Kufoma e Institucionit - pjesa e parë

Fundi i një qytetërimi pothuajse asnjëherë nuk vihet re nga ata që e jetojnë drejtpërdrejt - Giorgio Gaber

Krahas miriada shkrime për gjëndjen e jashtëzakonshme të karantinës, jo pa lidhje me to e me situatën që përshkruajnë, ka pasur me miriada shkrime për Teatrin nga miriada këndvështrime që mund të reduktohen në pro e kundër prishjes së tij, e si gjithnjë degraduar në pro e kundër një pozicioni politik që ka futur në pilaf edhe jo të zanatit. Por gjykuar nga pikpamjet e kundërta dhe kaotike të trajtimeve, edhe zanatalijtë e arkitektures dhe inxhinierisë ndërtimore nuk rezultojnë ndryshe nga kush nuk ja ka haberin këtyre punëve (e po njësoj si në rastin e diskutimeve kaotike të ekspertëve higjenistë rreth përballimit të rrezikut nga virusi). Pra një kaos i vërtetë të cilin nuk kam ndërmënd ta zgjidh, sepse nuk mund të zgjidhet çfarë është e pazgjidhshme deri në krim. Ambicja ime arrin deri aty sa të rrekë të tregojë se sa të ngatërruara e pa zgjidhje dhe kriminale bëhen problemet kur shihen nga pikpamja e thjeshte zanatit, lëre mos e nga kur futet në pilaf politika si zanat i sherrit, e për më tepër edhe nga ata që nuk e kanë fare për zanat. Dhe aq më tepër akoma kur merr formë teatrale, çështje që as denjoj ta prek e ta konsideroj çështje, tanimë çështje e vdekur.

…………………………………………………………………………………………

Në historinë e arkitekturës së shek. XIX ndeshet fenomeni i revival-it historik që konsiton në rimarrjen dhe ritrajtimin e stileve të së kaluarës duke i vënë një “neo” përpara: neorinashimental, neoklasik, neoromanik, neogotik, deri edhe neoegjyptian. Kjo e fundit si tallje për të dëshmuar se e gjithë kjo është një parodi, siç rezulton parodi epoka moderne si shuarje ose mpakje e historisë, ose si marrje fund e saj, lajmëruar nga Hegel si Fund i Historisë, dhe parashikuar në librat e shenjtë si Fund i Kohëve. Me fjalë të tjera për herë të parë fillon e ndjehet kriza se nuk ka më gjë të re për të bërë, e që të vazhdojë koha dhe historia të shkojë përpara në një farë mënyrë, ose më saktë me çdo farë mënyre, rishpiket e vjetra duke i vënë një “neo” përpara. Dëshmi më e mirë për këtë është fakti se pikërisht në këtë kohë, krahas stileve të përmëndur, shpiket edhe stili eklektik, ku përzjehen bashkë të gjitha stilet e mëparshme. Pra e vetmja vërtet e re pa “neo” përpara është stili eklektik, dmth çorba e derrit si vjellurinë e gjithë historisë hedhur mbi kokë të njeriut modern.


në foto Caffè Pedrocchi (1831), Padova, stil eklektik tipik lëmsh para porte

Rimëkëmbja (Restaurimi) e stileve të së kaluarës nuk përdorej vetëm për ndërtime të reja, por edhe për të restauruar ndërtesat ekzistuese si rikthim në gjëndjen e tyre origjinale duke eleminuar pjesë të shtuar në shekuj, ose krijim nga e para e pjesëve kurrë të ndërtuara. Praktikë kjo banale për ndërtesën e kishës, temë të cilën do ta trajtoj në pjesën e dytë të shkrimit.

Zakonisht tekstet që përshkruajnë fenomenin në fjalë e lidhin me fundin e eksperimentit të Revolucionit Francez, me rezultat përfundimtar Perandor Bonapartin, dhe si përgjigje kundërpedal “Restaurimin” e kërkuar nga Kongresi i Vjenës (1815) si rikthim në Ancien Regime (Regjimi i Vjetër) të para Revolucionit Francez. Në fakt, mbas rrëzimit të Napoleonit dhe humbjes së tij në Waterlo, në gjithë Evropën u rivendosën në fron të tërë monarkët dhe sundimtarët legjitimë që ishin rrëzuar përgjatë Revolucionit Francez dhe trazirat që pasuan. Shumë shtete rivendosën legjislacionin e vjetër dhe përfitimet e klasave më të pasura si fisnikëria dhe kleri. Kjo periudhë e rivendosjes së ekuilibrave të së kaluarës u quajt “Restaurim”, pikërisht sepse u rivendosën regjimet e vjetra politike. Në fakt nuk u çmontuan të gjitha reformat e realizuara gjatë hegjemonisë franceze, por u përpoq të integrohet sistemi i vjetër i qeverisjes me qeverisjen e re, me qëllim mbajtjen e ekuilibrit në mënyrë që të parandaloheshin revolucionet e ardhme. Në fakt gjë e pamundur, koha e tregoi se herë pas here plasën revolucione të njëpasnjëshme që shkallmuan Aleancën e Shenjtë (vepër e Kongresit të Vjenës), dhe me kërkesën e dëshirën e popullit kryengritës, për absurd, të rikthimit në të kaluarën për të rikuperuar identitetin kombëtar të humbur, meqë të shkelur nga Kongresi i Vjenës dhe Aleanca e Shenjtë si një lloj Internacionale kozmopolite komuniste, por në kë rast obskurantiste dhe reaksionare që kërkonte të restauronte Krishtërimin e nëpërkëmbur prej Revolucionit. Zuri fill historia e kombit si shtet-komb, me sakte si shtet-katakomb. Restaurimi, në kuptimin e tullës e llaçit dhe shoqërisë njëkohësisht (gjë që besoj ka dalë e qartë nga sa shkruar më sipër), është një fenomen që gjithmonë zë fill kur ekzistojnë pretendime autonomie: ankorimi i vetvetes ndaj traditave, kërkimi i rrënjëve bëhet një mënyrë për të afirmuar legjitimitetin e ekzistencës si popull dhe si shtetkomb më vete.

Pikërishit kësaj kohe absurde i përket fenomeni absurd në shqyrtim i revival-it historik përmëndur në fillim të shkrimit, jo rastësisht koha e Restaurimit në arkitekturë, korespondon saktë me kohën e Restaurimit të Ancien Regime (Regjimi i Vjetër), shenjë kjo për ka nuhatje se po troket në portë Restaurimi i Njeriut, dhe se sipër historive të historisë qendron Historia e Providencës. Për akoma më absurd se vetë absurdi i Restaurimit të Aleancës së Shenjtë, rezulton absurdi i Revolucionit Francez që mund të kodifikohet apo përkufizohet si dëshire dhe kërkesë për klasiçizëm grek të lashtë me “neo” përpara, dmth si neoklasiçizëm, si restaurim i klasiçizmit helen. Më se e qartë arsyeja nëse kuptohet dhe pranohet se në thelb Revolucioni Francez është i kundërkrishterë, dmth është prohelen sepse është i kundërhebre-krishterë, dmth për inat të sime vjehrre, shkoj të flej me shkollën filozofike të Athinës (jo rastësisht illuministët frëngë vetëquheshin I philosophes). Eshte më pak e qartë, sigurisht se nuk i leverdis të jetë e qartë intelektualit të modh filosof (që dashuron shën sofinë lakuriq), se Revolucioni, sigurisht edhe Kundërrevolucioni si revolucion hipokrit ngambrapa, ka si shtysë gjendjen e rebelimit permanent të njeriut të rënë që urren me detyrim e përkufizim çdo lloj autoriteti të çdo lloj forme e konteksti historik, duke filluar nga prindi që ka më afër si adoleshent në një moshë që posa fillon të marrë vesh nga bota dhe historia, nga mësuesi në shkollë, tek drejtori i ndërmarjes, pastaj duke e rrit pjacën e prometeizmit helenik duke urryer presidentin apo kryeministrin (në demokraci mbreti i dikurshëm që i duhet gijotinuar koka çdo katër vjet), e si përfundim edhe Zotin, konsideruar nga intelektuali i modh si autoriteti par excellence nën shembullin e filozofëve iluministë frëngë që shërbyen si eshkë për të ndezur Revolucionin Francez kundërkrishterë e me pas çdo revolucion në botë, dmth REVOLUCIONIN ateist. (Ky është i ashtuquajtur mëkati origjinal i trashëguar brez pas brezi). Në fakt gabim logjik i rëndë dhe falsitet akoma më i rëndë, sepse një Zot dashurie dhe lirie absolute, logjike, mirësie, bukurie absolute nuk mund të jetë kurrë autoritar. Toka e Premtuar, përkundrazi nga si rëndom imagjinuar, është realiteti i Anarkisë ose Lirisë absolute që bën vaki vetëm kur Përgjegjsia është absolute. Me fjalë të tjera dëshira e zjarrtë prometeike për liri nuk është e gabuar në vetvete (liria është pjesë e mendjes origjinale të njeriut), problemin e gozhdon shkëlqyeshëm shprehja pop: “Mos e thuaj llafin e fundit në fillim he burrë!”. Përkufizimi më i goditur i anarkisë dhe anarkistëve (sigurisht dhe tiranisë dhe tiranikëve si anarkistë ngambrapa) është të thuash llafin e fundit në fillim, pra janë pikërisht dashnorët e lirisë që pengojnë realizimin e lirisë. Fakti është që nuk njoh asnjë rob, të zakonshëm dhe gjeni të jashtëzakonshëm qoftë, të thotë se jam kundër lirisë; të gjithë janë dashnorë të saj, madje më tepër janë tiranët se sa rrebelët; jo pa qëllim liria paraqitetit figurativisht-simbolikisht si femër lakuriq pa gjethe fiku aty tek ai vendi i dëshiruar me aq pasion. Ilustrimi më i përsosur është gjëndja e sotme rrebele amerikane që as më i shkalluari skllav-servil i status quo-së në fuqi, nuk e konsideron më të përkohëshëm si dikur: “hëmë kushedi si ndodhi!”, “hëme se kështu ka ndodh gjithnjë, tre dit e ka, pastaj do harrohet!”. Tani dukshëm është marrë tatëpjeta drejt humnerës.

Katastrofa e betejes planetare kundër virusit, nuk është pa lidhje me rrebelimin amerikan të ditëve të fundit, madje në plan të fundit ngjarjet mbivendosen për tu bërë dhe qenë e njëjta ngjarje. Shoqëria njerzore është një organizëm shumë i ngjashëm me organizmiin e personit, në kuptimin që një katastrofë prek dhe turbullon skutat më të thella të shpirtit kolektiv të shoqërisë (subkonshit kolektiv), njësoj siç prek dhe turbullon skutat më të thella të subkonshit individual. Proçeset e subkonshit zhvillohen përtej kohës dhe hapsirës, pra dy ngjarje te ndryshme në kohë historike, mund të mbivendosen dhe përputhen në kohë psikologjike dhe në planin emocional. Mbas katastrofës së virusit, as shoqëria e as individi nuk është më i pari. Dhe për të kuptuar këtë, mjafton e tepron fakti që mbas katastrofës, un vetë nuk jam më i pari. Studimet e Harvardit dhe artikujt e Nju Jork Tajmsit lidhur me këto çështje, le t’i mbajnë profesorët për vete se ju duhen për të marrë rrogën dhe për të shitur mendje ngrehur si gjel deti para sinjora Bertinit.

Fundi i Historisë laike e Fundi i Kohëve fetare dhe ç’përmban tjetër kjo teme e këtij shkrimi dhe përtej këtij shkrimi, me “neo” dhe pa “neo” ngapara e ngambrapa, është dëshmi që Historia Providenciale është tepër e thjeshtë dhe Koha Providenciale është tepër e shkurtër. Në fakt ka vetëm dy epoka kohore me bazë emocionale: njëra që Zoti humbi njeriun e rënë në absurdin e perversionit dhe krimit në Zanafillë, dhe tjetra pritjen me padurim të Zotit që të Restaurohet Besëlidhja si restaurim i lidhjes origjinale të humbur në zanafillë. Ky është i vetmi revolucion i vërtetë si “çështje e shtruar për zgjidhje”, e sa herë nuk zgjidhet duke përfunduar në dështim, mbani me shëndet vuajtjen e mënxyrëshme të ripërsëritjes teatrale të Revolucionit dhe Kundërevolucionit që ndjek pas dështimin historik të Revolucionit. Zotit nuk i hyn në sy gjë tjetër, po njësoj edhe atyre pak njerëzve që vërtet kanë kryer Vullnetin e Tij për Restaurimin e Njeriut (tempullit prej mishi me të vërtetë i shenjtë) në histori, gjithnjë duke u përlyer me llaç e tulla të tempullit në kontekstin historik që janë detyruar prej fatit të përjetojnë.

Nuk besoj se mund të thuhet logjikisht më tepër për këtë çështje, e as ja vlen të kërkohet të thuhet më tepër. Në shkrimet në vazhdim do t’ja mundoj të paraqis efektin konkret që ka pasur kjo gjëndje absurdi në ndërtimin e ndërtesës (tempullit me tulla) dhe ndërtimin e INSTITUCIONIT në përgjithsi të dështuar (më i rëndësishmi dhe më i dështuari: Institucioni i Shkollës). Ta do mëndja dhe çështja e Theatros prej pupuliti të Tiranës është brënda të njëjtit thes, nuk ka asnjë arsye të jetë ndryshe përderisa Teatri është një prej institucioneve të shoqërisë, madje në kuptimin më të thellë metafizik të fjalës, Teatri është Institucioni.

1 Like

Fundi i një qytetërimi pothuajse asnjëherë nuk vihet re nga ata që e jetojnë drejtpërdrejt.

Fundi i një qytetërimi zbulohet nga marrja fund e parimeve të vjetra mbi të cilat mbështetej, por edhe nga qëndrimet më banale të jetës së përditshme.

Fundi i një qytetërimi parashikon gjithnjë pushtimin e hordhive barbare që futen me marifet në strukturat mbajtëse dhe gradualisht pushtojnë të gjitha pozitat e pushtetit.

Sa më tepër i ashtuquajturit njeri i qytetëruar është i lodhur dhe pa takat, aq më e sigurt dhe e pashmangshme është fitorja e barbarëve - Gaber

1 Like

“njeriu i ri” kamunist fashist :smiley:

Allora si potrebbe immaginare
un umanesimo nuovo :smiley:
con la speranza di veder morire
questo nostro medioevo
col desiderio che in una terra sconosciuta
ci sia di nuovo l’uomo al centro della vita.

Allora si potrebbe immaginare un neo rinascimento :smiley:
un individuo tutto da inventare
in continuo movimento.

Direi che non riesco a sopportare
le vecchie assurde istituzioni
e le vostre manie creative
le vostre innovazioni.

Io sono diverso
io cambio poco
cambio molto lentamente
non riesco a digerire
i corsi accelerati da Lenin all’Oriente

E anche nell’amore
non riesco a conquistare la vostra leggerezza
non riesco neanche a improvvisare
o a fare un po’ l’omosessuale
tanto per cambiare.

E siete anche originali
basta ascoltare qualche vostra frase
piena di nuove parole
sempre più acculturate sempre più disgustose

Sono diverso e certamente solo
sono diverso perché non sopporto
il buon senso comune
ma neanche la retorica del pazzo

Non ho nessuna voglia
di assurde compressioni
ma nemmeno di liberarmi a cazzo

Non voglio velleitarie mescolanze con nessuno
nemmeno più con voi
ma non sopporto neanche
la legge dilagante del fatti i cazzi tuoi

Sono diverso sono polemico e violento
non ho nessun rispetto per la democrazia
e parlo molto male di prostitute e detenuti
da quanto mi fa schifo chi ne fa dei miti (Gaber ktu e ka fjalen per De Andre)

Di quelli che diranno
che sono qualunquista
non me ne frega niente
non sono più compagno
né femministaiolo militante

Mi fanno schifo le vostre animazioni
le ricerche popolari e le altre cazzate
e finalmente non sopporto le vostre donne liberate
con cui voi discutete democraticamente

Sono diverso perché quando è merda è merda
non ha importanza la specificazione
autisti di piazza studenti barbieri santoni artisti operai
gramsciani cattolici nani datori di luci baristi
troie ruffiani paracadutisti ufologi

ka edhe stil neo-eklektik :joy:


Piazza d’Italia në New Orleans (1978)

Nga një shoqëri e mbyllur, u bë një shoqëri e hapur, me rezultat një shoqëri e trullosur.

1 Like