Todo sobre mi vida (“Dhimbje dhe famë” [Dolor y gloria] – film spanjoll me regji te Pedro Almodovar

Po flasim për filmat autobiografike dhe jo për filmat biografike (biopic)

1 Like

sipas Korrikses nuk eshte, por sipas Frojdit eshte, sepse Frojdi ka thene qe çdo njeri don te vrase baben e tij dhe te palloje nenen e tij si Edipi (Kompleksi i Edipit). Perfshire kesisoj edhe Pazolinin qe njeri eshte edhe ai. Besoj edhe Korriksja vete, edhe Stalker, perderisa e mbani veten per njerez. Apo e mbani veten vetem per komunista si Pazolini dhe Sala ne Bllok qe i tha Cuf Kalos shiko se Nexhi ta ka me te hedhur?

jo vetem çdo film, por çdo aktivitet kulturor pa perjashtim eshte autobiografi e fshehur, dhe misioni i kulturistit demokrat eshte jo vetem te fshehe autobiografine, por ta zhduke komplet me teorine: “nuk ka asnje lidhje midis autorit dhe vepres me jau, komunistet i thoshin kto gjojna mer jau!”.

Dhe kuptohet pse, sepse e di qe e ka autobiografine e dhjere, dhe kerkon ta fshehe (mundesisht ta zhduke) si Adami dhe Eva duke e mbuluar me gjethe fiku demokrate.

Kush e fsheh qelbsinllikun e vet, e zbulon nepermjet aktit te fshehjes - i Modhi :smiley:

Kur thuhen per filozofine (presupozuar si objektivitet racional dhe logjik) te tilla gjera, merre me mend per filmin dhe te tjera zarzavate kulturore:

Ogni filosofia è stata finora l’autoconfessione del suo autore ed una specie di mémoires involontarie … nei filosofi non esiste assolutamente nulla di impersonale.

Un po’ alla volta sono arrivato a farmi un’idea di ciò che é la grande filosofia: null’altro che la professione di fede del suo autore, quasi sue memorie ch’egli scrive involontariamente.

F. Niçe

Meqe ripashe mbreme Edipo Re (kisha vite qe nuk e kisha pare) : nuk di a e pate vene ré por ne nje moment, shfaqet vete Pasolini, ne nje rol te vogel, por jo te neglizhueshem: ate te Kryepriftit
:wink:

Film po aq sa i menduar mire (planet filmike jane artistike, te paramenduara etj etj), por aq edhe i lire (2/3 e aktoreve jane amatorë, homazhi qe i ben regjizori kultures popullore eshteme se evident); po ashtu krejt te lira jane zgjedhja qe ka bere Pasolini per kostumet: ato nuk kane fare fare greke (te antikitetit grek) por me se shumti mesopotamiane, azteke etj etj. Po ashtu, pjesa qendrore eshte e gjitha e filmuar ne Afrike e jo ne Greqine e Sofokliut. Pra Pasolini ka krijuar nje Edip po aq te baraslarguar nga greqia antike sa dhe nga ditet tona (prologu dhe epilogu), nje menyre e terthorte per te realizuar nje Edip ‘autobiografik’ (ose autobiografi psikanalitike, më sakte). Ose thene ndryshe: regjizori e ka bere te tijen (pra personale) tragjedine e Sofokliut duke i dhene literalisht nota autobiografike tek prologu dhe epilogu (por po ta vesh ré mire, edhe pjesa qendrore, eshte disi e ndare ne dysh: ne gjysmen e pare eshte miti i Edipit perpara tragjedise se Sofokliut dhe gjysma e dyte, Edipi-Mbret sipas tragjedise ne fjale; pra pjesa qendrore, ne nje far’ menyre, mund te shihet si “enderr” e gjate, por qe perfundon me nje zgjim - pjesa e fundit ne Bolonje).

prej nga hezitimi im per ta vene qe ne krye te heres ne top20 te filmave autobiografike

1 Like

ah sa mire i ke vene gjerat ne dukje 100% dakord, me behet qejfi qe e ripe kete monument kinematografik.
Ke te drejte, Pasolini e ka bere te tijen tragjedine e Sofokliut qe cke me te.
Per kostumet do thoja se ato evokojne ne menyre te pafjale mitin e madh, per mendimin tim ato kane perkatesi Afrikane por njekohesisht me duken pa perkatesi. Sikur jane thjesht simbole te cilat marrin spunto nga nenvetedija, dhe si nje perforcim i permbajtjes psikologjike te narratives… Me iku truri qofte edhe vetem prej origjinalitetit te kostumeve (ose cfare ti e quan me te drejte, liri!)
I ke rene kokes me barazlargesine e tragjedise nga lashtesia dhe moderniteti, ose me mire perfshirja e te dyjave bashke…

pjesa qendrore eshte nisja e nje segmenti ndryshe nga fillimi, dhe ajo eshte e papershkrurshme sidomos sesi Pasolini materualizon marrdhenien e Edipit me te emen.Ne fakt e gjithd puna eshte nje materializim i papershkrueshem i detajuar i legjendes se famshme…
Autobiografik, ne formen me te shkelqyer…
nuk shterojne fjalet per kete film

1 Like

posi jo, e pata vene re Pasolinin ne rolin e atij priftit… :slight_smile:

Voilà en image :slight_smile:

imazh

1 Like

out of the world
si vete filmi :slight_smile: rrofsh sepse risolli ne mendje edhe te tjera detaje nga filmi

1 Like

ju do ta merrni kete qe them vetem per te kundeshtuar ju, siç kam bere gjithmone si fashist, po ne te vertete nuk eshte keshtu, e merreni si te doni, nuk me behet fort vone.

ky film, gjykuar nga kjo foto me njerez qe duken si majmune stolisur si kale jevgu qe trasportonte plehra, jo vetem qe nuk ka asgje te perbashket me tragjedine greke dhe artin helen, por eshte bere per tu talle me artin helen, per ta poshteruar hipersensibilitetin e tij. Dhe pa tjeter eshte bere me qellim. Ky film eshte antiEdipi. Turpi i botes.

sa kenaqesi keni te poshteroheni!