Sondazhet si nje prej atributeve kryesore të demokracise

Në fakt, kete më duket se nuk kupton: në Shqiperi, PD eshte kthyer në parti populiste dmth edhe ekstreme (pa harruar se eshte para se gjithash në funksion të nje familjeje: nje ish-kryetar i saj merr vendime të padegjuara deri më sot dhe kryetari aktual thote lepe-peqe). Unë e di qe nje konstatim i tille duket si militantizem por pikerisht, janë të shumte ata qe jetojne në Shqiperi e thone: gjithkush mund të rivije në pushtet, vetem opozita e sotme jo.
Dhe sondazhi i melartem eshte shprehja më e drejtperdrejte e kesaj

Vej bast qe në 2021, Luli keta do ti therrase në koalicion (si parti të vogla) dhe keta do pranojne. Pak a shume si KOP-i në 2005.
Eshte tjeter pune pastaj se sa do ti ndihmoje nje gje e tille për të fituar

Stalker e kuptoj cfare thua por PD deri ne 2013 ishte ne pushtet ( e votuar nga ‘shqiptaret’) gjate se cilit Shqiperia ka hyre ne Nato dhe jane liberalizuar vizat. Kjo per te thene qe nderkombetaret e kane cilesuar te mjaftueshme jo-ekstreme per te negociuar me to si perfaqesues.

Metodat e PD jane anormale, kriminele, primitive, idiote, quaje ca te duash, por jo jashte standartit, jo jashte mikrokozmes te pislleqeve te rendit te dites se Shqiperise. Se per çdo Dr. Mortje, ka dhe nje Rame qe emeron kryebashkiake ish- te penalizuar ne Itali per krime te ndyta si shfrytezimi i prostitucionit, qe ka afruar afer vetes kriminele droge, etj.

Sondazhi per mua reflekton realisht ate qe mendojne shqiptaret, por shifrat reflektojne opinione krahasuese, dhe kam bindje te forte qe rezultate te ndryshme do shihnim nese sondazhet behen me pyetje te izoluara te tipit, “ne nje deri ne dhjete, sa i beson Berishes…Rames…Mones?”

… Sondazhet nuk jane te besueshme per mua persa kohe merret nje faktor krahasues, nje veteran si Berisha, politika e te cilit i ka ardhe ne maje te hundes shqiptareve. Rama del gjithmone ne top ne krahasim me te.

Kam pershtypjen se, me gjithe eksperiencen e tij të gjate në politiken shqiptare, me vendimin për djegien e mandateve Saliu dashur pa dashur ka detyruar Opoziten të beje autogol: jemi në 2019 dmth as në 1996, as në 2006 (pra as në vitet '90 as 2000). Biles jemi më afer viteve 2020 se sa 20010. Dhe kjo, jo si figure letrare por si realitet politik, social e demografik: eshte krejt tjeter gjenerate ajo e 2019 nga 1996 apo 2006.

Pikerisht sapo ju pergjigja Albanos: jemi në 2019, dmth zere se jemi në dhjetevjecararin e dyte të shek XXI. 20013 eshte tashme dicka e larget.

Po, por ky eshte realiteti, dhe qe mban brenda nje anakronizem (Opozita ecen më mend e nje veterani!!). Ndaj dhe thosha qe sot, shqiptarit mesatar i hyn në pune se për cilin nuk duhet të votoje. Dhe voton ‘by default’ për Ramen

Opozita ka ik per lesh; eshte e qarte Stalker dhe jo thjesht per arsye legjitimiteti (pika jote kryesore), etike(tjeter pike e jotja), etj., por per mua qe eshte kryesorja, per humbje pushteti. Nuk kane me ze.

Qenke optimist i madh :grin:. Duhet te kesh besim te patundur te basha si lider qe te shkruash kshu…ne mos po tall goglat :grin:

E ke fjalen qe zor e zë 2021-shi Bashen ne krye te Pd ?

Une them qe jo. Bile kam frike se ka per te fluturuar qe ne korrik…vetem nese i hedh rama nje komerdare. Aq me teper qe kjo goca e hajdarit duket si shantazh apo kondra peshe ndaj komunisteve dhe kleptokrateve te pdhit. Nuk mund ti lejoj baca sali vajzes ate qe nuk ia lejoji babait te saj.

1 Like

“Kinezët italianë” të sondazheve të paguara nga kryeministri Rama

11:17 - 15 Mars, 2019


Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

|633x347

Nga Spiten Prulli/

Sondazhet italiane, të paguara nga qeveria, po rishfaqen në skenë këto ditë krize të madhe politike. Në fakt kryeministri i thërret në skenë dy ose tre muaj para zgjedhjeve politike dhe me sa duket diçka po mendon edhe kryeministri Rama. Thotë se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme, por fakti që ka thirrur në ndihmë një sondazh me italianë apo nesër me ca kosovarë, të gjithë të parapaguar, flet se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Loja e tij duket nga larg se po i publikon që të karikojë të vetët se sikur ka mbështetje popullore. Nuk është lojë pa mend, pavarësisht se italianët e kaluan sensin e masës, sepse e nxorën shumë lart Edi Ramën.

Nuk kanë faj sepse në raport me pagesën e rritën sondazhin!

E nuk kishte si ndodhte ndryshe, derisa u shfaqën ca italianë me ca kova në duar, të cilat i kanë mbushur të kryeministria dhe na publikojnë sondazhin sikur prapë Rama fiton bindshëm, madje tani na e nxirrkan me 80 deputetë (!), dhe që opozita po humbet pikë, kur mbetet krejt e kundërta. Opozita po rritet frikshëm, madje për këtë shkak kryeministri nuk jep dorëheqjen dhe të shkohet në zgjedhje të reja politike. Se po ta kishte real sondazhin italiani Cin pan Ci shu mënjëherë kryeministri do thoshte “merrni dhe qeverinë tranzitore e hajde të shkojmë në zgjedhje”. Por e di mirë se nuk fiton më me vota të blera, nëse shkohet në zgjedhje pa qenë ai në krye të qeverisë.

Natyrisht se sondazhi real është krejt në të kundërt të asaj që publikon një italian që përveç kovës me lista nga kryeministria, ka edhe një çantë për eurot që do t’ia jap qeveria.

Edi Ramës duhet t’i thotë dikush në PS, nga ata ish-ministrat me mend në kokë, të heqë dorë nga aventura për ta futur vendin në kaos. Pyet edhe ministrin Pandeli Majko, dy herë ish-kryeministër në kohë krizash të forta dhe që i zgjidhi me flokëbardhësinë e tij, të fisshme. Pyete edhe Gramoz Ruçin që ndihet keq kur shikon se si po rrëshqet PS-ja e krijuar nga Nano dhe ai. Pyete dhe Ditmir Bushatin, që BE e çmon si njeriun korrekt në diplomaci dhe që shquhet për atdhedashuri. Edhe Fatmir Xhafën si një proamerikan i vertetë.

Dhe mos u bazo te deputetët e rinj të “opozitës”, të cilët nuk dinë as shqip mirë, as nuk njohin politikën, as nuk kanë mend në kokë. Ata kanë ardhur për rrogën dhe ndonjë euro…

Lëri sondazhet e paguara dhe thirri mendjes duke kujtuar Edin e dikurshëm në vitet 1991-1997. Se ky Ramë, ka marue!

mos kujton kush se pune e paqme e ketij
si Kac Islami ky

http://www.gazetadita.al/kur-limosi-katandiset-si-kac-islami/

1 Like

Lëri sondazhet e paguara dhe thirri mendjes duke kujtuar Edin e dikurshëm në vitet 1991-1997. Se ky Ramë, ka marue!

dmth duan edin si lubonja. inferior, qytetar i botes( se trete, ), sorrosist,marionete greko-serbe. i shqeteson fakti qe rama i ka lene pas keto semundje feminore afrikano-qendrore dhe dalngadale po i afrohet make albania great again. kjo e nderlidhur me perpjekjen e rames per c’afganistanizimin e qyteteve shqiptare, mjafton per te cuar ne djall opoziten e karaxhicit

Kam pershtypjen qe kjo puna e sondazheve eshte njesoj si ato qe monitoronin audiencat televizive… dhe kishin instaluar vetem 300 pajisje ne 1.000.000 e kusur tv qe ka Shqiperia dhe me keto 300 percaktonin audiencen kombetare… Duhe shtuar qe personat qe monitoronin tregun ishin edhe pronare te kompanive te reklamimeve… Edhe puna e Karlos nuk ma do mendja qe ka zgjedhur ndonje skeme shume ndryshe nga kjo :wink:

“Problemi” i Karlos eshte qe i kane dale dy here sondazhet (2015, 2017)

ps: sondazhet ne gjithe boten behen ne baze te nje modeli (sample). Statistikë ja thone

Peshwngritsi eshte bere pishmon, u nxitun tw dyja palet thote. Duket se e ka kuptusr qe opozita beri autogol. Tanime nderkombetaret marrin reformat qe duan sa i takon reformes ne drejtesi dhe te tjerave pa pasur nevoje ti lusin prapakolpin lulit e aq me keq Berishes shkalleve te Shqupit.


U lehtesun dhe diplomatet e huj, lum ambasadori amerikon i rradhes qe do vije, no need to kiss luli,s ass me deputet e rinj. Qe Basha idioti do ja fuste vetes nuk ish pare as ne endrrat me te bukura Te Rames :grinning:

1 Like

Te pershendes me feedback :stuck_out_tongue:

Ky eshte forum në shqip. Japonisht nje here tjeter

Edhe deklarata e SHBA të shtunen ishte shume e forte. Më bene pershtypje termat e perdorur.

Ajo qe eshte tragjikomike në kete histori eshte se ata qe thone se nuk pyesin për të huajt, nuk do e përplasin koken vecse tek ta (se ku tjeter, perderisa keshtu ka ndodhur gjithmone !)

po deri sa po flisnim per nje kompani te huaj :roll_eyes: …mua sme mjafton shqip-ja e Karlos per ta besuar…