Me shume gjasa? Kur them une qe ti te njeh me mire se c’mund te njohim ne veten ti perdridhesh me keq se ato qe na sjell links.
Une nuk perdridhem por ve Gjoksin Gjembi. Ti si mendon a mund tte biesh dakord me ndonje Minister qe mund te vere Edvini?
kemi dhe variatin tjeter, i ka kapitalizmi keto. Si ta preferojne!
Sigurisht qe mund te bie. Une shoh individin jo Edin. Psh mendoj qe zv. kryeministrja mund te ishte me mire si ministre Ekonomie, e jo Beni i Hermes mesues Anglishtjeje me Ph.D. per energjine.
Po hajde o gjembi protesto , se ketu online te jepni uje ne bisht te luges te gjithe per gjithcka.
Eshte e pamundur Gjembi sepse Ministrat jane e duhet te jene njerez politike per te krijuar stabilitet politik ku te vazhdojne reformat. Perderisa ti nuk veton Edvinin politikisht me te drejte nuk mund te aprovosh zgjedhjet e tij politiko ministrore.
Vetem ne Shqiperi degjon gomarlleqe te natyres pse nuk vihet minister ky intelektual apo pse nuk kemi ministra teknike apo teknicien per faktin qe Shqiperia eshte ne hapat e para te Demokracise e nuk e kupton Demokracine.
I je qepur Ahmetajt si Turku Meneres…eshte nje i pa-afte po aq i pa-afte Sa LEka Meksi, Gramoz Pashko e Genc Ruli e Ilir Meta e Pandeli Majko e Fatos Nano, ne Ekonomi…per fat Poltikat ekonomike ne Shqiperi diktohen nga FMN dhe Banka Boterore
Shqiperia vend i sigurt i origjines, ça duan shqipot qe kerkojne azil ne BE!?
Po cfare te bejme tjeter online? Te demaskojme me emer, mbiemer, fotografi bisedat private te njerezve? Ate pune ja kemi lene Tironcave.
S’ka te beje shume ajo nese jane te njejtet apo jo. Dinamika eshte tjeter, jane ne role te tjera, mund te japin me shume (ose me pak) ne rolet e reja. Ndonjehere ndryshimi i ambientit te rigjeneron, te jep mundesine te punosh me mire. E vetmja gje qe eshte e sigurt eshte qe s’mund te perdorin me LSI si scapegoat, tani i kane te gjitha ne dore vete. Cdo deshtim apo sukses duhet t’i atribuohet vetem PS. Mbi te gjitha duhet te kete kerkese llogarie, si nga brenda ashtu dhe nga opozita. Po kerkese llogarie pe verteti, jo te ankohesh pse dergon policine te Koha Jone e ta perdoresh si justifikim qe gjasme po ben opozite. Po qe se Koha Jone ka bere shkalle jashte standartit dhe pa leje, kjo s’ka pse te jete ceshtje politike. Ama po qe se Tirana permbytet me nje cm shi, atehere po kerkoi llogari Lali Erit se ka 2 vjet ne ate pune dhe mund te bente dicka per menaxhimin e ujrave, sado te vogel. Ne ke takat dhe fonde beji te dyja, por po qe se duhet te zgjedhesh, perpara sheshit Skenderbej une do merresha me kanalizimet.
Po meqe je aty afer leja dhe politiken e qeverine Tironcave, c’te hyn ne xhep atje ku je apo ke halluon ne korce
Ate ne fakt duhet ta beni ju qe jetoni atje, ne protestojme per gjera qe na prekin jeten ketu. Shqiptaret pergjithesisht kane 1000 justifikime pse gjerat nuk shkojne mire ne jeten e tyre, qofte ne Shqiperi qofte kur jane ne vend tjeter. Nuk po e them per ty personalisht, e kam vene re disa here, madje jo vetem albo por lindore pergjithesisht. Mbase na bie nje cike me shume ne sy me shqiptaret sepse me ata komunikojme me shpesh. Mund te kete te beje fakti qe ne komunizem cdo gje pritej nga partia e te duhej leje edhe per te marre TV, keshtu qe ai sensi I te qenit i pavarur dhe zot i vetes apo te ardhmes tende akoma nuk eshte ngurtesuar. Edhe kjo lloj tollovie ku kryetari i Partise lejohet te uzurpoje 100 kompetenca, ku kryeministri lejohet te behet vete vali, vete kadi e askush nuk ngre zerin qofte edhe formalisht, mund te lejohet ne nje ambient ish komunist si Rusia, Shqiperia apo vendet e lindjes, (te gjitha e vuajne kete lloj ambienti ne nje menyre a nje tjeter). Eksperienca e ka treguar qe kur ngrihet zeri mjaftueshem gjerat mund te ndryshojne (protesta e armeve kimike si shembull). Tani ti mund te nxjerresh teori dhe justifikime plot per te kunderten edhe une mund te te sjell shembuj dhe studime plot per kete qe po them, por perfundimi sipas mendimit tim eshte po i njejti; nese kerkon ndryshim nise punen vete pastaj kerko ndihme.
Nuk kam ardhur ketu te pyes ty apo ndonje tjeter se cfare duhet te bej apo cfare me hyn ne xhep. Po meqe do ta dish e te te sqaroj qe te flesh rehat: pavaresisht se vete jam ne Amerike (qe eshte si shpirt - TM Fiqo), kam ende familje e njerez ne Shqiperi. Dhe na qan zemra ende per vendin ku kemi lindur. How about that?
Sipas nje dokumenti te brendshem te policise Hollandeze, te botuar ne gazeten De Telegraaf Policia Holandeze i kerkon Qeverise te rivendose vizat me Shqiperine pas rritjes te frikshme te krimeve te kryera nga Shqiptaret 18 muajt e fundit.
Po dhe ne s’kemi ardhur ketu te degjojme ideologji politike nga njerez irrelevant ne politiken shqiptare.
Po hajde edhe voto, kur te jene votimet e hiqni dore nga tradita e qarjes se shpirtit, e pranoni verdiktin e shumices.
Po nuk rregullohet Shqiperia se do jete Minister i Ekonomise Ahmetaj Provinciali apo Ridvan fshatari.
Shqiperia ka rruge te gjate per te dale nga qarku i varferise qe vec te huajt mund ta ndihmojne ta kaperceje. Ka vende qe vene Ministra ekonomie biznesmene te suksesshem e te sprovuar por Shqiperia se ka akoma kete lluks. Kete veme Minister ekonomie Vilma Nushin apo Gimin e RedBullit.
Ne se te qan zemra per vatanin hap nje Cerdhe, financo nje Infermeri a kontribo ne ndertimin e nje Ure a rregullimin e nje rruge apo ndertimin e nje lulishteje me ca stola.
Sa mire e the, kur Evropa lindore po vuan nga te njejtat siptoma , si mund te dale Shqiperia me e zote qe ka 25 vite valevitet si balone tabake ne gjeopolitiken e rajonit te Ballkanit , njehere mire me gjermanin , njehere me italianin , njehere me turkun , njehere me samitin islamik, njehere me ameriken ?!!!
Sa me te perparuara kane qene ato vende gjate regjimit komunist,kane pas mundesi levizjeje , bashkpunim me rajonin perreth , ndersa ti 50 vite kufinje te mbyllur s’dije c’behej verdalle e tani na beni krahasime tranzicionesh e procesesh demokratike.
Une s’pres asgje nga partia e qeveria, mjafton te mos me vrase rrugeve , te kem mundesine te bej biznes , te shkollohem e jam ne rregull. Te gjithe ata qe shajne njeren apo tjetren qeveri , ta garantoj me 100000000 % qe nese do i propozohej nje vend pune i perafert ne administrate te gjithe me te njejten forme do te abuzonin , ketu s’ka shenjtore !
Me te rendesishme dhe efektive mund te ishin binjakezimet me institute akademike,fonde investimesh,accelerimi i startupeve ne fushen e tech,lobimi per te hapur fabrika manufacturing per konsorcium te medhenje e shume te tjera sesa cerdhet ,stolat dhe urat meshiruese.
#rilindja ka kaq kohe qe thote do te mundesojne emigrantet deshtake si puna ime qe te mund te votojne. Por sic duket ju relevantet nuk e keni shtyre shume.
Pse te mos dale Shqiperia me e zonja? Pse duhet te marresh per krahasim Evropen Lindore? Qellimi nuk eshte te behesh si Rumania, eshte te behesh si Gjermania, ose te dytet pas saj . If you want the moon, you have to reach for the stars. Domethene per mua, ambicja duhet te jete me e madhe, por edhe ky nje huq tjeter shqiptar; kenaqen me pak. C’t’u jape Partia medemek, e njejta mendesi. Prandaj them shpesh qe e keqja me e madhe e komunizmit nuk kane qene vrasjet e njerezve, cdo regjim ka cenet e veta ne ate aspekt. E keqja me e madhe eshte qe vrau njeriun, individualitetin, forcen krijuese, etj. Dicka aq e mire shoqerore sic eshte vullnetarizimi per te ndihmuar njeri-tjetrin u be mjet i sanksionuar nga lart, pastrim pallati cdo 2 jave.