Filmat dhe Revolucionet plaken, nuk vjetërohen

Video më sipër është shkëputur nga filmi Danton i Andrzej Wajda. Në mos për të tjerat, filmi ja vlen vetëm për këtë copëz 10 minutëshe që tregon vizitën që Robespieri i bëri Dantonit, por njëkohësisht tregon, duke qenë thelbi i filmit, simbolikisht thelbin e Revolucionit dhe shumë të tjera përtej Revolucionit. E rekomandoj parjen e 1 orë e gjysëm të filmit vetëm në funksion të kuptimit dhe shijimit siç duhet të këtyre 10 minutave, për të tjerat nuk di ç’të them, shihni e bëni vetë nga këto që do them e çfarë mund të lexoni vetë në internet. Ky film është i rëndë, depresiv, në një jetë tjetër nuk do ta kisha parë, por ç’ti bësh, kështu kanë ardhur punët.

Filmi është relativisht i vjetër, viti 1983, dhe me kaplloqen time, problemit të stërdiskutuar nëse filmat dhe veprat e artit në përgjithsi vjetrohen, i kam dhënë dum me një PO! të madhe, megjithse jo dhe aq të sigurtë. Siguria që vjetrohen është kryesisht logjike dhe objektive, sepse ndryshe i bie të sakrifikohet progresi artistik dhe progresi i mediumit. Vetë filmi si zhanër është shëmbulli më i shkëlqyer se progresi në art është edhe meritë e progresit të mediumit (pikturë-fotografi-film). Pasiguria që nuk vjetrohen është subjektive personale, ka formën e nostalgjisë për një kohë kur shkolla, shtypi, librat ishin mbushur dingas me materiale të Revolucionit Francez; gjithashtu filma italo-francezë me ekran të gjërë e me ngjyra (shumë prej tyre preknin temën e Rev. Francez) shfaqeshin si revelatë e mrekullueshme onirike në mes të ambientit medioker dhe te varfër ngjyrë gri. Kinema Partizani ose Kinema 17 Nëndori atokohë ishin tempuj sakralë të inicimit të artit dhe kulturës. Ishte mistike jehona në gjuhë origjinale në errësirën e sallës së kinemasë i thirrjes me sa ha gurmazi: liberté, égalité, fraternité, përzjerë me bam-bam dhe shtëllungave të tymit të bardhë të pushkëve dhe topit në barrikatë. Vështirë të gjëndet fjalë për të përshkruar drithërimën e gjallë të shpirtit së spektatorit të shkretë nga të tilla imazhe dhe jehona që nuk ekzistojnë më, përveç se në kujtesë si nostalgji.

Sa më sipër i takon një kohë të caktuar dhe një konteksti të caktuar, dmth i takon një brezi të caktuar, e midis tyre ca njerëzve të caktuar, sepse shumica e njerzve nuk majnë men se çar kan hongër mrom! Por ka edhe diçka tjetër objektive që i bën të mos vjetërohen disa vepra arti, madje t’ii shtohet vlera si verë e vjetër kur vepra përshkruan një të vërtetë dhe vlerë artistike përtej kontestit të kohës. Ka një sekret për të ruajtur vlerën me kalimin e kohës dhe vjetërimit (që është edhe i pleqërisë, i plakjes mirë të personit): kontesti i kohës duhet të jetë përshkruar me të njëjtin nivel si edhe teksti, e Vërteta e përtej kohës, ose Parimi. Me fjalë të tjera një vepër e pavdekshme (gjithnjë deri diku e tillë) duhet të ruajë njësoj vlerën e tekstit dhe kontekstit, përkatësisht vlerën e dokumentarit dhe fiction.

Filmi Danton i ka të dy, dokumentarin dhe fiction; Franca e asaj kohe e paraqitur në film më duket shumë bindëse, ambientin dhe dekorët e deprimuar, pa larë, pis dhe të zymtë ngjallin përsosur ndjenjën terrorit. Kuadri seç ka diçka të shkapërdarë, të pisët si të lënë pas dore, siç rëndom ndodh në kohë revolucioni që nuk kujdeset njeri për gjërat. Ambjentet e skenave janë natyrshëm të pakujdesura, nuk e di nëse aftësi e regjizorit dhe trupës, apo se është film i bërë me pak para si film d’auteur. Një gjë të tillë nuk e kam ndeshur në asnjë film “me Revolucion Francez”; në këto gjithnjë ndeshet një lloj patetizmi dhe kujdes për hollësirat si tip kartoline, pak rëndësi ka, e arrituar ose jo. Imazhi i një Revolucion kitsch, në kuptimin e termit kitsch=i pabesë, mund të jetë termi i duhur për filmat e tjerë. Filmi Danton është i besueshëm si dokumentar, por është në të njëjtin nivel të lartë edhe si fiction që del jasht kontekstit të kohës së Revolucionit Francez, duke bërë analogji dhe aluzion për kontestin e kohës të Revolucionit të Solidarnosh-it Polak; pikërisht aty ku e ka hallin edhe Wajda si profeti i Solidarnoshit. Nga kontesti në kontest zbulesohet Teksti i të vërtetës s’ka ku të shkojë më mirë; në kontestin e revolucionit polak Dantoni i Wajda është Lek Valesa i Solidarnoshit, ndërsa Robespieri mbete të jetë gjeneral Jeruzeskij. Por fare mirë çifti i kundërt dhe komplementar Danton-Robespier në kontekste të tjera mund të jetë Trockij-Stalin ose Mehmet-Enver ose Sanço Panço-Don Kishot, ngado dhe gjithnjë në çift bëhen gjërat (1). Në fakt ky është Teksti i përshkruar më mirë nuk bëhet nga copëza 10 minutëshe e filmit të sjellë, prandaj dhe vlera e saj dhe shkaku përse e ofroj dhe e rekomandoj.

Filmi i Wajda shkurt tregon ditët e fundit të jetës së Danton, kundërvënien e tij ndaj Robespierit, me pasojë arrestimin, gjykimin dhe dënimin e tij me vdekje që u zhvillua në kulmin e Terrorit. Danton dëshiron t’i jipet fund Terrorit, pasi është i bindur se Revolucioni, mbasi përmbysi monarkinë, duhet të ndërmarrë një fazë konstruktive sepse Franca ka nevojë urgjente për paqe dhe tolerancë. Përkundrazi, Robespieri është simbol i virtytit, më tepër shpirt dhe mendje, se sa njeri me mish e kocka. Ai dëshiron të vazhdohet me Terrorin pasi Revolucioni ka ende shumë armiq të brendshëm dhe të jashtëm për të asgjësuar, dhe përfundimi i Terrorit do të nënkuptojë dështimin e Revolucionit vetë.

Thënë shkurt: figura e Dantonit përfaqson jetën, njerëzit, pasionin, klasën e mesme që do vetëm të jetojë, të mbijetojë; figura e Robespierit përfaqson parimi abstrakt, llogaritja, arsyen politike, shtetërore dhe publike, idenë abstrakte të popullit të pavdekshëm.

Dantoni është interpretuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Gerard Depardieu (nuk e kam parë në formë më të shkëlqyer se në këtë rol): sensual, mishtor, me lesh, mashkullor brutal si buall që mbush dhe mbizotëron gjithë ekranin. Depardieu është Dantoni i vërtetë historik, është Dantoni që e ka bërë Revolucionin konkretisht në pjacë kontakt fizik dhe rrezik konkret, ka sakrifikuar fizikisht. Dantoni është kontesti i Revolucionit, pjaca, çfar ndodh në moment, konjuktura, ndërsa Robespieri (interpretuar nga një aktor i panjohur polak, po aq i shkëlqyer dhe historikisht i vërtetë): imcak gjithnjë në skaje të ekranit, frigoriferik, sybardhë, delikat si porcelanë, angjelik steril pa seks, është Teksti i Revolucionit: virtuti, logjika e ftohtë, sakrifica shpirtërore, përmbajtja e ndjenjave, finaliteti i historisë, e ardhmja.

Videoja 10 minutëshe tregon shkëlqyeshëm konfliktin midis dy figurave gjigande diametrialisht të kundërta të dy udhëheqësve kryesorë të Revolucionit, nëpërmjet një bisedë tragjike midis Dantonit dhe Robespierit, i cili e paralajmëron, si shok i vjetër lufte, të rrijë urtë ndryshe Komiteti i Shpëtimit Publik do ta gijotinojë. Robespieri kërkon të lajë duart dhe njëkohësisht me shpresë se mund të evitohen ngjarje të rënda që shkallmojnë Revolucionin nga brënda. Pa rezultat, e pa bërë asnjë spoiler sepse historia dihet si përfundon: Danton ju pre koka (2), por edhe Robespjerit gjithashtu më pas, Revolucioni gllabëron bijtë e vet si Saturni.

Deri tash gjëra më se të njohura, propozoj videon për diçka më tepër se kaq sa kam thënë deri tani: biseda midis Danton dhe Robespier nuk është vetëm dëshmi rëndom e dialektikës revolucionare zhvilluar midis dy figurave komplementare të Revolucionit, por është edhe dëshmi e shkëlqyer e ekzistencës njerzore kudoqoftë, të ndodhur gjithnjë midis Tekstit dhe Kontekstit, Parimit dhe Konjukturës, Robespierit dhe Dantonit, në origjinë komplementarë, në realitet kundështarë, e me rezultat situatën absurde të rëndom njerzve (3).

Ne në çdo moment rrezikojmë të vrasim Tekstin dhe Kontestin e jetës tonë, në çdo moment rrezikojmë të vetvritemi në gjëndje krimi të vazhdueshëm. Gjëndja është më e rëndë sa nga e përcakton mitologia greke: “Revolucioni gllabëron bijtë e tij si Saturni”; shumë më saktë situata illustrohet nga mitologia e hanëmeve gjirokastrite, vënë re prej Kadaresë si kujtim vegjëlie, mallkimi absurd: “Hëngësh kokën tënde!”. E si mund të hajë goja kokën, dmth edhe veten? - pyeste kalamani naif. Por ja që qenkërka i mundur absurdi kur je i modh vallaj; e në këtë kuptim e rekomandoj fort filmin, ose të paktën videon 10 minutëshme.

FUND


(1) - lidhur me këtë ide kam shkruar më gjatë këtu: Aritmetika e budallenjve: 1+1=1

(2) - Sidoqoftë, është e njohur dhe dokumentuar historikisht që kundërshtimi i Dantonit ndaj regjimit të Terrorit, në të vërtetë nuk ishte e painteresuar; Dantoni - i pasuruar me spekulime të të gjitha llojeve - nuk i leverdiste armiqsimi me aristokratët, borgjezët e pasuruar dhe fajdexhinjtë. Megjithse simpatia e Wajda ndaj Dantonit është e plotë, vetë filmi e dëshmon veset e tij; para se të bëhej takimi i dëshiruar me Robespjerin, Dantoni pastroi koridoret dhe dhomat e klubit apo selisë së tij revolucionare që ishte bërë fole korrupsioni, perversioni dhe supersticioni: shtihej fall, luhej bizhoz, kurvërohej si në bordello, bëhej magji, astrologji etj. Vjedhja e pronave të Mbretit, Aristokracisë dhe Kishës, latifondistja më e madhe atokohë, nga çdo lloj mileti që e mbante veten për revolucionar, krijoji middle class që nxjerr kokën për herë të parë në histori, si koncept dhe realitet konkret. E gjithë kultura e mëpastajme frënge, edhe ajo e konsideruar më e ndriçuara (psh Flober dhe poetët e mallkuar) kanë si bazë ekonomike këtë vjedhje. Shumica e protagonistëve në tërë kulturën frënge, jo vetëm në art, janë pinjollë familjesh middle class që i detyrojnë pasurinë korrupsionit dhe spekulimit të kësaj periudhe, dmth kulturistët post-revolucionarë janë vërtet të mallkuar; edhe në një kuptim më konkret, në mënyrë të pandërgjegjshme janë të motivuar nga kjo vjedhje. Nga kjo pikpamje Komuna e Parisit dhe më pas ngërçi absurd i Revolucionit të Tetorit (që i përmblodhi bashkë të gjitha fazat e historisë), është një tentativë për të riparuar gabimin dantonesk të Revolucionit Francez duke i vjedhur pronave vjedhhajdutëve të revolucionit borgjez francez, e për t’ja dhënë popullit duke nëpërmjet revolucionit proletar, pra duke bërë të gjithë popullin hajdut. Ndërsa çfarë ndodhi mbas Revolucionit Mikroborgjez të 1989-tës, gjejini vetë se çfar ndodhi, unë nuk di si t’i vë emrin, është jasht mundësive të mija mendore.

(3) - Filmi i Danton i Wajda fillimisht u porosit nga Republika Franceze gjatë presidencës socialiste të Fransua Miteranit për nder të Revolucionit që po i afrohej 100 vjetori i festimit. Por Wajda e trajtoi fazë e Terrorit të Revolucionit Francez sipas kontestit të Revolucionit të Solidarnost Polak, dmth nga një pikpamje reaksionare sipas pikpamjes franceze. Shfaqja private e bërë para publikimit të filmit (1983), në prani të Miteranit, ministrit të kulturës Jack Lang dhe disa ministrave të tjerë ju la spektatorëve shije të hidhur. Presidenti Miteran u zhduk menjëherë nga salla pas përfundimit të filmit. Ky është një shëmbull se sa qesharak dhe kriminal është interpretimi sipas kontekstit, interesit dhe qefit. Në këtë rast dantonisti Miteran mbron Robespierin, ndërsa Wajda i bie të jetë më katolik se papa (për të mos thënë që Dantoni i filmit të tij është figurë ambige, Lek Valesa që hante pjata me gjellë të rafinuara ekzotike - shih videon, dhe Gjeneral Jeruzelski që hante bukë thatë para se ta takonte - shif filmin). Prandaj bota është absurde dhe kriminale kur çdonjëri interpreton sipas kontestit të qefit dhe interesit personal, nuk kuptohet asgjë, e nuk mund të kuptohet asgjë.


Në jutub mund të gjeni filmin komplet në versionin frëngjisht me titra në anglisht, dhe një version tjetër në italisht.

1 Like

Hetimi maniakal për të treguar se çdo lloj ide ose tezë novatore në historë e kulturës i është vjedhur një personi të panjohur nga gjeniu i stërnjohur, është tashmë një sport popullor i ngjashëm më teoritë e komplotit, që nuk kursen as figura të stabilizuara me besueshmëri absolute si maja të paprekëshme të kulturës, si psh Ajnshtajn dhe Darvin. Një shëmbull tjetër, i mirënjohur në popull, është Kadare i akuzuar atëbotë se vidhte idetë e romaneve me të duart: nga të huajt jashtë shtetit dhe nga bashkëatdhetarët përbrënda shtetit. Jo shumë e njohur në popull është fakti se akuza në fjalë: “ai i vodhi idenë ktij; ky i vodhi atij”, ishte një konstante banale në muhabetet rreth tavolinave të klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Ndërsa sot e dëgjoj të njëjtin muhabet në ambjentet universitarë, edhe jashtë shtetit, mbushur tumllas me akuza kundër profesorëve e docentëve vjedhajdutë që përlajnë idetë e studentëve gjatë mbrojtjes së diplomës.
Patenta e shpikjes së zjarrit i takon Prometeut që i vodhi sekretin e zjarrit perëndive të Olimpit. Akti zanafillor prometeik kushtëzon të gjithë historinë e kulturës, dhe poza prometeike e kulturistit në shekuj, që pak nga pak merr forma luçiferike në epokën moderne.
Nuk i kam mbajtur bishtukun Ajnshtajnit dhe Darvinit, dhe as Kadaresë, por i kam mbajtur bishtukun shumë rasteve të ngjashëm në përmasa shumë më të reduktuara, të bëra vaki rreth e përqark meje, ku kam vënë re të veprojë pothuaj ligji: kush ka ide origjinale, nuk para ka edhe takatin e duhur t’i dëshmojë dhe t’i përhapë ato deri në nivel zyrtar . Nuk është kollaj të mbrosh një ide ose tezë novatore, sidomos në fillim pësohen persekutime dhe vuajtje pa fund; me fjalë të tjera ka vlerë dhe meritë edhe vjedhajduti që arrin t’i bëjë zyrtare. Pra, ose duhen mbajtur dy kunguj nën një sqetull, gjë e pamundur, ose duhen dy vetë që kanë meritë njësoj në mbajtjen secili një kungull nën një sqetull. Çfarë është e kriminale dhe e poshtër në historinë e progresit novator, është ligji i majmunit që sakrifikohet Abeli e bëhet famoz vetëm Kaini; sakrifica mbahet e fshehur, ndryshe nuk do ishte sakrificë dhe nuk do kishte sakrificë.

1 Like

:slightly_smiling_face:

Interpretuar historia nga pikpamja e pronësisë mbi mjetet e prodhimit, ose më shqip: nga pikpamja e pronës, historia e botës nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e vazhdushme - në përshpejtim progresiv gjeometrik në epokën moderne -, në të gjitha kuptimet e fjalës “vjedhje”, jo vetem e tokës, - në fomën e vjedhes së parafundit quajtur shtezim, dhe e fundit tok e xanun -, por e çdo lloj prone edhe e ideve, alias pronës intelektuale.
Tabela tok e xanun ndodhej varur edhe në Kopshtin e Edenit.

Ky eshte nje filmi me titull Stroszek i Herzog, i cili ka thene se eshte nga te paktet filma te tij qe nuk eshte vjeteruar fare, veshjet jane te 50 vjet me pare, dizajnet e makinave gjithashtu, etj, e megjithate filmi nuk eshte vjetruar sepse nuk eshte vjetruar ngjarja e tij jasht kohes dhe hapsires dhe menyra si eshte treguar. Tema eshte vetmia amerkone, iket prej Evrope “per nje jete me te mire” dhe del qe home se edhe Amerika nuk eshte kushedi se çfare.

Na posto ndonje film me revolicionin kuban. Qe flet kryesisht per kuben ne 1994 kur Fidelua doli ne shesh edhe i bertiste njerzve “Mbroni Revolucionin”. Thua valle a u plak revolucioni kuban?

shko mer rrote ku mer vesh ti nga kto gjona, shko e bo i dor muhabet me jevgun dhe gaxhoin ne Diskutime te lira, se vetem ate di te besh.
Ne kete shkrim Revolucioni eshte nje pretekst per te shpjeguar gjera me te rendesishme se Revolucioni:

Demek qenka si ajo makina kur i ngec gazi edhe te con per lesh. Kshu i tha edhe Calderoni Walt-it kur arrestuan “Padrinon”. Makina mori superxhiro edhe e coj per lesh tha. “Po ky ishte ai qe shpiku makinen” i tha Walt… Epo…

nuk quhet Walt, quhet Wat, Xhejms Wat, eshte ai anglosaksoni qe ka shpik makinen me avull qe mori superxhiro dhe krijoi Revolucionin Industrial qe e çoi per lesh Revolucionin kuban nepermjet atij grekut me syze qe quhet Promete qe ju revoltua zotave dhe hyri ne tempullin e Olimpit per te vjedh zjarrin e çakmakut te Zeusit qe te ndizte puron e havanes campagnos Chego Jevara qe kishte hyre ne tempullin e demokracise ne Capitol Hill bashke me Trumpin qe gerthiste “Mbroni Revolucionin!” dhe shperndante prezervativa republikaneve fundamentaliste, te cilet gerthisnin “Ferkoni Bolet e Marlonit!”, “Boni qef se per t’vdek keni!”.

Mos u hidh deg me deg sidomos ne kohe

1 Like

r.v.
Pikerisht ne kete Kete Kohe koronavirusi manifestohet hedhja dege si sindrome kryesore e Kohe te Fundit, ose Fundit te Koheve ose Fundit te Historise, qe ne letersi njihen si term pastiche, shpjeguar kushedi sa here, por koqet intelektuale aq kuptojne s’kemi ç’te bejme.
Riprovoj perseri meqe jam mesues i popullit dhe do varrosem ne shtrat topi:

Koncepti i fundit i kohes ose historise implikon qe nuk ka te ardhme, ka vetem te sotme e cila ka formen e nje te kaluare qe bie e ribie mbi vetvetene menyre ciklike, gjithnje me te pershpejtuar, duke ricikluar tere historine e kaluar duke e komprimuar ne te tashmen, alias ne Kete Kohe qe nuk ka me asnje vizion per te ardhmen, ka vetem flashback-e te se kaluaresh ne forme makthesh dege me dege (ishte ironik komenti im) me barcaleta per pellazget, iliret, arbnoret, turqenine, rilindjen, pavarsine, naltmadhnine, fashistet, nazistet, komuniste, enveristet, demokratet, berishistet, ramistet qe ngjeshur bashke si materiali perfundimtar i nje orteku te mberritur e ndalur ne lugine ne formen e nje topmuti te madh qe qe e ha e ha e ha intelektuali ne Kete Kohe e nuk ndjehet aspak i ngopur. Pranej kur degjoj ose lexoj diskursin e çdokujt intelektuali ne Kete Kohe, na Kete Blog dhe ne Blogun Tjeter, shoh vetem nje goje te madhe sa nje shpelle rrethuar nga 32 dhembe dhe llapa qe vertit topin e mutit te madh te Historise dhe per qamet nuk e çon poshte neper gurmaz, por e rrotullon ne goje vazhdimisht si çimçakiz. Po mor i uruar intelektual, mir qe ha mut e te befte mire, po pse nuk e çon poshte ne stomak, por e mban rrotull neper goje duke na e neveritur te ngrenit mut dhe neve?

Ky eshte pak a shume kuptimi i shkrimit tim te fundit (dhe te parafundit):

Dmth ne te gjithe kete pershkrim te gjate ke perfshire edhe veten deri sa ben te njejten gje si “intelektualet” edhe hidhesh dege me dege duke rrezikuar qe ne cdo kohe te varesh prej Marlonit?

ps : kush eshte blogu tj?

po te jesh ne nje barke me loqet qe hidhen dege me dege si majmuna, loqe rezulton edhe ti, edhe sikur te jesh Ajnshtajni vete.