PS voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

Vallai na surprizoi Rama.
Ne pritshim Sali qenefin ne burg, ky shkoi e ra vete mrena :frowning:

saimir

3 Likes

Edi Rama e di që hetimi i Saimir Tahirit është vetëm maja e ajsbergut, dhe se kjo çështje, më shume se politike, do t’i kthehet atij në çështje ligjore. Edi Ramës do t’i dalin lidhjet e tij okulte me botën e krimit që para ardhjes së tij në pushtet. Një hetim i plotë dhe i gjithanshëm do të nxjerrë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por e kalkuluar, e programuar, zbatuar dhe mbikëqyrur nga vetë ai. Në një fazë të caktuar hetimesh, do të dalë që e gjithë qeverisja e tij, kanë qenë një skeme e përkryer kriminale; e krijuar dhe drejtuar prej tij. Saimiri, Damiani, Mimi dhe shumë të tjerë, kanë qenë veçse aktorë në këtë skeme. E di, se hetimet do të hapen në të paktën tre kontinente.
Në media u njoftua se Rama ka kontaktuar kompaninë avokatore te ish-Drejtorit të FBI, Louis Freeh. Zoti Freeh është një personalitet i drejtësisë penale të SHBA-ve.
Në kushtet ku pritet të ndodhet Edi Rama, rekrutimi i një kompanie të tillë, është këshilla më e vyer që dikush mund ti ketë dhënë atij.

Me 1 Nentor fillon Vetingu me Adriatik Llallen, Zaganjorin dhe Deden e Kushtetueses.
He si mendojne Shoket do i dalin te paster keta Partise, se jane ushtare te besum te kaptinmodhit te Mones e Salih Qenefit???

Nejse une po iki i cik se duhet me protestu ne Filadelfia kunder Haki Droges mos na Kanabizon Shtepine e Bardhe e na e bo Shtepi te Gjelbert.

Ruju President Trump nga Hakia, please :pray::pray::pray::pray::pray: Hakia te bo me qesh po tymose nga dahoni i tij…

Vetingu? Ja pyesni kete amerikanin e peshkut, eshte e vertet qe prokurori nuk merr dot vize per ne SHBA? Eshte e vertet qe LU akuzoi si pengesen me te madhe te reformes ne drejtesi prokurorine?

E kishte harru zoti Trump emrin e ushtarit te gjore amerikan te rene ne front. Paska arritur dhurata e Hakise ne Shtepi te Bardhe.

ky Rama do jete Lolo i Saliut, se ndryshe si e perjashton Sajmirin nga partia vetem nga tekat e Saliut, per lojen politike te Saliut.

ky derdimen edhe ne burg ka per borxh te shkoje vetem per Saliun.

po kush do i beje festat e Pezes pastaj mo?

Nese nuk paskan me imunitet deputetet, pse ekziston Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin?

Këshilli shqyrton kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti, në përputhje me nenin 118 të Rregullores dhe nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të ndaluar ose të arrestuar, sipas nenit 119 të Rregullores.

https://www.parlament.al/atribut/keshillat/keshilli-per-rregulloren/

Nigjo mu tashti,me ndryshimin e kushtetutes,deputeti nuk ka imunitet persa i perket hetimit. Me ate paraardhese,prokuroria nuk lejohej te vinte nen hetim nje deputet pa lejen e parlamentit. Pasi i hiqej imuniteti,prokuroria hetonte rreth deputetit dhe nese grumbullonte prova,kerkonte nje mandat tjeter per arrestimin e tij. Ky lloj imuniteti per t’u hetu deputeti,nuk egziston me,prokuroria kerkon leje parlamentit vetem per mandat arresti. Qarte?!

me thene te drejten nuk ka faj Sajmja. -keta rilindasit vazhdojne traditen e tyre te vjeter , ku ne kesi rastesh gjyq i vertete quhet ai qe te ben Partia… nese te shpall Komandanti dhe partia fajtor, armik i popullit etj, ka mbaruar ajo pune ! -gjykata normale nuk vlen per keta !

Pjeter, dakort mund te jete keshtu sic thua ti. Nuk pretendoj te di te gjitha ligjet dhe rregullat. Nese eshte keshtu sic thua ti, pse ne rregulloren e vete Kuvendit thote qe ky keshill (qe ka dhe “imunitet” ne emer) jep autorizimin per fillimin e ndjekjese penale (OSE arrestimin)? Une jam gje e trashe por me duket se ky autorizimi per fillim ndjekje penale eshte e njejte si me heqjen e imunitetit.

te te perjashtoje Partia, eshte denim me i madh se te hysh ne burg. Nuk je me pjese e tepsise apo kazanit. Humb vlerat, nuk ta var kush.
Ne burg hyn e del biles behesh dhe deputet prape. Po njolla e Partise, ajo ngelet

3 Likes

time to cut out the middleman…

Neni 73

  1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
  2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.
  3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
  4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.

nqse e ke fjalen per kete rregulloren e brendshme te Kuvendit, nuk e ke te sakte.
Heqja e imunitetit votohet, sic dhe u votua ne rastin Tahiri ku lotet e gezimit zevendesuan ato te frikes

10-23-2017 11-32-34 AM

Deklarata e bërë sot nga kryeministri ishte një vetëgjygjësi. Ai deklaroi se “kryepolicët” Artan Didi dhe Haki Çako ishin zgjedhje direkte e ish-ministrit Tahiri. Gjitashtu deklaroi se nuk kishte komunikuar asnjëherë në telefon me ta, madje nuk ju kishte as numrat e telefonit! :joy:

Neni 118 Heqja e imunitetit të deputetit
1/1. Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale. Vendimi i Kuvendit për kufizimin e imunitetit është pjesë përbërëse e Rregullores si aneksi 1 i saj.

  1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

…edhe Mustaf Nano qenka inatosur me Samirin,por jo pa permendur edhe Berishen

Unë nuk e kam hiç të zorshme që të them se Tahiri ka qenë një palo zyrtar. Këto ditë, kur tha se “nuk keni parë gjë akoma”, m’u duk edhe palo burrë, pasi la të kuptohej se, nëse do të rrëzohej, do të merrte edhe të tjerë me vete, ndoshta edhe gjithë mazhorancën. Sikur ta bënte këtë “premtim” nga pozitat e një të penduari, do të ishte i mirëseardhur, dhe i dobishëm për të gjithë, por kjo e tij ishte një kanosje e bërë me logjikën e një banditi…shkruan Muci.
Në tri vitet e tjera të qeverisjes “Rama” rendi publik mori të tatëpjetën. U bë lazaratizimi i gjithë territorit (por për këtë, përgjegjësia është e Ramës para se të jetë e Tahirit), u bë politizimi i policisë, më saktë tepelenizimi i saj, bandat e gangove u bënë protagoniste të jetës urbane shqiptare (eskortat e tyre nëpër rrugë ishin spektakël më vete), dhe kështu krimi i hyri shoqërisë e politikës në rrënjë. Imazhin e palo zyrtarit e plotëson edhe gjesti i shitjes së makinës me gjysmë çmimi një personazhi të njohur të botës së krimit; sikur të mos mjaftonte kjo, këtë makinë e përdornin me turne: ca kohë Saimiri, e ca kohë ai tjetri.
Por me mendje, Rama ka qenë i qartë qysh në krye të herës se Saimirin nuk do ta dorëzonte (edhe sikur të jetë fajtor). Rama afërmendsh nuk e do në burg Tahirin. Nuk e do për të njëjtën arsye që nuk e do edhe Berisha. Sepse kjo do të bënte të ngrihej perdja njëherë e mirë për një spektakël të drejtësisë, dhe Saimir Tahiri do të ishte kukulla më e vogël e matrioshkës ruse në këtë histori. Dhe Rama është pjesë e set-it të matrioshkës.

Nuk eshte e hijshme politizimi I kesaj ceshtje nga kauret e CNN pavaresisht se edhe Kelly genjeu diten per diell .vejusha nuk duhet Te beje pyetje idiote si:pse u deshen 48 ore Te gjendet trupi i burrit ne Niger ?eshte Africa moj zonje vende qe jane ne kaos.eshte ne natyren e punes se ushtarakut qe edhe mund Te humbase jeten ,