Ndërroi jetë albanologu Robert Elsie

35 postime 2343 shikime 2 tetor 2017 në 10:03 e paradites
Alba2265

Gjynah burre I mencem.te na kete lene uraten e Faleminderit per c’ka beri per ne.

pemaa

E vertete shume

Br3dharaku

dhe te mendosh se media shqiptare qe trajton dasmen e x apo y per 1 muaj te tere, e njohu punen e tij shume vone dhe shume pak, i vuri gazetaret ne pune per nje shkrim te hajrit per te sot. Po kjo eshte gazetaria shqiptare; shkruan per ate qe duan te lexojne njerezit (tm shkaba)

Pjer

Per çdo shqiptar, ky lajm eshte nje lajm i hidhur, ne humbem nje mik te vendit ton. Do ishte ne nderin e qeverise shqiptare, te çonte perfaqesuesit e saj ne varrimin e tij.

vlora

Ne nje portal qe pashe lajmin, m’u duk se me shume lajm perbente fakti qe kishte qene gay( ëhëë e dinim neee) duke i meshuar me fort"partnerit te jetes" sesa faktit qe nderroi jete

Fikret

Rrespekt.

Also, Fuck Fuck Fuck :frowning: Tom Petty died. :frowning:Sad sad day

Vlonjat

Faleminderit squaro qe e nxorre ketu si njoftim. Vertet nje humbhe e madhe per shqiptaret. Po degjoja nje interviste te tij sot te faqja e tij e fejsbukut dhe vertet ta kishte qejfi te degjoje. Njeri i urte, punetor, dashamires ndaj shqiptarve dhe shume modest.

squarepusher

me sa thuhet neper media, ka lene amanet te varroset ne Shqiperi.

Vlonjat

Do te ishte ne nderin e shtetit shqiptar ti bente nje ceremoni dinjitoze ( nqs vertet ka kerkuar te varroset ne shqp) dhe ti ngrinte nje monument. Edhe Meta, ne ndryshim nga jar hajdari, ta nderoj me medalje sepse aq sa ka bere ky per shqiptaret nuk ka bere as akademia e shkencave bashke ngrenesit e farave brenda saj. Mjafton te shikosh kerkimin per gjuhen dhe dialektet e shqipes ne ballkan ( me harte ) e kupton fare lehte se shqiptaret jane autoktone. Shpresoj te marr nderimin e merituar.

Kthupi

Jari i ka dhene “Medaljen e Mirenjohjes” ne 2013 ne mos gaboj.

Ingeborg

Une di qe kishte qene cifut.:grimacing:

vlora

Pak rendesi kane te dyja. Per ne rendesi kane cfare ka shkruar:slight_smile:

ACDC

Ngushellime familjes !
Shqiperia humbi nje nga miqte e saj me te medhenj.

InkuizitoriMoth

per ne nuk ka rendesi as çfar ka shkruar!
Pse keq jemi ne per miriada tonelata me germa, pikpresje, presje, apostrofe, etj, qe nga koha e Buzukut e deri ne epoken e Peshkut?

Pjer

A ka noi lajm per varrimin e tij.

del-ta

ti alba shqiptare qënke!!! allah, allah,

korriku

Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i ndruheni prozhektorëve?
Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’i shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.
Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t’ju takoja. Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?
Çdo njeri ka interpretimin e vetë për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t’i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t’i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç’është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu.
Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.
Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë?
Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë.

Dhe anonime?
Pjesërisht po, pasi është autori ai që bëhet i njohur kurse përkthyesi jo. Thonë që është një punë kot sepse mundohesh për diçka dhe nuk fiton asgjë por unë them që është edhe kënaqësi. Për mua është kënaqësi.
Ku është kënaqësia, për shembull?
Ndjej kënaqësi kur arrij ta përkthej në mënyrë të duhur. Është si një llogaritje matematikore. Kur del shuma përfundimtare dhe nuk ke bërë asnjë gabim gjatë rrugës, kënaqesh. Kështu është edhe përkthimi. E shikon një faqe, dhe fillon bën vlerësimin, kjo frazë shkon mirë, kjo duhet ndryshuar etj. e vazhdoj dhe e ripërpunoj derisa në fund të del diçka e përkryer dhe vetë ndjehesh i kënaqur.

Si fillim dua të ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni në Shqipëri këtë herë. Librat që ju do të promovoni kanë fjalorin historik të Shqipërisë dhe Kosovës në shqip dhe anglisht. A mund t’i shpjegojmë shikuesit se çfarë janë këto libra?
Këto libra dolën në anglisht kohët e fundit, është një kolane librash që përfshin çdo vend të botës dhe mua më ngarkuan me hartimin e një botimi për Shqipërinë. Quhet fjalori historik i Shqipërisë dhe Kosovës por në fund janë më shumë si leksikë, enciklopedi të përgjithshme me të dhëna jo vetëm historike por edhe të kulturës, ekonomisë, gjeograsë etj. Unë fillova me vëllimin e Shqipërisë. Më vunë një ku që duhej ta bëja këtë vëllim jo më shumë se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakënaqur. Më tha “Nëse ecim kështu, vëllimi i Shqipërisë do të dalë më i madh se vëllimi i Rusisë” megjithatë e pranoi dhe në fakt doli më i madh se ai i Rusisë, kjo enciklopedia e Shqipërisë së vogël.

Por që në fakt në këtë enciklopedi Shqipëria eshte e madhe. Çfarë përfshin enciklopedia, përfshin data, ngjarje, personazhe?
Po, i përfshin të gjithë. Persona historikë, persona publikë, politikanë por kryesisht janë gura historike të historisë shqiptare, ngjarje etj.

Çesk Zadenë po shoh në këtë libër, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e përmendje historike?
Kam mbërritur deri në vitin 2010. Në llim të librit kam bërë një kronologji të historisë shqiptare që shkon deri në vitin 2010. Ёshtë njësoj si historia e Shqiptarisë, me data kështu që kush interesohet për historinë e Shqipërisë mund ta gjejë tek ky libër në shqip dhe anglisht.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, pra përmenden ngjarje, vend. Deri në cilin vit?
Prapë deri në vitin 2010. Në fakt ky është botimi i dytë për Fjalorin Historik të Kosovës. Unë isha shumë i gëzuar që botuesi pranoi që të bëhej një libër për Kosovën pasi Kosova, në atë kohë kur bëra vëllimin e parë, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte flamur dhe problemi ishte se çfarë do përdorej për kopertinën e librit. Tani në vëllimin e dytë, kemi kopertinën me flamurin e ri të Kosovës.
Të gjitha figurat që mendoni se do t’i interesonin një personi që do të informohet për Shqipërinë dhe Kosovën, ju i keni përfshirë në këto libra. Si e ndërmorët ju këtë vepër? Është një vepër e madhe që zakonisht e bëjnë Institute të tëra ose që do duhej ta bënte shteti shqiptar.
Është i madh, kërkon një farë përgatitje pastaj, pjesa tjetër është një punë e rëndomtë, është mbledhja e të dhënave, informim, kujdes nga keqinformimi. Është diçka që arrihet ngadalë- ngadalë. Unë në fakt habitem sa i trashë ka dalë por duket që ka shumë gjëra brenda.
Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë. Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju bën të bëni libra kaq të mëdhenj?
Mbase është histori e gjatë, por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin tim në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetëm për të, por edhe për studentët e tij.
Dhe kështu, jemi nisur për në Shqipëri një grup prej 20 studentësh në vitin 1978. Ishte një gjë e rrallë për ne të hynim në Shqipëri pasi Shqipëria në atë kohë ishte si Koreja e Veriut sot, d.m.th zor të depërtoje.
Si ishte të hyje në këtë vend në ’78? Për mua ishte shumë interesante. Madje kam qeshur me vete se më dukej vetja sikur isha në një film Hollivudian dhe nuk e mora shumë seriozisht anën politike, as tabelat, propagandat. Ju mendonit se po bëhej shaka, nuk ju dukej e vërtetë? Jo por thjesht nuk e mora seriozisht, më tepër me ngjante si film. Por ishte shume interesante.

Ju kujtohet diçka që ju ngacmoi atëherë apo diçka që ju çuditi?
Kishte shumë gjëra, ishte një vend absurd, gjithë vendi ishte absurd por njerëzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri në çfarë mase i merrnin seriozisht vetë njerëzit por gjithsesi e kuptonin që jetonin në një realitet tjetër.

Ju qëllonte që të takonit shqiptarë që midis tyre flisnin për këtë gjë?
Jo haptazi, jo. Më vonë ky takim që nisi në 1978 u bë takim i përvitshëm midis Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave dhe vinim çdo vit në Shqipëri për 2 javë. Gjatë takimeve dhe udhëtimeve, llova të interesohesha për shqipen. Nuk e dija fare gjuhën vec fillova, në atë kohë, madje edhe në Gjermani, llova të mësoja gjuhën më seriozisht.
Ku e mësonit shqipen në Gjermani?
Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjishtshqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte.
Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen?
Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit pasi kosovarët flisnin më lirisht.
Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipërinë?
Shumë, shumë.
Ju ku ndiheshit më mirë?
Në Kosovë, pasi ishte më perëndimore, më normale. Në Shqipëri nuk kisha mundësi të flisja lirisht me njerëzit. Unë flisja me zyrtarët, të cilët ishin shumë të dashur, mikpritës por prapë ishte një farë frike, që të pengonte të flisje lirisht.
Po tani flitet lirisht në Shqipëri?
Po, qartë. Tani nuk ka problem, njerëzit flasin, madje nuk pushojnë së foluri fare. I thonë të gjitha, nuk mbajnë sekrete.
Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme
Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson.
D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.
Edhe tani që flasim kështu është si në kohën osmane?
Po, po.
Po në Kosovë, është e ngjashme kjo gjë?
Nuk di, nuk kam patur këto probleme në Kosovë. Natyrisht që Kosova e para 20 viteve është e ndryshme nga Kosova sot por mua më duket se njerëzit janë njësoj, shqiptarët aty apo këtu, me pak ndryshime, në thelb njësoj janë.
Po për të kuptuar gjuhën që flitet në Tiranë dhe gjuhën që fliitet në Prishtinë, keni probleme apo është njësoj?
Po, këtë doja të thoja. Unë shkoja në atë seminar të gjuhës shqipe në Prishtinë për të mësuar, pasi aty flisja lirisht, por ata isnin diçka që për mua nuk ishte shqip. Për një student që mëson gjuhën letrare, që përpiqet të zbulojë të gjithë lakimet e gjuhës, dhe del në rrugë e ballafaqohet me një gjuhë tjetër, është shumë e vështirë dhe unë nuk kuptoja asgjë.
Ky ishte një problem shumë i madh dhe më pengonte shumë të mësoja gjuhën sepse nuk i kuptoja njerëzit fare. Kjo ishte në fillim sepse tani i kuptoj madje i kuptoj edhe arbëreshët tani.
Edhe arbëreshët i kuptoni?
Po, tani po, por mbaj mend në Prishtinë, kur isha student, kisha dhomë studenti të cilën e ndaja me një arbëresh nga Kalabria. Nuk e kuptoja fare- fare se çfarë thonte. Ai ishte me mendimin që iste shqip dhe unë e dëgjoja me vëmendje por nuk e di nëse fliste italisht apo shqip.
Besoj, ju i keni takuar tani arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët e Bullgarisë, shqiptarët kudo janë. Pra, keni takuar shqipen kudo është. Ka akoma të përbashkëta apo secili et shqipen e vet?
Është një gjuhë e përbashkët që kuptohet por ka elemente vendore që ndryshojnë dhe shyqyr që janë sepse kjo është pasuria e gjuhës, janë ndryshime. Unë gëzohem shumë për dialektet e shqipes. Kam një projekt në internet me incizime të shqipes dhe çdo herë që udhëtoj, që shkoj nëpër fshatra të ndryshme, marr një mikrofon me vete, si gazetar siç jeni ju, dhe incizoj, kryesisht çobenjtë sepse ato asin një gjuhë të pastër kudo që janë. Më interesojnë shumë ndryshimet gjuhësore midis vendeve dhe për mua kjo është pasuria më e madhe e gjuhës.

InkuizitoriMoth

Ktu i paska bo qefin @BeluliXVI, por edhe kinofileve te blogut qe ju duket realiteti si film francez me ngjyra pa bojna. Prandaj e prure kete interviste Korrikse?

InkuizitoriMoth

ta kalojme ne vend te pare, sepse Bruce Willis eshte i forte vetem neper filma Hollivudi qe i pelqejne antikomunistit ACDC dhe grupit sektar komunist kinofil te Peshkut!

korriku

e solla per kete

Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme
Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson.
D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.
Edhe tani që flasim kështu është si në kohën osmane?
Po, po.

Pjer

A ka noi lajm se ç’u be me varrimin e Robertit.

InkuizitoriMoth

Korrikse, e ke per justifikim per shok Enver-Nexhmije kete paragrafin e albanologut, apo si?

Neqoftese nuk e ke per justifikim, po mir o Korrikse, ti dhe albanologu e paskeni kuptu nga vjen vesi i kafeines se albanezeve, por a keni ndonje recete? Kush eshte receta jote dhe e grupit kinofil, se akoma nuk e kemi kuptu mir? Eshte e majta luksoze franceze kinofile qe shef filma ne realitet godard ku ben pjese edhe albanologu ngambrapa qe nuk pi kafe ne Ministri?

He me shprehuni i her e mire qe te shpetoni edhe vete, e kushedi na shpetoni edhe neve fashisteve qe pime kafe ne Ministri me Musolinin dhe Hitlerin!?

korriku

ky pretendon te kete bere vetem perkthyesin e gjuhetarin. (Vlera e tij qendron vetem ne propagimin e letersise / folkorit / artit tone ne anglisht, per mua). Por zoteria objektivisht a subjektivisht ka futur turinjte ne historine e shqiperise ne interpretimin e se ciles eshte bere faktor, pa pas kompetence e si i tille ka bere demin e zakonshem qe na ka shkaktuar pikeveshtrimi anglosakson sahere perfshiheshin politikisht me ne.
Keshtuqe gjembi eshte koherente ne pelqimin qe jep.

InkuizitoriMoth

kjo eshte pergjigje e komentit tim?

korriku
Alba2265

Kabimi I tij I vetem eshte se hulumtimet e tij historike te cilat kane per qellim te verteten (e cila me shume nuk na ben komplimente se sa na ben) ,bien kondra me ato te historiografise m-l te cilat kane per qellim kilikosjen e krenarise kombetare pra ngopjen shpirterore te shqipove me luge bosh.

korriku

ne radhe te pare ai nuk eshte historian. Nen kornizen e gjuhetarit e prkthyesit nuk mund te beje percaktime qe i takojne historise. Nje problem me amatoret ta zeme eshte psh. subjektiviteti ngarkon e periudha ku jetojne: Jo pa shkak bota perendimore nuk hap te gjykoje llogarira historike personale vetem pas nje periudhe te caktuar “ftohjeje”. Kjo sa per kundershembull ndaj amatorizmit.

anon64581289

kush ja u jep patenten historianve vetem te merren me historine ?

korriku

nuk e kam pergjigjen mbi “patenten” per te cilen pyet por dime qe vete Elsie nuk ka studiuar per histori por as pohuar te jete historian.

anon64581289

ata qe studiojne Histori, jane studentet me te dobet ne fakt. nje nxenes me ambicje nuk merret me histori hiç, por me nje lende me te frytshme. shkojne neper keto lendet historike, ekonomike, sociale, artistike, etj, studentet qe nuk kane bythe te merren me shkencat ekzakte.
duke filluar nga kjo, historianet nuk eshte per t’i vleresuar dhe as t’i marresh si shembuj apo si mjeshtrat e asaj me te cilen merren. as nje gje s’varet nga ata. historine e shkruajne fitimtaret, eshte thene.

keshtu qe nuk ka rendesi lenda qe ka studju dikush, por VEPRA te cilen ai len. kjo vetem ja jep ose jo madhesine autorit te saj. asgje tjeter.

ps: dhe diçka pa lidhje me historine, ky vendosi te varroset ne shqiperi por edhe te merret me punet shqiptare, per te ngel ne histori. asnje shanc nuk do te kish t’i permendej ndryshe emri, ne vendin ku ishte rrit. tek ne edhe mendon se do ta kete nje shanc te tille.
per vete nuk besoj, por ku i dihet.