Fije që nuk priten (Phantom thread – film anglez me regji të amerikanit Paul Thomas Anderson)

po, por opinioni im per “There will be bood” s’ka lidhje me historine. Sic e thashe me lart, ka lidhje me faktin qe ai film, per mua, eshte nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje 'magjí (pra nuk eshte problemi tek skenari, tek fakti qe ato jane skena poshterimi, por tek mizaskena, tek trajtimi regjizorial)

ps: kam ripare 40 minutat e para para disa muajsh (e jepte nje kanal tv). Impossible !

ne fakt, motra eshte po aq personazh kryesor

ti qe mban mire mend fundet e filmave: cili film (i ketyre koheve te fundit) mbyllet, po ashtu, me nje te qeshur te madhe? (“plasje gazi”). Nuk po me kujtohet qe nuk po me kujtohet!

the guardian ndan nje review mjaft te mire te filmit.

1 Like

ahahaha, puna osht me fol per filmin pa e spoiler-izu
:stuck_out_tongue_winking_eye:

ore, mos ka dale gje ne kinema andejeza?? :thinking: (apo ç’né, thuaj…)

Une jam bloze per te mbajtur mend filma, madje humbas mjaft nga shfaqja e tyre, me duhen disa here.

nuk ka dale, dhe te mendosh qe sallat kryesore te nje qendre tregtare, (kinemaja me e ndjekur aktualisht, edhe pse me e kripura, me kokoshka porcion amerikan) kane nje jave shfaqje dedikuar filmave te kandiduar per oskar, nder te cilet mungon ky i mesipermi.
une e pashe te kodi.tv, cilesi jo dhe aq te mire.

e gjeta e gjetaaaaa

1 Like

sa keq me vjen, ju keni thene kaq shum gjera, dhe un s’kam asgje per te thene.

1 Like

epo s’mund ta gjeja, nuk eshte pare fare sierranevada. Kjo eshte nje shkak per ta kerkuar e pare, pas 2 vjetesh ne qarkullim rrjeti mund ta kete :slight_smile:

10 shkronja

permban spoiler por nje recense shume e mire, ia vlen.

Stalker, meqe e shoh qe e ke huazuar nikun prej Tarkovskit dhe ke goxha njohje per filmat desha te te pyes nese e ke pare filmin “Satan tango” te Bella Tarr. Kam dy dite qe po e shoh dhe besoj do ta mbaroj kete weekend (filmi eshte 7 ore e gjysem i gjate :slight_smile: ) dhe me ka lene me goje hapur. Do doja te dija se cfare mendimi ke ti nese e ke pare.

Mendimin me te shkelqyer qe mund te kem per nje film, sigurisht!
Ka fort mundesi qe ajo të jete kryevepra e Bela Tarr (e them ne kohen e shkuar se regjizori ne fjale vertet eshte gjalle, por ka pas deklaruar para disa vitesh qe nuk do beje me filma, dhe ne fakt nuk ben me).
Bela Tarr eshte nderi dhe krenaria e kinemase hungareze
:pray: :pray: :pray:

nuk ben me filma sepse, mbasi beri i dor pare, urren “imazhin” si biznes, fjala “imazh” eshte krijuar nga biznesi thote ku fuksi komunist i Bela Kunit.

ja i ke ktu te gjitha, osht tu qajte per Kullat Binjake qe ishin Qender Botrore e Biznesit, Imazhi i Biznesit. Kte e dishin edhe terroristat, pranej pelltauuu …

Faleminderit qe ma konfirmove. Eshte per te qare kur sheh qe njerez te tille ndjehen te perjashtuar a te paperfillur ne boten e artit, aq me shume kur shikon se sa bilione dollare hidhen ne hale ne Hollywood. Filmi tjeter qe vjen ne liste pas shikimit te ketij, eshte “Dekalogu” i Krzysztof Kieslovskit qe e kam download tashma ne kompjuter per ta pare . I kam hyre Lindjes me themel. :slight_smile: Nese di ndonje film te mire, ma rekomando te lutem.

Jo, Bela Tarr eshte goxha i respektuar nder spektatorë, dashamires të kinemase e kineaste qe respektojne zanatin e tyre (dhe me kete rast edhe spektatorin).
Nga Bela Tarr mund të gjesh pa shume veshtiresi edhe “Werckmeister Harmonies” dhe “Damnation” apo “The man from London”.