Si te mbajme trupin ne forme?

Nuk egziston nje diete per te gjithe, nje recete per te gjithe, sado te dobishme. Pak a shume te pergjithshmet jane thene e dihen sepse obeziteti dhe humbja e peshes kane dominuar ne postmodernizem.
Fokusohu ne individualitetin tuaj tani, qe eshte nje pune qe do bere personalisht. Sepse me ato hollesira qe nevojiten vetem te paguash mjek privat per kujdesin e trupit tend.
njihni biologjine dhe fiziologjine e njeriut. Vereni aparatin tuaj tretes cfare ritmi ka, si ne teresi ashtu edhe vec e vec ne pjeset e tij (stomaku, zorra e holle, e trashe etj). Njihni dicka mbi sistemin nervor (simpatik, parasimpatik), hormonet, dhe sjelljen e tyre, te gjitha ndikojne direkt a indirekt ne peshen tone trupore dhe duhen verejtur nga ne vete. Krijoni nje edukate te te ushqyerit bazuar mbi to. Kush e tha se njeriu duhet te haje nje nr. te caktuar vaktesh ne dite, perdite. Eshte e mundur te perdoren periudha me te gjata kohore se nje dite e vetme, per te percaktuar vaktet tona.
Mbani gjithnje snacks te vegjel me vete per te mos ia leshuar kontrollin e te ushqyerit, urise .

1 Like

he na e thuaj ti kete gje qe dihet e nuk e dime, pse ka ndodh ne postmodernizem?

Te gjithe ato qe njoh qe bejne vrap s’kane probleme peshe te tepert. Te vraposh rregullisht te permireson metabolizmin, pra si rezultat djeg kalori edhe kur nuk ben vrap. Limitimi i kalorive nen nivelin e normales per grupmoshen apo/dhe gjinine tende nuk eshte e shendetshme; do te humbesh peshe muskulare pervecse dhjamore.

2 Likes

zhardin, meqe korriksja nuk e thote pse ka ndodh ne posmodernizem dyfeloriteti obezitet-anoreksi se ashtu osh i pune, na e thuaj ti.

Edhe ata që pinë duhan e weed jane koc e lekure

Sportin qe te rekomandoi mimoza preferon ta shikosh?! Qefe qefe kjo dynja. Ku eshte ai i lebetituri te te thote ndonje gje.

Tjeter muhabet ai, me i gjere, “shendeti ne forme”. Megjithese trupi dhe shendeti kane lidhje, sic e tregon edhe titulli i emisionit te famshem te dr. Flamur Topit, ose qe ka gjuhe ku ka vetem nje fjale per te dyja, prape per kulturen tone nuk jane e njejta gje. Sic e vuri me mprehtesi re Variku, cigarja mund te ta shkrije dhjamin, ose nje semundje p. sh. Ajo qe mund te doja te dija une a te diskutohej eshte per keto dy pohime te kunderta. Mbaj mend qe ai balerini shqiptar, Klejdi Kadiu, thoshte qe nuk i le gojes mangut asnje. Meqe eshte ne Itali, i ha makaronat me thase. Por ama harxhonte gjithe ato kalori duke qene gjithe diten ne levizje, duke bere prova etj. Kurse i biri i nje kapitalisti qe ishte dhjamosur duke i pire gjakun popullit si cdo kapitalist, i biri i ish-guvernatorit te Bankes, qe kishte filluar stervitjen e dieten dhe ishte bere goxha cuni, nga rreth 180 kg qe ishte me pare, thoshte qe i duhet kushtuar shume rendesi ushqimit, se nje sufllaqe po te hash, te duhet nje jave stervitje per t’ia djegur kalorite.

Me pak kurajo. Nje i njohur i imi para tre vitesh mezi ecte pese minuta nga pesha e rende. Tani ben rreth 30 km biciklete ne dite. Arritja nuk eshte dhe aq rezultati konkret i nje fiziku te permiresuar sa eshte psikologjike rimarrja e kontrollit te trupit tend.

Na jep më shumë info. Sa peshon, sa i gjatë je e moshën, në bazë të të dhënave mund të jemi më të saktë në këshillat tona.

Edhe numrin e kembes dhe te telefonit.

Djali I kurvenatorit nuk qenka dhe aq avdall sa duket :blush:

I lebetituri thote qe sufllaqia digjet per nje jave ose 10-12 te pallume brenda 24 oreshit me nje pjeshke qe nuk eshte gruaja jote e mundesisht e sheh per here te pare ne jeten tende.

2 Likes

Them se ka te bej shume edhe sistemi metabolik, i cili eshte i trashegueshem. Ka njerez qe hane cdo gje dhe nuk shendoshen ndersa te tjere shnderrojne ne dhjam edhe feten me te vogel te bukes apo nje pjate te vogel makaronash. Pyetja e varik me siper per moshen eshte gjithashtu e rendesishme sepse tendenca eshte, qe sa me shume plakesh, aq me i ngadalte edhe metabolizmi dhe kjo con edhe ne shendoshje.

2 Likes

Arritja nuk eshte dhe aq rezultati konkret i nje fiziku te permiresuar sa eshte psikologjike rimarrja e kontrollit te trupit tend.

Kjo eshte ! Edhe manikin dyqanesh nuk do behemi,se sikur ta shpifin keta/o top-modelet …por edhe qe te te merret fryma se ngjitesh ne kate te katert sikur nuk shkon ! Dicka ne mes them une,pikerisht kete “rimarrja e kontrollit te trupit tend” !

Eshte e realizueshme. Pak nga pak. Sinqerisht te ky person qe po flas kam pare ndryshim shume te madh , fizik sigurisht, por edhe ne sjellje: eshte me i thjeshte, kenaqet me gjerat me te thjeshta ne jete, eshte me i afruar me familjen pasi kujdeset te beje aktivitete edhe me to.

2 Likes

Nuk eshte vetem personale pyetja, e bukura eshte qe te ndahen eksperiancat e c’do kujt e te nxjerr c’do kush perfitim ! Por me qe pyet. 1.68 per 84kg… ! Synimi eshte te shkoj te 76…pesha ku ndihem ne forme, se rehat ndihem edhe keshtu sic jam,pervec kur takoj shkalle mbi katin e katert! p.s ahhh se per pak…37vjec muajin e kaluar, kemba 44,floket geshtenje, sy te zi, pa tatuazh …anti-kapitalist ose anti anti-komunist !!

Qenke fiks si une para nje viti. Sot kam arrit rrezultatin qe deshiron ti. Kam provuar cdo lloj djete pasi kam vullnet te hekurt, por resultati eshte vetem nje yoyo.

Nje diete e ekuilibruar, dhe aktivitet fizik eshte zgjedhja me e mire. Palester 5 here ne jave nga 40 min. Tre dit bej pesha, e dy dite vrap 3.5 miles. Ne weekend te pakten nje ore ne kembe. Ke nje vakt cheat, ha cte duash, vaktet e tjera mos ha kurre me shume se cke nevoje.

Harro peshoren dhe resultatet afat shkurtera, cdo sfide e ke me veten, dhe nga nje bol mund te kthehesh ne nje person atletik.

Une per vete jam kam arritur, vetem me vullnet e durim :grinning:

1 Like

Te degjoje intervisten e tij, te dukej djale shume i thjeshte. Pse u kam krijuar njerezve pershtypjen sikur jam nga ata te fortet, i tha drejtueses. Ama gjeje biznesin qe ka hapur: fast-food.

Me falni per nderhyrjen: per cilin djale, te kujt, behet fjale dhe si eshte i lidhur me kete teme?

Te Fullanit thame. Ja lexo pak me pare se c’thashe per punen e tij e te Kledi Kadiut per te pare c’hyn te tema.