Fotografi nga protesta e 1 tetorit

Meqë po më drejtohesh personalisht e nuk po flet fare për temën po të jap përgjigjet: Nuk jam “ambientalist”. Jam mjedisor. Përmenda kund gjë “lali Erin” në postimet e mia? Unë si qytetar i këtij qyteti jam çdo ditë në punë për ta përmirësuar mjedisin e tij me apo pa ty e të tjerët nga partitë e tua. Ti ça bën përveç ndotjes së ajrit me CO2 dhe rrufitjes së kafeve nëpër kafene?
Ju boritë e partive nuk dini as të bëni debat. Nuk ju bëjnë kurs si të debatoni me argumenta kur anëtarësoheni ne parti? Nëse do të diskutosh këtu sesi bëhet Shqipëria më mjedisore, atëherë të diskutojmë, por nëse do thjesht të sulmosh anëtarë pa asnjë logjike e argumenti, atëherë më fal por nuk bie në nivelin tënd të inteligjencës së ulët , pasi ti ke pervojë të madhe në të dhe normale që do të më mundësh.

Katroro car te eshte dukur ty e paqarte tek ata qe e kundershtojne ligjin. Sidomos te postimi i alideas. Sipas meje problemet e ketij ligji jane keto :

  • I hap rruge futjes se shume lendeve te rrezikshme dhe aspak te riciklueshme, sepse ata qe menaxhojne plehrat ne vende si Italia (por edhe me gjere) jane grupe mafioze qe “manaxhojne” edhe “zhdukjen pa lene gjurme” te ketyre mbetjeve. Sigurisht, me kete shtet rrumpalle, nuk jemi te mbrojtur nga futja e ketyre lendeve edhe pa kete ligj po ky ligj do ua thjeshtonte shume punen. Te futesh lende te rrezikshme nepermjet nje kamioni qe importon vaj makinash (si nje shembull qe mu dha nga nje mbrojtes i ligjit), apo produkte te tjera, eshte shume me e veshtire pasi gjithcka kontrollohet edhe para se te vije ne Shqiperi. Lidhjet dhe mundesite e korrupsionit ne dogana nuk jane per te gjithe. Pra ka pak gjasa qe nje kompani qe shet nje produkt te ligjshem te pranoje qe te transportoje lende te tilla. Rrezik 0 nuk ka por ky ligj qartesisht e shumefishon rrezikun.

  • Eksperienca e deritanishme (KURUM-i) na ka treguar se bashke me metalet e ricikluesme kane hyre edhe shume metale te kontaminuara. A ke degjuar ndonjehere qe te jete ushtruar kontroll apo analiza? Gjithashtu impakti ne ambient i ketij biznesi riciklimi eshte i tmerrshem (mungesa e filtrave te duhur dhe i shume parametrave te tjere). Jam i bindur qe po e njejta mungese kontrolli eshte edhe per ricikluesit e tjere.

  • Riciklimi eshte mjet jo qellim. Riciklimi eshte nje domosdoshmeri per te mbrojtur ambientin. Por nuk mund te jete nje biznes dhe i perqendruar. Nuk mund te riciklojme ne plehrat e te tjerve. Me fal per krahasimin vulgar, por edhe haleja eshte nje domosdoshmeri. Ama secili ka te veten. Krye…i po na thote : “jane investu miliona per te bere hale dhe nuk po shfrytezohen si duhet. Ftojme gjithe boten te vije e te dhjesi ne halete tona se kshu do krijojme vende pune dhe se do marrim lende te pare.”

Sa i besueshem mund te jete nje shtet qe ka 30 vjet qe ne menyre te organizuar dhe aktive (si ne rastin e Cernobilit) apo nga mosveprimi i papergjegjshem (ketu lista do ishte pafund) vetem na helmon?

Dhe e fundit. Ky krye…i kur doli kunder importit (ne parim e jo ne detaje) a foli ndonjehere me keto kompanite e riciklimit? Nese po cfare ndryshoi ne kete biznes qe atehere deri tani, qe ky ndryshoi mendim? Te gjithe biem dakort besoj se asgje nuk ka ndryshu, ose te pakten asnje argument nuk na eshte dhene per kete. Nese jane rrit kapacitetet gjate ketyre 3 vjetve, pergjegjesia eshte perseri e gjitha e tij. Nese nuk ka fol as kur ishte ne opozite as kur u be kryeminister e votoi bllokimin, atehere ai nuk meriton asnje dite te jete person publik e jo me kryeminister.

2 Likes

U kuptume qarte zoti msus. Ti gjithe hallin e paske se po po perfito opozita nga sulmi kunder ketij krye…it tat. Pra le t’ia …je nonen ketij veni E.drama per sa kohe nuk na mban larg PD-ne. Dhe mallkuar qofte kush del kunder maskaralliqeve te E.drames!
Boji nje nder vetes edhe neve bashke. Mos fol mo per gjona qe kane lidhje me ineresin publik ne Shqiperi sepse je shume shume ronde. Je ne nivel legenlliku me qendrimet e tua.

1 Like

Dmth qenke teknikisht analfabete mbi temen. Nuk perben problem, po te pakten mos e perdod paditurine tende si argument. Riciklimi i disa materialeve ka nje limit, sidomos i polimereve. Kete aspekt e rrahem per vdekje ke peshku i vjeter. Kjo nuk do te thote se nuk duhet te bejme riciklim. Problemi eshte eshte me zbatueshmerine e ligjit, jo me ligjin vet.

Lizander une me ty jam ne rregulll, jam provu i sakte… nuk do dalin Shqiptaret ne rruge sic nuk dolen qe te vish ti me shoket e tu per te vjedh.
Boji i nder Shoqerise civile, rriji larg se i tha edhe ato pak prurje te ndershme qe mund te kete. Mos u boni te liq per kalamajte tuaj, hapni rruge e gjeni ndonje gjo me bo…se nuk i hyni ne pune as Dreqit. Vazhdo e boj thirrje per Revolucion se tu te digju jan njerezit.

patjeter duhet te bere riciklim ! por Shqiperia duhet te bej riciklimin e plehrave te saj, jo te botes se ketu komplikohet keq puna…

ai Rapiscani i leshit, nje pajisje shume e shtrenjte kjo qe supozohet se do kapi drogen e fshehur ne doganat e Shqiperise , sikur ‘‘nuk funksionon mire’’ … ne vetem degjojme kur italjanet apo greket kapin makina me droge ne doganat e tyre te ardhur nga Shqiperia.
-atehere, perpos problemeve te tjera, si mund te pretendohet qe mijera e mijera tone plehra e mebturina qe pritet te vijne ne cdo vit ne Shqiperi, do te jene ne kontroll te plote ??

1 Like

Ket thash pra: " Problemi eshte eshte me zbatueshmerine e ligjit, jo me ligjin vet."

Ti e ke pas fake ate flamurin amerikan ?! Se kaq kohe sa harxhon ti ktu,vetem ne te Shqiperise i kemi ne dispozicion. :grin:

Patrioto, KUSH NUK LEPIN ATE QE KA PESHTYRE NE ATE VEND??? Shif gazetaret e ambientalistet cfare lepijne.
Patrioto, nuk ka gje me te mire per mua kur Kryeministri lepin ate qe ka peshtyre sepse provon qe ka ardhur me rrena dhe dokrra ne pushtet, dhe per sa eshte KM duhet ne menyre racionale tu sherbeje edhe atyre qe se kan votu, recikluesve me pak fjale. E lepimja pasta ka kosto elektorale por ne kohe vendi duhet me u qeveris pa parrulla paraelektorale.
Kurse tek mbledhja e mbetjeve qe po na mbysin e ke GABIM. nuk kishte gjo me qesharake se sa kur ambientalistet i kerkonin llogari recikluesve pse nuk reciklonin plehrat ne vend…ti Ne Pisanjoset ju kerkojme llogari juve recikluesve privat pse nuk recikloni plehrat qe bojme ne.
Recikluesi Privat ben investim per te fituar dhe reciklon aq sa i sjellin si mbetje Romet…te tjerat jane Plehra dhe ose do groposen ose do digjen sepse nuk reciklohen. Kupto qe sot djegia behet ne fuse te happer kurse neser ala Bechetti me incinerator. Incineratori i pare do ndertohet ne Elbasan ku problemi eshte i madh. Nuk e di cfare qendrimi kan ambientalistet per kete por me sa kam kuptu do perdoret vetem per plehrat e Elbasanit. Keshtu me radhe do ngrihen incineratoret kudo ku ka probleme dhe smukte te wete alternative tjeter. Si Shqiptare kemi kryer krim ndaj ambientit dhe do denohemi per cfare kemi bere. Nuk do shpetoj askush, edhe Pasaniket e Gjirit te Lalzit kane plehrat hapur prej 3-4 vjetesh mbi koke. Edhe ata do e shijojne fatin e tyre. Te tjerat pasta jo dogana apo rryshfeti nuk eshte argument. Importimi i lendeve toksike eshte ilegal sot edhe neser, cfare i pengon me i sjell me kto dogana sot?

Thuhet qe mas riciklusve radha u vje dentisve. Kena bo goxha investim i kane thone qeverise, dhomet e albanezve nuk na dalin, dum dhom te prish importi. Muncisht dhom mbajtesit te jene rob te bukur.

2 Likes

Kjo ne fakt ndodh rendomte. Ka bile paketa dentale qe u shesin Italianeve, dhembe dhe room & board.

Po e dune me Ligj, jo kshu informale. Bile paskan mare zemer dhe ca te industrise se perpunimit te mineraleve. Kta qekan specializu per minerale Marsi, dhe i kerkojne qeverise shkembinj pre anej, ne pamunsi, rraketa per Mars. Ja ta presim i her a vje Trumpi, kishte qen pergjigja, e mo na rregullo nei dill Fiqo.

po pra, e perforcova… me thene te verteten, ligji i plehrave ishte Ok qe kur e beri Saliu, sepse per 25 lende, apo mbeturina qe do te perdoreshin si ‘‘lende e pare’’ behej fjale per te cilat ekzistonte industria ricikluese ne Albanie…
mirepo ne Shqiperi, administrata eshte lehtesisht e korruptueshme. qe nga funksionaret e larte te shtetit e deri ne baze te polici e doganieri i thjeshte. -keshtuqe eshte e kote qe nje vend si Shqiperia ti futet nje marrezie te tille, te pakten per 15- 20 vjet.

para 1 jave lexova e ishin zhdukur nga nje qender ne Babrru ku ishin vendosur refugjate , azilkerkuaesa nga Siria, ishin zhdukur pra dy grupe te medha nja 38 vete… po ishin zhdukur pa lene gjurme dhe policia e autoritetet nuk ja kishin idene fare se ku mund te ishin keta njerez… -mirepo eshte e qarte, me gjasa vet rojet apo policet u kane marre nga 200- 300 euro per person edhe i kane drejtuar per ne kufi… ja, kjo eshte Shqiperia.

O zotni admin. Ktheni carcafet e komenteve ju lutmi shume.

2 Likes

@Lizander, ajo qe po dua te them eshte:

argumentet jane te qarta si drita e diellit, mjafton te formulohen dhe komunikohen qarte. perndryshe, te njejtet argumente mund te manipulohen nga spin-doktorat per te krijuar amulli. nuk u duhet lene kjo hapesire. mos harro qe jemi te braktisur dhe nga mediat.

per mendimin tim duhet filluar ketu:

http://www.hidaa.gov.al/ligje/Ligji_146-2014,_per_njoftimin_dhe_konsultimin_publik.pdf

Shiko, politika ka punen e vet, ate zanat ka. Po ne ktu le te mos luajme ate lojen e gogles me tre kupa. Asnjeri s’eshte kunder riciklimit, dhe kjo eshte bere deri me sot. Robt qe u dhimset ai vend nuk duan import mbetjesh, se … mund te shkruhen libra per kete. Kaq. Industria e riciklimit te vetdimensionehet qe te punoje me plehra vendi. Si cdo biznes tjeter.

PS. Si ta dhane carcafin?

1 Like

Ti ne rregull je me te qenurit anonim, pra inekzistent. Deri aty arrin burrnia juaj. Sa te shpifni dhe aludoni per robt car t’ju urdherojne halete qe adhuroni. Sa per i sakte besoj se edhe se sa bejne 1+1 nuk guxon ta thuash se bejne 2 se ke frike se mos Rames i dalin 3.
Ik qerohu tani LEGEN!

Zonjeza ne fjale ishte. Pra komenti ish kasten per te.

Sa per industrine e riciklimit ne Shqiperi, ata thjesht duan te zevendesojne, ose ti behen ndihme industrise te riciklimit te botes perendimore. Arsyeja eshte e thjeshte, kostoja e lire e punes i kthen ata ne nje hallke teknologjike fitim prurese. As nuk do lodheshin per te gjetur lende te pare, dhe as per te gjetur treg per te shitur produktin. Shancet jane bile, qe te paguhen thjesht per njesi matese.
Nese do te fokusoheshin vetem ne Shqiperi, atehere do te ish vertet e veshtire per ta si industri per te mbijetuar. Po si kam thene me pare, mu nuk me plas shume trapi se keta falimentojne. Rreziku qe ne te vuajme jo vetem nga importimi i fshehur i materialeve jashte listes, por edhe nga efektet e biprodukteve te materialeve te listes eshte i madh. Problemi eshte dhe mbetet zbatueshmeria e ligjit, dhe jo ligji ne vetvete. Muhabeti me zonjushen pastaj eshte thjesht refleks kundra gomarlleqeve.

O DEBIL boll shpife! Kush u kerkon llogari ricikluesve? ASKUSH qe ka 2 gram tru ne koke. Llogari i kerkohet qeverise se pse pa bere asgje per diferencimin e plehrave, kerkon te importoje. Pse kur “lenda e pare” eshte ketu dhe shume me lire kerkoni ta importoni? Kjo ka vetem nje pergjigje llogjike, duan te fusin pislliqe e te mbushin xhepat.

Rriji Larg Shoqerise Civile se je i pa-afte dhe i demshem me ate background qe ke.

Lerini ato pak burime njerezore qe kan si pasion ambientin apo mjedisin pa i ndyre. Edhe 300 mire jane kur jane te paster …se kur po bohen 1000 me baballaret e kombit qe dalin prej Kazinoje.
Jeni Politikane te djathte shkoni tek elektorali juaj i djathte e merrni bekimin e tyre se po vijne zgjedhjet dhe do e merci vesce mire kush jane Legend une apo ata qe Politikan qe nuk i voto as familja e as shtresa e tyre por shkojne te kapin peshk elektoral tek Ambientalistet.

1 Like