Njeriu që “nuk dëgjon nga ai vesh”

… shkencat natyrore dhe filozofia moderne janë si dy fragmente të një tërësie të humbur, njëri zhvillohet drejt objektivitetit, ndërsa tjetri drejt subjektivitetit - T. Burckhardt, Shkenca moderne dhe urtësia tradicionale.

“Nëse një pemë rrëzohet në pyll dhe askush nuk është i pranishëm, a bën zhurmë?” është një pyetje provokuese gjërësisht e njohur dhe në modë si koan zen. Më pak i njohur është fakti që këtë pyetje (e formuluar ndryshe) e ka shtruar edhe peshkopi Berkley. Aspak i njohur është fakti se kjo pyetje, në dukje snobe e markës new-age meqë me origjinë lindjelargase, është thelbi i filozofisë së shkencës, madje edhe diçka më tepër - në fakt shumë më tepër -, është pikëprerje e sferave të disiplinës së shkencës dhe filozofisë.

Në pamje të parë duket si pyetje që merr përgjigje lehtë, mund te bëni një test provë me persona që ju rrethojne, 100% e garantuar që do merrni përgjigjen pohuese: “Po!”. Kjo sepse rëndom konsiderohet bota rrethuese si objektive, me ekzistencë të pavarur nga ndërgjegja jonë, alias koncepti i materializmit objektiv të hasur rëndom në librat shkollore të marksizmit atëbotë, krahas me kritikën kundër idealizmit subjektiv të përfaqsuar nga peshkopi Berkli. Vetëm se në librat e marksizmit, përveç informacionit që Berkli ishte peshkop, asnjë sqarim dhe informacion tjetër më tej (as presorët e universitetit nuk dinin më tepër, mos e fol për ta lexuar në origjinal). Kusurin e bënte imagjinata, peshkopi Berkli me raso të zezë fsheh armë nën altarin e kishës si bashkëpuntor i diversantëve mirditorë.

Në fakt Berkley ishte më i rrezikshëm se diversantët, parë që filozofia e tij i kundërvihej totalisht materializmit më tepër se çdo filozofi tjetër dhe me argumentë po aq legjitimë sa të materializmit. Nuk është në qëllimin e këtij shkrimi të tregojë vlerën e Berkley, mund të them vetëm se jo kot me emrin e tij është pagëzuar universiteti i famshëm homonim. Për më tepër jo më kot peshkop, sepse peshkopit i takonte të mohonte si kundërpedal ekzistencën e materies në mes lulzimit të Iluminizmit. Peshkopi Berkley, në kritikën e tij kundër shkencës të sapo brohoritur si shpëtimtare nga Iluministët sapo në modë, mbronte idenë që gjërat ekzistojnë përsa janë të perceptueshme (Esse est percipi = qënia është të qënurit i perceptueshëm), pra që ekzistojnë vetëm perceptime ndjesore të gjërave, në plan të fundit e tërë bota reduktohet në ndërgjegje subjektive (tamam e kundërta e rabinit ateist Marks). Në kontestin e këtij shkrimi, sa më sipër do të thotë: nëse një pemë rrëzohet në pyll dhe asnjeri nuk është pranë për të dëgjuar, atëherë nuk bën zhurmë.

Dhe në këtë rast, krejt të veçantë dhe me shumë vlerë, nuk bëhet fjalë vetëm për spekulim filozofik, por njëkohësisht edhe për hulumtim shkencor, sepse edhe nga pikpamja shkencore rezulton se pema që bie e vetmuar në pyll nuk bën zhurmë. Sipas shkencës së akustikës rënia e pemës prodhon vërtet dridhje të ajrit, por vetëm një sistem dëgjimi mund të absorbojë këto dridhje nëpërmjet veshit dhe t’i përkthejë në tinguj në sajë të trurit. Kjo do të thotë se një fenomen objektiv nuk ndodh nëse nuk vëzhgohet nga ndërgjegja subjektive, ose thënë ndryshe se ekziston një ndërlidhje midis objektit dhe subjektit, një e vërtetë tashmë banale e verifikuar prej kohësh në mekanikën kuantike. Mandje në fizikën moderne subjekti dhe objekti, subjekti vëzhgues (ndërgjegja) dhe objekti i vëzhguar (materia), humbin qënësinë e tyre esenciale në favor të relacioneve midis tyre. Iluministët janë duke u kthyer përmbys në varre prej zhurmës së zbulimit shkencor të fizikës moderne: nuk ekzistojnë gjëra, por ekzistojnë vetëm relacione midis tyre, i cili përfundim tejkalon skajshmërine e mohimit të materies të peshkopit Berkley.

Prandaj koan-i në fjalë është me shumë rëndësi, sepse dëshmon ekuilibrin potencial midis meditimit filozofik dhe hulumtimit shkencor, që filozofia dhe shkenca rrinë bashkë si komplementare. Thënë kjo idealisht dhe potencialisht, sepse realisht janë në konflikt midis tyre dhe punojnë çdonjëra për hesap të vet (tezat “filozofi për filozofi”, “shkencë per shkencë” - ekuivalente me “art për art”), duke e nxjerre botën pa kuptim dhe absurde. Kjo gjëndje është pasojë banale e aplikimit Iluminist të aksiomës së kryesofistit Protagora nga Abdera: “Njeriu është njësia matëse e të gjitha gjërave”, që sipas kontestit të këtij shkrimi do të thotë se “pema nuk bën zhurmë” nëse nuk ka njeri aty pranë, ose thënë më skajshëm: nëse njeriu nuk ekziston.

Po sikur të ekzistojë Dikush Tjetri që dëgjon pemën kur bën zhurmë?

4 Likes

nje sistem degjimi? ca mund te jete per shembull?

Zoti, biri im, Zoti. Prandaj shkronjat e medha.

-Radari.
o squer o trim i marre, u perleshe me radare:stuck_out_tongue: .:rofl:

4 Likes

verejta pak hezitim prandaj kerkesa per sqarim. a thua ka mberrit ajo kohe ku te flasesh per zot/a duhet me e ‘mcef’ pak :grinning:

prurja me pelqeu shume. keep up the good work!

interesant shkrimi ! -me thene te drejten disa shembuj aty sikur te kujtojne filozofet e vjeter, tip Hegeli…
nderkoh ne pergjitshi mu duk sikur ky shkrim verteton nje nga tezat baze te Nitchez, ate qe permendet shpesh ketu.:smiley: , por natyrisht ne nje kontekst krejt tjeter.

ndersa fundi skishte si te ishte ndryshe pervecse zgjjidhjes permes teorise se famshme dy-felore :smiley: , e cila duam a sduam ne, eshte nje fakt !
vec me beri pershtypje gjuha, dmth menyra e bute dhe subtile qe autori ka zgjedhur kesaj radhe per te shprehur edhe njehere teorine dy-felore.:slight_smile:

1 Like

jo vetem kaq, por Zoti eshte per vete i mçef (por jo i mçefet). He per he zbulohet indirekt, sepse direkt nuk eshte peshe qe mbahet. Po te shfaqet te ze epilepsia, ky ka qene interpretimi mesjetar obskurantist i semundjes se epilepsise, shef shkreptima e bjen per toke me spazma e noflla shternguar.

2 Likes

Falemneres, komplimentin e ke bere shume te madh dhe prekes. Pergjigjen me vone se tani kam ca pune.

1 Like

me disa nuanca post-moderniste, do guxoja te thoja. :grinning:

1 Like

Dileme qe mbart pikepyetjen qe mundon fiziken teorike aq shume sa nuk e zene ne goje. Sipas hebreut Ajnshtajn ( emer I tmerrshem prej shtandartfyhreri SS ne filmat sovjetike) materia shkakton deformime ne hapsire-kohe. Prej kesaj lind pyetja: A mos valle ekziston vetem nje hapsire-kohe e deformuar vende-vende, dhe ne keto deformime I perceptojme si materie?!!!
Mosha ime peshkopet i njihte si minj librash qe studionin shume. Ishim te lodhur prej filmave me diversante, ku peshkopi ishte nje bicim kapteri qe mirmbante magazine e armeve te bandes se Pjeter Mustakuqit, te cilin jo vetem qe sigurimi i rruajti b…ishtin, por edhe komenton ne paqe tek peshku…
Dilema papritur behet trileme me tre pikepyetje egzistenciale qe vene ne diskutim te vertetat qe njohim si te tilla.
1- materia egziston
2- materia nuk egziston
3- po mua, c’me duhet?

Mqs peshku mesatar nuk eshte peshkop mendoj se pergjigja eshte tek filozofia e paperpunuar e arixhinjve te cilet pasi bejne nje jete te shendetshme plot me abuzime ne dashuri dhe raki, vdesin 40 e ca vjec, pa e care koken per ceshtje qe mundonin peshkopet dhe marksistet dhe I detyronin te kalonin vitet e gjata te jetes se vetpermbajtur me gjume te shqetesuar.

Ne nje taban me folklorik poplli filizof shqyptar ka deklaruar: larg syrit larg zemres! Dmth po s’te pashe te harrova apo nuk ekziston.
Kurse Shen Kozmai si njeri si qerrata qe ishte perifrazoi: Pa vene doren ne plage nuk te beson perendia!

pavarsisht pyetjeve filozofike qe ngrihen, nuk ka rendesi nese e ndigjon apo jo njeriu, fenomeni dhe zhurma ndodhin sipas ligjeve te fizikes,


XII

Planeti që vinte më pas, banohej nga një pijanec. Kjo vizitë qe shumë e shkurtër, por ajo i ndolli princit të vogël një pikëllim të madh.

-Çfarë bën ti atje? - i tha ai pijanecit, të cilin e gjeti tek rrinte i heshtur përpara një sërë shishesh bosh e një sërë shishesh plot.

-Pi, - u përgjigj pijaneci, i ngrysur.

-Po përse pi? - e pyeti princi i vogël.

-Që të harroj, - u përgjigj pijaneci.

-Që të harrosh, çfarë? - nuk i ndahej Princi, të cilit kishte zënë e po i vinte keq për të.

-Për të harruar që më vjen turp, - iu rrëfye pijaneci duke ulur kokën.

-Turp nga se? - e pyeti prapë princi, që deshte ta ndihmonte.

-Turp ngaqë pi! - u gjegj pijaneci, që u mbyll përfundimisht në heshtjen e tij.

Dhe princi i vogël iku e shkoi me një pikëpyetje të madhe në kokë.

«Të mëdhenjtë qenkan vërtet shumë, po shumë të çuditshëm», - thoshte me vete në udhë e sipër.

Antoine de Saint Exupéry, Princi i vogel

3 Likes

ashtu eshte Pjerdh, ti vazhdon te pjerdhesh, “nuk ka rendesi nese e ndigjon apo jo njeriu, fenomeni dhe zhurma e te pjerdhmes tate ndodhin sipas ligjeve te fizikes”.

Pa pervojen e senzacionit, ideja s’ka asnje shanse dmth?!

Ndersa ideja (ose idea?!) eshte e supozuar te jete e pavarur. S’ka te kuqe, por ka vetem ide te se kuqes, ose ska zhurme por ka vetem ide te zhurmes, etj.

Megjithate nje i verber nuk e ka idene as nocionin e ngjyrave, as nje i shurdher per zhurmat.

Eshte e veshtire me e shpjegu gjithçka me nje koment, por duke i rene shkurt: sipas Berkley nuk ekzistojne ide, ekzistojne vetem perceptime, gje qe ti e ke kap sakte, urime. Pra sipas Berkley gjithçka ne bote eshte perceptim, e ne plan te fundit gjithçka ne bote eshte perceptim i Zotit, nuk ka as ide as materie. Operacioni eshte grandjoz, megjithse tejet reduktues (ndoshte per kete arsye). Gjithashtu prioriteti i perceptimit berkleyan karakterizon natyren anglosaksone, e nga kjo pikpamje Berkley eshte anglezi me i moth, pasuesit angleze mbas tij e degradojne vizionin e tij ne skeptiçizem (me origjine sofistet helene, Protagora). Kete gje ka kap Beluli kur permend Niçen qe “nuk ka fakte por vetem interpretime te fakteve”, qe eshte nje degradim akoma me i metejshem si anarki puro, rikthim te Protagora dhe sofistet, kunder te cileve luftoi Sokrati, person i urryer nga Niçeja, konsideruar si degraduesi i shpirtit helen, njesoj si konsideronte Jezuin degradues te shpirtit hebre.

Ky koment vlen edhe si pergjigje e premtuar me lart per @BeluliXVI

Fotonet kur jane nen observim sillen si materie, kur nuk ka observator te jashtem jane vetvetja e sillen si vale:

http://photonterrace.net/en/photon/duality/

Prandaj dhe pema nuj rrezohet ne pyll, pasi matrix nuk ben rendering kur ska observator, e jo me te bejne sound effect

Qendron si arsyetim brenda mikrobotes kuantike, problemi eshte se makrobota ka komportament tjeter sepse ka organizm tjeter, dhe nuk mund te transplantosh gjera te mikros ne makro dhe anasjelltas, siç ja mundojne snobat new-age. Pra problemi si gjithnje eshte i dy feleve, ne kete rast mikro dhe makro jane komplementare, gje qe deri tash nuk eshte arritur te vertetohet megjith perpjekjet per Teorine e Gjithçkaje. Ajshtajni e pat kuptuar kete, dhe ne fund te jetes se tij u perpoq pa sukses te lidhte mikron me makron, nuk honepste dot mekaniken kuantike, me gjith rezultatet e saj ne praktike.

Kjo eshte ne makro e ne mikro, jemi ne nje bote virtuale, simulim. Dicka te duket rreale se te genjen truri.