Kufoma e Institucionit - pjesa e dytë

image

Muhabet me një artist të famshëm shqiptar në moshë pensioni që më thoshte:

-E shikon këto pantofla? Nuk kanë qënë tamam kështu kur i kam blerë në fillim fare. E shikon këtë ornamentin prej lëkure sipër rripave ku futet këmba? E kam bërë unë, e pastaj e kam qepur me makinë qepëse. I shikon këto rripat prej stofe? Në origjinal pantofla nuk kishte rripa, në vënd tyre ishte një mbulesë lëkure; rripat i kam bërë unë më pas. E shikon tabanin prej sholle të pantoflave? E kam bërë unë, në fillim ishte prej gome të trashë joelastike.

Për herë të parë vura në praktikë mësimet e Platonit për idetë në vetvete platonike, kuptova se çfar është ideja platonike e pantoflës.

Duke qenë prej vitesh mërgimtar në një vënd të famëshëm për pronësinë e trashëgimisë artistike pa shembull në botë për nga sasia e cilësia, herë pas herë jam i detyruar të bëj rolin e shqëruesit dhe ciceronit gratis për ndonjë shok, mik a lidhje gjaku që vjen të më vizitojë, dhe natyrshëm e sjell vërdallë të vizitojë edhe ai ndërtesa historike të famshme për turistët e më tej.

Zakonisht vizitën e parë në rolin e ciceronit e bëj në katedralen e qytetit, për arsye se edhe vetë kur vizitoj një qytet për herë të parë, në fillim fare vizitoj katedralen e qytetit. Në një farë kuptimi në katedrale struket shpirti i qytetit, si qëndër referimi dhe rregullimi i të gjitha ritmeve te jetës urbane. Kjo ishte më se e qartë dhe shumë e vërtetë në Mesjetë, por edhe në Modernitet për inerci vazhdon të ruhet njësoj qendroriteti i ndikimit shpirtëror dhe ndërtimor të katedrales, e cila kishte të gjitha funksionet rregulluse të jetes së qytetit duke treguar kohën, orët e ditës, hapjen dhe mbylljen e tregut ditor, festat si kalendar vjetor etj, nëpërmjet kumbimit të këmbanave (tamam si Sahati i Tiranës). Katedralja, si qendër e sheshit kryesor të qytetit (centro storico della città), rregullonte edhe hapësirën (polin tjetër të binomit kozmik dhe ajnshtajnian kohë-hapsirë), si qender referimi qendrore prej ku përhapej rrathe rrathë dhe valë valë e tërë struktura urbane. Katedralja qendër e kohë-hapsirës kozmike dhe reale. Pra katedralja e përfaqson qytetin në të gjitha kuptimet, duke qenë i tërë qyteti një përzgjatim ndërtimor arkitekturor i katedrales; katedralja dashje pa dashje është metamodeli arkitekturor i qytetit, e më tepër se arkitekturor.

Mirpo gjëndem gjithmonë në hall të madh në detyrën e ciceronit, për arsye që do t’i kuptoni dora dorës përgjatë leximit në vazhdim të shkrimit.

Shumica e katedraleve dhe kishave të mëdha janë ndërtuar në shekujt e XII-XIII kur ka ndodh bumi ndërtimor i katedraleve (“koha e katedraleve” sipas historianit Georges Duby), për shumë autorë konsideruar si fillimi i vërtetë i Rilindjes, dhe jo si rëndom konsideruar në shek. XIV-XV sipas historisë zyrtare të mësuar në shkollë. Këto ndërtesa me kalimin e kohës dhe shekujve janë zgjeruar dhe rindërtuar duke ofruar sot një buqetë stilesh të ndryshme që rrinë pranë e pranë në të njëjtën ndërtesë.

Për të ilustruar fenomenin, paraqes dy raste të dy katedraleve më të famëshme të Italisë.


Katedrale ose Duomo e Milanos konsiderohet si një prej ndërtesave më të mrekullueshme të trashëguara nga e kaluara. Zakonisht turistët, por jo vetëm, admirojnë si mrekulli e veçantë fasadën e vyer në stil gotik, por në këtë rast nuk ka asgjë gotike në kuptimin e mirfilltë të fjalës, sepse gotikja daton nga shekulli XII deri në shek. XIV, kurse fasada në fjalë është ndërtuar kryesisht dyqind vjet më parë me urdhër të Napoleon Bonapartit kur u shpall mbret i Italisë. Një sy jo vetëm prej specialisti dallon menjëherë në disa dyer dhe dritare të fasadës elementë tipikë të Rilindjes së vonë.


(vetëm dritarja sipër dy të tjerave është në stil gotik)

E famshmja Duomo e Firencës, jo më pak e famshme se e Milanos, është një tjetër rast i ngjashëm fasade të frymëzuar nga stili i këmbanores xhioteske, filluar së ndërtuari në vitin 1436, ndërsa restaurimi që i ka dhënë formën që ka sot, ka përfunduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX (në vitin 1887).


Mbas do kohe qëndrimi në Itali, ky lloj falsiteti i pranuar dhe i kudondodhur u bë me të vërtetë i bezdizshëm, sepse, nga do që të shkohej, do të ndesheshe me të njëjtin fenomen. Për herë të parë në vizitë në Romë, vetë guida ciceron i Koloseut, një carac i zi meridional (i njohuri i një të njohuri tim), më tha duke u zgërdhirë se është rrenë me brirë që të krishterët e parë i çaplonin bishat në Kolose. Dhe kur e pyeta se përse u thoshte të kundërtën turistëve, mu përgjigj duke treguar ca skandinavë lëkurëtejpashëm:

Nëse këtyre loqeve ju pëlqen të gënjehen, çfaj kam unë, për më tepër që me këtë punë fitoj bukën e gojës?

Po njësoj me ballkonin e Romeo e Zhuljetës në Veronë, që është një fals historik skandaloz i ndërtuar në 1935 jasht çdo logjike arkitekturore mbi një fasadë zgjedhur kot më kot, jasht kontekstit të kohë së Romeo e Zhuljetës, vetëm e vetëm për t’i përlarë paret 2 milion turistëve në vit që e vizitojnë (rastin ndoshta e trajtoj si shkrim më vete).

Por falsitetin më të madh e kam ndjerë me qytetin e Venecias. Kushedi sa lexime, dokumentare dhe filma që përshkruajnë bukurinë përrallore të qytetit si një ëndërr qiellkaltërt-mermerbardhë e ndërtuar mbi ujë. Dhe vërtet nëse bën një xhiro me motobarkë tip autobuzi mbi ujë në Canal Grande, mbetesh me gojë hapur nga fasadat madhështore prej mermeri rresht njëra mbas tjetrës: tek ky pallat ka banuar Wagner, tek ky Peggy Guggenheim, tek ky tjetri Lord Byron. Por e gjitha kjo është një skenë teatri, tërë Venecia është një fasadë vetëm për tu dukur, dhe asgjë tjetër. E kupton këtë po të zbresësh nga motobarka dhe të ecës në këmbë. Nëpër rrugica midis fasadave të pallateve, aq të ngushta sa që gërvish brrylat në mure, zbulon se bukuria përrallore e fasadave shërben për të fshehur një mizerje të paparë: mure me tulla të pa suvatuara me myshk, pisllëk shekullor i imprenjuar në pllaka guri e mure, erë urinë qeni, miu dhe uji të kripur me peshk të ngordhur, lagështirë permanente etj. Me një fjalë bota e parë estetike dhe bota e tretë shëmtaraqe i gjen disa metra pranë e pranë. Dhe nuk është çështje mungese fondesh, indiferencë e centralizimit të pushtetit, apo çfarë gjë tjetër. Jo, është çështje konceptimi, që qyteti i ndërtuar mbi ujë si “mbretëreshë e detrave” duhet të jetë një fasadë përrallore teatri i parë kalimthi nga uji. E kujt po i rreh se kjo implikon një ferr të jetuar në tokë!?


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

1 Like

E questo e’ il tempo delle cattedrali
la pietra si fa…
statua musica e poesia
e tutto sale su verso le stelle
su mura e vetrate
la scrittura è architettura.

Con tante pietre e tanti giorni
con le passioni secolari
l’uomo ha elevato le sue torri
con le sue mani popolari
con la musica e le parole
ha cantato cos’è l’amore
e come vola un ideale
nei cieli del domani.

E questo e’ il tempo delle cattedrali
la pietra si fa…
statua musica e poesia
e tutto sale su verso le stelle
su mura e vetrate
la scrittura è architettura…

In questo tempo delle cattedrali
la pietra si fa
statua musica e poesia…
E tutto sale su verso le stelle
su mura e vetrate
la scrittura è architettura…

Qui crolla il tempo delle cattedrali
la pietra sarà
dura come la realtà …
In mano a questi vandali e pagani
che già sono qua…
Questo è il giorno che verrà …
Oggi è il giorno che verrà .

neo-neo-gotik :smiley:

qe ku e keni edhe neo-neo-Kuazimodo ne maje te neo-neo-Notre Dame de Nju Jork duke luftu me jevgjit qe donin t’i merrnin te dashuren e zemres, jevgen Ezmeralde: :rofl:

1 Like

neo-neo-jevgjit shpetojne neo-neo-jevgen Ezmeralde nga kthetrat e neo-neo-ekstrakomunitarin pa green card Kuazimodo: :joy:

… del resto cosa c’è di più anticipatore della modernità di una struttura esile ma resistente, dove i vuoti prevalgono sui pieni e dove le guglie si slanciano orgogliosamente verso il cielo del gotico internazionale? I grattacieli americani ne sono chiaramente figli e non a caso, almeno fino agli anni Trenta-Quaranta, assunsero in maggioranza una decorazione neogotica, come i celebri Chrysler Building ed Empire State di New York (1930-31). Le Corbusier ne moriva d’invidia e in un libro del 1937, Quando le cattedrali erano bianche, paragonò i grattacieli proprio a Notre-Dame: “Le cattedrali appartengono alla Francia e Manhattan è americana […] Esaminare questo nuovo luogo del mondo che è New York con il cuore gonfio della linfa del Medio Evo. Medio Evo? Ci siamo oggi: il mondo deve essere ordinato sulle macerie di quello precedente, come già una volta è avvenuto, quando le cattedrali erano bianche, sulle macerie delle antichità”.

ky eshte nje kuader i famshem rococo para Revolucionit, qef o qef qe ben robi ne kete bote, dyst menja! Markezi osht t’ui pa breket konteshes qe hedh nje pantofel ne ajer.

https://scontent.fqpa1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/104451773_10217599400557078_5507934879942602622_n.jpg?_nc_cat=106&_nc_sid=ca434c&_nc_ohc=YDhfPktUJL4AX-cqe3F&_nc_ht=scontent.fqpa1-1.fna&oh=6a247007fe811e757f7cce60c253a3ce&oe=5F103AAE

si gjithnje, mbas Eros vjen Thanatos:

Radio Q është një platformë e shkëlqyer për të eksploruar muzikën shqiptare dhe për të zbuluar artistët e rinj që po kontribuojnë në skenën muzikore të Shqipërisë. Muzika tradicionale shqiptare, siç janë polifonia dhe ritet folk, janë në qendër të programacionit, duke ofruar një ndjesi autentike të kulturës shqiptare.
Më shumë se kaq, https://radioq.com/country/albania ofron një mundësi për dëgjuesit që të angazhohen me artistët e tyre të preferuar dhe të zbulojnë ritmet më të fundit që po depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Radio Q është një vend i shkëlqyer për të gjetur meloditë e reja dhe për të mbajtur lidhjen me traditat tona muzikore. Nëse ende nuk e keni provuar, ju inkurajoj ta bëni; do të përjetoni një eksperiencë të veçantë muzikore!