Ku janë barbarët?

Njeriu i letrave është ai që jeton veç vetëm mes librave, të shtypur me teknikën e lashtë të gërmave të lëvizëshme, dhe nuk sheh veçse libra, nuk di të jetojë veç për dhe me libra, arsyeton me libra, ndjen me libra, dashuron me libra, fle e ha gjithmone me libra - Cesare Pavese

Autoglorifikim i skribit.

Poetët ngatërrojnë rënien pikiatë në humnerë me fluturimin.

Miqësitë e mëdha humben sepse ke qenë dëshmitar ngjarjesh të pakëndëshme për mikun, ose më keq, dëshmitar i vetërrëfimeve ngjarrjesh të pskëndëshme në intimitet të mundur vetëm në miqësi të mëdha.

Të jesh kundër dikujt, kushdo qoftë dhe sado i poshtër qoftë, do të thotë të biesh më poshtë se ai.

une mendoj ndryshe ,
miqesite e medha shkputen ( nuk humbin ,perderisa ende jetojne ne memorien tone , sepse kane vulen e te ndervepruarit ne jete bashkarishte ne nje periudhe ) sepse konsumohen , miqt behen te parashiruar ne te thene ,ne te menduar, ne te vepruar dhe prellogarija me saktesi qe ti ke para se ata te veprojne nis e sjell perseritje deri ne neveri .
cdo gje ka nje skadence , njejte si nje muzike e mire ,si nje liber i mire , si nje film i mire , riperseritja zbeh dhe efektin magjik te perjetimit te pare megjithate e dime qe ishte e bukur dikur ne fillim…

dafne, a je e martuar ose (sipas modes moderne) a bashkejeton me ndonjerin?

kuku ! mos bre, o une veq shkruaj mire …hahaha

a nuk tu duk qe po shkruaj prej pervojes-a ?

1 Like

ndrroje Dafne, ndrroje me nje te ri kur e shef qe po perseritet para se te veproje :joy:

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston.

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston nëse mendon: “mendoj, pra ekzistoj”.
Menja pordhë filozofia.

Gjeniu gëzon kur krijon, nuk krijohet pa gëzuar, vetëm gëzimi krijon. Por ka dy mënyra për të gëzuar: gëzim prej sintezës dhe lezet i modh prej konfliktit duke e shndërruar dhimbjen e konfliktit në gazmendje sado-mazo. Me pak fjale gjeniu modern është figurë infernale, e më keq se infernale sepse mburret që është i tillë; pra është një copë maskarai, dhe duke qenë edhe koqe nga trutë, është një copë koqe-maskarai.
Ju takon juve të zgjidhni - çfardo njeri është një gjeni krijues në çfardosinë e tij -, sepse kompania bella e intelektualit të shquar tashmë ka zgjedhur, e nëse jeni fans, kanë zgjedhur edhe për ju.

Që e keqja mbizotëron të mirën dëshmon konkretisht fakti se dizajni i armëve mbetet superior si estetike - as që bëhet fjalë për komoditet përdorimi -, ndaj dizajnit të produkteve paqsore çfardo.

Intimiteti në miqësi ka karakter erotik sepse zhvillohet “çvishu të çvishem edhe unë” duke shkëmbyer rrëfime të pabërash intime.

Kur nuk ndodh më asgjë, nuk ka më ngjarje, atëherë ndodh Revolucioni.

Teoria dhe praktika artistike “shpik për të treguar një të vërtetë më të madh dhe më të lartë se realiteti” (përfaqsues tipik: Herzog) është për tu parë sepse ndoshta tregohet një surealitet më poshtë dhe më i poshtër se realiteti, që ana e tij është një surrealitet i rënë poshtë realitetit origjinal primordial.

Përjetsia e ekzistencës shqiptare në shekuj garantohet nga proverbi: “I joti mishin ta ha, por kockat t’i le”, i vlefshëm për katund-shtete të populluar nga kafka dhe skelete që bien kushërinj me njëri jatrin, dhe proverbi i popullit vëlla italian: “parenti, serpenti”.

Ekzistonte një fis indigjenësh në Afrikë që nuk e kishte në fjalor fjalën “liri” sepse nuk kish ç’tju duhej, më pas erdhi si mall importi nga jasht shtetit barbarizma liberté, shoqëruar me “çmimin e lirisë”.

Një herë isha për vizitë tek një person i njohur i kulturës shqiptare që ishte lehtuar pak nga trutë nga pleqëria. Llafe muhabet me tha duke treguar pantoflën e tij:
-E shikon këtë pantoflën, nuk ishte kështu në fillim, këtë tabanin ja kam vënë unë se kishte një taban tjetër që mezi përthyej, edhe këtë mbulesën prej llastiku të këmbës përpara ja kam vënë unë se kishte një tjetër prej lëkure, edhe ketë lidhsen ja kam vënë unë, sepse nuk e kishte kur e bleva,
Me një fjalë, ndërruar copë mbas cope, pantofleve nuk i kishte mbetur asgjë prej origjinalit fillestar të blerë në pazar, pantofla origjinale e dikurshme me pantoflën reale kishin të përbashkët vetëm idenë platonike të pantoflës.
Nga një inçident i thjeshte kuptova me vetëtimën e zbulesës se ku e kishte hallin Platoni, si funksionon historia dhe miti dhe si ndryshon konteksti pa ndryshuar teksti, gjëra që kisha vite që i studjoja pa i kuptuar.

E vërteta çliron, por kthehet në peshë rëndese nëse më pas nuk vepron.

Kritika e një teksti mund të jetë pa dashur lavdërim, çfarë shihet si çvlerë mund të jetë vlerë. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh sepse në këtë mënyrë funksionon teknologjia në kulturën e materialeve; çeliku është më pak i fortë se giza, por pikërisht për këtë arsye nuk thyhet dhe përdoret si material i epshëm ku të jetë nevoja. Njësoj, një tekst i kritikuar si arkaik, i thjeshtë dhe naiv, pikërisht për këto arsye ka vlerë sepse nuk është e thënë që teksti duhet të jetë i errët, i vështirë pë tu lexuar dhe hermetik që të hiqet si i thellë, siç në realitet ndodh. Thellësia ndonjëherë është në sipërfaqen e tejdukshme që lejon të tejduket thellësia e vërtetë. Ndërsa teksti hermetik peshkon në të turbullt, mashtron.