SPOILER SPOILER SPOILER MOS lexo po nuk pate parë filmin:
Ufot ja bene dhurate heroines kryesore aftesine për të parashikuar sepse pas 3000 vjetesh ata do kene nevoje për njerezimin. Fale kesaj, heroina shkruajti librin qe do të ndihmoje komunikimin gjuhesor midis dy civilizimeve
E vertete, do ishte shume e lehte ashtu. Megjithate, pare nga kendveshtrimi i nje prindi, po shpresoja fort qe te dilte ndonje hero i tille. Kur kam dale nga kinemaja, pavaresisht se filmi me pelqeu shume, fjalet e para qe thashe ishin “Jam shume e merzitur!”. Por ai ishte edhe thelbi, kam pershtypjen
Jo ende jo, por jam i bindur qe nuk duhet humbur. Herzog ka nxjerr nje te ri me nicole kidman, mbreteresha e shkretetires, gjendet dhe me titra shqip, qe as une nuk e kam pare.
Gjeta pak kohe per te pare long take te kaili, formidable, shume e bukur, tarkowski perzier me godar dhe pak ereza aziatike, te pakten pershtypja e pare.
Gojet “e liga” thone qe, kete here, Herzog e ka dhjere, po keq fare amà. Filmi (distributoret) e tij nuk kanë arrit as te mundesojne daljen e tij neper kinemate franceze (qofte edhe me pikatore!). Ajo qe më intrigon eshte fakti qe në të luajne aktore qe i kam qef (for once që flas për aktore ) si Kidman apo James Franco, por filmi duhet të jete vertet totalisht failed. Cudi…
Por ka bere edhe nje tjeter të fundit fare fare, qe quhet “Salt & fire”. Nuk doli ketu tek une, por kritika (ajo qe respektoj deri diku) ka qene e ndare më dysh, pro dhe kundra. Ka shume mundesi qe filmi të jete pak a shume si “My son, my son, what have you done ?” (2009) , film kontraversal por qe mua me pat pelqyer shume !!
“Arrival” temen e Kohes dhe Komumikimit, i kishte ne funksion te drames se ciftit.
Kjo skeme, ku gjinia e filmit eshte nje iluzion qe fsheh ne backstage nje drame te dyte, eshte ndeshur edhe here te tjera. Psh. sci-fi qe pershkon Arrival por ka ne baze ciftin e divorcuar, shkon paralel me, The Visit - Shyamalan, nje film horror qe u tha se kish ne baze dramen e mamase se femijeve
Arrival, pjesen e komunikimit e trajton ne menyre ballore, ndersa tema e Kohes eshte e fragmentuar pergjate filmit si nje puzzle.
Gabimi qe kisha bere, ishte me keto fragmente te puzzle-it pra me flashbacket Kohore, te cilet i kisha konceptuar backwards, mbrapsh, nga c’ishte qellimi i tyre.
“Silence” po ashtu, u pa per per here te dyte dhe m’u shfaq shume me pozitiv.
“Silence” eshte nje kenaqesi per syte dhe nje histori madheshtore.
…Por qe nga ky moment, edhe spektatori fillon te dyshoje. Dhe te dyshosh eshte alfa e shikimit (atij kinematografik, kuptohet) : ”Toni Erdmann” nuk ofron zgjidhje, por shtron pyetje (ngre dyshime)…
…Filmi ne dukje eshte komedi, por ne fakt, nuk eshte absolutisht aspak i tille. I nje melankolie te pamatë, biles biles tragjik…
…Ne te vertete, “Toni Erdmann” i ka vlerat gjetiu, i ka tek menyra se si ndertohet pikerisht nepermjet hapesires midis shikimeve: shikimit te dashur por plot dyshime te nje babai per vajzen e tij te vetme, atij te nje biznesmeneje (Ines-it) nga maja e nje hoteli lluksoz, shikimit perbuzes te kolegeve te saj per Tonin etj…