Jo(aquin)ker (“Joker” – film amerikan me regji të Todd Phillips)

atehere as un - sy spektatori elitar - nuk po e shoh, kush rrin e harxhon pare per tu shqetsu.

Ne çastin kur njeriu primitiv dizenjoi imazhin e pare ne murin e shpelles, qofte fare te thjeshte, nje germe, ose akoma me thjeshte: nje zgarravine si karkalec qe perfaqsonte gjuetarin e bizonit, atehere ndodhi mrekullia e pritur nga zotat, njeriu kish kuptuar se ka diçka pertej, se ka diçka pertej realitetit, pertej dokumentit, pertej faktit, qe pertej fizikes qendronte ne pritje metafizika. Pra filmi i pritur ne megavite filloi, zotat u shtriqen me qef ne karriket e tyre. Benoni e mbylli deren e sinemase.
Hajdaraga dhe Godard me pas jane vetem konseguenca banale. Syri spektatorit nga masa e gjere, nuk vihet ne hesap fare, perveçse si tun paret e biletes o popull qe te kompesohen paret e produçentit te harxhuara per riciklimin e imazhit - i Modhi :smiley:

harrova me thon qe frazen me siper e kam kopjuar ne internet.

Richard Linklater kete vit ka punuar Where’d you go Bernadette. Entertain hollywoodian deri ne fund, pelqeu Kate Blanchett.

5 miljone spektatore ne kinema per “Joker” në France ! Rekord qe normalisht e kap vetem Spidermani, Supermani dhe Borebardha !!!

Mystère… !

mua me pelqeu Joker megjithe ekseset

po the irishman, filmin netflixian te scorseses e ke pare.
Jemi ne pritje te listes tende te fundvitit me filmat me te mire :wink:

1 Like

Jo, sepse nuk du (te kem) Netflix. Pastaj 3h30 minuta me mafioza… , hmmm

Cahiers kane botu top 10 e dekades 2010-2019

https://theplaylist.net/cahiers-du-cinemas-best-2010s-films-20191206/

1 Like

liste interesante, shume te panjohura, rrofsh. Instiktivisht vajta pashe dy draft-listat e tua te dekades, njeri postim pas tjetrit ketu:

the irishman, e nisa por nuk ma mbajti, ekzakt prej kohezgjatjes dhe temes se mafies e cila perseri vjen me De Niron. Lehtesohem qe as ti s’e paske konsideruar. Ne fund te fundit ajo qe vendos eshte a t’i japesh kohen pikerisht ketij apo te tjere te shumte te provuar si me te mire…

E treta (liste) e verteta ?

Shpejt e shpejt :
Top10 2010-2019:

  1. Le livre d’image (Godard)
  2. Adieu au langage (Godard)
  3. Faust (Sokurov)
  4. Spring breakers (Korine)
  5. Film socialisme (Godard)
  6. Pour le réconfort (Macaigne)
  7. Chouga (Omirbaev)
  8. Cemetery of splendeur (Apitchatpong)
  9. Synonymes (Lapid)
  10. Toni Erdmann (Ade)

Ose: 10 filmat e fundit te Hong Sang-soo

(Gjynah qe nuk ka vend per Bacurau, Paul Sanchez, Billy Lynn, Paterson, Western, Uje i argjedte… )

1 Like

:heart_eyes: :heart_eyes: :heart_eyes:
draft-listat dukeshin te paplota kur i postove, tani vej re qe ajo cka i mbush eshte emri i Godard
listat e dekadave s’duhet te jene te lehta … te vjen keq per shume tituj qe duhet te mbeten jashte.
Kiarostami perfundimisht mbeti regjizor i dy dekadave para kesaj.
Do kisha kuriozitet te krahsoje keto dy dekada te fundit, fundja edhe permes listave
shume faleminderit per to :slight_smile:

Cahiers i dhjetorit i dedikohet teresisht filmave te dekades 2010-2019. Biles kane botuar listat e filmave te preferuar të nja 30 regjizoreve nga e gjithe bota.
Jane interesante ne sensin se ç’filma sheh njeri e ç’filma sheh tjetri, preferencat (nganjehere te cuditshme, nganjehere qesharake, nganjehere “me mik”), plus qe rifreskojne memorjen per filmat qe kane dalë ne keto 10 vjet.

Ja disa syresh :

1 Like

Dhe dy tre te tjere :

2 Likes

sa flm, sa flm !!
do i shoh me kujdes me vone ne moment me te mire dhe do kthehem te flas me shume tek ky postim.


ok, per vete gjeta te perbashketa me Nadiv Lapad e me pas me Josh Safdie. Nuk e kuptoj listen e Kurosava-s, as Jia Zhang-ke…

ka nje vend per 3-4 titujt qe permende se ngelen jashte po te zevendesosh Chouga-n.

(Chouga s’gjendet per qamet, as Silvered water)

Shume shume dakord me titujt e tu :+1: jo vetem te listes por edhe c’mbeti jashte… (kur thua ti “j’adore” ) Nje liste koncize si titull i vetem i gjithe dekades.

Nje zgjidhje per hapesire per me shume autore eshte ajo qe ke pas bere ti historikisht, me kategori brenda: me te miret, shume te mire, te mire, c’ka, te pashikueshem, etj…
A mund te japesh ne te tille … ? :slight_smile:

tjeter, ashtu si ke thene per Mulholland drive si film i vetem gjenial dhe influencues dekaden e shkuar, a ka nje te vetem te tille kete dekade…?

tjeter, pervec filmave nga Hong Sang-soo si nje 10she e mundshme, a nuk mendon se njelloj do perfaqesohej dekada me 10 tituj franceze,!!!
kinemaja juaj ka punuar shume mire, jashtezakonisht, dhe eshte frymezuese ne teresi cfare ka bere ajo, e mahnitshme. Prandaj e propozoj kete…

Eshte çik e veshtire sepse duhet bere nje liste me filmat e shikuar pergjate 10 vitesh (nderkohe qe listen qe ti evokon, e bej cdo vit dhe kaq). Eshte tjeter gje pastaj ti mbledhesh te dhjeta listat në nje te vetme, gjithe duke i ndarë filmat në ‘me te mire’, ‘çka’, … etj etj.
shkurt, impossible !!

Jo, nuk besoj. Cahiers thone në numrin e tyre te fundit se e tille mund te konsiderohet seria TV “Twin Peaks” (e po te njejtit Lynch !!), dhe kjo do te konfirmonte jo detyrimisht faktin se ai eshte regjizori më i rendesishem i ketyre 20 viteve te fundit (se keshtu do i binte !), por mbi te gjithado te konfirmonte faktin qe dekada e dyte e shek XXI na qenkesh, mbi te gjitha, dekada e serive televizive.

Une nuk e mendoj keshtu (dhe ky eshte tjter debat). Per mendimin tim, ne kete dekade (2010-2019), nuk ka nje film-eveniment (siç ishte “Mulholland Drive” në 2001) dhe s’ka gje qe nuk ka (nuk eshte ‘detyre shtepie’ qe te kete medoemos nje te tille), por ka nje regjizor qe do perfaqesonte shume mire ate ç’ka dhene më te mire arti i shtate keto 10 vitet e fundit, e qe quhet Hong Sang-soo.
Kete gje thote edhe portugezi Miguel Gomes ne fund te listes se tij (e qe korrespondon, “rastesisht”, me ate qe them qe prej disa muajsh: per mua, 10 filmat me te mire te ketyre 10 viteve te fundit mund te ishin ‘thjesht’ 10 filma nga Hong sang-soo
:wink:

perkthimi i pragrafit te Miguel Gomes-it :

Mardheniet mes dy pjeseve te filmit “Right Now, Wrong Then” te Hong Sang-soo (nr 1 i listes) permbledhin, në nje film te vetem, mardhenien qe te gjithe filmat e tjere te Hong Sang-soo lidhin mes tyre. Pikerisht per kete arsye zgjodha kete film si numrin një, perndryshe mund te vija ne vend te tij nje tjeter film te po te njejtit regjizor.
Punet e Hong Snag-soo-së, ne teresine e tyre, jane ajo ç’ka kinemaja (kinematografia) na ka dhene, na ka ofruar si më vitale, ne kete dekade te fundit

:slight_smile:

1 Like

“Filmat jane kunder vetë natyres. Kinematografia eshte forma më perverse e te gjithe arteve. Ajo kopjon vetë jeten"
Josh Safdie

nuk di per kinematografine sic shprehet Safdie por tani qe lexova shpjegimin e Gomez kuptoj vleresimin e tij, dhe tendin per kinematografine e Hong Sang-soo, qe jep mundesine te flitet per forme e cila shtrihet ne kohe ne teresine e punes se autorit. Interesant me aziatiket, Hamaguchi me Happy hour beri kinema te nje vecanesie te ketille ne kuptimin te nje risie te papare. Se ka pune shume te mira nga emra te ndryshem por risite e mesiperme jane komplet tjeter gje

Stalker, ne cilin film haset kjo shprehje:

Kur miti ndeshet me historine, eshte miti qe fiton.

Safdie e ka në te njejtin sens si dhe Kiarostami (“Kinemaja eshte nje genjeshter e stermadhe nga e cila buron nje vertete akoma edhe me e stermadhe”).
Te dy e kane si paralajmerim se sa manipuluese eshte per nga vete natyra kinemaja e per rrjedhoje, se sa e rendesishme eshte etika në të

1 Like