Dita e vendimit për Bashën

I bejme thirrje Rames te dale nga “bunkeri” dhe te votoje vettingun.:grinning::grinning::grinning:

Voto vettingun Edvin, mos ki frike nga burgu.

1 Like

Jo vetem vettingun, por te marre pjese ne zgjedhje te lira bashke me shoket, nuk ka pse te friksohet prej vullnetit te popullit te vet.

E kam lexuar 100 here, po smora vesh ça kishit shkrujt :smile:

Balkanweb
Partia Socialiste mban sot një miting në Elbasan me gratë e vajzat e këtij qyteti, që ka nisur me prezantimin e disa prej kandidatëve për
deputete.

Evis Fila e cila është e 15-ta në listë ka marrë fjalën e para duke treguar se është kthyer nga Amerika për të kontribuar për t’u bërë zëri i grave dhe vajzave të Elbasanit, por për një çast është bllokuar duke krijuar disa momente suspanse tek të pranishmit.

Megjithëse u përpoq t’ia dilte duke iu bërë komplimente vajzave e grave, kandidatja e PS nuk ka mundur dot ta vazhdojë fjalimin. “E kam lexuar dhe e kam thënë 100 herë por kur vjen këtu, kur sheh sa të bukura jeni bërë i harron”, tha zonja Fila.

1 Like

http://www.mapo.al/2017/05/sfida-klasa-politike-respekton-nderkombetaret-por-jo-qytetaret/1

1 Like

E eklipsoi totalisht

Gjigandi po ju le jashte zgjedhjeve edhe i cik. Ua dha ultimatumin…tik tak… do rrini ne Qader 4 vjet e tutje per i cik.
E kena Km te rrepte ndonese thone qe eshte i dobet e frykanjos. Neser filloj fushaten tha Gjigandi ju boni cgte doni: coffee::coffee:

Tani po bindem gjithnje e me shume qe basha e ka hallin te karrigia e vete ne parti, se zgjedhjet e di qe i ka te humbura prandaj po perpiqet te shtyje sa me shume qe ta zere data 24 korrik kur i mbaron mandati pa humbje.
Gjithe ky teater per bythen e vete ne karrike, kryetari i bythes se vete, thene ndryshe.
data 30 qershor data e fundit, ne baze te kushtetutes, lascia o radoppia

Kerkova per Evis Fila ne Google e me del kjo:

dmth e ka hutu bukuria e femrave te Elbasanit, ca ka ktu per t’u habit Fiqo?

1 Like

Përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar (“McAllister Plus”)
paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017

  1.        Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
    
  2.        Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
    
  3.        Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
    
  4.        Avokati I Popullit i zgjedhur nga opozita;
    
  5.        Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
    
  6.        Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi  Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
    
  7.        Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
    
  8.        Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
    
  9.        Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
    
  10.      Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
    
  11.      Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
    
  12.      Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
    
  13.      Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
    
  14.      Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
    
  15. Droga:
    • Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
    • Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.

  16.      Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
    

• Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
• KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
• Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.

  1.      Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
    
  2.      Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës. 
    
  3.      Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
    
  4.      Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.
  1. Garantimi nga qeveria por edhe nga partneret tane nderkombetare sasi te mjaftueshme stoku fara luledjelli, me çmim te arsyeshem dhe pa manipulime nga hajdutet rilindas.

2
Tribune e mbuluar per telestadjumin e Kryeministrise.

3.Shpalljen e VQ pasuri kombetare dhe leximin e detyrueshem te saj qe ne klasen VI

Karagjoz Kryeminister

Juventusi po udheheq 2 me 0 ndaj Lazios. Loje e mire e portierit shqiptar Strakosha.
Ah deri ne 12 sahati keni kohe, Gjigandi eshte i rrepte me rregullat::sob:

Po pra :slight_smile:
http://www.kavajaonline.com/forumi/topic/3439-kavaja-qytet-i-portiereve/

Degjimi I Te huajit me teper se sa njeri tjetrit eshte nje veti e vjeter e shqiptarit .hazreti abaz ermenji kur pershkruan gjendjen e klases politike shqiptare pas pushtimit nga Italia thote :…" kundershtare e perkrahes te Zogut Te cilet ishin zene si gjelat ne pleh nen shqipen dykrenore u perqafuan si vellezer nen sopatat e Liktorit …"

Kandidatet e PS ne zgjedhjet e 2021.
–——------------------------------------------

Kreu i PD-­së, Lulzim Basha tha sot se vendimi për listat ka qenë mjaft i vështirë. Mirëpo, në listat e reja të PD nuk janë 26 deputetë që u zgjodhën në listat e vitit 2013.

Në lista ka plot të rinj, mirëpo shumica e grupit aktual të PD­-së nuk është më. Më poshtë janë emrat e deputetëve që nuk u rikandiduan.

Asllan Dogjani
Kastriot Islami
Keltis Kruja
Majlinda Bregu
Myqerem Tafaj
Bedri Hoxha
Roland Keta
Igli Cara
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Arben Imami
Arbiola Halimi
Eduard Selami
Genc Ruli
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Ridvan Bode
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Gjovalin Bzhetaj
Jozefina Topalli
Irma Kopliku
Astrit Patozi
Liljana Elmazi
Mhill Fufi (u largua nga PD)
26. Mesila Doda (u largua nga PD)