Kina, emër i gjinisë femërore («Ash is purest white» – film kinez me regji te Jia Zhang-ke

Fellini si Fellini. Në kuptimin: regjizor shume shume i respektueshem dhe i mire por pa grace-n, magjine, finesen, elegancen e Antonionit.

Antonioni ka diçka ‘shteruese’, ne kuptimin: C’est comme ça ! ( just accept the situation! - besoj se i bie ne aglisht; ose ne shqip: eshte keshtu dhe pike mbaroi). Nuk ‘shpjegohet’ shume… (ndersa Fellini edhe shpjegohet, si te thuash). Dhe kjo ben diferencen

sinemaja italiane (Felini, Antonioni me te njohur, dhe ca te tjere) eshte maja e artit evropian si sofistikim, por njekohesisht eshte shterimi i artit evropian si fryme. Te dyja fenomenet - sofistikimi dhe shterimi - jane te lidhur, bile eshte i njejti fenomen si dekadence. Ka nje paralel historik me dekadencen e artit helen.
Hollivudi dhe Moskvafilm ne te njejten kohe qe po perfolet (vitet 60), jane me pak te sofistkuar dhe kan me teper fryme, pra eshte i njejti fenomen shprehur ndryshe. Prandaj Hollivudi dhe Moskvafilm paten jete me te gjate se arti italian i viteve 60. Prandaj sot jane te dhjere te gjithe njesoj si Peshku, pa fryme fare dhe pa gje te re per te thene, jane te gjithe koqe qe riqarkullojne te njejta ide. vetem sofistikim, bile as sofistikim nuk ka, nuk e di çfar ka, vetem noçka eshte e sofistikuar.

Keshtu ndodh po te fitoje PS, ka fitu noçka.

ne sinemane e Antonionit eshte gruaja protagoniste e ngjarjes, dmth eshte Madona, pra katokomunist edhe Antonioni. E ç’mund te jete tjeter nje evropian i modh?

u pa mbreme,
mbresa te forta
historia e rende ne peshe ashtu is metamorfoza e Kines
cdo gje nga review-ja binte ne vendin e vet nderkohe qe ndiqej filmi

rrofsh STALKER, nga fundi i javes do ta shoh

Sa për kuriozitet: filmi ka brenda copeza nga filmat e vjeter të regjizorit, dhe qe kanë qene xhiruar në të njejten zone gjeografike me kete të fundit (janë imazhe disi më ndryshe, sepse ndjehet qe kamera ka qene me e vjeter). Me siguri i ke vene re

1 Like

Fellini si Fellini. Në kuptimin: regjizor shume shume i respektueshem dhe i mire por pa grace -n, magjine, finesen, elegancen e Antonionit.

Antonioni ka diçka ‘ shteruese ’, ne kuptimin: C’est comme ça ! ( just accept the situation! - besoj se i bie ne aglisht; ose ne shqip: eshte keshtu dhe pike mbaroi). Nuk ‘shpjegohet’ shume… (ndersa Fellini edhe shpjegohet, si te thuash). Dhe kjo ben diferencen

Shpjegim te qarte ka, vetem se eshte mbi bolor:

Fellini eshte me i shpjegueshem se Antonioni i pashpjegueshem, sepse bolja e djathte per vete natyren e saj eshte disi e shpjegueshme, ndersa bolja e majte eshte krejt hermetike.

Nese per Fellinin kisha katolike ka pretendimin se eshte katolik (e diskutueshme kjo), per Antonionin as ka guxim te beje te njejten.

Meqe e ke parë tashme: portret i papare i kesaj gruaje kineze! Wow! Si Sizifi e shkuar Sizifit. Por qe i kthehet gjithmone rrenjeve të saj (për muaj, skena çeles e filmit eshte kur ajo vendos të mos shkoje në veri-perendim të Kines (mbi 7000 km larg vendlindjes se saj) për të bere nje jete të re, por tu kthehet rrenjeve të saj, në Datong.

Për mendimin tim, kemi të bejme me nje film qe mund të titullohet ndryshe: “Besnikëria ndaj vetvetes” (ndaj asaj ç’ka jemi). Ose siç i tha Bin-i qe në fillim (por dhe në fund) heroines se filmit: thelbi i filozofise (kultures) Janghu eshte totemi besnikeri+ndershmeri (straightless). Ose në gjuhen kineze (@Arban)

jo s’arrij dot une te ve re detaje te tilla …

portreti i Qiao eshte vertet i papare, eshte me vend permendja e romaneve te balzakut
Dhe filmi i dedikohet posacerisht forces se ketij njeriu/kesaj gruaje… e qe papritur ne fund na zbulon vulnerabilitetin e saj sepse s’ka garanci ne asgje megjithe forcen e karakterit
te faleminderit.

Stalker, Antonioni ka biografine e keqe:

permes ‘pikturimit’ te portretit e habitshme sa mesohet per vendin, Kinen. Ky vend i stermadh me shtresa e nenshtresa te larmishme shoqerore, secila aktualisht ne statuse te perkohshem sepse ne udhekryqe zhvillimi drejtimi i te cilave eshte funksion i marrdhenieve ekonomike ne ndryshim e siper. E te cilat keto te fundit duhet t’i ngjajne aq shume pikerisht marrdhenieve shoqerore ekonomike te kryeqyteteve te europes se shekullit XIX, paris, londer, ai gjerman etj. e ku zhvillohen historite e shkruara te shkrimtareve me te medhenj te asaj periudhe.
I fundit film nga ku shihet si ne dritare tabloja e larmishme zhvillimore e Kines mbaj mend te ishte Kaili Blues nja 3 vjet me pare. Si nje dimension i pervecem ne multidimensionalitetin total, filma te tille percjellin ne nivel me dytesor edhe kshu tablosh shoqeroro-ekonomike te medha (te permasave murale) krahas krijimtarise primare ne kulm te sejcilit.
Kam pershtypjen potreti i Qiao ushqehet shume nga dinamika e ketyre zhvillimeve shiqeroro-ekonomike, ne kuptimin e energjise qe permban ai.

1 Like

disa mbase s’qendrojne:

Bruno Dumont - Jeanette, l’enfance de Jean d’Arc
Carl Theodore Dreyer - The passion of Joan of Arc
Godard - Prenom Carmen
Dardenne - Rosetta
Judd Apatow - Trainwreck & Braidsmaids
Lars von Trier - Nymphomaniac

Antonioni - Il deserto rosso

Verhoeven – Blackbook

W. Allen - Annie Hall
J. Kasdan – Bad Teacher
17. Grace of Monaco
N. Moretti – Mia Madre
L. Bispuri – Vergine giurata

R. Hamaguchi – Happy Hour
Abdellatif Kechiche- La vie d’Adele

J l Mankiewitz - Barefoot Contessa

Të gjithe qendrojne!!! :pray::pray::pray:

Me perjashtim, ndofta, të Mia madre, ku personazhi i luajtur nga vete Moretti nuk eshte aq sekondar sa duket e qe i jep filmit nje dimension çik të ndryshem nga “portret gruaje”.

Happy Hour eshte padyshim portet gruaje me 4 koka (eshte pak a shume si “Husbands” i Cassavetes, por në sens të kundert (Husbands eshte portret-burri me 4 koka).

I mendova filmat për Jeanne D’Arc (qe eshte padyshim femra për të cilen janë bere me shume filma në historine e kinemase, pak a shume sikurse Drakula eshte personazhi mashkullor me më shume filma, ever). Por më doli pastaj nga mendja. Pra eshte harrese.

1 Like

e drejte per Mia Madre plotesisht
sometimes it’s tricky, se duket e thjeshte - mjafton nje figure qendrore femer. Keshtu ishte gjysma e titujve qe vura qe me pas u korrigjua.

Ky nen-zhaner i drames eshte i gjere (portretet), s’ka pse te mos harrohen a lihen jashte tituj.

‘Husbands’ te Cassavetes, ndeshur kaq here, asnjehere s’jam bere mbare ta klikoj e shoh.

Interesant sesi titujt per ‘portret-gruaje’ jane kryesisht emra te pervecem ose identifikues: Elle, Woman under influnce, Jean d’Arc, Grace of Monaco, Annie Hall, p.sh.

Sa mire e ke thene ti: portret me 4 koka, wow!!! :star: