Trump dhe aleatët e Amerikës

SHBA ka interesat e saj në europë ashtu si edhe kudo tjetër në botë ku është aktive me trupa ushtarake apo me politikën e jashtme. Shtetet europiane vërtetë kontribuojnë më pak se duhet për NATO-n por janë detyrime që i shlyhen SHBA-së në lëshime të tjera.

Shembulli i Shqipërisë së vogël.
Ambasadori i SHBA nuk i jep vizë për bashkëshoreten e kryeprokurorit të vendit ?!

Kjo gjë nuk ndodh në vende të tjera, por kushdo bën lëshime ndaj SHBA, më pak a më shumë, në varësi të peshës ekonomike dhe gjeopolitike që përfaqëson.

Trump ka arritur sukses si biznesmen në biznesin e pasurive të paluajëshme. Me pak fjalë shvlerëso, vlerëso, bli lirë, shit shtrenjtë. Me revistën Forbes në menyrë vazhdueshme ka qenë në konflikt sepse përherë pretendon se vlera e pasurisë së tij është dy fish me atë që thotë Forbes. Si mund të matet kush ka të drejtë ?! Kjo është dhe do mbetet çështje perceprimi.

Deklaratat dhe politikat e Trump si vendosja e murit me Meksikën, masat ndaj emigrantëve, deklaratat për shtetet europiane “Kush ka nevojë për mbrojtjen e SHBA-se duhet të paguajë” etj… janë vazhdim i kësaj llogjike. Të rrisi (sa të mundet, me çdo lloj forme) vlerën e SHBA në këndvështrimin e kujtdo që qëndron jashtë SHBA, por nga një politikë e tillë nuk do ketë përfitime nga masa e gjerë e Amerikanëve.

Trump sa po manipulon një pjesë të Amerikanëve me deklarata dhe politika të tilla.

Europa prej SHBA u fut në konflikt me Rusinë sepse embargon nuk e kërkuan europianët por SHBA, punë e madhe se po aneksonte Rusia Krimenë ?! Pasojat e embargos në rritje me Rusinë më tepër i kanë vuajtur Europianët sesa SHBA, tani Trump vjen e thotë: Kush ka nevojë për mbrojtjen tonë duhet të paguajë ?!

Europa do e vuaj presidencën Trump sepse e ka të vështirë të vendosë si një e vetme dhe t’i kthehet SHBA me të njëjtën gjuhë si bëri Turqia (anëtare e Nato), rrëzoi një avion Rus, por prapë e gjejtën gjuhën e rivendosjes së mardhënieve tregtare dhe politike me Rusinë, ndërkohë vazhdon ti kërkojë llogari SHBA për Gylemin që nuk e dorëzon në Turqi. Europianët duhet të përgjigjen në gjuhën e biznesit, po aq ashpër.
Nëse Trump vendos zbutjen e mardhënieve me Rusinë, pse të mos e bëj edhe Europa ?!

Europa prej SHBA u fut dhe ne Irak e Afganistan.

Per ça po diskutojme sot?

Edhe 6 jave dimer do kemi fiqo! Sapo e konfirmoi ky parashikuesi profesìonist:

Ta kishin marre kete per parashikues zgjedhjesh te cnn, msn, bbv ttd lmp qqy ydjdjfifrndfks nuk do ishte mashtruar poplli elitar libertin pa qime ne trup.

1 Like

Si mos te besojme shkrime nga “media alternative” me emra si insurrection ose “new south” (asgje raciste sigurisht)?

1 Like

Gjembi, kto dy femen jane fokusuar ne pikture per te pare se çfar do te beje Trump ne te ardhmen:

1 Like

Sa eshte pesha specifike e europianeve ne Irak dhe Afganistan?Pothuajse zero.
Sa eshte kontributi I ketyre europianeve ne financat e NATO-s dhe OKB-se.Komplet simbolike.
Komplet e paperfillshme,per me teper qe nuk marrin pjese ne aksione luftarake por merren me ruajtje objektesh.
Me shume kontribut jep Shqiperia po te marresh parasysh madhesine e ekonomise dhe popullsise se saj se sa shtetet e pasura europiane.

Mire me Ukrainen qe fajin e paska SHBA-ja por per katrahuren ne Ballkan nuk ka faj Europa?
Zjarrin e kishin tek pragu I shtepise dhe nuk leviznin ta shuanin.

Trump mund te kete shume retorike,por qe europianet duhet te paguajne me shume nuk e ka thene vetem Trumpi por edhe Obama,W Bush dhe Bill Clinton…thjesht Trumpi duket se e ka marre me seriozisht dhe kerkon rezultate konkrete jo vetem fjale,sic e kane zakon europianet.

Ti shiko seç shkruan zonja në Twitter o gjembace leri justifikimete bajate…apo je dhe ti nga ato islamiket e dollapit?

Der nga prandvera dimer kemi, skemi ça ti bëjëm.

1 Like

Duhet me i thene ndonji fjale Atij floke floririt qe i duket koka si diell i vogel te dal…te eci rrugve te ftohta te wdc…te nxjerr koken nga dritarja me xhama t’zinj…te mos mbaj çader t’zez kineze me dorez bambuje…ta mbaj koken lart si diell dhe era t’ia valvis floket si rreze te arta…poplli do drite, ngrohtesi, pik orientimi…
Der ne prandvere nuk ka qederr.

Çke me z.Trump, leje rehat z.Trump.
Ai e mban qymyrin ndezur.

1 Like

E shikoj Adi - nese eshte e vertete cfare ka shkruar - dhe nuk jam dakort me zonjen. Por me Sorosin ke kunj te forte. Per cdo gje fajin e ka S…orosi (se desh shkruajta Saliu). Ato epitetet qelbesire etj. jane te tuat, jo te zonjes.

Pesha specifike është e tillë por edhe përfitimet nga ajo luftë shkojnë sipas në atë luftë peshave sepse e dimë mirë që ato luftra nuk janë bërë për të sjellë demokraci dhe zhvillim në ato vënde. Iraku, Libia, Siria, kanë qenë më mirë ekonomikisht para lufte se pas lufte.

Shqipëria normal që jep kontribut sepse është vend i varfër dhe ushtarët Shqiptarë sa paguhen në një vit për misionet e ruajtjes së objekteve në Afganistan apo kudo tjetër, nuk i marrin dot në 10 vite pune në Shqipëri.

Nëse kudo në botë i shmangin misione të tilla, në Shqipëri futen miq për të siguruar emrin në listë.

Ballkami problematik ka qenë dhe do vazhdojë të jetë sepse më parë fajet i kemi vetë. Greqia akoma ka ligj lufte me Shqipërinë. Me Maqedoninë nuk bien dot dakord për çështje emri. Maqedonia vetë është një shtet i sajuar.

Franca dhe Anglia që më së shumti kanë influencuar ndër vite politikën në ballkan, bëjnë në ballkan atë që bën Amerika nëpër botë, ndezin dhe shuajnë konflikte.

Ne si Shqiptar duhet ti jemi mirënjohës, por çdo gjë ka koston e vet, shiko se ku ka arritur puna. Njëherë mesazhi kërcënues para reformës në drejtësi, më pas nuk i jep vizë bashkëshortes së kryeprokurorit, po nesër ?! Të vëmë Lu-në për kryeministër më mirë.

Sa për Trump. Nuk e kam me sy të mirë. Uroja që të fitonte Klinton, por e prisja fitoren e Trump. Në Shba prej vitesh ka një trend ku 8 vjet e mbajnë presidencën demokratët dhe 8 vite republikanët. Sondazhet ishin dhe janë këputja kot, njëlloj si edhe për daljen e Britanisë nga BE. Nejse, besoj se as shtetasve të SHBA, për më pak Shqipërisë apo apo botës në përgjithësi nuk do i vinë të mira nga vendimet dhe politikat e tij. Po bën show mediatik njëri pas tjetrit dhe ndërkohë po thellon një ndjenjë antipatie ndaj Amerikës dhe çdo gjëje që ajo përfaqëson.

Une nuk kuptoj shume nga psikologjia si gje e trashe qe jam (TM kothmentuesi dhe shkaba) por mendoj se duhet te behet objekt studimi nga psikologet ky fenomeni, te pakten i shqiptareve, qe pretendojne te kene qene kunder diktatures komuniste ne Shqiperi - qe une te pakten e perkthej si liridashje - por jane pro diktatorit Portokall.

Vete fakti i mbledhjes se liderve europiane ne Malte, e tregon shqetesimin qe kane ata per kete kthese te Amerikes. Para 1-2 ditesh te Maltes, shume personalitete te vendeve te Europes, si mbreti Filip, presidenti Hollande, etj, u shprehen me nota kritike ndaj Trumpit dhe politikes qe ai po ndjek.

Ndjenja e antipatise ndaj Amerikes ka egzistuar gjithmone ne Europen Perendimore edhe kur ska egzistuar Trumpi.
Tani kesaj lukunie antiamerikane ne BE i jane shtuar edhe arabet e islamiket dhe cdo gje shkon vaj…
Personalisht do te doja qe administrata Trump te perkrahte vetem vendet e Europes Lindore dhe Shqiperine apo Kroacine ne Ballkan,vende qe ka akoma dashuri ndaj SHBA-ve.
Sa per gjermanet apo francezet po korrin cfare kane mbjelle me terrorizmin islamik.
E keqja eshte se ne vend qe te veprojne energjikisht ndaj ketij fenomeni,merren me Trumpin.

Kush po pjerdh per mbretin Filip apo Holanden qe edhe 2-3 muaj eshte ne zyre?
Burokratet e BE-se ne vend ta kerkojne fajin tek vetja e tyre fajesojne Trumpin,a thua se Trumpi e nxorri Angline nga BE-ja.
Dava skuthash!

Nje tjeter “aktiviste”, Donna Hylton. E denuar per rrembim, torture dhe vrasje ne vitet 80’.

Ai nuk ishte marshim i grave, ishte marshim i te degjeneruarve.

Shif Pjer dalim ke tema e kopertinës se Spiegel…Kur Amerika ishte Amerikë interventioniste e Dubya&Cheney I suleshin si zagejte se po e bënte botën çamur…sot që ju largua interventionizmit me Trump po ulerasin si idiote. Këtyre öaraskave neoliberale pa bisht nuk ju gjehet dermani.