Putini 4.0

Putini dhe Rusia per mua bejne pjese te ai pershkrimi “as mish as peshk”. Me aq sa kam pare ne tv apo gjetke (kontakte me shtetas te atij vendi) them se ne Rusi i gjen pak a shume te tera elementet: struktura demokratike, dekadence kulturore e ngjashme me ate ne perendim, provincializem i mykur rus, fanatizem fetar (ortodoks dhe mysliman), sentimentalizma komunistesh etj. Eshte goxha e guximshme te nxjerresh perfundime te tipit “Rusia eshte diktature apo eshte demokraci” per me teper nga persona qe nuk kane jetuar fare atje, te pakten per nje vit.

e kam thene dhe e perseris, te kerkosh demokraci perendimore ne felen orientale, Rusi ne kete rast, eshte budallallek me brire, injorance totale per qytetrimet perkatese. I lejohet vetem nje analfabeti qe nuk di kush eshte Tolstoi dhe Dostojevskij.

Perveç kesaj eshte dhe maskarallek, si gjithnje budallallek bashke me maskarallek, imagjino sikur ne Kine te kish ndodhur kjo qe ndodhi tek ne në 91-shin. Dmth te mos kishte me fare Kine.

Enverin lejohet ta shaje veq nje analfabet qe nuk di kush eshte Kadare, dmth.

E ke fjalen per opoziten qe e fut ne burg apo e vret?

pa tjeter, sepse “me shajte” i lejohet vetem nje analfabeti. Nje alfabet kupton dhe ben ca te tjera, por kurre nuk duhet te shaje.

perveç se Kadare nuk eshte Tolstoi dhe Dostojevskij, te pakten jo ne kuptimin qe i kam perdor une, si perfaqsues te nje kulture te veçante.

Po. Pastaj ti mjaftohu me “olele mami, me futi ne burg ky mua!!!”, dhe shko futi nje birre e qofte.

Me shajte ne kontekstin me kritikue, denue etj.

Rusia ne kohen e tolstoit, shqiperia ne kohen e kadarese - sipas teje, mos denoni mjerimin e krimet ne keto vende, per hir te tolstoit e kadarese.

@ varik. Them se ke nje meter shume te thjeshtuar per te deklaruar diktatoret, dhe pervec kesaj ti nuk lexon as metrin tend. Duterte p.sh nuk ka vrare asnje kundershtar politik. As Xi i Kines. Dhe nuk mund te jesh diktator pa ndertuar nje shtet diktatorial ku bazuar ne ligj, oponentet e tu politike burgosen apo vriten sic e beri Enveri, Stalini apo Hitleri. Dhe mua Rusia nuk me rezulton nje shtet diktatorial dhe as Putini nje diktator. Dhe nese do vertet ta dish se pse ruset votojne Putin mund ta fillosh me nje shkrim si ky.

mjerimet e krimet nuk varen vetem nga diktatura, varen edhe nga demokracia. Diktatura ka ardhur prej demokracise, nuk eshte se ne fillim ishte Hitleri, Stalini, Luigj i XVI dhe hop erdhi demokracia jakobine qe ka shastisur Korriksen dhe Stalker. Shiko se ne histori ka ndodh e kunderta, qe diktatura ka ardhur te sheroje shoqerine nga krimet e mjerimet e demokracise, dhe demokracia ka ardhe per te njejten gje anasjelltas.

keshtu shife mire historine se jeni te shastisur te gjithe si Korriksja, felet ndrrohen ne histori, dhe mjerimi e krimi mbeten prezent, ne mos rendohen me shume.

ej Katror, ke fillu te rrumullakoses nje çike, ke filluar te hash pyke.

ej, i qifte derri nonen diktatoreve te çdo lloji qofshin! (perveç Tramp) - thone analfabetet qe lexojne libra.

Mirë eshte te behen nja dy dallime sa u perket diktatoreve, se diskutimi po shkon pastaj si kembet e dhise:

  1. Diktatore qe i do i voton e i mbron populli i vet.
  2. Diktatore qe shtypin popullin, dmth urrehen e luftohen nga populli.

Ne grupin e pare padyshim hyn enveri, te cilit sa qe gjalle i hengri mune perendimi, pikerisht se pati gjithe popullin ne sherbim te tij, me spiune vullnetare etj kunder armiqve te jashtem e brendshem. Njejte sot rusia e kina.

e ke kot, nuk e gjen dot kurre se kush eshte diktator, i gjithe ky eshte nje diskutim absurd.

Ka nje kriter qe ndoshta ndriçon pak situaten:

Eshte diktator ai qe e quan veten te tille - i Modhi :smile:

Qe te dikton menyren e jeteses, veshjes, stilit, artit, letersise, muzikes. Informimi e propaganda media jane ekskluzivitet i diktatorit, me ligj.

Derisa ruset e kinezet kane qasje ne internet google facebook, shetisin e gjesdisin gjithe boten, dhe kthehen votojne putin e xi, s’ka lidhje me diktature.

Nuk eshte aq kollaj sa duket ne shikim te pare.
Ky “trimi” qe fiton me 76% zgjedhjet e di fort mire qe i ka rruget, spitalet, shkollat… ne nje gjendje gjithe e me te keqe, nderkohe qe nga kulla e fildishte e pushtetit ka ushqyer me luge te florinjte vetem rrethin e tij te aferm.

Gdp e Frances per banor eshte 36 855 $ ; e Rusise: 8 748 $ (15 500 $ para 4 vjetesh; gjys per gjys ne 4 vjet)

No comment.

Ose me koment: S’ka ‘budallenj’ ne kapitalizem. Ikin vitet. “Gogolin” Jelcin nuk e evokova rastesisht…

edhe kurreshtari hajdari ka pare me teper se ty dhe hazdiset kalldremeve te Parisit me kepuce firmato 300 euro, por ti je shkrimtar qe bredh me kepuce ekologjike.

Apo bredh zbath edhe ti si ekologjistja radikale franceze zhardina?

Te shpresojme
Shteti rus funksionon mbi mekanizma te erreta te kgb-se.
(Edhe mafia ruse shkruajne se kontrollohet nga shteti)
Te shpresojme.

Stalker, po ngaterrohesh kot me GDP-ra sepse nuk mund te permendesh nje faktor pa e analizuar. Ja me thuaj ti pse kjo ngjashmeri GDP-je midis Rusise https://tradingeconomics.com/russia/gdp dhe Kanadase https://tradingeconomics.com/canada/gdp . Per te te ndihmuar po te them se pergjigja fillon me N----.
E kapur nga nje kendveshtrim tjeter. Cili lider e coi GDP e Rusise ne majen me te larte ne 2013? Po ne 2016 kush e zbriti? E shikon pra qe krisma nuk ka patur? Po edhe ne ka patur nuk kane qene te patrulles?

po ngatrrohet kot edhe me filmat e Tarkovskit:

Diktatura denon diktaturen :grin:

1 Like