Mbyllet nata e parë e festivalit të RTSH, Ledina Çelo me fustan transparent, kritika nga shikuesit

Te lutem mos e ngacmo shkaben se ne youtube e ka filluar aktivitetin e tij dixhital duke vene videot e nacuve te lagjes.

Epo bravo! Paska akoma njerez qe ndjekin festivalin e Rtsh!

Pervec njerit…

Na thau syte

megjithse niveli artistik teknik mesatar, zerat, kompozimet duken pak me larte kete vit, mendoj se serish semundja kryesore e festivalit mbeten kenget e bera me paramendim per eurovizion dhe kesisoj mungojne kenget me autorsi dhe personale, kenget per vete si te thuash, ato me njefare personaliteti dmth

Edhe mua mu duk disi me mire se vitet e shkuara. Nga ana e imazhit eshte rritje e ndjeshme, fatkeqsi ajo kitarra e Vlashentit qe nuk punoi. Une naten e pare nuk e kapa dhe nuk e pashe Ledinen me fustanin e kritikuar, por e pashe naten e dyte dhe mu duk shume terheqese. Nuk kuptova si mund te ankoheshin robt nga ajo pamje.

Puritane kot me kot, lajmet me te klikuara jane ato me cica e b.the!

kur gjysma e faqes se Shqiptares, BW, etc etc ekspozon vetem cica e mullaqe, shancet jane qe ato te kliklohen.

Me bote me gugllu mer qafira! Per Ledinen veshja ishte shume me serioze se cka vesh ter jetes se vet. Guglla me nxori dhe ca foto te fundit ku thuhej se ja kish bo jarani. Duhet duartrokit qe ka pranu te vishet per RTSH-ne.

ajo ja arriti qellimit me te veten, provokoi terhoqi vemendjen drejt festivalit, drejt imazhit, transparences

1 Like

Te kish edhe pak transparence ne juri.

Unë nuk e ndjek skenen muzikore shqiptare (as në Shqiperi, as në Kosovë) por jam 100% i sigurte qe festivali I kenges në RTSH eshte më I hajrit nga të gjithe (biles me nje distance të madhe).
Per shembull, para disa ditesh, dy të aferm të ndryshem më thane të degjoja kengen fituese të Kenges Magjike. U tromaksa. Pervec faktit qe kenga eshte tmerresisht e shemtuar dhe duket kopje surrogato e ndonje kenge italiane (psh) pra ska absolutisht asgje shqiptare, mizaskena eshte po aq e tmerrshme : kenga flet per dhunen në familje por dhuna qe ushtrohet në skene ndaj asaj vogelushes (e cila eshte e detyruar të aktroje rolin e nje femije fatkeq!!), eshte 100 here më e madhe (të isha si prinderit e saj, I hidhja në gjyq producentet e kenges, por ata me siguri janë krenarë për femijen e tyre :fearful:

Unë nuk i degjova kenget e tjera por i magjinoj c’tmerr jane, c’kopje te paturpshme janë, kur shikoj e degjoj fituesen !! :sob:

Eshte fiks i njejti problem në kinematografi. Perdoret dramaturgjia e aktrimit, ose psikologjia e personazheve, ose levizja e kamerave, ose muzika, ose… ose… pa lidhje fare me teresine e filmit, pra perdoren si QELLIM NË VETVETE.

Ne mund ti veme emrin qe duam nje fenomeni të tille por më ekzakti, edhe pse shpesh i keqkuptuar (sidomos në shqip) do ishte FORMALIZEM.

Tani qe i rashe në të, po kujtohem të kem degjuar për Vlashentin si dhe Linda Rukajn. Të dy jetojne në France dhe kanë dhenë koncerte të vogla, por nuk i kisha parë ndonjehere si imazh ndaj dhe nuk beja lidhjen. Biles Vlashenti eshte ndofta i vetmi kengetar/autor shqiptar kenget e të cilit ka filluar ti transmetoje edhe nje radio prestigjioze si FIP (biles e vetmja radio franceze e hajrit muzikore bashke me “Radio Nova”).

Ehe, po kenga magjike eshte tmeresisht komercial, ai festival eshte kthy ne portofolin e arditit, une kam kohe qe nuk e ndjek. Ne fakt nuk mund te shof asgje nga nje ish muzikant qe prodhon nje emision patetik si e djela shqiptare.
Top fest ka pas nder vite disa prurje interesante, vecanerisht kosovare por jomjaftueshem. Mua skena muzikore e ketyre viteve me eshte dukur mjaft kaotike dhe e mbytur nga muzika komerciale, per aq pak sa e kam ndjek.

… That agony is your triumph …

Perpiqesh ta mbash te fshehur por ja qe e nxjerr se je komunist ne shpirt. Prandaj dhe s’e do Donaldin.

Te lartpermendurit ishin anarkista dhe jo anetare te PKSH. Mbaj gojen se je mesuar te ofendosh njerzit e ndershem. :slight_smile: Kurse Donaldi sikur me hante buken qe perpara se t’i futej politikes dhe t’i hudhte trute e gamorit gamorve. Qenia president osht si qershia mbi hasude.

E drejte. Ma kane vene ne dukje kete te mete dhe 1-2 anetare te nderuar/a te blogut. Duhet te bej autokritike.

Ah ok, nuk qenkam i vetmi. Sepse sikur qofte dhe ajo kenga qe solla (e Rozana Radit), te ben te mendosh se ne ato lloj festivalesh kendohen gjona te tmerrshme (horrible).