Todo sobre mi vida (“Dhimbje dhe famë” [Dolor y gloria] – film spanjoll me regji te Pedro Almodovar

Eastwood again !! :heart_eyes::flushed::heart_eyes:

1 Like

si nuk ka nje reflektim per global warming - ngrohjen globale, mes kineasteve te mire, Eastwood is stuck ne fabulen e heroit patriot amerikan, mbushur amerika me heronj luftetare te hicit.

nga ana tjeter kam rene ne videoklipe te njepasnjeshme te Renee Zellweger me Judy-n e saj dhe me kane mahnitur. Nuk kerkova me tej por regjisori duket britanik. Shume zhurme per Oscar-in e ardhshem dhe kjo te step ca. Shpresoj ta kem rastin ta shoh ne net kete jave.

Nese shikon Joker, thuaj dicka: une nuk kam mundesi ta shoh per momentin

nuk e kam pare, por rregjizor eshte todd philips, rregjizori i hangoverave, ndaj u stepa per ta pare. Performanca e aktorit kryesor nuk kam dyshim i shton nje vlere.
Nderkohe kisha ndermend te shihja Kete, kinema autor wannabe ose dhe filmin e ang lee gemini.

Heu, qenka film shqiptar “Derë e hapur”! Por s’di ç’te them… , ndofta eshte surprize per mire (edhe pse, filmat qe pretendojne te jene autorialë, nga vende si Shqiperia, zakonisht kalojne nga festivalet e filmit por ku i dihet??!

Po, Jocker ka per regjizor ate qe thua ti. Nuk kam akses tek Cahiers du cinéma (në leter) por lexova tek faqja e tyre virtuale vetem kete fjali: “Joker eshte nje hop i vogel i Hollywoodit, i kesaj kadavre te pispillosur qe , kur i teket, ndonjehere provon se ende mund te beje pak kinematografi”

Qe i bie: per syte e atij qe e ka shkruar, filmi nuk ish dhe aq i keq (meriton te shikohet). Kete ndesi e kam pas edhe vete, sidomos prej faktit qe Luanin e Arte në Venecia para pak ditesh, Jocker-it ja dha nje juri qe kishte per présidente Lucrecia Martel, nje kineaste argjentinase te ciles gjithmone ja kam pelqyer shume filmat (edhe pse, nje fakt i tille, nuk do te thote automatikisht ndonje gje te madhe !).

Ndersa filmin e Ang Lee, do perpiqem ta shoh me patjeter !!

Joker me joaquin phoenix ne adds dhe fokus ne sitet e lajmeve online

Joker mund te shifet, nuk eshte film i keq. mos prit qe te mahnitesh, gjithsesi. Merita e filmit eshte qe ecen ne gjurmet e taxi driver te cilit perpiqet ti kopjoje atmosferen filmike, realizmin, mizanskenen, gjendjen hipnotike. Skenari eshte mjaft i mire. Loja e joaqin phoenix eshte padyshim autentike, anipse dominon me koreografine gjate gjithe filmit. Merite tjeter e tij mbetet fakti qe sjell nje jocker mjaft te brishte e njerzor, nje nga publiku me nje fjale, nje person qe duhet vazhdimisht te jete i gezuar per te qene pjese e sistemit, cka sjell ne nje skizofreni kolektive. Metafora e huazuar nga joker i batman, nje gotham city ku mbreteron rremuja e vlimi social, eshte nje nga arsyet e tjera pse filmi funksionon
Megjithe realizmin dhe impresioniozmin qe tod philips i jep filmit, fotografia eshte mjaft e mire, nuk mund te vecoje ndonje sekuence te vecante.

1 Like

https://www.altadefinizione01.cc/8411-mektoub-my-love-canto-uno.html

HEU !!

Mê thuaj diçka nese e sheh (eshte nga regjizorët më ‘perçarës’ nder kinofilë).

Besoj se problemi vjen nga ajo qe mund ta quajme raport micro/macro kinnematografi në nje film; dicka lidhur me kete pata cikur ketu.

Thuhet se filmi i tij i fundit (vazhdimi i Mektoub my love: Canto Uno), pra “Mektoub my love : Intermezzo”, eshte edhe më problematik (debatues) se i pari .
Nuk ka dale akoma

mektoub

filmi eshte estetikisht intrigues. Zgjedhja e aktoreve po ashtu, njera me e kolme se tjetra :grin:. Mendoj se komunikimi i trupor mes personazheve eshte ajo cka e ben kete rregjizor te vecante. Skopofilia e personazhit kryesor, apo krijimi i trekendeshave me ane te shikimeve jane disa aspekte te tjera qe filmin e bejne mjaft te shikueshem.

1 Like