Kinematografi dhe TV - 2018

Billy Lynn eshte gje e rralle, them une , po shyqyr ka kaluar 1-2 vjet kohe

desha te kishte me shume filma te rralle si psh ky kazaku qe solle se fundmi, autore te panjohur ne pergjithesi

pse i nderrojne adresat shpesh kto lloj faqesh?

ndersa ky u pa menjehere, film me shume ide, rrofsh per rekomandimin

sepse ua bllokon ligji. jane te paligjshme. Ne angli u ka shkuar policia ne shtepi edhe shikuesve qe kane instaluar programe te tilla ne TV box android per te pare filma.

1 Like

keq puna…

si tu duk ? Une kam nje souvenir shume te mire nga ai film (qe dmth: dua ta rishoh).

ps: ku e di ti qe eshte censuru fillimi i volumit te dyte? (nuk habitem qe eshte censuru, por si e kuptove)

1 Like

:slight_smile: per mua LVT mbetet i veshtire, kam nje pershtypje se ai i komplikon vete (pavetedije, kuptohet) menyren si e sheh boten

u ktheva rilexova review-ne dhe e pashe vleresimin per kete film. E kuptoj shume mire cfare thua.

per censuren, ne ato 2 segmente kishte audio por imazhi qe ndalur.

he he he ! tani po, e kuptoj

1 Like

tani qe e rilexoj, them se, ne fakt, nuk kam fol shume per filmin; per shembull, eshte sh e rendesishme me thene se Lars Von Trier, tek “Nymphomaniac” filmon nje vajze (nje grua, nje femer) qe kujton se eshte fajtore (per ato qe ben) nderkohe qe ajo eshte e pafajshme (ose meqe po flasim per terma fajesie: po qe keshtu puna, pra nese eshte pune fajesie, fajtor eshte Jerome, personi i parë me te cilin ajo ben seks, dhe metodat qe ai perdor - 3+5). Pra, çdo ekseprience ne jete, ka pasojat e saj te mepasshme - do te na thote autori

Nese do e rishikoj nje dite, do ulesha te shtoja gjera te tjera me qejf. jam i bindur

1 Like

me se e vertete,
konkluzion qe ka vlere gjeresisht jo vec ne film

on the flip side vleresimi i paket imi per LVT nuk eshte kriter per t’u referuar pasi kjo me ndodh gjithnje me autore te veshtire. Qe perkthehet se duke qene se shkaku jam une, review-ja eshte totalisht ne rregull me te veten.

1 Like

Nuk e pashe kur doli para nja dy muajsh në kinema. C’te shikojme me parë…
Por u prit goxha mire ketu. Shto qe Spike Lee ka reputacion dhe e duan si regjizor (gje qe ne princip nuk do te thote gje, në nje fushe si kinemaja, por nejse, tjeter muhabet ky).
Te pelqeu me sa kuptova. Ndofta behem mbare e shoh. Por Watch List eshte bere kilometrike, shto qe kete weekend e kemi shpallur “Peshku cinéma” :stuck_out_tongue:, pak a shume si java “ARTE cinéma” e me presin nja 5-6 filma

1 Like

‘Peshku cinema’ supozoj do jete kohe per recenca te reja filmi ketu ne peshk :+1:

filmi ( Spike Lee? - nuk e dija) m’u duk me i mire se ‘Get out’, arrin te mbikaloje me mire racizmat e drejtperdrejta dhe te kundrejta.
Dmth te mbikaloje zgjidhje te tilla si, racizmi i bardhe si kundervenie ndaj racizmit negër (i zi). Kjo m’u duk gje e madhe dhe do desha ta lavderoj shume per kete.
Sidoqofte nuk shpeton dot nga klishete e regjizoreve me ngjyre (afrikano-amerikane) e qe ne fund te fundit perfaqesojne limitet e veshtrimit ne pergjithesi te kultures afrikano-amerikane.

Peshku ne “Sinema Peshku” eshte katandisur, kot nxirrni llapen. Ose plot e nxirrni llapen.

disa tituj ne Amazon
• Climates
• Twin peaks – season 1
• Neruda, 2017
• Handmaiden
• Patterson
• Sully
• Suicide Squad
• Little men - Ira Sachs
• Wiener dog
• Wonder Wheel
• Pee-wee’s big adventures
• The kid – Chaplin
• Bruno, 2009
• Sweeney Todd
• Arrival
• Mia Madre
• Ten - Kiarostami
• BlacKkKlansmen
• One flew over the cuckoo’s nest
• Barry London
• Carrie – De Palma
• Clockwork Orange
• The Post
• The royal Tenenbaums
• Borat
• The Dictator
• Modern Times – Chaplin

disa jane ne kategorine Rent or Buy, disa kane qene te disponueshem prej rreth 2 vjetesh

image

:grinning:

1 Like

te thuash mban anen e uesejit, hajde e kuptojme si anti-globalist qe eshte, edhe tere kinematografia boterore s’i hyn ne sy para asaj te amerikes. Po ky as me Hollywoodin s’e ka mire :smile:

Po ta shikosh mire, Trapi eshte shume herë më globalist se te tjeret (perderi sa i ka bizneset, interesat e te cileve mbron, ne 4 qoshet e planetit). Trampi eshte nga rraca me e keqe e politikaneve, pra nga rraca e predikatoreve (prifterinjve, hoxhallareve… etj etj) : “beni si them une por mos beni si bej une” (shih per kete Niqen tek Antikrishti)

Ka me keq se Trapi, jane rrapi trapit komuniste, qe hem jane komuniste, e hem kane biznese ne kater anet e botes, ose me keq, nuk kane nje lek, e per te fituar ndonje lek, i lepijne sumen biznesmeneve ne te kater anet e botes.