Ngrirja e depozitave kufizon ujin për mijëra


#1

Ngrirja e depozitave mbi pallatet, pas disa ditesh temperaturash nen zero ka sjelle nje problem te ri per mijera banore ne zonat e uleta te pamesuar me keto temperatura. Per shkak se uji vjen vetem me orar (3 here ne dite ne Tirane), banoret kane vendosur depozita ne tarracat per te patur uje edhe kur ujesjellesi e nderpret, qe eshte shumica e kohes. Por tani qe depozitat kane ngrire uji nuk arrin te ngjitet ne to, as te zbrese. Gripi ka mbyllur shkollat per te pakten 10 dite, dhe sa mire se me temepraturat qe zbriten deri ne - 9 ne Tirane, e - 13 ne Korce, eshte e veshtire te imagjinosh sesi do qendronin femijet ne ambientet e pangorohura. Keshtu qe, sidoqofte, femijet jane me mire ne shtepi. Ku nuk ka uje vecse me orar, dhe duhen mbushur bidona e legena. Nje detyre me te cilen femijet mund te ndihmojne. Keshtu qe:

Kanacet u rifuten ne jetet tona. Muslluk nuk kam patur por do interesohem.


#2

Kjo lloj dorake - më e vjetër se rrota, se plugu dhe se vegja (sigurisht prej balte vendi dhe jo plastike kine) është simbol i gjenisë primitive njerëzore që e konsumonte ujin me nikoqirllëk, se e kish të pakët dhe të largët, pra të çmuar. Si rrjedhim tradicional, ideja e sterës gjirokastrite… si përçudnim modern, ideja e depozitës mbi çati që çahet nga ngrica!

Sa për musllukun, fillimisht të duhet pusi, më tej bahçia dhe para së gjithash, napa freatike… Zor se i mbledh të gjitha bashkë në Tiranën e sotme…


#3

Dite qe e nxorren lakuriq realitetin shqiptar!


#4

Banoret e pallateve te enverit ne Tirane dhe shumicen e qyteteve te Shqiperise s’kane qene pergatitur ndonjehere per kete lloj te ftohti, sepse s’mbaj mend te kete bere ndonjehere ky lloj i ftohti. I zuri te gjithe ne befasi. Shyqyr qe s’jetoj ne pallate enveri :). Tani te vene mend e te marrin te gjithe nga ato veshjet per tubat qe shiten. Po bejne namin ata qe i shesin tani per tani. Po shiten njelloj si anti-freeze-i makinave. Problem do te jete me depozitat. Ishalla nuk behet i pervitshem ky lloj i ftohti.


#5

Kisha kohe qe nuk e kisha degjuar me kete fjale. U desh peshku te na e kujtonte :blush:


#6

Nji here ne 100 vjet mooo


#7

@Shkab Cka ka lidhje mungesa e ujit me te kujt jane pallatet?!


#8

Morpo ktyne ju gjindet dermani, po mos na ngrije gjethja jeshile thuj
se kushedi sa i shko çmimi japrakut ne Evrope :smile:


#9

Pallatet pas kohes se enverit jane me depozita te stermedha te vendosura brenda bodrumeve te pallateve, dhe kane pompa te fuqishme, enkas per ate pune, qe e cojne ujin me presion te kenaqshem deri ne katet me te larta, ne cdo apartament. Kjo mundeson uje 24 ore dhe nuk ngrin gje. Ujit i behet dhe kontroll me kompani pastertie uji, per te pare nivelin e baktereve, dhe u vihen filtra a ku di une per cfare na i marrin ato leke administratoret. Pallatet e enverit s’kane gjera te tilla, jane te lidhura direkt me kanalet e ujesjellesit, qe nuk con dot uje me presion as ne katin e dyte. Per kete arsye, secili prej tyre vendos pompa me vete, ose paguajne disa apartamente per nje pompe. Shtojne me vete, qe i sajojne e qe cojne uje deri tek depozitat ne tarrace, te cilat mund te ngrijne.


#10

Uji vjen me orar vetem 3 here ne dite ne Tirane, thote. Te gjitha llafet tjera, me depozita pompa pallate enveri, bijne poshte para kesaj.


#11

Une nuk e di sa here vjen, sepse s’ia ndiej asnjehere mungesen ujit. Na ka ikur perkohesisht vetem kur ka pasur riparime. Por e di qe keta te pallateve te vjetra, ia ndiejne kur nuk kane depozita.


#12

Kur ta do puna ti e di edhe orarin e ujit ne Kolumbi ose ne Nigeri, ndersa nuk e dike qe s’ka uje ne Tirane, ne vitin 2017. Nja 12 vite ishte kryetar i Tiranes ky mooti qe ti e do shume.


#13

Robo, une po te them qe iken uji per pallatet e enverit. Nuk po te them qe s’iken. Nuk po them ate qe thua ti se po them, por te kunderten e asaj. Dhe ate qe ti thua se “e dua”, une e kam thene qe eshte me i mire se avdalli qe vuri Berisha, dhe kete s’e kundershton dot njeri. Une s’dua njeri. Keshtu qe, nese do te gerricesh e s’ke se me ke, shko fut ndonje shkop me gjemba ne bythe, se une s’ta kam ngene.


#14

kur isha une ikte rregullisht (si gjithmone, si para 16 vitesh), edhe uji, edhe dritat hera-heres. Po nje kusheri me ka thene qe nuk ikin


#15

Po pse me bredho vertet ikte uji ne tirane? Une mendova se.po talleshe ti, dmth doje te nxije realitetin e shkelqyeshem te tiranes. Na paska marr ne qafe propaganda!


#16

E lexon mo bredho daullen? Deri te pragu jot shkon shqetesimi. Cfare ndodh me tutje s’eshte problemi im. Perkundrazi i fusin dhe nje buzeqeshje skuthlliku katunaresh shqiptaresh. Une jam me mire se ai, ha ha ha. Bejne sikur nuk e dine qe me shume se 50% e popullsise vazhdon e jeton akoma ne keto pallate. Nejse keta jane ata qe e bejne me rradhe me ata te tjeret ngjyre blu. 8 vjet njeri pastaj ndryshojne pozicion dhe ia fut 8 vjet tjetri. Keta jane te lumturit e shqp.


#18

Po shyqyr o, se do kishin ngel pallatet e edit pa shit :smile:


#19

Po te kishin mbledh banoret e Tiranes ato leke qe kane harxhuar per depozita e pompa, e ti kishin investuar ne nje sistem te ri ujesjellesi, do kishim ujesjellesin me modern ne Ballkan, nuk do kishim probleme te tilla me ngrirje tubash e zhurme pompash, e plus do kishim kursyer nje qerre me leke


#20

Thote tipi qe e quan enverin patriot te modh :smile:Nashi te ka bere vaki te mendocvse gjithe ato depozita uji perbejne rrezik per shendetin publik?


#21

Edvin Kristaqi deshtoi ne stopimin e renies se temperaturave. Po te kishte parasysh tezat e nje ish eksponeti te larte te PD,per rritjen e cilsise se diellit,sot nuk do te ishim ne kete gjenje.