Fije që nuk priten (Phantom thread – film anglez me regji të amerikanit Paul Thomas Anderson)

Po flisja për “Phantom Thread”. Edhe pyetja ime ishte si pergjigje ndaj komentit tënd për kete film

Me fal atehere.
Heren e dyte duket se u sigurua, heren e pare mund te kish dyshuar perderisa perzuri kujdesjet e se motres … por interesant marifeti si zgjidhje e saj, dikush i jashtem mund ta marre per keq.
Dy njerez aq te ndryshem, zgjidhja mund te vinte vetem prej se shoqes, e cila (e shoqja pra) duhet te ishte sic qelloi te jete. Fundja filmi kesaj i dedikohet, fijeve te padukshme, ekuilibrave te fshehte qe ndertojne karakteret e ndryshem qe arrijne te qendrojne bashke, aq mire shtjelluar tashme ne review.
Nuk kam opinion te forte per pergjigjen qe te dhashe.


Ne fakt e marr mbrapsh punen e se motres fare, Dhe them heren e dyte.

Pak rendesi ka motra. As une nuk jam i sigurt nese qe heren e pare apo vetem heren e dyte

Por per mua, ti i ke thene te gjitha me kete fjaline e shkelqyer :

:pray: :pray: :pray:

(vijon)

1 Like

po nuk morrem vesh se kush e palloi grun e ktij qe mbante ekuilibra t’fshehte, dhe si e palloi, mçeftas, apo sheshit. E kam fjalen se shofim gjo ne spektatoret, apo jo? Se çu pa puna me pagu paret kot!

1 Like

Ne fakt NUK eshte pune te pallumje dhe kjo tregon qe :

  1. Ja arritem te mos e zbulojme sekretin e filmit
  2. Te bindim ty te shkosh ta shohesh
  3. Ndofta te te bindim te mos komentosh kur s’ke gje per te thene
1 Like

shife kte te kuptosh qe un edhe kur komentoj kot, ne fakt ja fus plot (si kuptim), nuk jam konseguent si korriksja qe kur komenton kot, ja fut vertet kot (gjithnje):

he mer Stalker s’na the: te pelqeu apo jo kotsia filmike e Gaber?

As une nuk jam i sigurt nese qe heren e pare apo vetem heren e dyte

Ndoshta eshte gabim te fokusohesh ne ate detaj, ne kuptimin qe s’ka rendesi sepse ndonjehere skenat s’duhen marre aq literalisht. Perndryshe, per mendimin tim ishte nje poze ai realizim (hera e dyte). Nuk dua ta mendoj kur dyshoi, porse eshte e qarte qe po, dyshoi ne fund.
Perse shkon pertej skenarit, eshte pyetja ne vazhdim te kerkeses tende fillestare.

1 Like

Mbyllja e filmit shkon pertej detajeve të skenarit (heroi kryesor, a e kuptoi atë gje vetem heren e dyte apo e kishte kuptu tashme qe me heren e pare) sepse nepermjet saj (mbylljes) regjizori flet per shume gjera (ngre jo pak pyetje, etj etj)

Neser. Me kismet :slight_smile:

me kismet.

Pra,
Ne fakt, mbyllja e filmit eshte, ne nje fare menyre, vete filmi (ne kuptimin qe në të jane koncentruar te gjitha ato qe “desh te thosh autori” pergjate 2 oreve). Kjo eshte gje e rralle ne nje film (ne fakt, nuk eshte as merite, as çmeritë, eshte thjesht nje zgjedhje e regjizorit - por qe kesaj rradhe eshte pasoje e drejtperdrejte e skenarit). Ka pas filma te tjere (psh “Vertigo” e Hitchcock, per te permendur nje te famshem) qe e zbulojne sekretin e tij qe nga mesi i filmit, pra nuk e lene per ne fund.
Shkurt: nuk ka formule per kete gje.

Pra: fundi i “Phantom Thread” i jep mundesi filmit te ‘rigjenerohet’, te marre dimensionet e desheruara (nga regjizori, dmth autori i vepres) sepse perndryshe do kishim te benim me nje film te vockel mbi raportet (tashme te para 100 here ne kinema!) midis nje krijuesi dhe muzes se tij. dhe kaq. Ne vend te kesaj, kemi nje fund, nje mbyllje, me skenen e fundit fare-fare: nje e qeshur e madhe (nje “plasje gazi”) midis dy heronjve te filmit qe fshin çdo keqkuptim nga ana e spektatorit (i cili mund te kujtoje se i shoqi do nevrikoset, do ulerase etj etj kur te marre vesh se…). Fare! Asgje nga keto! Pikerisht ketu qendron dhe forca e filmit i cili, ne fakt, nuk eshte emocionues, por me se shumti, destabilizues: ashtu sikurse Reynolds Woodcock kapitulloi perballe Almës, ashtu edhe ne si spektatorë ndofta duhet 'te dorezohemi’ perballe ‘strangeness’ se tij (te filmit pra).

Eshte keshtu sepse, ndofta, si rrallehere ne kinema, monstruoziteti nuk eshte e dhënë apriori e nje personazhi (psh, kur shohim nje film me nje serial killer, e marrim si te mireqene se ai eshte i tille), por ai, pra monstruoziteti, shfaqet (krijohet) pak e nga pak. Ndofta kjo eshte dhe vete pyetja qe shtron filmi: mos ndofta ‘monstrat’ e kane në vetinë e tyre te njihen kollaj mes vedit (dhe ne kete menyre behen bashke) apo eshte dashuria ajo qe transformon njerezit?

Paralelisht me zhbirilimin e nje dashurie-magjistricë, ne shohim nje film qe po ta mendosh mire, nuk e kemi pare ndonjere (ose shume rralle: per shembull, po me kujtohet “The Beguiled” te Don Siegel).

Skenari (mbyllja skenaristike) ne funksion total te filmit.
çdv

1 Like

Nuk pritej sjellja me sportivitet e reynolds ne fund ndaj marifetit te Almes.
Une nuk e ndoqa me vemendje te madhe po duket se pyetja qe shtrohet ne fund eshte a mos para vdekjes, semundjes behemi me te ndjeshem, me vulnerabel ndaj transformimit. Reynoldsi nursez i propozon menjehere per martese pas helmimit te pare. Sa per ti bere nje qasje psikanalitike
Te njejten skene te shpetimit e hasim te Vertigo e Hitch, ku protagonisti duhet te shpetoje nje Kim Novak joreale nga vdekja, ne menyre qe te lindi dashuria, deshira.
only a dead woman is a good woman, ne invers.

ne fakt, ti mund ta therrasesh edhe Bibilush-prej-druri (Woodcock) :joy:
Sikunder Almën mund ta therrasesh edhe Âme (Anima).

(emrat, nje nga gjetjet me te shkeqyera te skenaristit/regjizor)
:slight_smile:

1 Like

my 2 cents…

Kemi te bejme me neurozen klasike obsesive. Nuk do thoja se behet fjale per dashuri, me shume se sa permbushje e kritereve. Ne fakt Alma qe prej fillimit dhe deri ne fund i nenshtrohet gradualisht disa testimeve derisa arrihet ne nje marreveshje te hapur. Ndersa Reynolds fillimisht shperfaqet nepermjet kompulsioneve dhe asketicizmit te tij dhe gradualisht drejt idese obsesive. Vetem andej nga fundi del qarte funksioni qe duhet te permbushe Alma, ne perputhje me te kuptuarin gradual neper te cilit Almes i duhet te kaloje. Ne vetvete patologjia e saj eshte qe duhet te kryeje nje funksion.

Obsesivi behet i tille, sipas disa teorive sepse deshira e tij eshte te shkele nje tabu dhe kjo tabu ka jo pak te beje me fustanin perfekt te nuserise qe ai do te qendise per te emen. Nuk mbaj mend qe i ati te permendet ne kete histori. Dhe per te lehtesuar kete dhimbje ai ‘ka nevoje te ndeshkohet’ fizikisht. Ne kete kuptim Alma kryen funksionin e konversionit qe vete Reynolds nuk e kryen dot.

Thene thjesht, ky film ka te beje me rrugetimin e dy personave, nuancat qe duhet te shohin, krijimin e nje kodi te pathene drejt krijimit te nje marredhenieje komplementare.

shkurt woodcock eshte nje mazokist i kamuflum. Raporti i te dyve i ka te gjitha keto nuanca qe permende.

Ajo qe dinte me pak nga te tre personazhet ishte Alma (e motra eshte personazh kyc qe na e jep kete lexim). Ne nje fare menyre, filmi eshte ‘The Becoming of Alma’

1 Like

i kamufluar ne nje fare mase sepse regjizori vendos t’ia heqe ‘masken’ pak nga pak gjithmone duke e pasqyruar tek personazhet e tjera, asnjehere ne menyre te drejtperdrejte apo didaktike.

Patjeter ! Me duket é kam thene edhe në review: obsessioni eshte tema qendrore e pothuaj gjithe filmave të PTA. Por kesaj rradhe ai é merr spektatorin për dore, ne vend qe ta gjuaje me gelboqe në surrat (pra me nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje 'magjí ’ - e kam fjalen për There Will be Blood).
Pra tema eshte é njejte. Vetem se kesaj rradhe, pikeshikimi regjizorial (mizaskena) eshte é duhura

me duhet ta rishoh there will be blood por mesa kujtoj 2 personazhet ishin 2 ane te se njejtes medalje, dmth ne gare per pushtet dhe si e tille e pranon konfliktin dhe perplasjen, dhunen dhe poshterimin.

10 shkronja