etj.

Romani ka pjesë ku pornografia është sheshit ose e nënkuptuar, Uliksi modern paraqitet duke i rënë me dorë, duke dhjerë në hale, në orgazëm e sipër, i joshur seksualisht nga bythët e skulpturave prej mermeri etj. Nuk ka dëshmi që Xhojsi është dhi tu qesh duke ju lexuar Uliksi-n miqëve të tij siç bënte Kafka me Proçesin, por bën mu që edhe Uliksi është estradë; kushedi sa është zbavitur Xhojsi kur e ka shkruar.

Por Uliksi i Xhojsit ka diçka më tepër se Proçesi i Kafkës që e tregon Romanin si gjini letrare me vlerë providenciale, vazhdimsi moderne e Librave të Shenjtë.

Hapsira dhe koha rrudhosen në hapsirën e vetëm një qyteti (Dublinit) dhe në një ditë të vetme (16 qershor 1904, saktë dita kur Xhojsi bëri seks për herë të parë me gruan e tij); kjo një dëshmi e shkëlqyeshme për arritjen e Fundit të Letësisë si fund i kohë-hapsirës historike, ose thënë ndryshe i Kohëve të Fundit të përmëndura në Librat e Shenjtë. Më konkretisht kjo do të thotë që në hapsirë-kohën fizike ka ndodh gjithçka çfarë kishte për të ndodhur, pra nuk ka më kuptim udhëtimi, gjeografikisht është shterruar edhe toka e deti të ndodhura përtej Shtyllave të Herkulit. Tani e vetmja mundësi udhëtimi është brënda vetes (unit) nëpërmjet rrjedhës së koshiencës (përroit të ndërgjegjes), që lexuar tamom Uliksi i Xhojsit më saktë duhet quajtur rrjedhë e subkoshiencës (përroi i pandërgjegjes), proçeset e së cilës kryhen përtej kohës dhe hapsirës (një dëshmi akoma më e shkëlqyeshme për ardhjen e Kohëve të Fundit, vetkuptohet edhe e Hapsirave të Fundit)

Xhojsi nuk përshkruan në një mënyrë lineare veprimet dhe mendimet e personazheve duke i vëzhguar ata nga një këndvështrim i privilegjuar siç kishte bërë letërsia deri në atë kohë, por i sjell ato taze siç ndjekin njëri tjetrin në kokën e tyre duke përzjerë perceptimet e rastit që ndjekin kaosin e ndodhive pa rëndësi të përditshmërisë: trafiku i automjeteve, dega pa gjethe e lëkundur nga një zog, kioska e gazetave, vorbulla e pluhurit, etj, përzjerë me reflektime metafizike me rëndësi kapitale për jetën, vdekjen, dashurinë.

Në fakt kjo mënyrë ekzistence kaotike është më pranë ekzistencës reale njerzore, lineariteti i qënies është iluzion i romanit klasik realist (i cili në të vërtetë është surealist), siç është iluzion sureal mënyra e perceptimit linear dhe racional i ekzistencës tonë për tu mbrojtur nga ankthi që shkakton kaosi iracional i qenësisë së pakontrollueshme të përditshmërisë. Nga kjo pikëpamje arti modern, dhe në rastin konkret të Xhojsit, ka vlerë të jashtëzakonshme për të kuptuar që përditshmëria e jetës së gjithkujt është potencialisht kryevepra mitologjike e vërtetë që ja kalon ku e ku Odisea-s së Homerit.
Fatkeqsisht rezulton e kundërta realisht: është turp të jesh njeri, gjë për të cilën dëshmon me ambiguitet edhe Uliksi i Xhojsit. Ka një listë të gjatë shkrimtarësh dhe artistësh të famshëm që nuk kanë arritur të lexojnë më tepër se tre faqe të këtij romani, disa janë shprehur negativisht dhe me përbuzje. Njërit që nuk pranoi ta lexonte romanin Xhojsi ju përgjigj: “Nëse Uliksi nuk ia vlen të lexohet, atëherë jeta nuk ia vlen të jetohet”. Në fakt Uliksi ndoshta ia vlen të lexohet (për kë di të lexojë tamom) dhe me siguri jeta ja vlen të jetohet, problemi është nëse ja vlen të jetohet jeta si Bloom (personifikimi i Xhojsit në moshë të thyer) që e mbylli aventurën 24 orëshe të tij duke e zënë gjumi pranë gruas, ndërkohë që vinte re gjysëm i përgjumur se dysheku i tij kishte ndryshuar formë; kishte marrë format e kurmit të jaranit që e kish përdorur shtratin bashkëshortor para tij. Sigurisht jarani kish përdorur edhe gruan e tij Penellopin, por pa ja ndryshuar format.

pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

1 Like

pjesa e romanit ku Bloom lexon duke jashteqitur:

Një gazetë. I pëlqente të lexonte ulur në hale. Shpresoj të mos trokasë ndonjë trap ndërkohë që jam brenda. […]

Me një shkelm hapi derën e hallakatur të hales. Më mirë të kem kujdes të mos ndot pantallonat e funeralit. Hyri duke ulur kokën poshtë arkitraut të portës. Duke e lënë derën gjysmë të mbyllur, midis duhmës së lyerjes me gëlqere mbuluar me myk dhe pezhiskave të vjetra, lëshoi pantallonat. Para se të ulej, vështroi nga një e çarë për të parë dritaren e banesës të apartamentit fqinj. Mbreti ishte në thesarin e tij. Asnjeri.

Gjysmë i përkulur në fronin jashtëqitës, hapi gazetën duke e çfletuar mbi gjunjët e zhveshur. Diçka e re dhe e lehtë. Nuk ka nxitim. Mbaje pak… Historia jonë fituese. Goditja mjeshtërore e Matcham. Shkruar nga Philip Beaufoy, i klubit Spektatorët e Teatrit, Londër. Autori ka marë pagesën një guine për kolonë. Tre e gjysëm. Tre stërline dhe tre. Tre stërlina trembëdhjetë e gjashtë.

Duke u sforcuar, lexoi me qetësi kolonën e parë, pastaj i dorëzuar dhe elastik në të njëjtën kohë, filloi të dytën. Në gjysmën e historisë, me rezistencat e fundit që dorëzoheshin, lejoi zorrët e tij të çliroheshin në paqe ndërsa vazhdonte të lexonte, ende duke lexuar me durim, kapsllëku i lehtë i djeshëm krejt kaluar. Shpresoj të mos jetë shumë i madh se më kthehen hemorroidet përsëri. Jo, e drejtë. Kështu. Ah! Kapsllëk një hapë kundër kapsllëkut. Ndonjëherë është jeta. Nuk e ngashnjeu e as nuk e preku, por ishte diçka elegante dhe e bërë si duhet. Shtypin gjithçka sot. Stinë banale. Vazhdoi të lexonte, ulur i qetë mbi erën e qelbur që ngrihej. Sigurisht i bërë si duhet. Matcham shpesh mendon për goditjen mjeshtërore me të cilën mundi Shtrigën që qesh e cila tani. Fillon dhe mbaron me moralin. Dorë për dorë. I zgjuar i hodhi një vështrim tjetër çfarë kishte lexuar dhe, duke ndjerë rrjedhën e lëngut të tij të rrjedhë në qetësi, pati zili me dashamirësi Z. Beaufoy i cili e kishte shkruar duke marrë si pagesë tre stërlina trembëdhjetë e gjashtë.

[…]

Grisi më tepër se gjysmën e historisë fituese dhe u fshi. Pastaj tërhoqi pantallonat, mbërtheu rripin dhe u kopsit. Shtyu prapa derën e hallakatur të hales dhe doli nga gjysmerrësira në ajër.

1/3 e popullit shqiptar mbas vitit 90-te po perjeton aventurat e Uliksit neper bote.
Lexon gazeten jashte shtetit, ne hale te huaj.
:smiley:

Ne kujtuam se Peshku Pa Ujë
ishte Itaka,
por s’qenkësh e thënë.
Apo jo Çimo?
:smiley:

S’ka ndonje gjo t’modhe se t’pallohet gruja mer jau, ka rendesi t’jesh intelektual i modh!

Qentë dhe lulet më qetsojnë, ma heqin shqetësimin e përcjellë nga turini i kujt ka pa mrom një film t’modh n’televizor ose ka lexuar mië libër t’modh shtri n’miner me dhjamin e plëndësit që i kullon në dysheme.

(nga Ditar i një fuksi)

Più sei vicino a lui è più sei il suo nemico.

(dal Diario di un fucsa)

-Është trap përsërit të njëjtat gjëra, është i parashikueshëm sikur me qenë robot; me qenë robi në këtë farë fejet!

-Nuk thu shyqyr, ky është kyçi i suksesit të Inteligjencës Artificiale.

(nga Ditar i një fuksi)

La stupidità si paga, la saggezza paga.

(nga Ditar i një fuksi që merrte mbiemrin e Ilia Topes dhe e fuste në mbiemrin e Katror Brimës)

Il problema politico (e anche il problema religioso, che sta con la politica come il cazzo con la figa) è fondamentalmente il problema del sesso. Per questa ragione la società odierna è fallica, sta sopra il fallo, insomma è fallita, mi sta sopra il cazzo. Anche nel calcio dappertutto si sente “il fallo”, hanno messo una persona che fischia ogni volta che è “fallo”. Anche il presidente o il primo ministro di uno stato è un arbitro che fischia “il fallo” in parlamento.

(nga Ditar i një fuksi që bën ç’është e mundur të fusi disident Topen e rrummullakët tek disident Katrori me cepa)

Abbiamo capito che la terra è rotonda (due millenni fa); abbiamo capito che si muove (mezzo millennio fa). A prima vista sono idee assurde. La terra appare piatta e immobile. Per digerire simili idee, la difficoltà non è stata l’idea nuova: è stata liberarsi da una vecchia credenza che sembrava ovvia; metterla in dubbio sembrava inconcepibile. Siamo sempre convinti che le nostre intuizioni naturali siano giuste: è questo che ci impedisce di imparare. La difficoltà quindi non è imparare, è disimparare - Carlo Rovelli, Buchi bianchi

Più della difficolta di disimparare, è la difficolta di non aver paura da concetti che ti fanno perdere sicurezze false. Anche di non mettere in primo piano l’intelletto: impari - disimpari, è la grande paura del grande intellettuale.

Non so se l’idea che i buchi neri finiscano la loro lunga vita trasformandosi in buchi bianchi sia giusta - Carlo Rovelli, Buchi Bianchi

Buchi neri, buchi bianchi, chi ragiona in bianco e nero è un totalitarista, non vuol vedere i buchi color arcobaleno che sono i miglior buchi esistenti, alias i buchi dei dissidenti antitotalitaristi.

I poliziotti sono ladri a rovescio, rovesciati per caso o per caso trovati dall’altra parte contraria, insomma nel mondo si gioca al ladro.

(nga Ditar i një fuksi që ishte disident si Topja e Katrori, dhe vetëm rastësht e gjeti veten në palën kundështare përkundruall)

La fantascienza si legge solo per sapere quel che non succederà.

(nga Ditar i një fuksi astrolog që shifte fatin aereonautik të Topes Katrore me teleskopin e bashkisë së Frosinones)

L’uomo è prevedibile, questo spiega il successo del robot e dell’Intelligenza Artificiale, la superiorità dell’Intelligenza Artificiale sopra la Deficienza Naturale.

L’uomo è un idiota totale che non sa che fare con la sua vita giorno per giorno, e vuol sapere come è creato l’universo con Big Bang o senza Big Bang.

La scienza e la filosofia originariamente sono complementari tra loro, il loro destino fatale è di stare insieme come marito e moglie, invece nella realtà postmoderna e contemporanea si comportano come consorti divorziati che si odiano tra loro. In modo naturale il risultato sarà l’inferno quotidiano odierno senza capo ne coda pieno di cassonetti di rifiuti culturali. Gli odiati che odiano vogliono capire come è creato l’universo con Big Bang o senza Big Bang, e come andrà a finire l’universo e si creerà il Metaverso.
Chi ci salverà dalla conoscenza postmoderna e dai grandi intellettuali postmoderni?

Il termine utopia è la maniera più comoda per liquidare quello che non si ha voglia, capacità o coraggio di fare - Adriano Olivetti

L’utopia senza Dio si realizza come disutopia, mentre l’utopia contro Dio non vale la pena a dirla com’è.

fucsa:
-L’uomo è un idiota totale che non sa che fare con la sua vita giorno per giorno, e sa come è creato l’universo.

dissidente:
-È compreso anche lei nel gruppo degli idioti, perché personalmente me ne tiro fuori.

fuksa:
-Chi si autotira fuori dal gruppo degli idioti cade in un livello più basso dell’inferno, cade nel gruppo dei criminali che si credono sempre superiori ai altri. Non si esce dal fango solo con le proprie forze come barone Munchausen, che caduto nella palude, si tirava per i suoi capelli per uscirne insieme con il suo cavallo.

Il senso della Fine della Storia laica oppure dei Fine dei Tempi religiosa è che l’umanità non sa creare più niente di nuovo, solo ricicla i vecchi rifiuti nella pattumiera della storia. Perfino non sa creare più nuovi termini, niente di nuovo dal fronte occidentale, ai vecchi termini si mette davanti un “neo” oppure un “post”, e si va avanti con i piedi, ma con la testa girata all’indietro.

0_e14-adrian-gruszecki_9e4b10bb