Living bën një seri fotosh që kujtojnë të kaluarën

Do te jete ndonje foto nga vendet komuniste lindore si Cekia apo Hungaria.
Nuk eshte foto nga Shqiperia.

O dasara mos vdeksh! Me shkrive dhe me kujtove shprehjen e golfit. Ueee sa kisha pa e degjuar.
Popull leshdashesh ne në Vlore :joy:!

1 Like

Enea mer thuj :smiley:

1 Like

Mire e beni ,ju mban ngrohte lol

mund te sherbejne si ide inspiruese kinematografikisht, me pelqyen

Eshte per tu habit qe asnjeri nuk shqetsohet prej nje lloj ankthi si te filmave postapokaliptike qe trasmetojne keto foto (sidomos ajo me peshore bylmeti te ndryshkur, e mbas peshores muze si dizajn rri nje top model qe nuk e ka idene se çfar do te thote atebote “shitse bylmeti”).

Ankesat jane vetem qe fotot nuk jane te verteta, gje qe eshte me e pakta.

Shitesja e bulmetit ishte person I nderuar qe kishte me shume autoritet se sa shoket pushtetit te lagjes :grinning:

pamja e perftuar perben nje mix te se shkuares me te sotmen.
Do thoje dikush po titulli “…seri fotosh qe kujtojne te kaluaren”.
Ok, kemi ca firo nga permbajtja e se shkuares.
por kjo s’perben problem. Jo vetem qe eshte e pritshme por dhe e pashmangshme.

Kjo nuk eshte e priteshme e as e pashmangeshme, kjo eshte postmoderne (kesaj here po ta them me edukate intelektuale), dhe perben nje problem te madh sepse postmodernja eshte shenje e deshtimit te modernes, dmth thene ne rrafshin politik - se vetem ne politike hani pyka ju te grupit stalker porno muvi - eshte shenje e deshtimit te komunizmit dhe fitores se PD-se dhe Trumpit qe ju kan bere te flisni me vete.

Eshte pikerisht kjo lloj zbutje snobe e problemit qe sapo bere - plus sugjerimi yt per te bere film me shitse bylmeti ngambrapa nje peshoreje te ndryshkur - qe me dha zgjidhje per çfar ndjenja si ankth te forte nepermjet ankthit te filmave postapokaliptike.

Ju zbaviteni me artin, dhe i jepni rendesi vetem me lloqe snobe sallon sinjora Bertini, por arti ka aftesi profetike, sidomos tani qe per fene nuk e rru me njeri.

Pra si konkluzion jeni duke e kru keq me apokalipsin, krujeni, krujeni su jua kruan mire ai juve kur te vije, brime e miut 1 meleon dollare. Asgje nuk vjen, e asnjehere nuk ka ardhur ne histori, pa qene thirrur nga njerezia.

Nje brez mund t’ia dale te percjellie stafeten tek pasardhesit, ama percjellja eshte e destinuar te ndodhe me humbje

Qe dmth ndikimi postmodern mesiper percaktohet thjesht nga perkatesia e gjenerates se re ne postmoderne, gje e cila eshte indirekte dhe e paqellimshme. Dhe jo si rrjedhoje e nje te menduari postmodern te qellimshem ne vetvete .

Gezuar 2017!

Shume seksi ajo tipja ne divan. Stonon, se i shkelqen faqja, e femrat ne ate kohe kane qene anemike/ me munges vitaminash. Duhet te kishin gjet nje pul te lagur.

Nuk po flitet per ndryshim brezash, po flitet per ndryshim epokash, ti perzjen dy madhesi te rendeve te ndryshme dhe te pakrahasueshme, ndryshimi i brezave mund te ndodh vetem brenda nje epoke, kur ndryshon epoka, koncepti i brezit anullohet bashke me konceptin e stafetes. Çfar stafete i percjell Drejtori i NISH Qumshtit goces se vet qe hap dyqon bylmeti me peshore elektronike mbas epokes komuniste? (perveç porosise: voto partine socialiste dhe gjuji me shkelma boleve balliste te Dasares!).

Mendim te qellimshem ne vetevete kane pak njerez, ata pak njerez qe i japin drejtim historise: Moisiu, Jezui, Muhameti, Buda, Aleksandri i Moth, Napoleoni, Hitleri, Stalini, etj, te tjeret jane mish per top, hane buke lepurushi, thithin biberonin dhe shohin filma porno muvi ne menyre indirekte dhe te paqellimshme ne bylmetoren e Marlonit qe shet xhalp xheshke montpeljeje.

Ky eshte kuptimi i Dredhise se Historise (Cunning of Reason) te Hegelit, qe njerzit dashka pa dashka permbushin historine duke ndjekur pasionet dhe instiktet e tyre ne menyre indirekte dhe te paqellimshme ne vetvete.

Mjeshtra jeni per te mbuluar problemet e verteta.

Qe te dilte me mire seti do duhej edhe nje foto rradhe qumeshti :smiley: Ky album duket si pjese e atij fetishizimit qe i bejne te rinjte diktatures komuniste ne Tirane.

2 Likes

Tiku shume te bukura keto montazhet qe ke sjelle. Na lezetove mengjesin.

1 Like