Forever Godard!

Po sigurisht: vertet ka “Phantom Thread” apo “The Post” (shyqyr qe ka filmat të tille!), amà ka edhe “On The beach at night alone” (akoma më shyqyr!!)
:slight_smile:

1 Like

Prandaj filmat e koreano-jugorit e meritonin te ndalej per ta me recence individuale (ose te perbashket, 3 in 1, meqe duhet te kete shume fije lidhese mes tyre, bere ne kaq kohe te shkurter)
Nje lexim te dy review-ve online, edhe pse veshtrime jo per t’u marre per baze shume, pasi zgjedhur rendom, edhe ato qene ne gjendje te evidentojne copeza mrekullie nga filmi.
Megjithqe interneti po pelcet nga recensurat e filmave, eshte mekat te lesh jashte trajtimit kinemane e Sang-soo 2017-18, per vete motivimin e madh te brendshem te saj.
Mbase s’eshte e sakte, por (dhe kjo shton te tjere tituj per tu paralelizuar, krahas The Phantim Thread, The Post etj.) ne veshtrim makro, On the beach at night alone, ngjan se merret me metafizike, ate te vetmise, pak a shume sic ben Patterson i Jarmusch. Vetem se tek Hong, ajo vjen si nje dhimbje, si semundje qe lengon njeriu. Ndersa Jarmusch eshte i qete ne metafiziken e tij.

Mbi te gjitha, eshte mënyra e te berit filma qe e dallon HSS nga e tjeret, pra edhe nga Jim Jarmusch: ka shume shume pak pergatitje në filmat e tij (thuhet se ai shkon në platetë e xhirimit vetem me nje flete A4 ne dore (gje qe supozon qe aktoret nuk ja kane idene de cfare do thone, c’rol do luajne etj etj). Kjo eshte sh e rrezikshme per nje regjizor (eshte thike me dy presa), sepse po aq sa jep LIRI, aq edhe mund te rezultoje deshtim total.
Avantazhi i HSS eshte se AI DI se per c’flet në filmat e tij. Avantazhi i dyte (qe prej dy-tre) vjetesh eshte lidhja e tij sentimentale me aktoren në fjale (gje qe e ka ndihmuar dukshem në rinovimin e filmave te tij). Perndryshe s’ka si shpjegohet qe, gjithe duke qene ne dukje ‘te njejte’, ata jane kaq te ndryshem!

Hong Sang-soo eshte gjení ! (dhe s’ka gje qe nuk e kam pas vene tek 5 regjizoret aktualë te mi te preferuar: tani qe Kiarostami nuk eshte më në kete bote, HSS ja ka zene plotesisht vendin ne zemren dhe syte e mi)

1 Like
1 Like

Per tja bere qokën deri në fund: :slight_smile:

1 Like

Sigurisht qe jane te ndryshem e nuk krahasohen (Jarmusch vs. Sang-soo), nuk e thashe nje gje te tille…
Une me kete film kuptova Sang-soo s’ka qene aq lehte sa e pata marre. I bukur mbetet, por do duhet t’i rikthehem per ta kuptuar.
Kiarostami ishte nje yll qe me te paren.
Kjo s’do te thote se s’do mund t’i afrohem me mire HSS. Ajo qe eshte lehtesisht e kuptueshme per momentin eshte gjenialiteti qe thua.

Faleminderit per ket segment.
(Do ripare i gjithi me patjeter)

‘The Day after’ u pa mbreme, ai vjen me i drejteperdrejte, me specifik, se On the Beach at Night Alone, por ky i fundit qendron me lart.
Te dy sebashku ama jane me fuqishem se punet e zakonshme te HSS dhe mjaft autobiografike.
Jane definitivisht filma dedikuar Kim Min-hee e permes te cileve flet HSS.
Nje shikim i dyte qe bera per On the Beach qe mjaft i dobishem e nevojshem per nje kuptim me te konsoliduar mbi filmin. Dhe u vertetuan lehte dy avantazhet e HSS per te cilet fole me lart, se ai di per cfare do te flase, si dhe faktori sentimental.

1 Like

Mund te me japesh ndonje liste te filmave te HSS qe ti mund ti gjesh kollaj dhe keshtu mund të sugjeroj disa syresh (edhe pse duhet pranuar qe
HSS ben pjese tek ata pak regjizore per te cilet eshte pothuaj e pamundur te besh top liste, ngaqe pothuaj te gjithe filmat jo vetem jane te se njejtes cilesi, por edhe sepse ata komunikojne me njeri-tjetrin: te tille jane filmat e Godard apo Rohmer dhe aferia e atyre te HSS me kete te fundit ka te beje edhe me natyren e tyre ne formen e nje opusi, ku pjeset perberese komunikojne mes vedi)

1 Like

eshte e drejte kjo qe thua per keta autore. Ke shume shume te drejte.
ja lista e titujve te HSS te disponueshem ne internet. te faleminderit:

The day a pig fell, 1996
The power of Kangwon Province, 1998
Woman is the future of man, 2004
A tale of cinema, 2005
Woman on the beach, 2006 (do ripare)
Night and Day, 2008
Oki’s movie, 2010 (do ripare)
The day he arrives, 2011 (do ripare)
In another country, 2012 (pare)
Our Sunhi, 2013
Right now, wrong then, 2015
Yourself and yours, 2016 (pare)
The day after, 2017 (pare)

1 Like

The day after ka histori kryesisht te thjeshte, ama ka jo pak ‘flash back’ (te cilet mund te dallohen vetem nepermjet veshjeve te personazheve - une dua ta rishikoj sepse heren e pare, jam i bindur qe nuk i kam kapur te gjitha).

Nga lista jote, «Right now, wrong than » eshte i vetmi qe nuk kam pare (biles eshte i vetmi film i HSS qe nuk e kam pare kurre). Ka qene roli i pare fare i partneres se tij ne nje film po te tij.

Woman is the feature of man eshte filmi i HSS qe kam pare me shume here (e kam ne dvd). Kur ta shohesh, bej kujdes per flash-back dhe endrrat.
Night & day po ashtu eshte i shkelqyer.

Por Wooman on the beach eshte vertet i shkelqyer, mos hezito ta rishohesh. Jam i bindur qe do te te shijoje shume, pasi tani je gjithe e me e mesuar me filmat e HSS

1 Like

The day after eshte sic thua dhe nuk u duk i veshtire. Ose ndoshta s’e pashe mire. Ka mjaft elemente autobiografike, ndonese jo i drejtperdrejte.
Right now, wrong then jam duke e pare.
Woman on the beach, e vlen ta rishohesh, edhe Oki’s movie.
Po, Hong i perdor mjaft flash backs, perseritjet, endrrat, rrofsh per verejtjen, vete s’do kisha dhene rendesi.
sh. flm gjithnje.


“Right now, wrong then” qenka ne dy pjese qe merren me takimin e pare te heroines me regjisorin, ku sejcila e trajton ate ne menyren e vet, egzakt sic parathuhet nga titulli. Sa vjen e behet me i bukur. Mbyllja gjithe duke qene tipike e Hong prape ka tere ate frymezim.
Ka mundesi pjesa e dyte e ketij, te kete lidhje me pjesen e dyte te On the beach at night alone, per shkak te skenes se kinemase, meqe eshte e mundur qe filmat e Hong lidhen/komunikojne me nj-tj.


Definitivisht On the beach at night alone eshte vazhdim i pj. 2te e Right now, wrong then

Godard rrenacaku forever thote te verteten sa here qe rren!

yes !!

TRAILER:

1 Like

tani e pashe ket prurje te prezantimit te filmit


Ato pak minuta prezantimi me fragilitetin e imazhit te kthejne tek kinemaja pa ze & pa ngjyra, kinemaja e pare me tabela.

Besoj se ai eshte dhe subjekti i filmit: imazhi, kaq shume i keqperdorur sot

1 Like

Në maj 1968, Godard shkoi fizikisht ne Kanë dhe festivali u anullua.

50 vjet më pas, festivali vazhdon te ekzistoje por Godard nuk shkon më atje…

1 Like

E sigurt qe kritiket do rreken njeri pas tjetrit me kuptimin e imazheve te ketij filmi si me qene puna deshifrim i ndonje mbishkrimi egjiptian

1 Like

E pabesueshme qe Kana te mos i kete akorduar cmimin e vet te madh Godardit qofte edhe njehere !!


Ne kerkim e siper te ketij fakti, pashe ne liste sesi festivali 20te ne rradhe eshte nderprere: