PS voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

E paskan perjashtuar nga Partia .what’s next ?internimi ne selenice Te vlores ?:blush:

Liqeni, arrestimi nuk ka per qellim qe te penalizoje te akuzuarin moralisht dhe shpirterisht. Nga ana juridike, ai eshte vendosur, qe ai, i akuzuari, te mos asgjesoje provat dhe deshmimtaret, ne momentet e para te hetimit, qe jane thelbesore.
Per rastin konkret, duke qene se provat jane spontane dhe nuk ka kallezim, prokurori ka gjithe te drejten te hap nje hetim kryesisht dhe sidomos per te kerkuar zhveshjen nga imuniteti, qe eshte nje korrace ligjore e atille, qe do ja bente hetimin shume te veshtire, deri te pamundur cdo prokurori.
Llafet e tjera tuajat pastaj jane thjesht politike.

Vetem kriminelet kane frike nga drejtesia!!!

2 Likes

Ju tregoj gabimin më të madh të Ilir Metës

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”. Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë disa ditë më parë. :face_with_raised_eyebrow:

1 Like

E pabesueshme !!! Hanemja e pare sapo inkriminoi burrin e vet .Presidenti I Republikes ka ditur per drogen por ka mbyllur site.Dereliction of duty I akuzuar by none other than gruaja e vet :blush:

Kishte ulterior motive, per stabilitetin e vendit. I falet.

Kjo dekllarate eshte grounds per doreheqje .ti e din per drogen por kthen koken nga ana tjater .per cfare te ka vene populli aty ty ere ?

Nga ana tjeter ishin depot e thesarit te shtetit. S’mund t’i bejme te dyja, o do ruajme thesarin o do ruajme hashashin. Ka rregulla puna.

1 Like

Te huajt bejne Gallate me Shqiptaret, Ambasadori Lu nuk po flet, Shqiptareve duhet tu kthehet dinjiteti Deklaron Mona…e me te kthy Dinjitetin Mona e Kaptinmodhit, Ymer Ymer.
Se cdel karta e nacionalizmes sa here del ndonje Hrushov, Brezhniev a Trump ne Horizont, nga ata qe vjedhin Shqiptaret e parate ja u ruan nacionalizma e globalizma off-shore.
Nderkohe zoti Trump sjell Emisaret e Fbi se afermi. Inkriminoni njoni tjetrin se nuk keni ku shkoni…ene Italia ene USA…po mbajne hapur vetem nje dereBurgu.

Pse mer Saje Qorri do ju shpetoje te gjithe juve kur keni Bahcete e Partive te mbushura me kufoma… Dritan Prifti me sekretarin e vet…Kosovari Hoxha me Qazim Tepshin…Trebicka me Olldashin…plus Mirat e Xhikeve … te Vraret e 21 janarit me kalamojte e Gerdecit …tamom HALLOWEEN BAHCE

Me duket e ke keqkuptuar. E di gjithe bota qe kultivimi i droges eshte aktivitet qe lulezon ne Shqiperi. Mund te quhet i inkriminuar nese e dinte psh per kushot e Tahirit por jo qe e di qe kultivohet droge ne Shqiperi.

Nuku e di po hanemja e thote e zeza ne Te bardhe :ai eshte po aq fajtor sa Edi Rama.nese ajo I ben thirrje Rama ik se do Te heqim zvarre I bie qe edhe burri I saj po aq fajtor Te iki.

1 Like

keto jane pyetje qe askush nga analistet e tv-te te shumta nuk ka per t’ja bere ndonjehere.
Maksimumi do e pyesin per marrdhenien ne dhomen e gjumit me presidentin, per dieten, per llakun dhe per ngjyren e flokeve qe perdor

Nese duan te heqin meten ,ky eshte momenti.i akuzuar nga gruaja e vet :grinning:

kauri sikur ka ligj qe nuk deshmon dot kunder burrit/gruas apo e kam gabim?

Gruaja dhe burri nuk I detyron dot te deshmojne kondra njeri tjetrit jo se nuk lejohen,ata s’jane kaure ,jane bektashinj.pastaj gruaja ka deshmuar vete pa ia kerkuar njeri.:grinning:

Shume me mire qe ndodhi keshtu , Saje Qorri do hyje qe do hyje mrena , diskretitimi , kjo na intereson , " skeni pare gje akoma " tha , Rama u terhoq menjehere , diskretitimi , kjo eshte, hyn nuk hyn ne burg , e crendesi ka kjo , ama quhet Saje droga deri sa te vdese.

Si shkruante kadareja dikur"…nje ze I fliste ne trurin e tij prej fshatari,Hekuran hekuran keshu do ta pesosh edhe ti si te gjithe ministrat e brendshem te ketij vendi…"

Po pra, kshu thoshnin dhe sekretaret e partise , provat jane spontante ( fjala spontante nenkupton dicka qe ndodh si resultat i nje impulsi te menjehershem , pa plan) dhe merrnin njerez ne qafe burgjeve.

Fatkeqesisht, per sekretaret e partise se punes dhe kushurinjte e tyre ajo kohe ka ikur, provat jane prova, nuk mund te jene spontante dhe dyshimet jane dyshime, jo prova. Tjetra, vetem kushot e Saliut mendojne se mund te kete prova pa hetime por duke u bazuar ne media! Hetimet nuk jane prova dhe prokuroria eshte e lire te hetoj sa te doje, nje deputet nuk ka imunitet ndaj hetimit, kane vetem imunitet ndaj arrestimit, kontrrolit personal e te baneses. Kjo nuk perfshin rastet e kapjes ne flagrance apo korrupsionit qe nuk ka nevoj per autorizim nga parlamenti.

Si qenka politike te dalesh ne media e te thuash qe per Tahirin ka leshuar flete arresti Italia ndersa sot thone qe parate e droges jane ne banken e tij? Si mund te thuash pa piken e pergjegjsise qe drejtori i policise ka dhene doreheqjen e eshte i implikuar ne provat e prokurorise ? Si mund te thuash qe prokuroria te arrestoje edhe Ramen se ka qene ne dijeni te Tahirit qe bente transport me kamion te hashashit? Po mire kaq sylesh i dine njerezit keta vemjet e medias… Po shqiptaret e kane heq ne kurriz te tyre kete gje nuk presin prokuroret e eplepave qe tu tregoj. Thellohu shok Thellohu!

Personalish me duket absurde per parlamentin te vendos per arrestimin e nje deputeti apo jo, kete gje duhet ta vendos gjykata dhe prokuroria duhet ti drejtohet asaj direkt pa patur nevoje ti drejtohet parlamentit. Por, te kerkosh arrestimin e dikujt, ta besh fakt te kryher dhe pastaj ti drejtohesh gjykates te vendos nese do ta mbash dike ne burg apo jo eshte absurditeti me i madh. Kjo te lesh te mendosh pervec qesharakes, qellimin kriminal te kesaj tentative. Keta donin gjyq publik, donin foto me prangat, metode e sekretarit te partise kjo, asgje e re per syte dhe mendjen e njerezve ne shqiperi.

p.s. arrestimi eshte mase sigurie individuale or mik, nuk eshte mase hetimi dhe nuk ka lidhje me provat e mbledhura, ruajtjen dhe pasurimin e tyre. Ajo eshte pune e prokurorise. Plus qe hajde e provoje qe dikush arrestohet se dyshohet se mund te prish provat.

Saje kamionisti… deri sa te vdese :stuck_out_tongue:

Pastaj, ja ke 20 vjet Edi droga dhe cfare e gjeti 4 mandate ne Tirane e 2 ne Shqiperi (deri tani).

Eshte nis , po i ka dal i pune rruges. S’po shohim as Pjerin verdalle te na jape ndonje thashethem pecogrossos Bruxeli