Metafizikë e metafizikës (Pjesë e tretë; kujto qenin, bëj gati shkopin!)

… është një kujtesë shumë e mjerë ajo që mban mend vetëm çfarë ka ndodhur tashmë - i tha Mbretëresha Lizës.

Me këtë shprehje artistike, cituar nga libri Liza në botën e çudirave të Lewis Carroll, Jung ilustron teorinë e tij të Sinkronicitetit. Intuitimin për këtë teori Jungu e pati nga një ngjarje tipike sinkronike ndërkohë që psikoanalizonte një paciente me të cilën kishte mjaft vështirsi, sepse mendësia e saj nuk hante pykë përtej racionalizmit vulgar të shpjegimit të fenomeneve. Një ditë pacientja në fjalë i rrëfeu një ëndërr të sapo parë ku Jung i afrohej dhe i dhuronte një stoli në formën e një brumbulli të artë. Në të njëjtin çast me rrëfimin, një brumbull prej vërteti përplasej në xhamat e dritares në rropatje për të hyrë në klinikë. Jungu hapi dritaren, kapi insektin dhe njësoj si në ëndërr ja zgjati pacientes: “Ja ku e ke brumbullin tënd!”. Pacentja mbeti e shokuar nga kjo ndodhi, dhe prandaj nuk i rezistoi më trajtimit, gjë që bëri të mundur përparimin e analizës. Po çështë më e rëndësishmja, e njëjta ndodhi u bë shkak që Jung filloi të përpunonte teorinë e Sinkronicitetit. Ai intuitoi se ngjarja përmbante një të vërtetë reale dhe me vlerë për tu konsideruar, përderisa arriti të thyejë rezistencën e pacientes kalë karroce.

Janë të mirënjohura në imagjinarin kolektiv ndodhi të ngjashme si realizim i dëshirave - në gjumë (ëndrra) dhe syhapur (parandjenja, vizione) - nëpërmjet koinçidencave lidhur me to në mënyrë misterioze si vështirë të shpjegueshme nga rastësia: personi i dëshpëruar që kërkon punë ose shtëpi dhe gjen rastësisht në stol gazetën e harruar të palosur pikërisht në faqen e ofertës së duhur për punë ose adresën e duhur, ose takim rastësisht në rrugë pikërisht me personin që i hap udhë realizimit të projektit të dëshiruar, rënia në prehër nga rafti i librashitësit i librit të hapur pikërisht në faqen që përmban informacionin e kërkuar (hapja kuturu e librit shenjtë për të vjelë informacionin e dëshiruar është teknikë e përdorur rëndom nga besimtarët). Gjithçka më sipër, urtësia popullore e ka konçentruar në proverbin: “Kujto qenin, bëj gati shkopin!”.

Nuk është qëllimi kryesor i këtij shkrimi të shpjegohet në hollësi teoria e Sinkronicitetit, për të cilën gjëndet boll material në internet dhe biblioteka për kë dëshiron të dijë më tepër. Mund të them diçka në vija të përgjithshme lidhur me problemin e kujtesës ku rreh halli i shkrimit të ndarë në disa pjesë.

Filloj nga kryesorja: kjo teori është e vështirë për tu kuptuar (njësoj si edhe për tu krijuar si teori, prandaj edhe pasaktësitë, hezitimet dhe përdredhjet e Jungut), sepse për besimin shkollaresk - rrënjosur thellë në gjithfuqinë totale të shkakësisë dhe mbizotërimit total të rastit -, janë të pakonceptueshme ngjarjet pa shkak, të cilat janë krejt në kundërshtim me të kuptuarit dhe shpjegimin tonë të botës. Koincidencat e ngjarjeve që janë të lidhura nga kuptime të njëjtë, interpretohen rëndom si lodra fati, si bixhoz, pa llogaritur probabilitetin e ngjarjes pothuajse zero. Sa me lart, ndodh për tre arsye:

1- çështje zakoni: intelekti ynë është edukuar dhe përdorur për të menduar në mënyrë mekanike lineare shkak-pasojë.

2- çështje frike nga e përtejmja (përtej kohë-hapsirës dhe shkak-pasojës), e cila mund të shtojë telashet që nuk janë pak edhe në të përkëndejmen.

3- çështje vështirsie teorizimi: siç do ta shpjegoj më poshtë fenomeni i Sincronicitetit ndodhet në zgrip të kësaj bote dhe të asaj bote (midis botës fizike dhe botës shpirterore, tokës dhe Qiellit, trupit dhe mendjes), e meqë këto janë entitete të ndara, teoria nuk mund të ndërtohet si duhet, sepse nuk mund të ndërtohet mbi humnerë.

Sipas Jung termi “sinkronicitet” përcakton të gjitha rastësitë dhe korespondencat ndërmjet dy ose më shumë persona, ngjarjet, situatat, objektet që nuk kanë lidhje logjike me njëri-tjetrin ose lidhje të rastit, por kanë të njëjtin kuptim dhe domethënie për personin që i shqyrton ose i përjeton.

Jung arrin në këto përfundime nisur nga praktika e analizës së proçeseve të nënvetedijës, ku ndesheshin disa fenomene paralele që nuk shpjegoheshin dot nga parimi i shkakësisë drejtvizore, saktë si sjellja e lëndës në rastin e mekanikës kuantike, e cila ndërkohë zbulonte të njëjtat fenomene në fushën e mikrobotes (të _nën_botës, për analogji me _nën_vetëdijen). Kjo rastësi sinkronike në vetvete është ilustrimi më i mirë për teorinë e Sinkronicitetit, pra nuk kihet të bëhet me magjira ose shtirje falli ose spekulime, si rëndom mund të interpretohet, por për përpjekje mirfilli shkencore. Mirë që Jung mund të konsiderohet nga shumëkush si fallxhor - është modë e sotme ngambrapamoderne të konsiderohet tërë psikoanaliza si produkt artistik letrar -, fakti është se ekziston një praktikë bashkëpunimi shkencor për studimin e Sinkronicitetit midis Jungut dhe fizikanit Wolfgang Pauli. Ky i fundit një fizikant jo dosido, i admiruar pakufi edhe nga vete Ajnshtajni, edhe pse me mendime të kundërta për fizikën dhe botën.

Edhe një rastësi sinkrone tjetër në këtë rast: psikiatri Jung dhe fizikani Pauli bashkëpunojnë për teorinë e Sinkronitetit, që nuk është gjë tjetër veçse një urë që rrek të bashkojë humnerën Zanafillore të krijuar midis psikes dhe fizikes, shpirti dhe trupit, kësaj bote të përkëndejme dhe asaj bote të përtejme, ose sipas hallit të ngushtë të këtij shkrimi: midis matiere dhe memoire (Matiere et memoire. Essai sur la relation du corps à l’esprit, Bergson).

Zbulimi më gjenial i Jungut është se kujtesa jonë përmban jo vetëm ngjarje të përjetuara individualisht dhe kolektivisht të kujtuara si histori zyrtare e dokumentuar (koha historike), por edhe ngjarje simbolike që nuk i kujtojmë (ose i kujtojmë shkeleshko), e të cilat janë ngjarje primordiale që i përkasin eksperiencës së njerzimit të sublimuar në mite (koha mitike). Këto eksperienca të fundit, quajtur “arketipe” prej Jungut, janë modele dhe parime universale.

Përfundimisht, pikërisht këto lloj ngjarjesh dhe esperiencash të fundit ne kemi harruar ose i mbajmë mend gjysma-gjysma nëpër mitologji rrokopujë, dhe kjo është vërtet harresa në kuptimin më negativ të fjales, më e ndyra dhe më shkatërrimtare sepse ne nuk duam t’i kujtojmë, nuk na leverdis t’i kujtojmë. Kujtesa jonë është shkëputur që në Zanafillë nga Arketipi, Parimi, Metafizika e Metafizikës, Kujtesa Sipërane, Kujtesa Origjinale, Zoti me një fjalë, dhe është kjo kujtesa që duhet të rikujtojmë dhe rikuperojmë, dhe jo si kohëhumbur À la recherche du temps perdu ngambrapa kurabieve të gjyshes që vinin erë trëndelinë. Çdo ide, intuitë, zbulesë me vlerë që ka çuar botën vërtet përpara, është një kujtim erë lule mos më harro! i ardhur prej magazes së Kujtesës Origjinale.

pjesa e mëparshme, Pjesë e dytë

8 Likes

Mire Tiku. Tash po du me te pyt per nje dukuri paranormale,per te cilen,a e kam lexu diku,a nigju ne tv,s’e maj men - dikush trashegon permes ADNs memorien e stergjyshit dhe man men me perpikmeri,ngjarje qe kane nodh kur ai s’kishte le hala, para150 vjetesh. Te kete gja te vertete ne kete mesele?

Tiku mos ndoshta ka ndonje kontradite ketu?
Kur thuhet “kujtesa jone” behet fjale per kujtesen e njerzimit si komunitet apo kujtesa personale e secilit?
Keto “ngjarjet simbolike” mos jane eksperienca qe njerzimi i ka trasheguar neper breza nepermjet edukimit te uniformizuar ( mesimi ne shkolla, univ. etj.) dhe qe nuk kane lidhje me kujtesen apo eksperiencat personale ?

fale Zotit qe erdha deri tek kjo shprehje nga fundi i leximit ,

Pjeter, mu be qefi qe kesaj radhe nuk e deletove komentin si here te tjera :slight_smile:

Per kete rast nuk di ç’te them perveçse me duket shume i ekzagjeruar per ta shpjeguar nga pikpamja shkencore me ADN. I vetmi shpjegim “shkencor”, duhet huajtur nga zona obskurantiste mesjetare fetare, nepermjet fenomenit te pushtimit demoniak, qe trupi fizik i nje personi pushtohet nga shpirti i gjalle i nje te vdekuri fizikisht, ne kete rast shpirti i gjyshit flet nepermjet kordave zanore te nipit. Sigurisht ne kohen tone nuk ta pranon njeri, te mbajne per te lajthitur nga trute, formula magjike e Peshkut: “i ke marre ilaçet?, a ke zene dashnore?”.

Por ka nje gje te perafert shkencore; eshte nje vajze psikoteraupete qe trajton “sindromen e stergjysheve”. Metoden e saj ajo e ka perdor ne terren edhe ne Kosove per te evituar pasojat e luftes se fundit.

In questo libro, Anne Ancelin Schützenberger, terapista e analista con oltre quarant’anni di esperienza, spiega e fornisce esempi clinici del suo originale approccio psicogenealogico alla psicoterapia. Siamo semplici anelli in una catena di generazioni, e spesso non abbiamo scelta e diventiamo vittime di eventi e traumi già vissuti dai nostri antenati. Il libro, giunto in Francia alla 15° edizione, contiene interessanti casi-studio ed esempi di “genosociogrammi” che illustrano come i pazienti abbiano acquisito paure all’apparenza irrazionali, difficoltà psicologiche o persino fisiche scoprendo e cercando di comprendere i parallelismi tra la propria vita e quella dei propri avi.

1 Like

Ke te drejte, nuk e kam sqaruar mire. Te falenderoj per verejtjen, sepse me vlen per te korigjuar tekstin, megjithse nuk eshte kaq kollaj nderhyrja se mund te prishe ritmin e shkrimit. Nuk eshte studim, eshte vetem nje shkrim zbavites.

Behet fjale kryesisht per kujtesa personale te personit, por edhe te historive kolektive te shenuara ne analet historike te mesuara neper shkolla. Dmth behet fjale me sakte per kujtesen historike, te kohes historike, te kohes lineare, psh historia e Skenderbeut. Ndersa ngjarjet simbolike bejne fjale per kujtesen mitike, kohen mitike qe nuk eshte lineare, sepse miti ndodhet pertej kohes dhe hapsires (psh miti i Kalase se Rozafes, i sakrifices fli te ofruar qe te mbaje nje ndertim, ndeshet ne Ballkan edhe ne Rumani dhe Greqi ngjashem me tonin, ndersa ne mitologjine indu ndeshet si mit i krijimit zanafillor te botes). Eshte kollaj te keqkuptohet sepse te dy llojet nuk jane te ndara me thike si shpesh kujtohet. Nje prej problemeve ku ngec sharra ne gozhde eshte nese miti simbolik eshte vetem i tille, apo eshte ngjizur nga nje ngjarje e vertete historike me rendesi te tille qe fiton statusin e simbolit, dmth qe disa ndodhi me rendesi te veçante te ndodhura ne kohe historike kalimtare, sublimohen ne ngjarje dhe kohe simbolike e perjeteshme, magazinohen si mite, arketipe.

dafne, un ta admiroj stilin artistik te shkrimit, por nuk eshte e thene qe artistike te jete edhe hermetike, mund te jete e kuptushme edhe ne menyre sinkronike hermetike. Bej ndonje shtese me te kuptueshem komenti se nuk mora vesh gje.

Ja psh shiko sa artistike eshte karikatura me buburec qe ilustron shkrimin ne menyre sinkronike hermetike.

Inkuzicion ,( do rrefehem per "heretizmin "qe me ka pushtuar shpirtin, e pengun qe nuk me hap mendjen …)
Nese e theme ne forme metafore marr nga perditeshmeria , do te ilustrohej ne kete menyre .
Te servohet nje cope torte ,ta provosh . ( per gurmanet rruga gjate ngrenjes gjer tek shijimi i saj kalon neper kete procedure ,Meknizmi i shqisave aktivizohet qe te perceptojne perbersit e tortes qe ne shikim eshte e bukur , kulaitetin e tyre , kombinimin mes perberseve , raportin mes tyre , aromen qe liron ky kombinim dhe per fund shijen qe lene .) Eshte perfekte dhe thua , e arrire . ( por dhe mundesh dhe ta largosh me delikates, nese nuk te pelqen),Pas ngrenejs apo gjate saj mund dhe ta bisedosh , dominonte ky perbers apo ai , shija e manaferes u lirua ne fillim apo fund , kishte apo jo veze.
Por, pas asaj qe ke shijuar si nje cope torte , te kthehesh dhe te provosh perbersit veq e veq duke u ushqyer vetem me arra apo mandel , nje shkop vanillen qe pret ta liroj aromen e saj ,apo kokos me sasi ,nenkupton per mua ,qe ose je i uritur ose nuk dine cka eshte deserti e cka te eshte ofruar .
Ngjajshmeria mes analizes ne torte dhe forum, eshte kjo per mua. Une provoj nje cope torte te re cdo here qe me eshte ofruar dhe me pelqen te jap vlersimin intuitativ apo nga njohuria, qe ne kafshaten e pare qe me jep ndjesia ne te provuar te saj .Me tutje mendoj qe do te duhet te vazhdohet vetem nese je ekspert i fushes .
Atehere te lejohet ,

mire e ke, shum mire e ke thene, por edhe une si guzhinier qe nuk ha torten qe kam gatuar sepse jam ngopur duke degustu miell, gjalp, ereza, kanelle dhe kokos, meritoj te pakten te di se te pelqeu apo nuk te pelqeu torta.

Komenti jot hermetik mund te interpretohet se te erdhi per te vjelle kur arrite tek Arketipi i shkeputur nga kujtesa jone.

Nuk eshte se ka vdek guzhinieri ë, eshte nje menyre te theni hermetike sinkronike, sepse literalisht i bi te nordhi me pare klienti se guzhinieri.

Shune shume bukur e shkruar.
Heretik, e kam permendur nje here ketu ne peshk qe shpesh shikoj endrra dhe me dalin, pjesa me e madhe jane simbolike te cilave ua kam marre doren t’i zberthej simbolet dhe me dalin ne realitet sipas interpretimit. Personalisht e kam quajtur intuite, dhe duke pasur parasysh personalitetin tim kryesisht reflektiv (preferoj te analizoj ngjarjet me shume permes refleksionit sesa arsyetimit logjik), them se intuita eshte me e stervitur tek une dhe kur egoja bie ne gjume, ne endrra me shfaqen proceset e brendshme te trurit, cfare perceptoj dhe perthith vertet nga moria e stimujve shqisore qe na bombardojne gjate dites. A nuk jane keshtu endrrat me te verteta se realiteti?
Nje profesor dikur me thoshte se neuronet e kores se trurit kane aftesine “per t’u shnderruar ne antena”, dmth hera heres i nenshtrohen fushes elektromanjetike qe na rrethon dhe te zberthejne valet elektromanjetike ne perceptime shqisore (p.sh. tinguj apo imazhe). Kjo, sipas meje, mund te kete te beje si me endrrat parathenese te se nesermes — ku cdo mendim perfytyrohet si nje vale elektromagnetike qe emeton nje frekuence te caktuar ne hapesire dhe regjistrohet ne rrjetin/koshin kolektiv te mendimeve dhe ne saje te raporteve qe krijon ne kete rrjet (Akashic records termi i miredegjuar ne ezotericizem) percakton dhe rrjedhojen e neserme te ketij mendimi, duke u shfaqur ma s’pari me imazhe simbolike ne endrra — ashtu edhe me njerezit qe shikojne imazhe inekzistente ne realitet psh ata qe pretendojne se kane pare fantazma: ky fenomen eshte vecanerisht me i shprehur ne zona me fushe manjetike me te fuqishme, si psh ne veri, neper keshtjellat angleze, njerezit shpesh shprehen se kane pare fantazma.

Ndersa sa i perket injorimit/harreses qe njerezia me koshience u ben ketyre fenomeneve duke quajtur pothuaj cdo shfaqje te pashpjegueshme rastesi, i ftoj te njihen me nje skizofren cfaredo qe degjon zera e sheh haluciancione MË SE REALE ne gjendje krejt zgjuar (pra, cka sheh, degjon e ndjen skizofreni jane ngjarje, objekte dhe krijesa vivide e te prekshme qe nuk i imagjinon, por i sheh me sy, degjon me veshe e i ndjen ne lekure, ashtu si neve ne enderr qe gjithcka na duket realitet gjersa zgjohemi). A e mohojme dot ekzistencen e atyre “demoneve” qe sheh e degjon skizofreni vetem se i prodhon truri i tij i crregulluar dhe nuk gjenden ne realitetin normal qe prodhon truri yne?

Meqe ra fjala tek mollakuqa ne foto, simbolika e saj me sa di ka te beje me nje sinjal qe te dergon Mother Mary. Jo me kot quhet Ladybird. Interpretohet si shenje pozitive.

sjell mbaresi edhe ne anet tona, ka pas qene edhe nje kenge femijnie qe kendohej duke e mbajtur nuse pashke (lidhje me lady mary) ne maje te gishtit:

nuse pashke fluturo,
se te erdhi burri,
burri nga fshati,
nusja nga Berati.

e me pas nje ulerime gezimi kur nusja fluturonte.

ilustrimi eshte nje karikature e nje iraniani qe ka fitu çmim te pare. Eshte me shume kuptim, e ka te gjithe shkrimin brenda dhe me teper.

Pa provo ta interpretosh.

Ndersa per komentin me siper mund te them ndonje gje me vone.

Mua me duket si fytyre njeriu prizmi mbi te cilin qendron nusja e pashkes. Ajo eshte mbi koken e tij, perben nje insekt fluturak, ndoshta flet per subkorteksin a mendjen tone. Kur njeriu e humb toruan, ne shqipet themi: t’ka ik bleta?

“God doesn’t play dice” A.E.

eshte e vertete qe ne disa shtete kristiane Ladybird lidhet me Virgin Mary (Marienkaefer ne gjermanisht - bubureci i Marise). Por ne disa te tjera, mesa duket edhe andej nga Irani nga eshte autori i piktures, eshte nje shenje qe nje enderr ose deshire e jotja pritet te behet realitet, fatin.

ai prizmi, ne fakt, eshte nje “dice” - zari (qe hidhet pershembull ne tavell - nje nga zarat me sakte). Pra eshte simbol i rastesise.

ne pikture, insekti qe simbolizon realizimin se shpejti te deshires, ose fati dhe zari qe simbolizon rastesine jane si nje trup i vetem. ky njejezim simbolizohet nga fakti qe njollat e zeza te insektit jane prezantuar si pika te zarit (si vrima me sakte po ta vesh re mire tek flatrat e insektit) qe i nxjerr numrat ne menyre rastesishme - at random. biles edhe fakti qe eshte vetem nje vrime ne te gjitha faqet e zarit, te kujton apo simbolizon njejezimin.

E mendova njehere si zar…pastaj thashe, po cne me 2 faqe te njejta. E vura re dhe faktin qe njollat e zeza jane njesoj si vrimat e zarit por nuk po e beja lidhjen. Flm gjithsesi.

You are welcome!

Aspak !
kaq pak duhet te te kuptohem ketu ? Kaq konfuze reflektohem ? Nga erdh kjo ide qe kur aritta tek Arketipe ,une "volla " do te ishte njejte sikurse te mohoj gjithe evulucionin e njerzmit gjer ne gjenezen e saj ,vetem pse me duket barbare apo vulgäre pergjate linearitetit kohor.

Ne te verteete ,kur erdha tek citati i fundit kur arketipe llogaritet si dicka e neglizhuar ,une u lehtesova …

sipas meje , ( aq kupon, kjo mendje shkreta !!) po te zberthehej ne praktike kjo , nese bie ne dore te ndonje avokati mbrojtes sharlatan ( e aq me shume nese ky zbulim gjenial ka vule -teori- e jo hipoteze, )arsyeton dhe mbron cfardo krimi te kryer si pasoj e subkoshiences qe rrejdhe nga kujtesa e formes se Arkepidit e jo koshidences .

prandaj , kur erdha tek fraza [quote=“InkuizitoriMoth, post:1, topic:2422”]
Kujtesa jonë është shkëputur që në Zanafillë nga Arketipi,
[/quote]

morra fryme letesishte dhe thash , fal Zotit…!

Thene ne pergjithesi , shkrimi ishte i arrire .njejte si nje cope torte te mire qe pasi ke provuar, per gjithe diten e mbetur nuk hane tjeter gje qe mos te ndrrosh shijen qe ke ,por cfare ti besh qe mund te ndodhe klienti eshte tip kompleksativ …?

…aq sa mundohem te kuptoj nga analiza qe ke bere per njejezimin ,nenkupton qe fati merr dy forma , rrokulliset si zari ne prezence te dores dhe fluturon ne kohe dhe hapsire ne dore me dore ,si Marienkaefer ?
Ka nje te mire kjo , sepse tregon shperndarje , shtrirje ,e jo nje pike …

kete duhet te kishe kap fort, prej ketu fillohet te zgjidhet lemshi, por siç duket ti e kujton pikture, ne fakt eshte karikature, pra shtjellon idene nepermjet parodise.

Ne te vertete duhet filluar analiza nga sfondi toke-qiell qe imiton sfondin e piktures surrealiste (xixe ku je mer burr?!) qe me qellim sfumon token dhe qielli duke i bere njesh, pa vije horizonti, per te krijuar atmosfere sureale ose metafizike (term i perdorur prej surealistit t’modh de Chirico). Me fjale te tjera te krijoje kontestin e “hapsires” te ideve platonike, ekzistuese pertej kohes dhe hapsires reale. Por gjithnje duke ruajtur konceptin e qenies dyfelore qiell-toke ne forme abstrakte, sureale, jo reale, perfaqsuar nga dy fele zar-brumbull. Gjithshtu edhe nje parodi tjeter kuptimplote: ne sfond ngjyra e qiellit shkembehet me ngjyren e tokes, e cila paraqitet ne ngjyre qielli te thelle ajror, ndersa qielli eshte ne sfumature te bardhe me gravitet toksor.

Ne kete atmosfere metafizike paraqitet nje zar real si forme, por sureal absurd sepse ndryshe nga zari real qe ne çdo faqe (6 faqe) ka nje numur te ndryshem ne faqe te ndryshme shprehur ne pika, zari jone sureal ne dy faqe ka nga nje pike, pra te njejtin numur bixhozi, dmth eshte zar absurd, sepse nuk ka kuptim te hidhen zaret pa pas mundesi te ndryshme ndodhish. Hidh zar, del gjithnje nje pike. Zhduket rasti, zhduket fati.

Siç thash, meqe ndarja reale toke-qiell nuk ekziston me qellim ne kuader, funksionin e saj e kryen ndarja dyfelore midis zar poshte mungese fati dhe nuse pashke fluturo! lart tek fati i moth. Tani nuk eshte e veshtire per te kap idene, pothuaj jua kam dhene llokum ne goje. Beni perpjekje ta kompletoni vete, dmth gatuani vete gjellen me ingredientet qe guzhinieri jua ka bere gati. Duke u lodh pak, duken me te shijshme gjerat. Pranej un bej guzhinierin, dhe jo klientin.

shif si krijon atmofseren metafizike Dali:

shif Yves Tanguy qe e ka me te dukshem kete tipar: