Bjeri t'i bijmë sa majtas djathtas

Fuksi është i majtë, disidenti është i djathtë,
la figa è di sinistra, il cazzo è di destra.

Gjeniu është i bullëzuari në fëmijëri dhe rini që arrin të hakmerret në pleqëri duke bullin si intelektual akademik mbi masat e gjëra popullore që adhurojne Viçin e Artë të intelektit.

Figura e intelektualit është diabolike jo sepse ka me tepricë intelekt dhe dijeni, por se ka vetëm intelekt e dijeni, të cilat i konsideron të vetmet virtute me vlere.

-Nuk bën ajo shtëpi, parketi është i vjetër dhe kërcet nën këmbë, dëgjohen hapat.
-S’ka gjë, kërcitja e hapave dëshmon që kemi edhe hije akustike që na shoqëron kudo si hija nën diell.
-Edhe pozicioni është i keq, për çudi jehona e zërave të kalimtarëve në rrugë pasqyrohet dhe amplifikohet, duket sikur ata kalojnë pranë dhomë si fantazma.
-Aq më mirë, çudia në fjalë vazhdimisht të kujton se bota tjetër ekziston.

(nga Ditar i një fuksi)

megjithmen

Duçja, Fyhreri dhe Sekretari i Parë shënojnë Fundin e Kombit dhe fillimin e Epokës Postmoderne; italiani i fundit është Musolini, gjermani i fundit është Hitleri, rusi i fundit është Stalini, pas tyre ka vetëm globalistë internacionalistë me pashaportë përkatësisht italiane, gjermane dhe ruse, që hanë përkatësisht pastashuta ala matrinjana, salçiçe me birrë bavareze dhe sallatë ruse.

“Tragjikja është komike” e Beketit do të thotë që ngjarja më tragjike - Kryqzimi - është ngjarja më komike, gjë që del sheshit në epokën postmoderne - thënë ndryshe Ditët e Fundit - ku qeshet vazhdimisht hahaha, ndërkohë që tragjizmi është gaz drrasë. Kurrë ndonjëherë në histori nuk është prodhuar një sasi kaq stërmadhe humori dhe parodie sa në kulturën perëndimore, nisur nga shek. i kaluar. Rekordin botëror e mban kultura amerikane, ku kudo në kulturë parodizohet dhe ngado në medja buçet hahaha-ja që fsheh tragjizmin e thellë ohohoh e ahahah.

I Motho,nje pyetje:Pse mendon se rusi i fundit eshte Stalini e jo Putana?Aq me teper qe Stalini nuk ishte rus.

sepse stalini s’ishte rus

E mora pergjigjen.Stalini ishte rusi i fundit ngaqe nuk ishte rus.Hitleri eshte gjermani i fundit ngaqe nuk ishte gjerman.Po Ducja valle,te kete qene italian?

Asgjë nuk kuptohet dhe shpjegohet në botë dhe në histori pa pranuar dhe u nisur nga pikpamja providenciale, e cila qendron mbi të gjitha pikpamjet e tjera, ndryshe bota rezulton absurde, konfuze dhe mizore.

#dojadalim

immagine

Zbriti shkallët e WC publike nëntokësore që ndodhej mbrapa Komitetit Ekzekutiv, dhe në çdo shkallë që zbriste drita mpakej dhe shtohej era amoniakale e urinës që të shponte hundët, shoqëruar me erën kutërbuese të eskrementit të shtaxhionuar në vite që kishte nginjur deri edhe muret. “Ptuh, çfar ere!” tha me përçmim duke shfryrë me neveri flegrat e hundës. I dha një monedhë 2 lekëshe jevgës plakë veshur me xhub muratori blu të zbardhylët, që mospërfillëse i hodhi një kanoçe ujë majolikës allaturka së përdorur nga të tjerë më parë. Mbylli derën, zbërtheu pantallonat, u ul galiç dhe i skuqur në fytyrë nga sforcimi duke rënkuar me gulçime: “ëh-ëh-ëh”, filloi të shtërngonte muskujt e barkut dhe të ngambrapës me ritëm alternativ derisa ja arriti qëllimit: filloi të jashtëqiste duke nxjerrë currilin e urinës pak sekonda më parë si paralajmëruese për ardhjen e magmës ngjitëse nga thellësitë e rropullive. Megjith imazhin e mjerë që e rrethonte, tamam një birucë burgu ku çdo gjë kishte ngjyrë kafe-verdhane si spirrë dizanterie, deri edhe drita e lëshuar nga një poç i varur në tavan rrezatonte të njëjtën ngjyrë, shijoi çlirimin primordial të jashtëqitjes me dimensione kozmike, shoqëruar me aromën e mutit, që i dukej tepër e këndëshme si parfum perëndie sepse ishte muti i tij, nuk ishte i të tjerëve që qelbej erë.
Duke ngjitur shkallët për të dalë në dritë mbi tokë në ajër të pastërt, i lehtësuar shpirtërisht sepse i çliruar nga nevoja fiziologjike, mendoi me trishtim se saktë e njëjta gjë ndodh me mendimet tona krahasuar me të tjerëve, dhe menjëherë në vazhdim mendoi se në një moment të tillë liberator Sartëri duhet të ketë marrë zbulesën gjigande që përkufizon shkëlqyeshëm shoqërinë individualiste të Oksidentit: Dhjes, pra jam.

(nga Ditar i një fuksi)

1 Like

Një nga perlat e të Mothit,krahasimi që u bën mendimeve tona me mutin tonë.Kjo duhet te jete nje nga te keqijat e njeriut,qe mendimet e veta nuk i bien erë, ose edhe më keq, i bien erë të mirë. Sikur të ndodhte ndryshe,në botë do kishte shumë më pak gomarlliqe besoj.

Nuk e di cila është më e mynxyrshme: mospranimi i të së vërtetës, apo pranimi i saj hipokrizisht sa për sy e faqe.

Jashtëqet burri me ngambrapen zbuluar ngambrapa ferres, dhe sapo çohet, pa lidh akoma ushkurin, ankohet: “Yfff, çër ere që vje! Kush e boni?”
-Po ti e ke bo or burr, se je i vetmi me brek n’dor!

Sipas mendësisë arkaike presokratike elementët primordialë të krijimit të botës ishin katër: dheu, uji, ajri, zjarri (4 rrënjët e qënies, sipas Empedoklit). Ky vizion arkaik përputhet saktë me vizionin shkencor të fizikës moderne që tregon se lënda ekziston në katër gjëndje: e ngurtë, e lëngët, e gaztë, e flakët (gjëndja e plazmës, energjia), dhe të fiziologjisë brëndafutëse të organizmave të gjalla: ha, pi, thith oksigjen, ndiz kalori. Sigurisht edhe të fiziologjisë jashtëqitëse: dhit, shurro, hukat gaz karbonik, humb energji.
Qenia zhvillohet ndërmjet këtyre dy proçeseve fut e qit.

-Ti pse shkruan kur nuk fiton gjë?
-Shkruaj për nevojë, e kam nevojë të domosdoshme të shkruaj, njësoj si ti e ke të domosdoshme të bësh nevojën e madhe të parajmëruar nga ardhja e nevojës së vogël.

(nga Ditar i një fuksi)

Synimi progresiv i dizajnit është të përmirsojë funksionalitetin duke asgjësuar materialitetin.

La plus grande malice du diable est de faire croire qu’il n’existe pas - Baudelaire

Djallzia përfundimtare dhe më e madhe e Djallit është dëshmi dhe thirrje për Dashuri Universale pa Parime! - i Modhi :smiley: