Merre me lëng se mishi u mbaru! (Intermexo I, pjesë e katërt)

Një shëmbull iluminues i aplikimit në art i arketipit tokë-det është piktura sipër e Edi Hilës me titull Në diellin e ngrohtë (vaj mbi kanavacë, 89 x 135 cm), e pak rëndësi ka nëse autori është i ndërgjegjshëm për këtë apo jo. Për artistët, dhe jo vetëm ata, funksionon më mirë kur nuk janë krejt të ndërgjegjshëm për çfarë bëjnë, në kuptimin ata mendojnë se po bëjnë një gjë, e pa dashje bëjnë një gjë tjetër që ka shumë më tepër rëndësi. Eshtë mirë që ndodh kështu, sepse ndërgjegjsim i plotë, do të thotë paralizë e plotë. (Kjo vlen për veprimtarinë njerzore në përgjithsi, jo vetëm në veprimtarinë kulturore intelektuale, por edhe në sjelljen e përditëshme që është pothuaj mekanike, pothuaj e pavetëdijshme). Nuk krijohet vetëm me vetëdije pa pjesmarrjen e pavetëdijës në proçesin e krijimit (nje tjetër dikotomi e rëndësishme: vetëdijë-pavetëdijë). Ka raste që mjaft artistë, qoftë edhe gjenialë, i ka shpëtuar vepra, ose ndonjë vepër, për duarsh; vepra e tyre qëndron më lart se ata vetë. Ndodh pak a shumë si me kalamajtë kur ndodh që janë më të hajrit se prindët e tyre.

Në pikturën e shqyrtuar të Hilës trajtohet kryesisht vetëm toka, deti pothuajse mungon formalisht, prania e tij është më tepër e nënkuptuar, se sa reale. Deti real është vetëm një rryp i ngushtë në horizont që as ngjyrë deti nuk ka, është vetëm një sfumaturë pak më e zbehtë e ngjyrës së rërës (tokës), që për vete është zbehtësia vetë, e ngjyrosur e tillë me qëllim për të dhënë tonin e gjithë ngjarjes së veprës të ndodhur ironikisht “në diellin e ngrohtë”. Qiellit, ose elementit ajër, i është dhënë e njëjta ngjyrë në vazhdimsi, por, për tu dalluar nga deti, i është dhënë një sfumaturë akoma më e zbehtë se e detit si çlirim avullor prej gravitetit. E kështu duke u hedhur nga e zbehta e detit në më tepër të zbehtë të qiellit, synohet akoma më lart drejt e “në diellin e ngrohtë” (në fakt “në diellin e venitur”). Ndërsa dielli i venitur - megjithse krejtësisht i nënkuptuar, shumë më i pranishën se deti, mandje edhe toka (po jo nëntoka, konkretisht e pranishme poshtë në të djathtë të kuadrit si mineral bazalti, një formë e hallakatur humusi që po përmbyt bunkerët ) - rrëzohet mbi gjithçka poshtë si zjarr që ngroh ironikisht, sepse në fakt djeg, e më tepër se djeg, shkreton gjithçka deri në venitje. Nëse është e vërtetë shprehja “një peizazh është një gjëndje shpirtërore” (dmth ekuivalencë materie-shpirt, trup-mendje), atëherë ndodhemi në shkretëtirë sapo shohim këtë kuadër. Ose duke çuar më tej metaforën, por pa spostuar më tej as edhe një centim realitetin, ndodhemi në zjarr të ferrit, ose ironikisht “në diellin e ngrohtë” të ferrit.

Si përfundim edhe ferri ndërtohet nga të njëjtë materialë parësorë si Krijimi Origjinal: Dheu, Toka, Uji, Zjarri, krejt të pranishëm në kuadrin e shqyrtuar, jo vetem simbolikisht, e jo vetëm esencialisht, por edhe konkretisht, madje edhe kontestualisht. Kjo lloj vepre ridëshmon përsosur që ri-interpretimi i vazhdushëm i simbolit rikrijon Krijimin Origjinal, që vepra e artit synon, dashje pa dashje, të rikrijojë Krijimin Origjinal. Thënë ndryshe: interpretimi i simbolit rikrijon kohën dhe hapsirën. Ose thënë akoma më ndryshe: mbiteksti rikrijon tekstin dhe kontekstin.

Autori ka pohuar vetë në një intervistë që kuadri nuk është i sajuar, por i parë realisht dal vivo [2]. Pra tekstin e kemi në xhep (të autorit), kontestin e kemi përpara syve si tekst me nënkuptime artistike (nëntekste), kuptimin, dmth mbitekstin, në shqyrtim e sipër për ta kapur (kësmet). Sigurisht ambicja e këtij shkrimi është që t’i kapë të gjithë së bashkë: tekst, nëntekst e mbitekst, për të dhënë vizionin e së Tërës.

Elementi “dheu” (toka) në kuadër përfaqsohet nga materia gri-kafe e thellë (e vetmi pigment i freskër në kuadër), si një lloj mineral bazalti që del nga rropullitë e nëntokës, një plëndës pa formë ku pluskojnë bunkerë prej betoni. Kjo masë e frikëshmë pa formë (simbol i nënvetdijes, gjithashtu pa formë), përmbyt masën me tepër formë - alias bunkerët që mbronin tokën e atëhershme (arti popullor i luftimit [1]) - si kërcënim përmbytjeje edhe për rërën e sotme (të vihet re që ndarja midis rërës dhe materies nëntoksore duket e prerë si me thikë, pra masa nëntoksore është hedhur në sulm, dmth nënvetëdija sulmon, e kaluara sulmon). Me fjalë të tjera, e kaluara “tokë” (Pakt i Varshavës), kërcënon të përmbytë të sotmen “det” (Pakt i Atlantikut) e njerëzisë që po vegjeton (plazhon, bën plazh) midis rrezikut të kaluarës “tokë” dhe rrezikut që sjell e ardhmja e lirisë “det” (midis Sillës dhe Karibdës). Në kontestin shqiptar liria “det” lidhet lehtësisht me pamporët e mbushur me refugjatë që i ikën aventurisht “tokës” mëmë me çdo kusht, edhe me rrezik jete. Ky është nënteksti i anijes (materie “tokë” që lundron në “det”), por edhe sipas kontestit, mandje dhe sipas tekstit, anija në kuadër është pikërisht një prej atyre që refugjatët sulmuan për ikur nëpër det larg prej tokës (at-dheut/mëmë-dheut), por që ngeci në rërë të bregut për manovra të gabuara të ekuipazhit.

Pamjen e detit e zë kryesisht anija si karkasë përbindëshi metalik pikturuar në tone të errta tokë, në fakt kjo lloj anije është me funksion transporti materiali industrial, jo për trasport pasagjerësh. E vetmja zonë e lirë detare ndodhet në të djathtë të kuadrit, një hapsirë pako gjë, gati një shteg i ngushtë, e mbushur me silueta rras e plas që gëzojnë lirinë si në ethe me brohorima. Por liria jetohet, nuk brohoritet.

Horizonti i të ardhmes është pothuaj krejt i zënë, konkretisht dhe simbolikisht, nga anija e refugjatëve. Edhe zona në të djathtë të kuadrit është krejtësisht e zënë nga një siluetë e zymtë shurdhmemece që duket si nëndetse ose si mur mbrojtës kështjelle detare, e që simbolizon pastër nënvetdijën. Kjo fantazmë e zymtë e nën-it, i bën karshillëk materialit të nëntokës që përmbyt bunkerët dhe kërcënon të pushtojë rërën, duke mprehur skajshëm rrezikun e konfliktit tokë-det, vetëdijë-nënvetëdijë. Dikotimitë (ose dykuptimet) hapen si erashkë cep më cep të kuadrit.

Vështirë që shikuesi i ndodhur në mëshirë të këtij bombardini dikotomish, të mos vetëidentifikohet me plazhistët e ndodhur në zonën qëndrore të kuadrit, e cila natyrshëm i bie të jetë qëndra e zhvillimit të ngjarjes ose bombardimit gjithëarmësh. Në figurat duket sheshit le bonheur de vivre, por njëkohësisht edhe frika për të jetuar në mes kërcënimesh që venë në rrezik këtë bonheur. Edhe vetë rrezatimi i “diellit të ngrohtë” duket si kërcënim i venitur rrezatimi kozmik (ose rrezatimi bërthamor armësh atomike), nga i cili duhet mbrojtur nëpërmjet çadrave të diellit që natyrshëm kanë formën palluqe të bunkerëve mbrojtës. Në fakt të vetmet ngjyra në kuadër disi të ngazëlluara janë disa njolla impresioniste rozë e venitur dhe jeshil-kaltër e venitur (një tjetër dikotimi ngrohtë-ftohtë) e formave të ndryshme konvekse dhe konkave të stofës bombazh të çadrave. Siluetat e plazhistëve - vizionuar nëpërmjet ca penelatave mjeshtërore të hedhura me të parën në stil impresionist - thonë pa lënë asnjë dyshim: bashkë, por gjithsekushi në hesap të vet! (edhe brenda të njëjtës çadër, dmth edhe brënda të njëjtës shoqni ose familje). Pra ka çfar mbrohet edhe në ferr, dmth ka shpresë edhe në ferrin e të qenurit bashkë nën të njëjtin diell të venitur.

Eshtë shumë tregues fakti i dëshmuar prej vetë autorit që kuadri nuk është i sajuar, por i parë në realitet [2]. Meqë nuk është shkrepje fotografike, por një pikture, “realiteti është zbukuruar” me qëllim për të bërë më të dukshëm kuptimim e reales, sureales dhe nënreales. E vërteta është aty gjithnjë e pranishme, pret vetem rastin të kapet, dhe artisti po njësoj pret rastin të kapë të vërtetën, qoftë edhe me shkrepje fotografike. Por rasti nuk ekziston, ekziston indiferenca, edhe kjo e shtirur, sepse në fakt ekziston vetëm frika për të parë. Lum kush nuk ka frikë për të parë në sy realen, që nuk është realiteti, dhe nuk ka aparat fotografik që e kap. Por ka fotograf që pret rastin me aparat fotografik në dorë.

Fund i pjesës së katërt


[1] Bunkierët janë pasojë e tezave të artit popullor i luftimit, i cili pretendonte se mbrojtja e at-dheut/mëmë-dheut, ose shkatërrimi përfundimtar i armikut, arrihet vetëm mbi elementin tokë (dheu). Që toka, ose “Nomos i tokës”, është themeltare në strategjinë luftarake, është tezë e artit popullor të luftimit që mbështetet në eksperiencën e luftës partizane. Karakteri tellurik (tokësor) i figurës së partizanit trajtohet nga Carl Schmitt në librin e tij Teori e partizanit, i cili është një tekst i domosdoshëm për të kuptuar të sotmen, një epokë e karakterizuar nga “armiqsia absolute” (sipas një formulë të Schmitt). Partizani i sotëm është terroristi fetar.

[2] AP: So your paintings observe your surrounding reality?

Edi Hila: This often happens very randomly, on the basis of daily encounters. Certain objects or views clearly stand out from the everydayness. They are characterised by certain aesthetic paradox. They exist visibly in places where we could never imagine them. A good example is the painting “Under The Hot Sun”, used on the cover of the exhibition catalog. One summer day, I visited the beach and the whole scene was just waiting for me there. People were lying on the sand, sunbathing or hiding under summer umbrellas; next to them concrete bunkers from the times of war were emerging out of the ground; and on the horizon was a huge abandoned industrial ship. And although such a scenography seems to be full of internal conflicts, it existed there on that day when I saw it.

https://blokmagazine.com/psychology-of-balkans-edi-hila-in-conversation/


Pjesën e mëparshme e gjeni këtu

1 Like

[redaktuar]

Gjeja me e keqe pas censurimit te Fjales se Lire eshte redaktimi i saj per qellimet e tua, aq me teper qe komentin e kishit lene si cung pa koke e pa kembe. Ndaj meqe I Modhi tha e kapi mesimin dhe besoj se edhe ato tre vete qe e lexojne rregullisht Peshkun e kane lexuar tashma komentin, me mire po e heq fare qe mos ua prish Tabelen e Emulacionit qe iu ka ngelur. Tung edhe njehere.

Komentit tend i kishin hequr pjesen eskrementale me sharje intelektuale ne pozicion galiç mçef mbas ferre, dhe i kishin lene vetem pjesen konstruktive, dmth ate pjese te ushqimit te ngrene prej teje ha e ha e ha dhe akoma te pa asimiliuar, por te disimiluar ne tema siç e ke per zakon.

Xake, ta kam vene gjithmone dhe po ta ve prape…ne dukje :slight_smile: se duhet te jesh me i kujdesshem ne shkrimet qe publikon lart e poshte mbushur me budallalleqe "filozofike, dhe sidomos kur i kthen pergjigje pa edukate personave qe tashme ti e ke kuptuar qe dine dhe vlejne shume me shume se ty.
Gjithashtu meqe protestoje kunder rruarrjes ne komentet e fshira, desha te te them se rruarrja eshte pasterti dhe higjene dhe sidomos ne moshen tende eshte nje domosdoshmeri sociale. Ndaj hiqja nganjehere ndonje brisk vehtes, qe mos te vije e te ta heqe lagjja…

Me pelqeu leximi i kuadrit te Hiles. Me perjashtim te titullit dhe te nja dy a tri radheve qe me bezdisin, ky eshte nje shkrim mjaft i mire i yti, sipas meje. Urime!

Katror, qe ti din me teper se mu nuk ka asnje te dhene tjeter perveç thenies tende.

Mund te jete e vertete qe din me teper se une, por perderisa nuk kemi pare asnje shkrim tendin, per veçse komente mburravece te ketij lloji si me siper, plus komente katunaresh antikomuniste te djathte trumpiste, dhe maskaralleqesh me hapje dosjes te shkrimtareve te Frosinones si shef kuadri ne vaktit, ti rezulton nje koqe-maskarai qe vetem mburresh pa pasur gje ne trajse. Deri atehere ti rezulton se s’ke asnje motiv tjeter perveç zilise, dhe sabotimit te punes te pak veteve qe mundohen te mbajne gjalle Peshkun.

Te kam thene edhe here tjeter: nese ke hesape antikomuniste familjare per te lare me operativin e katundit tend, shko e gjeje ku eshte po ta majti ngambrapja. Te siguroj se nuk e ke as ne Peshk, e as ne Frosinone.

I modho une nuk ulem te shkruaj shkrime si puna jote per dy aresye: e para se mua me pelqen me shume te ndricohem nga brenda sesa te ndricoj nga jashte dhe e dyta se me pelqen me shume ta jetoj jeten time sesa te komentoj jeten dhe vepren e te tjereve.
Nga ana tjeter ti ngaterron informacionin kulturor me zgjuarsine dhe urtesine. Sokrati qe nuk ka shkruar as edhe nje liber ka qene ndoshta me i zgjuar se |Hegeli qe ka shkruar njezet vellime, kurse Odisea qe ndertoi Kalin e Trojes dhe i thoshte Qikllopit se ishte Askushi ishte me i zgjuar edhe se Sokrati, megjithese nuk e kishte lexuar Platonin.
Kurse ti dukesh qe je i gjithe pordhe dhe hic tru qekurse nis te shkruash nje kritike mbi nje pikture pa e pare pikturen me kujdes nga afer, gje qe padyshim te nxjerr ne konkluzione te gabuara. Dhe kur tjetri (ne kete rast une) te ve ne dukje se premisat nga te cilat je nisur jane false, ti ndyshon fshetas premisat ne redaktim, por le te njejtat konkluzione ne te cilat arrite nga premisat e gabuara. Tani cfare do te te them une ty me shume per gjykimin tend dhe diferencat e tij me me timin! Ndaj merri ca gjera ashtu apriori dhe dil matane, se sa me shume e zgjat, aq me shume te zgjaten veshet. Kaq edhe per kete rradhe.

1 Like

Nga pothuajse nje vit qe komenton deri tani ka rezultuar qe ty te pelqen te kruhesh, asgje tjeter, nuk ke motiv tjeter. Kete muhabet se perse ti nuk shkruan e kemi bere disa here, dhe gjithnje jep versione te reja justifikimi. Psh ne versionin e fundit ke thene qe nuk shkruan pa pagese siç benin komunistet, qe ti nuk pranon te besh pune vullnetare sikur beje me urdher te operativit te katundit, sepse ti je antikomunist, je me Trumpin, nuk je komunist me Obamen qe ben pune vullnetare dhe shkruan ne blog pa pare.

Kesaj here paraqit nje tjeter version: se ti nuk shkruan sepse je si Sokrati qe nuk denjon te shkruaje, nuk je si Hegeli qe ulej te shkruante si komunistet e Obames. Ne fakt je ti qe vazhdimisht ndryshon premisat dhe konkluzionet, dhe jo ne nje shkrim siç me akuzon, por ne komportamentin tend. Si gjithnje akuzatori akuzon per te paberat e veta, te akuzosh eshte nje menyre per te qetsuar ndergjegjen tende.

Sa per informacion: une nuk kam premisa dhe konkluzione, ne kete shkrim dhe kudo tjeter. Kam vetem pak parime fikse qe i ndjek me bindje totale ne praktike. Dmth, sipas premisave dhe konkluzioneve te tua, kam paragjykime (aksioma), dhe mbi to kam te ndertuar edhe ideologji, njelloj si operativi i katundit tend. Prandaj shkruaj pa pare ne blog, per te deshmuar edhe konkretisht keto paragjykime dhe ideologji mbeshtetur mbi keto Parime.

E pranoj, po, une paragjykoj dhe ideologjizoj, dhe nuk me rruhet fare se çfar thu ti apo operativi i katundit, apo Sokrati, apo Hegeli, apo kushdo tjeter qofte. Per kete, qe paragjykoj dhe ideologjizoj, mburrem une, kjo eshte vlera ime, dituria dhe inteligjenca ime, te tjerat jane te dores se dyte, ose me sakte te dores se katermbedhjete.

Me keto paragjykime dhe ideologji, eshte shkruar ky shkrim, dhe eshte redaktuar, dhe mund te redaktohet dhe rishkruhet ne te ardhmen, po e pashe te arsyeshme. Çfardo bishta ti mund t’i gjesh shkrimit, dhe ne fakt te gjesh bishta per tu krujte eshte profesioni dhe talenti jot deri tash, nuk ka pike rendesie, sepse kryesorja siç thashe, jane Parimet, dhe gjithçka qe kam shkruar ne blog, dhe pertej blogut, eshte ne funksion te ketyre Parimeve. Te gjithe personet e permendur, kushdoqofte: Jezui, Sokrati, Hegeli, Schmitti, Edi Hila, Katrori, Rrumullaku etj, jane perdorur si material ndertimi bruto per te deshmuar keto Parime. E gjithe seria e shkrimeve per token e detin e Schmitt, ka per qellim final te tregoje qe bota megjithse paraqitet ne forma te shumellojshme, ne thelb ka shume pak esenca dhe parime rregullatore. Pra qe bota ka shume forma, por ka njekohesisht edhe vetem nje Forme: formen e Zotit.

Ndersa Shejtoni kapet vetem mbas formave qe te mohoje ekzistencen e Formes. I shkreti shejton, kruhet vazhdimisht mbas formave:

o xake mos dil ne pune vullnetare si Obama! o xake mos shkruj, se as Sokrati dhe as une nuk denjojme te shkruajme, ne vetem llapim dhe kryejme nevojat fiziologjike! o xake ta hapa dosjen, e di kush je, punon token me traktor ne Frosinone! o xake mos redakto, mos ndrysho premisat dhe konkluzionet: mos bej si bej une, por bej si them une! o xake na e var edhe ne te shkreteve qe na ka lene komunizmi qytrym nga trute e s’dime gje tjeter veçse te bejme antikomunistin trumpistin handikapatin!

apapapa çër komenti t’moth kom shkrujt, çfrytzova Katrorin per te treguar madheshtine time anonime, te Askushit ne Frosinone.

Sipas intelektualit te shquar te mçef galiç mbas ferre kjo fraze e shkrimit:

eshte e pasakte, sepse sipas tij deti ze gati 1/3 e siperfaqes se kuadrit.

Leme menjane lloqet intelektuale, dhe me laps dhe vizor ne dore masim dhe llogarisim sa eshte siperfaqja e detit te paraqitur ne kuader.

Kuadri i veshtruar si imazh ne ekranin e kompiuterit ne opsionin “dimensioni i germave 200%” i matur me vizor rezulton si siperfaqe me permasa 30cm x 19cm = 570 cm2 (centimeter katror)

siperfaqja e permasave te detit rezultojne (duke konsideruar edhe pjesen e detit te mbuluar nga anija):

30cm x 1cm = 30 cm2

siperfaqja e permasave te detit, pa konsideruar pjesen e detit te mbuluar nga anija plus kubin e zi (15cm + 2cm = 17cm gjatesi te matur me vizore), rezultojne:

17cm x 1cm = 17 cm2 siperfaqja e anijes plus sip. kubit te zi

diferenca jep sip. e detit si paraqitje reale (pa pjesen e sip. te nenkuptuar mbas anijes dhe kubit te zi)

30cm2 - 17cm2 = 13m2

------------------------------------------------------------------------------

Intelektuali ngambrapa ferres thote se deti ze 1/3 e siperfaqes se kuadrit.

Le te shohim çfar thone shifrat ngapara ferres:

  1. Nese konsiderojme edhe siperfaqen e pjeses se detit te fshehur mbas anijes dhe kubit te zi, deti ze 1/19 e siperfaqes se kuadrit.

570cm2 : 30cm2 = 19

  1. Nese nuk i konsiderojme siperfaqet ne fjale, atehere deti ze 1/57 e siperfaqes se kuadrit:

570cm2 : 13cm2 = 57

Tani e vura re, ne artikulli i linkuar, qe titullin e piktures ne origjinal “Ne diellin e ngrohte” eshte perkthyer ne anglisht “Under :slightly_smiling_face: The Hot Sun”.

Ka trathti burra!
(Traduttore traditore!)

o Katror i Rrumullaket, kur radhen e ardheshme te dalesh prej ferres ku je mçef ne shesh te burrave per t’i gjet bishta shkrimeve te mija, e ke akoma edhe nje version tjeter superioriteti intelektual: ti nuk shkruan sepse mbron Parime! :smiley:

Lufta qe karakterizon cdo jete njerezore, e pashmangshmerisht jeten e gjithe njerezimit. Jo se thone qe jeta individuale e secilit ska lidhje me te teren dhe nuk e prek ate, edhe kjo frike per te pare/vepruar eshte.

Rendesa qe transmeton piktura e Edit nuk mund te pershkruhej me bukur.

1 Like

Plasi te Peshku. Aman ore Aman , cbehet I flet tjetri sho shokut ne gjuhe kozmike. Oh cu kenaqa…do ti lexoj me nge , moment Pas komenti , mos them rresht Pas rreshti… Ja kjo quhet letersi ne te ardhmen .

Ah se harrova , por gjithsesi Ka lidhje me Titullin e Temes. Vone kam ndigjuar krejt shkarazi te thone : " Merre me uje se lengu mbaroi " se di sa e vertet eshte , por edhe mund te ndodhin gjasa te tilla.

1 Like

ah @Manjola_Tirana nuk e ke idene sa ma ke bo qefin me zemren e derguar, jo per zemren, por per prezencen tende mbas nje kohe shekullore.
Tamam e ardhur prej te pertejmes per te na bere vizite ne kete bote pa zemer, te lagesht, te ftohte.

Interesante , por nuk Ka kthim mbrapa. Popuj , Kombe , Mbreteri dhe Fise qofshin nuk ndahen dot nga e shkuara. Ndofta nostalgjite bejne we njeriu te doje te shkuaren , femijerine. Kjo sepse atehere te gjithe kemi qene te barabarte , bardhe e zi.

komunizmi ka qene vizioni i fundit i Perendimit, mori fund komunizmi nuk ka me vizion tjeter, nuk di te kete vizion tjeter per te ardhmen. Me lajmeroni ne telefon nese gjeni vizion tjeter, deri atehere e vetmja qe mbetet eshte nostalgjia per te shkuaren, meqe nuk ka te ardhme mbetet nostalgjia per Ngambrapen. Sigurisht edhe e tanishmja e trokellimes demokratike te boleve te Marlonit.

I modho , duhet ta dish se komunizmi eshte ideologji. I ke parasysh ato vilat standarte atje tej ne San Francisko , me qindra ne vije te drejte , me ate lulishten e vogel para shtepise , me makinen parkuar ary pari , me Kishen dhe Meshen e se Djeles , dhe njerzit qe degjojne me vemendje psallmet e Priftit te tyre. Ku quhet Komunizmi me Barazine Sociale. Thjesht Lenini flinte gjume mbuluar me velenca ngjyrre kuqerremte ose ne forme shege te djegur. Lum gjyshet me dashurite e pafundme , qe perkundin lehte endrrat mbi djepe ilegale. Lum…