Studentet e Dhjetorit


#42

Ti fjalen injorant ku ta gjesh o i pavule.


#43

shko lexo ndonje gje, o gje, finlanda pa resurse thote hahahahah
uee mer zot me ke flas, copa injorantit qe s’ka kapur nje liber me dore
nuk di gjerat baze


#44

Po ka ditur ti zhvillojne ato pyje. Kane prodhur fidane qe jane rezistence ndaj te ftohtit eksterm se jetojne ne mes te acarit shumicen e vitit. e sheh o toc qe cdo gje shkon tek arsimi.


#45

Po pate leke me teprice, s’do mend qe do futesh ne arsim. Para se te benin leke me BS ishin nje nga vendet me varilesht.


#46

Po ti qe ke nafte, krom, det e mal cfare ke prodhur keto vite. Vetem miltante ngeles qe jane berre drejtora e deputete, vetem hajdute e kriminel qe i gjen ne parlament. E pra ti ke prodhur nje klase politike qe ka 28 vjet qe e mban vendin peng nga vjedhet e pafundme. Do zoti i zhdukin studentet te gjithe keta hajdute te majte e te djathte.


#47

Po pse ska lek ai Edi Rama qe jep 100 milion per chek-up. Pse si investoj ne shendetesi e arsim ai.


#48

Po nuk ke bashkimin sovjetik te dera me leke ne dore, dhe as territor te pashkelur sa gjithe gjermania, perplot me minerale e burime te tjera. Kur nuk e kishin, as Finlanda nuk bente gje. Sot ato burime i gjen kudo
Nje nga problemet per politikanet e Finlandes pas renies se bashkimit sovjetik, ishte se si ta kanalizonin ate pasuri qe kishin mbledhur nder vite ne fusha te tjera, qe te krijonin te ardhura te tjera, ndaj perdoren pasurine e stermadhe iu futen arsimit dhe teknologjise.


#49

Mua me duket mencuri kjo qe kane bere finlandezet.
Fati mund ti kete ndihmuar,por kane ditur te luajne kur u ka ardhur fati.

Ne shqiptareve na ka ardhur disa here fati ne dere dhe nuk e kemi shfrytezuar.

Mos harro edhe kete te fundit,se ishin te vetmit qe munden Ushtrine e Kuqe dhe detyruan Stalinin dhe Leninin para tij te mos i fuste nen ombrellen e BRSS.
Fati eshte i vlefshem vetem per te mencurin qe eshfrytezojne,jo per ata qe nuk dine ta shfrytezojne.


#50

Shqiptaret po te jen te afte te shfrytzojne resurset e tyre, do te jete te paret ne bote ne prodhimin e prezervativave.


#51

Protestat jane masive sot pasi studentet po ndjejne sot mbi supe efektet e ligjit te ri te arsimit te larte (neoliberal), ligj te cilin me sa kam ndjekur levizja per universitetin me 20 vete e ka anatemuar prej vitesh duke i paralajmeruar efektet.
Sigurisht studenteve u ka munguar organizimi, te cilin pjesa tjeter e shoqerise e ka me pak. Sot e gjeten me shume. Tradita e prostestave demokratike duhet forcuar me shume.


#52

http://gazetaarberia.com/2018/12/dokumenti-publikohet-diploma-e-lindita-nikolles-mesatarja-5-9-vertet-impresionuese/?fbclid=IwAR1uIgw3iIkTeLIaUsEG5K_Os_h_HlAraSf0eCq5UCWEAx3V613G9PupNvg


#53

Ne kohe te monizmit kur te pakten benej mesim rregullisht vetem 0.5% e graduateve te UT ishin te punesueshem nga firmat serioze.me rremullen e viteve 90 kjo shifer ka vajtur ne zero .as of 2006 ne muhabet me prefesore mathematike studente te inxhinierise nuk jane gjendje te zgjidhin nje ekuacion 1+2x=11 psh.per te kuptuar se sa inefficient arsimi I larte ka qene e eshte ne shqiperi le te marrim universitetin bujqesor.me mijera agronome qe prodhoi ai ne sot duhej te ishim superfuqi bujqesore si izraeli qe prodhon tranguj sa nje boje njeriu ne mes te shkretetires .well ne prodhojme tranguj ne dy kembe si puna e tazos :blush:.nejse me gjithe keto specialiste ne ngordhem per buke atehere por edhe tani shqiperia importon ushqimin e saj .shoku Tazo vete e pranon indirekt se diplomat e UT jane pa vlere kur u ben thirrje njerezve :mos ikni se ndertim keni per te punuar.keshtuqe del pietja:pse ua harxhojme kohen Te rinjve kot kur mund te behet me bursa ne europe per studentet me te mire si I be ne kohe Te Zogut .


#54

E c’behet ne kete teme. Antikomunistet e oreve te para Karenti e Gjembi, behen marksiste te minutave te fundit, maoisti francez Stalker nuk merr pjese ne debat, te na thote te pakten ku dallojne keta studentet pa jeleke nga ata francezet me jeleke, antikapitalisti arb quan pseudomarksist marksistin Qorri (pa Xhepin kete here) qe kundershton nje takste antikapitaliste, i thuhet “injorant” Shkabes qe di edhe kush i ka vrare balenat (O tempora, o mores! do thoshte latini i gjore), Alba me zamete kete here nuk hodhi idene qe hallin do te na e zgjidhin refugjatet siriane dhe eritreas, qe pervecse hidraulike e mekanike, do na sjellin edhe studente cilesore me shumice, i Mothi si gjithmone i moth me idene e tij per prezervativet. Ja ta them edhe une i gjo t’mothe. Ne Shqiperi ka studente me shumice, po vetem studim nuk ka (doja me thone edhe qe ka studiues me shumice, po vetem studime nuk ka, po nuk e di pse po ta thosha kete do te me hidhej ne gryke Shkaba, ndaj nuk po rrezikoj).


#55

Kjo ne fakt nuk eshte e vertete. Nuk e di ciles dege i referohesh, por persa i perket shkencave ekzakte tip matematike, elektronike etj. cilesia e maturanteve nga Shqiperia ishte goxha me e larte se moshataret e tyre, te pakten po flas ne Evrope apo Ameriken e Veriut. E pashe edhe kur u regjistrova une ne shkolle ne SHBA, po regjistrohesha ne vitin e pare, por ne algjeber isha ne nivelin e vitit te trete. E shoh edhe tani, kam nje nip 15 vjecar dhe shikoj c’detyra ben ne vitin e pare te shkolles se mesme. As qe krahasohet me vitin tim te pare. E con i ati qe ben kurse shtese por ne shkolle niveli i veshtiresise nuk krahasohet me ato qe benim ne.

Punesimi i mire jo gjithmone eshte rezultat i shkollimit te mire. Sipas pervojes sime, eksperienca e punes, networking dhe nepotizmi jane tre faktoret kryesore per te zene nje pune te mire. Shkollimi te hyn ne pune kur s’ke keto te treja. Kam familje e miq familjare te atyre brezave 80-90 te UT qe edhe kur shkuan ne emigrim punuan ne zanatin e tyre e tani jane bere zengjine.

Imagjino te kishin kushte me te mira gjate shkolles, me shume kompjutera e laboratore apo me shume akses ne literature akademike te huaj.


#56

Po flasim per universitetin jo shkollen e mesme .Shkolla e mesme kishte program Te forte .universiteti ishte histori tjeter.
Ketu ke nje link per Indine .kur India ka nje shkalle te ulet punesimi 5-6% .c’mund te thuhet per shqiperine


#57

Edhe une fola per universitetin me shume. Shkolla e mesme ishte thjesht shembulli i nipit. Une kisha bere ca fakultet ne Shqiperi para se te ikja. Universiteti, te pakten persa ju perket shkencave ekzakte, kishte program rigoroz, e vetmja gje qe ju mungonte studenteve ishte ekspozimi ndaj literatures akademike te huaj, eksperienca tip stazhi neper kompani apo institucione te huaja, dhe laboratoret qe ndanin nje kompjuter per 20 nxenes. Deri brezi im te pakten, fundi i viteve 90-fillim shekulli XXI, nxenesit e universitetit, ata qe vertet studionin, nuk kishin asgje manget nga moshataret ne Evrope apo SHBA, madje po te marresh parasysh kushtet ne te cilat mesonin, ishin ku e ku me lart.

Por qe t’i qendrojme temes, mire ato kerkesat per t’ju shtuar buxheti arsimit dhe permiresimi i kushteve, po ca eshte kjo mbartje 13 lende? 10 lende i thone nje vit akademik. Me mire, beja mu ne koke shkolles, se s’je per shkolle, gjynah plaku qe paguan leket domethene.


#58

Dhe ti si gjithmone duke perqeshur te tjeret ne vend qe te japesh ndonje mendim tendin.


#59

Une me duket se e dhashe mendimin tim, megjithese nuk eshte se con ndonje peshe. Une jam shume me i djathte se te barastundurat, qofshin tipike, ose te vecanta si ti. Per mua studentet duhet te ulin koken e te studiojne, pedagoget te ulin koken e te mesojne studentet. Jam per qetesine, se qetesia sjell investime, sjell turiste. Jam kunder ketyre protestave e revoltave, pervecse ne rastet kur padrejtesia behet m… ullar dhe nuk ka rruge tjeter. Nder vendet ku nuk dua te jetoj eshte Franca, ku i kane keto idiotesite sport kombetar. Sa per shqipot, si gjithmone shkojne ne ekstrem, nuk protestojne kur dhe si duhet, prandaj kane edhe keta politikane qe kane. Kur protestojne pastaj bejne '97-a, dhe mua s’ka per te me dale kurre gjithe jeten tmerri i atij viti. Nejse, une ne thelb jam me deshiren e Karentit kete here, te behet nje levizje qe ta shkule nga rrenjet klasen e kalbur e te korruptuar politike dhe te sjelle nje te re, te paster. Po e di qe kjo ka per te mbetur deshire. Shqiperise nuk i bejne dot derman te huajt, le me pastaj shqipot. Prandaj per kete pune jam cinik si i Mothi per pune te tjera. Me mire te kenaqemi me ndryshime te vogla pozitive pak nga pak, se te kerkojme qiqrra ne hell qe Shqiperia te kete in our lifetime shtet normal e te behet vend normal.


#60

Se harrova te shtoj, per gjendjen e arsimit te larte, eshte me afer asaj qe thua ti, se paraqitjes shkabiane te Kthupit. E them kete jo vetem se kam qene pjese vete, e vazhdoj te jem ndonjehere pjeserisht, por edhe nga ajo qe thone njerez edhe me te perfshire, si ky ketu

Lexo edhe komentin e pare aty, te video e dyte.

Ose cfare thote ky tjetri, megjithese edhe ky vete eshte krijues i kesaj rrumpallhaneje,duke u dypunesuar e duke u larguar pa lejen e eproreve jashte vendit.


#61

Kjo Selina e artikullit duhet te marre shembulli per qetesi qytetareske dhe te mos merret me sporte idiote:

P.S. M.L.K., Mandela, etc., kurre mos i pacim me keta idiote!