Me dy fytyra

1 (2)

Mungesa e kuptimit pengon plotësinë e jetës, dhe për këtë arsye është e barazvlefshme me sëmundjen - Jung, Kujtime, ëndrra, reflektime, nën kujdesin e A. Jaffé.

Në momentin që një person pyet veten për kuptimin dhe vlerën e jetës, ai është i sëmurë, parë që nuk ekziston asnjë nga të dyja; duke bërë këtë pyetje personi thjesht po pohon se ka një rezervë pakënaqësie të libidos të shkaktuar nga diçka tjetër, një lloj fermentimi që e ka hedhur në trishtim dhe depresion - Frojd, letër drejtuar Marie Bonaparte

E çfar është e vërteta? - Ponc Pilati

Mënjëanë pyetjen provokuese të Pilatit - që e gradon në pozitën e kryeintelektualit perandorak të tërë historisë njerzore -, çdo fakt ose çdo qenësi mund të interpretohet në dy mënyra legjitime, edhe pse kontradiktore, si në rastin në fjalë të Frojd dhe Jung të cilën e përfunduan në sherr miqësinë dhe lidhjen e tyre misionare për shpëtimin e njerzimit nëpërmjet psikoanalizës.

Shëmbulli në fjalë - citimet krejt kontradiktore të Frojd dhe Jung - tregon se fjalët nuk mjaftojnë për të treguar të vërtetën, andaj edhe dyshimi legjitim i Pilatit, fjalët mjaftojnë dhe teprojnë për të treguar se shkohet drejt të vërtetës në dy mënyra kontradiktore të cilat puqen si komplementare. E Vërteta e vërtetë është dialektike, e gjallë, shkohet drejt saj duke e kuptuar hap pas hapi, shkurt muhabeti nuk ka të vërtetë të pa shoqëruar nga veprimi. E vërteta ndryshe, dmth e pa shoqëruar nga veprimi, është falsitet vetmashtrues per naivët dhe mashtrues për dinakët. Nuk është si mendohet rëndom se një mendimtar i madh që lexon libra, i vetmuar në një dhomë, në një çast të caktuar merr të vërtetën me zbulesë dhe një çast më pas shpalos kanatet e dritares duke bërtitur: “Ej milet, sapo zbulova të vërtetën, e gjeta mër e gjeta!”. Dihet si shkon historia e gjeniut që shdërrohet në fallxhor kur i kërkon të vërtetën e zbuluar, fillon e luhet lodra e fëmijnisë: tregoi tjetrit grushtin e mbyllur dhe thuaji: “Gjeje çfar kam ktu!”

Çdo fakt ose çdo qenësi mund të interpretohet në dy mënyra legjitime për shkak se qenia dhe gjërat, dmth i tërë Krijimi, ka strukturë bipolare, e si pasojë edhe e vërteta ka strukturë të tillë. Ta do mendja që edhe diskutimi rreth saj ka strukturë bipolare dialektike, janë gjithnjë dy vetë që diskutojnë, në rastin në fjalë Frojd dhe Jung që thonë dy gjysëm të vërteta (jo rastësisht Frojd dhe Jung janë të admiruar nga përkatësisht e majta dhe e djathta politike), të cilat të lidhura bashkë rezultojnë e Vërteta e vërtetë, të zgjidhura gjithsekushi në kokë të vet, rezultojnë rrena e madhe e intelektualit t’modh që lexon libra i vetmuar e flet përçart kot më kot.

Eshtë njeriu që i jep kuptim jetës nëse është shëndetmirë; nëse është shëndetlig, është ose pacient ose mjek, e ky i fundit është një lloj tjetër i sëmuri, quajtur ndryshe intelektual që i duket jeta pa kuptim dhe vazhdimisht bën pyetje rreth kuptimit të jetës. Frazat e cituara të Frojdit dhe Jungut tregojnë në mënyrë të përkryer se të vërtetën nga falsiteti e ndan një fije e hollë, alias fija e hollë që ndan shëndetin mendor nga depresioni. Një organ i shëndetshëm nuk ndihet kur punon, përkundrazi ndjehet që ekziston kur është i sëmurë, bën zhurmë, dhëmb dhe ndjehet ankth, shëmbulli më banal zemra. Një jetë e shëndetshme jetohet pa u ndjerë e pa bërë pyetje pyetje për kuptimin, por jo se jeta nuk ka kuptim, shëndeti nuk ka nevojë për kuptim, e ka natyrshëm kuptimin në vete, nuk kërkohet çfarë ke, kërkohet çfarë mungon. Sëmundja ka nevojë për kuptim se është vetë pa kuptim. Kush thotë që jeta është pa kuptim, po tingëllon me zhurmë trishtimin dhe depresionin e tij në sherr me veten dhe botën. Vetëm një i mjerë i afrohet me adhurim një gjeniu të mjerë, i cili lexohet, shikohet dhe dëgjohet vetëm për interes profesional me skafandër ose duke mbajtur hundën me dorë, ndryshe rriji larg, harxhoje kohën, paret dhe energjinë për punë më të hajrit.

Un kom per ta gjet te Verteten kur te ngelem vetem une tek pullë ne Peshk!
:rofl:

#kemejadal

immagine
sepse…

2 Likes

Hera e parë që shumësi i “do ja dalim!” funksionon në njëjës “do ja dal!”:slightly_smiling_face:

1 Like

Mendime interesante. Por nuk e kuptoj cilen te Vertete po kerkon.

pyetjen e ben nisur nga shkrimi, apo nga komenti im i pare?

Pse shkrimi ben fjale per nje te vertete, kurse komenti per nje te vertete tjeter? Une mendova se jane vazhdim i se njejtes se Vertete. Por qe po qe kaq e ngaterruar lere mos u lodh se nuk ka ndonje rendesi te madhe. Thjesht nje pyetje ishte.

Njjë pyetje po të bëj edhe unë lidhur me shkrimin:

Si je me shnet?

Me fal qe te bezdisa o njeri. Uroj qe ta gjesh ate qe kerkon, sic thone kinezet.

:slightly_smiling_face:

1 (2)

1c6233865c5257d48cd80fc0659ed574

3d14c7600c4478e91ef3c1ca8847d7c3

Intelektuali, kur flet e shkruan, nuk thotë gjë tjetër veçse që po thotë siç këndon bylbyli.

Dje në 3 të natës nuk kishte ujë, kryetari i bashkisë, me udhëzim të kryeministrit, ka dhënë urdhër të ndërpritet natën furnizimi me ujë për shkak thatësire. Albania si model në miniaturë e Fundi të Botës në mënyrë negative: mungesa e ujit dhe e britave në kohën e Ramizit, dhe piramidat e 97-tës si provë generale e krizës financiare të 2006-tës. Ndërkohë lexova në 3 të natës intelektualin e modh që vazhdon të thotë siç këndon bylbyli për letërsinë disidente.

legjenda thotë se shoku pilo shkoi për kontroll në repartin e kovaçhanës në tre të natës.
gjeti koveçërit duke ngrënë.
po ju, lugetër jeni që hani në tre të natës i pyeti.
lugëtërit punojn notën shoku drejtor. robi fle gjum. iu përgjegj jevgu.

Me duket se tani robi fle gjumë ditën e notën që të mos shqetsojë punën natë e ditë të Marlonit.

Turisti (bashkë me fans-in) është figurë e turpshme që dëshmon më mirë se kushdo tjetër figurë degradimin përfundimtar të njeriut, i cili vjen vërdalle pa qellim në një botë të konsideruar të kotë dhe pa qëllim. “Turist” është llafe e pisët, dhe kur bashkohet me termin tjetër jo pak të pisët “industri” - për të krijuar bashkëshortësinë “industri turistike” - turpi dhe qelbsilliku shkojnë në qiell duke shenjuar Fundin e Botës në mënyrë negative, më tutje nuk shkohet dot si mjerim shkatërrimtar. Mjerë ai vend që jeton në sajë të “industrise turistike”! Në Oksident “vend turistik” është një kërmë historike, dikur qendër e botës dhe tani një kurtizane plakë e përdalë që vazhdon të joshë klientët me lavdinë e dikurshme (tipike Venecia); ndërsa në Botën e Tretë “vend turistik” është një kurvickë adoleshente që prostituohet sepse nuk ka mundësi tjetër për të mbijetuar.

Lexoj për vetmbrojtje legjjitime - Voody Allen

Atëherë i bie që shkrimi të jetë grabitje me armë në dorë!

Gjithë jetën jam përpjek më kot të jem sa më tepër inteligjent dhe i ndjeshëm artistikisht, derisa më në fund kuptova se duhet me qenë edhe idjot dhe i pandjeshëm për të pasur rezultat, dmth duhet me qenë i hollë po e po, por edhe i trashë mër jau.

(nga Ditari i një fuksi)