Gjergj Bojaxhi padit Bashkinë mbi parkimin nëntokësor në Sheshin Skënderbej

Ndoshta po te shtohen mjetet e transportit publik, ndonje tramvaj, shtimi i linjave te tjera te urbanit, ose shtimi I shpeshtesise se ketyre qe ekzistojne, ose te aplikohen praktika sic ka patur psh Greqia (ndoshta e ka akoma) ku ne Athine ne disa dite lejohen vetem mjetet me targa me numer tek dhe ne disa vetem ato me numer cift fillon pakesohet dhe trafiku. Gradualisht do ndergjegjesohen dhe motoristet se parkimet ne qender te qytetit nuk jane te lira, keshtu qe ata qe I bejne llogarite me laps, do mesohen te mos e perdorin makinen per tangerllek apo kollajllek, por vetem kur ju duhet me patjeter.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Gjergji Bojaxhi eshte qytetar dhe si i tille sillet,duke u ankuar tek institucionet perkatese.
Fatkeqesisht,ai nuk mund te kuptohet nga katundaria dhe pasardhesit e krimineleve te 1944-es qe udheheqin ne Tirane.

1 Like

Nuk nxiten qytetaret jashte te heqin dore nga makinat e tyre. Nga e gjete kete? U jepet ama mundesia per ta perdorur makinen sa me pak, nepermjet nje infrastrukture te mire te transportit publik. Ndertohen metro, stacione autobuzi etj. Po nese jeton ne periferi prape je i varur nga makina private.

1 Like

Ke te drejte, nuk nxiten por i detyrojne, jo te heqin dore nga makinat e tyre, por te mos qarkullojne ne zona te caktuara te qytetit, zona qe nga viti ne vit e zgjerojne siperfaqen e tyre, te mos parkojne aty ku e mendon bashkia sipas nje plani afat gjate te konsoliduar, etj. Format mund te jene nga me te ndryshmet por qellimi final eshte i njejte: krijimi i hapesirave publike sa me te shendeteshme dhe atraktive per banoret.

http://mjedisisot.info/index.php?option=com_content&view=article&id=2320:stop-makinave-me-nafte-duke-nisur-nga-dekada-e-ardhshme&catid=18:rajoni-bota&Itemid=110

Nuk ke pse “sulmon” gjithnjë me teorinë se Ata që nuk Duan kapital-I’m in jane Marks-ista. Ndoshta jemi keqkuptuar. Unë doja të thoja që duhet trajtuar te gjithe nje lloj, ose me thjeshte, te Mos kete vetem rruge per makina por, edhe trotuare, rruge per biçi dhe korsi autobusesh.
kush ka apo synon luksin te perdor makinen le ta perdor edhe per te vajt ne hale. Kujdes! Makina not se, dhe artikullin Jo me kot e ngjita per te then se prioritet ka autobus/trami etj dhe se keto inkurajohen per perdorim. Ndaj dhe autobus normalisht duhet te kete korsine e vet sepse mBart shume persona ndersa makina private vetem nje.
Doemos makines nuk I thua dot stop por do te ishte mire qe te edukoheshim per Mos perdorim in e saj sesa per ta bere te domosdoshme.

2 Likes

2 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - nëntor 2016

Shkaba gjithnje njeh njeriun (zakonisht kushon) e duhur kur i duhet per argument.

2 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Rruga “Dritan Hoxha”??!!
Cfare ka bere ky Dritani qe rruga kryesore qe hyn ne Tiranë te mbaje emrin e tij?
Po djali i Visar Zhitit cfare ka bere qe nje rruge te mbaje emrin e tij?
Vertet eshte vend I cudirave,Albanistani…

2 Likes

Gjithe ato histori qe tregohen tek Anabel, dicka do te rrjedhe dhe ketu.

Pikerisht, perdorimi I buseve rezulton me I leverdishem /shendetshem. Besoj ketu jemi dakort. Po psh; nuk po kerkoj qe te kete korsi te vecante sepse do te ishte shume por, linjes se komunes se parisit / k.zologjik I duhen stacione. Dhe po flas per rrugen “Sami Frasheri”, nje nga rruget me te shkelura e cila eshte me nje korsi (mjafton qe nje makine te ndaloje per 2-3min dhe trafiku behet çorap, fillojne boriet etj etj). Kjo rruge nuk ka vend per biçi. Rruge prej sheshit Wilson deri tek shkolla “Vasil Shanto” (mjaft e shkelur) nuk ka korsi çikletash. Unaza (e vjetër), pra “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri” nuk Kane korsi. Rruga “Muslim Shyri” nuk ka korsi bicikletash. Unaza (e vjetër ose e mesme:) "Muhammed Gjollesha " deri tek “Black Bird” -ì nuk ka korsi.
“Rruge e Durrësit” nuk ka korsi biçi (nje nga me te rrezikshmet). Unë personalisht mundohem te Mos e perdor por rruget dytesore jane te gjithe me nje sense dhe jane aq te ngushta sa kur ti I ke makina perballe rrezikon goxha, kur ti I ke nga pas, nuk u durohet se e Kane te gjith kohen pará dhe I bin borise.
OK qe bashKia ri-shtron, rregullon trotuaret ekzistues por, do te me gezonte faktI qe te kishin trotuare rruget “Dora D’Istra”, “Bilal Golemi”, “Beqir Luga” etj etj. Te Mos zihen me nga baret/lokalet e shemtuara (Jo ne domethenien estetike) etj etj.
Nje rob qe perdor nje makine qe nxjerr bloze cdo 10m dhe nuk I rruhet shume per shendetin e komunitetit Besoj se do edukuar, si mendon.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Mesa duket e paske te veshtire te jetosh ne komunitet dhe publiken e perbuz shume. Mund te supozoj se je duke jetuar ne periferi te Tiranes, Rolling Hils apo formate te ngjashme. Gjithsesi, thjesht supozime, aspak paragjukime.
Doja ta lidhja kete me faktin se njerezve te cilet jua lejon xhepi per te gjitha komoditetet duke nisur qe nga makina/vila etj, ndejtja sa me pak ne ajrin mjaft te ndotur te qytetit, mund te rezultoje aspak e merzitshme a e bezdishme.
E theksoj edhe njehere se, deri ne momentin qe shumica e makinave (ketu ndoshta perben perjashtim vetura jote qe mund te jete me hidrogjen apo fitra speciale qe pastrojne blozen para se te dale ne atmosfere) pjellin semundje, vrasin njerez, duhen implementuar politika qe keto mjete te qarkullojne SA ME PAK te jete e mundur. Disa ndoshta nuk duhet te qarkullojne fare! Nuk me intereson qe ti kujdesesh, e lan dhe e pastron makinen tende. Ne momentin qe ti del ne rruge te madhe je ne qytetin ku jetojme te gjithe ne, nuk mund te jesh kaq naiv te mos e kuptosh kete besoj. Absolutisht vete jam fans i mainave te epokes ku do te nenvizoja fordin dhe kadillakun e amerikes 60-70. Nejse, kjo eshte tjeter bisede.
Ekzistojne autobuset me tela korenti psh, e di?? Ose te karikueshem (si W e policise)! Do thuash ti qe kushtojne. Ok, ndoshta do te ishte teper, por ja qe ekzistojne.
Rruget qe permenda jane realisht ne gjendje te mjerueshme. Nuk po them qe te behen te gjitha me nje te kercitur te gishtave, por te pakten te jene prioritete problemet e verteta dhe jo fasada e bukur.
Dicka qe ne na vret perhere dhe besoj eshte mallkimi yne prej kohesh eshte mospasja e nje identiteti, karakteri. Nuk po kerkon njeri te behet Tirana si Parisi, Londra, Berlini, Roma, Athina, Bazeli, Mynihu etj. Fakti qe ne nuk kemi identitet na ben te mbledhin pjeseza te vogela te qyteteve ku ndoshta kemi jetuar dhe qe ne perditshmerine tone na jane dukur mjaftueshem te jetueshem. Gjithkush do ta pranonte qe cilido nga qytetet qe permenda ka shume e shume probleme. Po ja qe na eshte bere shprehi qe gjithkund te perdorim termin “si jashte shtetit”. Made in Albania (fatkeqesisht) kemi vetem kaosin, parregullsine, etj. Te pakten keto kemi treguar me furishem. Zoti na ruajt, shqiptaret jane te mire ne shume e shume gjera te tjera dhe se karakteri nuk perbehet vetem nga vese :). Thjesht duhet te mesojne te jetojme ne Shqiperi si shqiptare. Dhe te jetojme mire duhet te marrim shembujt me te mire. Nuk them ti bejme copy-paste, sic ndodh rendom dhe me pasoja negative, por te kemi nje baze nga ku te nisim projekte afatgjata.
Gjithmone e perdor karten tende te kuqe Komuniste, por shteti nuk mund dhe nuk duhet te mbroje vetem privatin, mesa di une. Me kaq pathos privatja mbrohej ne kohen e feudaleve dhe asaj kohe i jemi larguar ca.
Nuk i kuptova fjalite per personat e edukuar dhe te paedukuar, kishin lidhje me dicka qe kam permendur une?
Pergezime bashkise per punet qe ka bere der me tash. Gjithsesi, per mua, punen e saj ka bere. Realisht, perditshmerine time nga ana funksionale nuk eshte se e ka ndryshuar shume. Dal perdite me bici, ne te njejtat rruge, me te njejtat probleme dhe me ajer te renduar. E di cfare me shqeteson? Propaganda, demagogjite, fasada. Nuk mund te me thuash qe nje dite te bukur bashkia analizoi ajrin dhe i doli nje nga me te pastertit vetem se bashkia ben nisma njeher ne tre muaj. Nderkohe qe (che ket cdokush mund te korrigjoje) ajri eshte po aq i ndotur sa cishte me pare a ndoshta edhe me. Secili nga ne besoj e ka zene gripi keto kohe. Ok, periudhe dimri, qarkullojne viruse. Pa dashur te nxjerr “teori konspirative”, personalisht nuk me kishte ndodhur te gjendesha ne te tille gjendje per 2 jave rresht dhe nga mjeku problemet fillonin nga aparati respirator, pra nga ajri qe thith cdo dite. Dhe kjo u ka ndodhur shumices se njerezve qe une njoh dhe qe jane ne kontakt me ajrin pak a shume sa une (ata qe perdorin bici, qe ecin shume ne kembe).
Pa dashur te hedhe poshte komoditetin qe mund te kesh ti dhe kushdo qe perdor makinen ne keto dite te ftohta dimri, makina nuk eshte e ardhmja. Te pakten ajo me nafte/benzine.

2 Likes

Nuk te duket pak si teper teorike…

si mund te kerkosh dikujt te koegzistoje pa privatesi ne nje komunitet mbushur me individe nga me te papergjegjshmit, te paformuarit, te paditurit, mbushur me semundje mendore, ne forma dhe drejtime nga me te ndryshmet, nga me te paparashikuarat…

Nje cope blogu sic eshte ppu, dhe po provon vit pas viti sesi degradon nje komunitet, gjithe duke qene vetem virtual - ju merrni kurajon beni teori bashkejetese komuniteti

korrikse kape i zemer ishenshell prej Din Hykes:

1 Like

https://www.instagram.com/p/BN4t7WigTBX/

1 Like