Diploma nga La Sapienza nuk e bëri dot as mjek fshati në Korçë

km-ja fitoi zgjedhjet ne krye te partise se tij; tani do te njohe realitetin. harxhon kohe dmth me praktika pr-i, nderkohe qe mund te merret me ndonje gje me te vlefshme. spin, spin, spinners.

çeço, po kujt i drejtohesh more djale , se siper djathtas, nuk ka germe, dhe nuk kuptohet fare se kujt i drejtohesh. Ta them kete qe te verifikojme punen e adminit dhe te sistemit te ri qe ai ka ndertuar, se bo vaki ti e ke klikuar poshte majtas ku i pergjigjesh tjetrit dhe s"del se kujt i pergjigjesh, se me ka ndodhur edhe mua, ose me keq akoma psh, tek kompjutri jot del se kujt i pergjigjesh, por tek tjetri nuk del.

Patrioto jo vetem administrata e Korçes por eshte pak me gjere dhe me thelle deshtimi apo kalbezimi i struktures shteterore/shoqerore shqiptare.
Aq te ngulitura jane keto fenomene ne mendesine shqiptare sa konkurrojne ne menyre demonstrative ligjet dhe rregullat e saj.
Si rregullohet ky problem? do pyeste avokati duke ngritur syzet me gishtin e mesit.
Vallahi eshte pak e gjate zgjidhja dhe ne jemi ketu per qejf por personalisht pa bere njehere detyrat e shtepise nuk do t’u drejtohesha shqiptareve ne bote per ndihme ( veç nqs km e ka bere thjesht per show siç edhe vete besoj).

1 Like

Po tani e shprehe, kaq te veshtire e kishe.

Korca zakonisht mbahet per mire dhe kur keto dukuri duke kaq shemtuar ne Korce mendo se ndodh kudo.

Zgjidhja eshte e thjeshte e fillon me individin duke perfshire vete KM, permiresimi tek vetja. Ndryshimi fillon me individin Patrioto dhe KM ben shume mire qe i ngre keto gjera duke pranuar se ai e kupton qe Administrata ne Gjirokaster a Korce nuk do ta pjerdhe…pra nese KM kerkon reflektim per mua eshte ne rregull por nese pretendon te sjelle ndryshim nga maja e Piramides poshte atehere ai me keq se tallet.
Po perseri merremi me politizim sepse Shqiperia e Korca nuk eshte e KM po Doktor Mania eshte i fshatareve te Korces.

1 Like

Se sapo fikja kompjuterin dhe do shihja nje film. Une nuk kam veshtiresi per ti thene derrit derr dhe dajes daje.

Te tana i ban kryekoqa jone …polic trafiku ,kengetar ,valltar ,dajres i bjen …pikturon ,bojatis …model me brek e pa brek …
i ka ngel zanot tjeter pa bo ??
Enveri i msonte grate si musheshin specat e kungujt …
harxhoni fryme kot se s’ka me bo gjo …
demagogji si te paret e tyre…

Po çne ke dyqani i gjyslykeve?

Diploma eshte vetem per deshtaket, ka thene Profili. Ai vete nuk ka as deftesen e shkolles se mesme dhe eshte njeriu me i suksesshem ne France. Ja edhe Shkabes, nuk i duhet diploma per t’u gjetur shtepi me qira muxhahedineve andej nga Kashari dhe per te qene emigranti me i suksesshem ne Tirane.

2 Likes

Pyeti @gjergji ne nje teme tjeter cfare ka ndryshuar tek PPU. Ja cfare ka ndryshuar, qe tashme citojme profilrat e shkabrat.

1 Like

Gjenite gjithmone citohen.

1 Like

E kam kuptu se ku e ka problemin PPU. Statistikat e ksaj temes ta tregojn.

1 Like

po ti Zana, vazhdon ti bash “te tana” ?

1 Like

Si shumica ketu, je dobet ne njohjen e anetareve.

1 Like

Marrë nga fb, Shqiptar Oseku:

Pastruesit në vendin tim të punës janë serbë, bosi i tyre Vesna një grua që më thotë se dikur ishte këngëtare. Fytyrë rrumbullake, sy gri në blu, e përzemërt dhe e vyeshme. Më duket se punëson gjithë farefisin, kanë një fenotip. Kur u njoftuam për herë të parë para një viti, Vesnën e rroku sikleti kur u prezentova me emrin tim. Si mund të quhesha Shiptar kur ky emërtim është denigrues, pak si fjala N në Amerikë. “Unë nuk quaj askënd Shiftar që ta dish”, tha ajo me ton defansiv. U sikletos edhe më fort kur i dhashë sqarimin.

Me kohën kemi krijuar një kulturë përshëndetjesh e bisede këmbë, gjoja ne të Ballkanit. Vesna flet suedishten keq, i jam lutur unë të flasim serbisht se dua të stërvis gjuhën; suedezët që s’përshëndesin pa një zor ngrejnë një vetull kur na dëgjojnë.

Sot Vesna hyn në dhomë, e nis e ankohet. Një nip i saj ka ardhur me të dashurën të punojë nja dy muaj e të mbledhë para për fakultet, por tash refuzojnë të kthehen. Pse të kryej fakultet atje kot i thotë, kur mjekët specialistë ikin që atje e vijnë këtu, ti ke dy reumatologë që pastrojnë zyret këtu me mua. Vesna nis e qan. Sa i zgjuar është nipi, kaloi dy klasë për një në fillore. I them se e kam parë, një tip i qeshur, pastron me kufje në veshë, puth një gocë pastruese nëpër pauza. Vesna qesh mes lotësh, po ai është. Dhe goca dritë është. Por i mora në qafë, Vesna nis e qan prapë. Nuk kam fytyrë ta vizitoj varrin e vëllait më thotë vesna, ia mora djalin më qafë që ia prura këtu.

Pastaj kthehet e përlotur drejt meje. Çfarë vende muti kemi kështu mor Shçiptare. Çfarë popujsh muti jemi. Çfarë burrash muti, që mbledhin paratë si këmba qelbin e nuk u ndihmojnë të vetëve. Që lënë gratë te shpia e marrin të dashura gjimnaziste, edhe fryhen biles se blejnë dashni me pare. Këtu ka plot burra tanët me pare, po i fusin gjindjen në rrugë të pista prandaj vijnë tek unë. Më mirë të pastroj me nder më thonë se të bëhem milioner me mëkat. Por unë nuk u ndihmoj dot të gjithëve. Sa shumë po ikin mor Shçiptare, idenë s’e ke. Nuk i gjykoj dot, si të rrinë atje pa një të ardhme. Jam prind vet dhe i kuptoj, është zor të rrish në një vend kur e di që fëmija do të të vuajë më keq se vetja. Por nuk u ndihmoj dot të gjithëve.

Vesna qan. Dje më mori një mbesë, më thotë, i kanë kërkuar 5 mijë euro për një vend pune. Ku t’i marr unë 5 mijë euro. Është radha ime të sikletosem. Jo jo nuk dua para hua, nuk është puna aty, i kam 5 mijë euro t’ia jap. Por e njoh fort mirë atë mutin që ia lyp mbesës paratë. Do të kërkojë t’i hyjë mes këmbësh, ndryshe e flak prapë nga puna dy muaj më vonë. Ec e kërko pastaj paratë tua. Na mbytën or Shçiptare, si na bëhet halli kështu. Na doli shpirti pa parë dritë me sy, më copëtohet zemra kur e kujtoj.

Vesna del nga dhoma gjysëm ore më vonë, fshin lotët, kërkon falje që më pengoi. Falemnderit Shçiptare, ndoshta më kupton, një hall keni dhe ju. E ngre pas një pluhurthitëse të madhe, në fund të korridorit i del para nipi dhe e puth. Unë mbyll derën time, të cilën rëndom e mbaj hapur, e ulem të mbledh veten. Më dhimbset Vesna. Më dhimbsen nipat e mbesat e saj e të mi, nipat e mbesat tona. I ndërsejmë shpesh kundër njëri tjetrit. Por Vesna ka të drejtë. Atë problem kemi dhe ne. Nje drojë e një shpresë kemi të gjithë, fëmijët tanë. Si do t’ia bëjmë hallit.

1 Like

Serbet

Titulli eshte shkruar ne menyre qe te afroje shume nkerez ta lexojne kuptimi i gjith artikullit e e asaj qe dontr te thoonte doktori eshte plaga e administrates shqiptare jane andrallat e humbja e kohes per kedo qe do te zgjidhe pune panvaresisht ku ka studiuar. Ne Shqiperi ben kariere vetem me parti e duke dhene rryshfet, jo me merita. Per mua kjo ghe eshte per te ardhur keq.

1 Like

Aha, OK. Titulli nuk qenka real, por qenka karrem per klikime dmth? :slight_smile:

Ne Shqiperi ben kariere vetem me parti e duke dhene rryshfet, jo me merita.

Edhe nje here, kjo eshte ajo qe me acaron mua. Mania e shqiptareve qe kur nuk u del e vetja te shajne gjithe shqiptaret e tjere pa perjashtim, te mire e te keqij bashke. Si politikanet qe kur nuk fitojne, thone qe cdo vote eshte vjedhur.

E di cfare shoh une ne Shqiperi, sigurisht, vec ketyre qe bejne hajer me parti e ryshfet? Kur isha une ne universitet, nje djale dhe nje vajze ishin vertet asa. Te dy vinin nga familje modeste, jashte Tirane, dhe te cudisnin se sa shume mesonin. Vajza madje fitoi burse, aq mire dilte me nota. Nuk pagoi nje lek per kater vite shkolle dhe shkelqeu. Kur mbaruan shkollen, qe te dy u mbajten pedagoge ne universitet. Djali e kishte pasion te dhenit mesim dhe qendroi. Vajza vazhdoi doktoratura dhe ngjiti shkalle karriere edhe me lart, e gjitha me djerse, duke sakrifikuar shume qejfe studentesh per ato rezultate.

Tani vjen njeri nga Italia, kerkon pune aty ku i do trapi, kur i do trapi, dhe nese trapit te ketij nuk i behet qejfi, atehere te gjithe shqiptaret pa perjashtim qe ia kane dale jane me parti e me ryshfet. Edhe keta qe them une duhet te shihen si njerez partish e ryshfeti vetem se ketij nuk iu plotesua deshira kur i desh trapi. T’u 10sim nje tum ketyre qe mundohen e qe i perkushtojne jeten suksesit, sepse duam te mbledhim njerez tek nje artikull. Le t’i barazojme te gjithe me ata te keqijte. Te marrim shembull vetem te keqijte per Shqiperine, ndersa per universitetet e huaja te marrim shembull vetem te mirat ne menyre absolute.

Kjo me bezdis mua, nenat qe kur femijet e tyre nuk fitojne shkollen, thone qe te gjithe ata qe fituan kane paguar leke. Politikanet qe nuk fitojne zgjedhjet e qe thone qe gjithe votat e atyre qe fituan u blene. Kur ta mesojne shqiptaret kete, qe duke ekzagjeruar faktet per gjithe shqiptaret pa perjashtim po shpifin edhe per veten e tyre, do te jete nje arritje e madhe. Nuk i mohon njeri te keqijat e sistemit, por eshte turp te identifikosh gjithe personat vetem me ata te keqij. As armiku nuk zbret ne aq provincializem sa t’i pergjithesoje te gjithe me te keqijte.

Ne syte e ligjit nuk quhesh fajtor deri sa te vertetohet qe je fajtor. Ne syte e botes mjafton te thote dikush qe je fajtor dhe ta vune damken, s’ka rendesi je a s’je. Pasi diskutoi me popullin per 2 jave dhe kerkoi denoncime te administrates kryeministri ne levizje ka nxjerre fleterrufe ne emer te popullit me 100 emrat qe u permenden si te korruptuar. Vete vali, vete kadi. Ja edhe korrupsionin e luftuam, vetem 2 jave na duheshin.

Keto lloj kinezerirash ua ulin vleren ketyre nismave

Ca dmth kinezeri? C’lidhje ka Kina? Seriozisht pyes. Jam kureshtar te di origjinen e kesaj shperhjeje debile e provinciale.