Si te mbajme trupin ne forme?

ndoshta se bente foto ku tregohej duke fshireb bythen me euro?

Edhe me makina te shtrenjta, po keto i bejne edhe te perkedhelurit, djemte e “nouveau riche”.

Mbas buke laj dhembet. Perdor dhe fill per te pastruar dhembet. Qe mos rrish me koken ke frigoriferi.

Të censurosh buden është kulmi. Peshku paska ik për fije batanije

Censurohen mesazhet pa lidhje me temen. Buden je i lire ta sjellesh tek diskutim i lire.

Po ja buda një çikë si i shëndoshë në foto. Mbase lumturia duhet gjetur tek zhaba

gjembi, nuk e di nese e ke vene re qe 3 nga 4 imazhet e censuruara te mijat kane peshore diete ne kembet, pra formalisht jane ne teme.

Megjithate, nuk ankohem per censurimin, ti si admine duhet te kesh nje arsye pse i ke censuruar.

un e konsideroj si pagese demshperblim per raste te tjera ku formalisht mund te kene qene imazhe jasht teme.

Hmmm…me qe ra llafi, vrap 3 here ne jave, 2.5 litra uje ne dite e po doli ndonje futboll ne fundjave… per te ardhur ne forme ! Receta qe kam vendosur te praktikoj deri ne gusht ! Sic ka thene nje njeri me i zgjuar se une(me ra llafi,antikapitalist tjetri)…ca u kuptua te jetosh si i semure per te vdekur i shendetshem !! Pershendetje anti-kapitaliste !!

1 Like

1 gallon rekomandohet, afro 3.8 litra. Do vesh ne banje cdo cerek ore, po kusuri qe te zuri.

E meqe doli muhabeti te ujti, luani ndonjehere me letra, domino etj me shoqerine/familjen dhe bejeni qe humbesi te pije nje gote uje me fund. Nuk duket si denim i rende, vetem kur te degjosh stomakun te beje glluk-glluk pas gotes se 5 a te 6. Po te jesh nga ata qe s’dine te luajne e humbasin shpesh, you’re fucked.

Mire e ke ti shok,por nje fjale goje te pish 3.5 litra uje ne dite ! 2 L - 2.5 L edhe mezi…iken ato kohe kur abuzonim me alkolin e drogen e uji ishte i vetmi shpetim, ca ti bejme… vese kapitaliste!!

Shok, ju informoj se regjimi sportiv i ndjekur nga une eshte: Vrap 3 here por edhe 4 here ne jave ! Pas 2 muaj ndjekje te ketij regjimi sportiv me nje vullnet te hekurt e gati gati vetmohues ne disa rethana, kam kenaqesine tu shkruaj ulur nga divani duke ngrene patatina(nje here ne jave,1 pako…ok 2 pako ) se nuk kam zbritur nga pesha pothuajse fare!! Me duhet te pranoj se ndihem shume me mire ne aspetin psiko-fizik fale ketij regjimi,por objektivi qendron akoma larg! Po nejse, nuk dorezohemi…vazhdon…

Te pershendes duke ngrene nje kasate :stuck_out_tongue_winking_eye:

2 Likes

Yyyy kasata. Sa kohe kam pa ngrene, nja 15 vjet.

1 Like

megjithmen Manjola eshte banale populiste animaliste si zhizheku.

megjithmen. manjola nordh per zhivzhvejkun

Menyra me e rahatsheme qe kam gjetur per te mbajtur trupin ne for e “intermittent fasting” (agjërim me intervale). Menyra me e preferuar eshte 6/18 ose 8/16. Qe do te thote the hash sa te duash per 6 ose 8 ore dhe te agjërosh per 18 ose 16 ore.

Ama nuk duhet as te pish gjera qe mund te ken kalori, dhe as psh te perdoresh qumesht apo sheqer ne kafe.

Pertej ulljes nga pesha, ka shume advantazhe te tjera (dhe pse shkensa nuk eshte 100% e bindur nese advantazhet qe kan gjetur tek mijt jan totalisht per perkthyera tek njerezit).

Un e kam bajtur per nje vit dhe jam ndjer 100% me mire. Edhe floket me jan rritur me ngadal (nje shej qe forteson teorin e jet-gjatesis)

Plus, menura sesi funksionon sistemi i trupit, do te thote qe edhe ne te 16-ten or pa ngren, ka kapacitet te shkosh ne palester etj. Ideja eshte qe nese nuk e ushqen trupin, ai do perdore reservat per tu ushqyer.

1 Like

shum interesant kjo qe thua. A ka mundesi te na japesh me teper hollesi, ose ndonje link?

Nuk funksionon per te gjithe. Kur ha trupi depoziton gjithcka si dhjam, pasi e di qe do fastosh.

Duhet te hash tere diten, nga shume pak, keshtu trupi meson se ska pse te vere fat, pasi sje morto di fame

Ky po flet per procesin biokimik te glukoneogenezes qe ndodh per te mbajtur nivelin konstant te glukozes ne gjak i domosdoshem per te kryer funksionet jetike, pasi jane konsumuar rezervat e karbohidrateve ne organizem, pra pasi ka ndodhur edhe glikogenoliza. Ky proces ndodh kryesisht ne laboratorin biologjik te organizmit, pra ne melci, ku trupit i duhet te krijoje shtigje shtese metabolike qe te prodhoje glukozen e cmuar, duke shfrytezuar enzima dhe substrate te ndryshme. Per kete ai perdor psh acidet yndyrore qe vijne prej indit dhjamor, aminoacidet qe vijne prej indit muskular, pra sic thote populli trupi ha veten e vet. Kjo puna e eficences ne palester pas 16 oreshit duhette kete te beje me rritjen e kontributit te laktatit per t’u shnderruar ne piruvat me kalimin e oreve e me tej te futet ne ciklet e sintezes se glukozes, pra si te thuash arritja e adaptimit te organizmit ndaj gjendjes se urise, ai momenti kur nuk ke uri por ke fuqi. Rruget shtese mund te kene edhe kosto shtese se produkt i reaksionit nuk eshte vec glukoza por edhe substanca te tjera si psh fosfati, nivelet e te cilave duhet te ruhen brenda normes me mekanizma te tjere. Keshtu ne lojen metabolike nderthuren natyrisht edhe faktoret hormonale, si shkaqe, pasoja apo mekanizma mbrojtes, ndaj eshte mire mos me marre hov me artikuj interneti si perqafuesit e dietave te ndryshme se mund te rezultojne ne disbalanca hormonale e elektrolitike. Ndaj eshte mire konsulta me dietolog e personalizimi i dietes. Por akoma me mire do te thoja, eshte mos-obsesionimi pas imazhit, mos-ngrenia per arsye emocionale (emotional eating ose grykesia si i thone kristjanet). Mungesa e dashurise per trupin eshte edhe paradoksalisht deshira per ta kthyer trupin ne imazh, nderkaq qe njeriu mjafton te haje ne menyre te balancuar 3 vaktet pa sforcim dhe eshte ne rregull e ne perputhje me cka ndodh gjate ciklit cirkadian. Ndaj keto trendet e dietave qe dalin here pas here dhe palestrat qe premtojne trupa perfekte kane sukses mbi natyrat e dobeta qe lodhen e sforcohen e sa mezi e dobsojne veten, e rrine me aknthin e trupit perfekt sa edhe lur shkojne per pushime nuk e shijojne ate peshkun e shkrete e ate cope embelsire nga halli se mos iu prishet imazhi i trupit perfekt. Nje trup qe ti s’e do, nuk te do. Kujdesi i tepruar nuk ka shume ndryshim nga neglizhenca.

3 Likes