Botës në krizë i nevojiten etër dhe nënë të reja (Pjesë e parë)

#1

Jeta është një lindje e vazhdueshme; përgjatë rrugtimit të saj ne kërkojmë të bashkojmë në veten tonë babën dhe nënën. Kjo përbën detyrën tonë kryesore, dhe prej saj zënë fill konflikte dhe triumfe, me pasojë ringjalljen - Ernst Junger, Rrezatime.

Njeriu primitiv besonte patundur që bota ishte rezultat i një takimi ose ndeshje erotike midis dy forcash kozmike zanafillore si ndërzim martesor midis qiellit mashkullor dhe tokës femrore. Bashkimi i aspekteve të kundërt mashkullor-femror në një qenie të vetme si shkrirje fillestare, armonike dhe komplementare e dy gjinive Atë i Madh dhe Nënë e Madhe - përfaqsues përkatësisht të Qiellit dhe Tokës - ndeshet kudo në kulturat e lashta si shëmbëllimi i androgjinit ose uroboro, Sfera e Madhe, simboli i origjinës, “materia fillestare” e alkimistëve etj. Ideja e induizmit që bota ngjizet dhe lind nga i njëjti trup hyjnor - androgjini Siva bashkuar në një trup të vetëm me bashkëshorten Durga - në thelb është e njëjtë me atë të Zanafillës që dëshmon për natyrën e dyfishtë mashkull-femër të Krijuesit (“si shëmbëllim i Tij i krijoi, mashkull e femër i krijoi” - Zan. 1:27). Në fakt pa përjashtim në çdo kozmologji, mitologji dhe besim të primitiv ndeshet dualiteti bipolar At Qiellor dhe Nënë Tokë, lidhur ngushtë me dikotomitë equivalente blegtori-bujqësi, patriarkat-matriarkat, nomadë-sedentarë qiell-tokë, shpirt-trup etj; aborigjenët australianë adhurojnë polariteti kozmik midis Gjithë-Atë dhe Gjithë-Nënë; në Upanisad (VI, IV, 20) burri i thotë gruas: “Unë jam Qielli, ti je Toka!”; në Veda (XIV, II, 71) burri dhe gruaja krahasohen përkatësisht me Qiellin dhe Tokën; në traditën katolike bashkëjetojnë adhurimi i Atit Qiellor dhe kulti marian që konsideron shën Mërinë Nënë të Zotit (në origjinë kulti pagan mesdhetar i Tokës Mëmë); ideja gnostike që Jezui si veprues në Qiell përfaqsonte karakterin mashkullor të Zotit, ndërsa Shpirti i Shenjtë - veprues në tokë - përfaqson karakterin femëror të Zotit; Bernardino Telesio në De rerum natura shkruante që qielli dhe toka përfaqsojnë dy parimet e mëdha të mashkullorit e femërores; Dostojevskij, në të njëjtën gjatësi vale me besimin e popullit të tij në tokën e shënjtë ruse, shkruante se “Nëna e Zotit është toka mëmë e lagësht”; Jungu e gjente idealin e pajtimit të të kundërtave në idenë e Gurit Filozofal të përbërë nga uji dhe zjarri, nga mashkullorja dhe femërorja (simbol i martesës së mbretit me mbretëreshën, diellit me hënën).

Miti i lindjes së Evës nga brinja e Adamit - i ngjashëm me lindjen e Athinës nga koka e Zeusit - dëshmon se raporti midis mashkullores e femërores është ekuivalent me raportin midis shpirtit dhe trupit, subjektit dhe objektit, pozitivit dhe negativit etj, me fjalë të tjera lindja e femërores nga mashkullorja është e ngjashme me lindjen e Krijimit (objekt) prej Zotit (subjekt), ose krijimit të materies prej shpirtit, objektit prej subjektit etj. Fjala që Luteri përktheu me “brinjë”, në tekstin origjinal ebraik është tselah=anë, ijë, dhe meqë termi është në një familje me tsel=hije, natyrshëm del në pah ngjashmëria me konceptin oriental yang-yin, kuptimi i hershëm i të cilit ishte dritë-hije, dhe vetëm më pas mori edhe kuptimet e tjera mashkull-femër, qiell-tokë, pozitiv-negativ, subjekt-objekt, aktiv-pasiv, gjallshëm-amullt etj. Në këtë vazhdë mund të përmëndet që sipas Pitagorës njeriu është krijuar “nga parimi i mirë që lindi deri edhe dritën dhe rregullin”, ndërsa gruaja “nga parimi i keq që lindi edhe kaosin dhe errësirën”, dhe që perënditë hënore dhe tokësore të botës së lashtë shpesh pikturoheshin me lëkurë të zezë për të paraqitur parimin errësirë/tokësore/femërore, në kundërvënie me parimin dritë/diellor/mashkullor. Prej këtij dualizmi të ndeshur rëndom në shumë qytetrime mesdhetare prejardhet kulti i shën Marive të zeza, dikur përkatësi e Maria Magdalenës e zëvëndësuar në mes të shek XII nga kulti i Virgjëreshës Mari. Në simbolizmin platonik dhe neoplatonik natyra dhe materia (toka) janë femërore, ndërsa idetë (qielli) janë mashkullore; Aristoteli ndërlidh kundërtitë përkatsisht mashkullore dhe femërore me kundërtitë “natyrore” ngrohtë dhe ftohtë, thatë dhe njomë, aktiv dhe pasiv, gjallshëm dhe amullt, frymë dhe materie etj.

Esiodi përshkroi epokën e arit që ndoqi menjëherë krijimin si një gjëndje parajse mbi tokë, ndjekur nga epoka e argjendit (shënuar prej kultit të Mëmës së Madhe) dhe nga epoka të tjera (patriarkale) pasuese që ishin stade të një degradimi progresiv të stadit parajsor origjinal të unitetit zanafillor androgjin (unitetit mashkullor-femror të shkrirë bashkë). Në fillim të epokës së hekurit perënditë e epokave pasuese të asaj të arit, duke mos dashur t’i bënin nderimin e duhur Zeusit, u rebeluan duke bërë lesh e li Panteonin grek e duke shkaktuar një kataklizmë me dimensione kozmike me pasojë të drejtpërdrejtë pështjellimin e ashpërsimin e mëtejshëm të konfliktit mashkullor-femëror, dhe ndër të tjera pasoja ndarjen akoma më të dukshme midis botës së shpirtit e botës së njerzve (botës shpirtërore dhe botës fizike). Si përfundim mendësia helene fajson për luftën midis sekseve një ngjarje zanafillore, të ngjashme me Rënien biblike. Teksti gnostik apokrif Testamenti i Filipit sintetizon pikpamjen hebraike me atë helenike për çështjen e konfliktit në fjalë duke konsideruar vdekjen dhe të keqen si pasojë e ndarjes midis sekseve:

Në ditët kur Eva ndodhej tek Adami, vdekja nuk ishte; vdekja ia mbërriti atëherë kur Eva u nda prej tij. Nëse rihyn në të, dhe nëse e merr në vete, vdekja nuk do të jetë më.

Platoni në Banketi përshkroi mitin e njeriut androgjin si trashëgimi e një epoke ku njerzimi kishte edhe një seks të tretë si shkrije e mashkullores me femroren që i jipte njerzve një formë të rrumbullakët dhe një forcë e fuqi të jashtëzakonshme. Meqë androgjinët e stërfuqishëm dhe për pasojë fodullë u orvatën të ngjiten në qiell për të sulmuar perënditë, Zeusi për t’i bërë të dobët i ndau në pjesë të veçanta mashkuj dhe femra. Si përfundim për Platonin ndarja midis sekseve ishte pasojë e një ngjarje zanafillore të ngjashëm me Rënien, dhe prandaj dëshira seksuale dhe dashuria shpirtërore midis burrit dhe gruas synojnë dëshpërimisht për t’i bashkuar ose kapërthyer me qëllim për të restauruar harmoninë zanafillore (termi armonia në greqishte të vjetër ka kuptim: marrëveshje, mirëkuptim, ingranazh) duke rindërtuar qënien njerzore të plotë.

Fund i pjesës së parë

kjo seri shkrimesh ka lidhje organike me këte seri tjetër shkrimesh

0 Likes

Botës në krizë i nevojiten etër dhe nënë të reja (Pjesë e dytë)
#2

0 Likes

#3

Well a mother, a real mother, is the most wonderful person in the world
She’s the angel voice that bids you goodnight
Kisses your cheek, whispers sleep tight
Your mother and mine
The helping hand that guides you along
Whether you’re right, whether you’re wrong
Your mother and mine
What makes mothers all that they are
Might as well ask what makes a star
Ask your heart to tell you her worth
Your heart will say, heaven on earth
Another word for divine
Your mother and mine

0 Likes

#4

Nje shprehje qe i shkon per shtat elitave intelektuale ngambrapa:

Armiku i madh i diturisë nuk është injoranca, por iluzioni i diturisë - Daniel J. Boorstin

0 Likes

#5

I Modhi :smiley: dje prap me boni me turp me shefin, ja pati me t’modhe ne mes te zyres:

-Ne tirani komandon figa nepermjet kacos, ndersa ne demokraci komandon perseri po figa, por drejtperdrejt, pa asnje lloj ndermjetsie.

T’gjithe pane nga mu duke qesh, kujtun se fola un, e shefi tha gjysem i nxef:

-Ej, çfar po behet atje!?

-Hiç, hiç - i thashe une - po flasim per qeverine gjermane, per zonjen Merkel, qe ka bere nje ligj te ri per ç’doganimin e mallrave te trasportit.

Çar te thosha, s’kisha çar te thosha tjeter.

0 Likes

#6

Zoti, për ta bërë borën më të bukur, krijoi korbat - i Modhi :smiley:

0 Likes

#7

-Vërtet e ka bërë edhe këtë?! Pa, pa, pa sa keqe është ajo grua, acar, akull ka në shpirt. Një potencë e vërtetë, kampione e të keqes është.
Kësi rastesh me ngjallin dyshimin se të jesh i mirë është prej dobësisë; je i mirë sepse nuk ke takat të jesh i keq - i Modhi :smiley:

0 Likes