Qesh mirë kush qesh i fundit

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Hyr, mbylle derën! Si dukesh, s’të shoh mirë?

fuksi:
-Ç’e pyet, telef fare, vrap anej, vrap knej që kur vdiq shok Enver. Sot arrestum njonin që kish thon me t’hudhme për shok Enver: “Kufoma është muti i fundit i të ndjerit”.

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Këtë aforizmë e ka thënë një francez i shquar, i cila ka do kohë që e ka bërë mutin e tij të fundit.

fuksi:
-E di, e di, ma ke thon edhe emrin, më duket se e ka Raimond apo Mondi, kush i qiu nonën si quhet. Problemi është se ky disidenti që arrestuam sot, nuk u mjaftua me shprehjen e ktij Mondit e kush i qiu nonën si quhet, por shtoi edhe diçka nga mendja e tij duke thënë me rastin e përvjetorit të shok Enver: “Përvjetori është pordha e pafundme e të ndjerit nga e përtejmja lëshuar në të këtushmen mu në hundë të përzitëshmve që kanë ardhë me bo qokat”.

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Kjo po që është origjinale, duket që atje tej që është aforizmë albaneze. Por trajtojeni mirë se, sidoqoftë, paska merita atdhetare.

fuksi:
-Po kjo s’është ndonjë gjë kushedi se çfarë krahasuar me atë që ka thënë për dishepujt e Jezuit që shkuan të shikonin kufomën e tij dhe e gjetën varrin bosh. E kupto vetë se ç’ka thënë, se s’ma nxe goja ta them.

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Thuaje, duhet ta thuash se këtu je në krye të detyrës.

fuksi:
-Ka thënë tekstualisht: “Shkuan ta gjenin, dhe asnjë mut nuk gjetën!”.

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Interesante kjo aforizmë apokrife; lirojeni djalin sepse kjo e fundit, e lidhur me të parën, çon ujët, nga mulliri i armikut, në mullirin tonë.

fuksi:
-Sigurisht që i çon, por i çon edhe topat e mutit të varreve bosh që notojnë mbi ujë e që grumbullohen derisa bohet muti mullar tek rrota e mullinit.

drejtori i parë i Drejtorisë Dytë:
-Edhe kjo që sapo the nuk është keq si aforizmë albaneze, vetëm se nuk merret vesh se tek cila rrotë bohet muti mullar me topa muti, merret vesh vetëm që mullai bohet tek rrota impersonale me kalimin e kohës.

fuksi:
-Lidhur me këtë ka një aforizmë të fortë populli jonë: “Mos ja kruj koren mutit se vjen erë”. Ose në këtë rast mund të thuhet më mirë: “O rrotë mullini, mos e kruj koren e mutit se vjen erë”. Ose akoma më mirë dhe më e qartë: “O rrotë mullini, mos e kruj koren e mutit impersonale që është grumbulluar rreth teje anë e mbanë, se pastaj vjen erë personale”.

(nga Kujtimet e një fuksi)

zoti Shyti:
-… se në fund të fundit dy duar për një kokë janë, thotë populli jonë.

shoku Zylo:
-S’do mend, por është kështu sepse në fillim të fillimit dy fele për një brimë janë, thotë intelektuali i modh. E mu aty në këtë vrimë futet koka e disidentit duke u kapur mbas dy felesh politike majtë dhe djathte me të dyja duart për t’i bërë yzmet pozitës në rregjimin në fuqi.