Imami që tronditi rrjetet sociale

Do kete me pak Muc Nano kete vit, i nderuar?
Po aq pak sa jane mos ju vershojne ne Belgjike e ju fshijne fare me ate polici qe keni

shoku, lexo pak mesazhin lidhur me Llazin. Ca do bejme se po rrime ne vend numro me duket.
Keto problemet e hoxhallareve dhe isistave leja Pjerit. Ai merret me keto-ne me $$

Muçi nuk osht ekstremist, eshte thjesht moderator, njeri qe perpiqet ta moderoje situaten, diçka jo e keqe. Si t’ua bojm atyre gomerve qe mbeshtesin xhihadismin.

Ah i nderuar, po te shikosh videon Muci eshte Ekstremisti ndersa Imami Gomari.
Per ekstremistet nuk e di si do ja beni se i keni shume afer dhe me ate polici belge keq do e keni.

Se paske taku Labin sic duket , ja kom kthy pergjigjen per Llazin.

Po per mirembajtjen e burrit, cfare thote zoteria?

1 Like

Burri nuk ka kosto Mirembajtjeje. Me nje Kallup sapun bohet prap dhender.

Po per mirembajtjen e gruas, kush paguan?

Burri me leket e picerise Hallall :stuck_out_tongue:

Tani me sa kam kuptu une, Burri rri ne kafene e ne lloto sport.
Gruja duhet te punoje, te mbaje shtepi e katandi si edhe te mirembaje veten.

Perfundimi eshte qe gruja plaket para kohe kurse burri vdes para kohe nga rakia e qoftet por me grua te re.

…prandaj thone te vjetrit "qe burri plak 10 gra "

1 Like

Po xhenetin burri e paska ne jete, per ca i duhet parajsa?!

pikerisht… Naci pervecse eshte nxjerr nga konteskti, interpretohet edhe sipas qejfit te gjithsecilit ne rrjetet sociale etj… mirepo kur ai thote qe ‘‘gruaja duhet te zbukurohet’’ , ua thote kete burrave besimtare qe ka perpara edhe keta jane te niveleve kulturore te ndryshme.
ka nga keta burra qe zbukurimin e gruas e konsiderojne putanllek… ka te tjere qe, bie llafi, krehjen apo lyerjen e flokeve te gruas ne nje moshe te caktuar e quajne shpenzim te kote.
pra Naci flet per gruan, por terthorazi ua thote ketyre. dhe ne nje fare menyre ai kerkon te emancipoje burrat .

3 Likes

E di si eshte kjo pune si puna e cokollates, e ha nje kallup ne ket bote dhe pret i kallup cokollate ene ne boten e pertejme, se burri qe eshte burre nuk rrehet me nje cokollate.
Per me teper sic i thashe Pjetrit me siper, burrat ne Vatan jane me te perparuar ne kontrollin dhe mbarshtrimin e gruas se ne oksident. Ktu burrave ju varin perparesen e amvises grate se do shkojne me shoqet ne Bar.

1 Like

Ok. Nuk e pashe videon, lexova ndonje koment ketu dhe me terhoqi cfare paska thene per zbukurimin.

Ka pas qene nje baba mondi tek pazari I vjeter .ish hidraulik i denuar per rrahje ne kohe Te Dulles u be njeri I shenjte e I shkruante nuska miletit ne kohe Te demokracise .

Pse shqetesohesh kot , te sqaron Beluli avokati i Elvis Nacit :wink: Pse , qysh , tek , kur , ku , si

Duhet te marr pak vesh kush eshte E. Naci para se te kuptoj ke po mbron beluli. Nese behet fjale per nje fondamentalist, s’eshte ne natyren e belulit ta mbroje.

Imami duhet t’a trajtoje martesen duke u mbeshtetur ne Kuran. Dhe per aq sa di une per kilet nuk flitet atje. Nese shtresa qe e degjon eshte e pakenduar, duhet te kontribuoje drejt civilizimit te tyre. Se perndryshe burri shkon ne shtepi dhe i frymezuar nga ’ xhevahiret’ mund ti thote gruas: si je bo ti e ke hak me te tradhtu.
Nje perkufizim i bukur per burrin dhe gruan ne Kuran eshte ky psh, " Ata jane mbulese per njeri- tjetrin". kjo eshte mjaft per tu trajtuar ne nje ligjerate te gjate ne shume kontekste, fetar, filozofik, fizik. Vazhdoj te mendoj qe nje njeri qe ligjeron duhet te jete “letrarisht” i formuar dhe jo vetem ne fushen e tij, perndryshe dalin ligjerata te tilla siperfaqesore e te mbushura me " komentet e autorit" , cun i mir, cun Tirone.

8 Likes

Siç do te shkruante njeri me shume lidhje te fuqishme ne Brksl:
"Me mire se ty nuk do ta kisha shkruar as une!"
:wink:

1 Like