FIAT LUX - intermezzo 1 (Dionisi dhe Apolloni)

Teksti është më i rëndësishëm, konteksti ka më tepër vlerë.

Historia e artit, njësoj si historia e botës, në pamje të parë paraqitet si një kaos ngjarjesh pa kuptim e pa lidhje, ose me lidhje anësore, me njëra tjetrën. Në fakt kaosi është fasadë që fsheh kuptimin dhe lidhjet. Konkretisht çfar lidhje ka që Manierizmi i’u kundërvu Rilindjes, pastaj lindi Baroku, Rokokoja, e se fundi Arti Modern? Në pamje duken ndodhi që ndjekin njëra tjetrën rrokopujë pa lidhje midis tyre, dhe asgjë tjetër. Por fakti që autorëve manieristë - (përfshirë dhe të përmëndurit Pontormo, Fiorentino, El Greko), mbas arritjes së famës në të gjallë tyre, ju harrua emri mbas vdekjes, për tu rizbuluar dhe rivlersuar në fillimet e shek. XX (në epokën e Artit Modern) - tregon se ka diçka jo e rastit lidh dy epokat e shqyrtuara. Me fjalë të tjera dy kontekste të ndryshëm historikë - Manierizmi dhe Arti Modern - kanë të njëjtin tekst.

(Thënë përgjithshëm: kontekstet kanë një Tekst. Thënë hollësishëm: kur kontestet historikë kanë një Tekst, quhen paralele historike, dhe atëherë historia dhe bota ka kuptim që mund të lexohet si Tekst i interpretueshëm në kontekst. Thënë esencialisht: Teksti (në njëjës) lexohet ndërkohë që kontekstet (në shumës) interpretohen. Thënë analogjikisht: termi “Tekst” përdoret njësoj (ose në vend të) me termin “Noumen”, ashtu sikundër termi “kontekste” përdoret njësoj (ose në vënd të) me termin “fenomene”)

Vështirsia është të përcaktohet Teksti mes kaosit të konteksteve. Lidhur me muhabetin në shqyrtim, është tepër iluminuese gjetja gjeniale e Niçes që rrek të paraqisë historinë e artit si kundërvënie dialektike midis Apollonit dhe Dionisit, të cilët përfaqsojnë në mitologjinë greke përkatësisht shpirtin racional, logjik, harmonik, formëzues, ndjenjën e masës, iluminimit dhe të kundërtat e tyre: shpirtin iracional, instiktiv, i çrregullt, çoroditës, disintegrues, çmendurinë e dehjes, errësimit. Version i Yin dhe Yang të kudondodhur e kudogjetur.

Siç u tha në shkrimet e mëparshme Manierizmi shfaqet si disproporcion gjoemetrik i formave, ngjyrave artificiale dhe disonante, mungesës së perspektivës, çoroditjes së hapsirës, çpërmasimit dhe çnatyralizimit të figurave njerëzore në kufi me karikaturën etj. Thënë përmbledhur: shpirti i Manierizmit është dis-harmoni çoroditëse, kundërvënë shpirtit të Rilindjes që është harmoni logjike. Pra fenomeni ose konteksi i Rilindjes, ka për noumen ose tekst shpirtin apolloniak, ndërsa fenomeni ose kontektsi i Manierizmit, ka për noumen ose tekst shpirtin dionisiak.

Gjithashtu u tha në shkrimet në fjalë se Manierizmi shfaqet në kontekstin historik italian dhe evropian në datë aq e kaq, trajtuar prej filan fistek personi dhe aksh rrethanë shoqërore vuajtje të thellë të shkaktuar nga konflikte fetare (Reformë - Kundërreformë) që reflektohen edhe në konflikte politikë. Po njësoj Arti Modern shfaqet në kontestin historik fjala vjen të New York si action painting i Pollock, në kontesktin historik të konfliktit bërthamor USA-BS. Sa më sipër janë Fenomeni ose Konteksti. Ndërsa ankthi kozmik prej tmerrit të shkatërrimt planetar nga bomba bërthamore është Teksti ose Noumeni i Artit Modern, i cili është një lloj manierizmi i zhvilluar me të njëjtat motive në rrethana të ngjashme; ndryshon vetëm intensiteti prej përshpejtimit të kohës. Pra Teksti është i njëjtë (ankthi kozmik), ndryshon vetëm Konteksti (Itali postrilindase dhe USA postnazifashiste). Por nuk ndryshon kurrsesi tuafllëku ose dinakëria (varet sipas rastit), ose të dyja bashkë, e intelektualit të modh që ngatërron, me qëllim ose pa qellim, kartat e Tekstit dhe kontekstit duke bërë një lëmsh para porte ku është e pamundur të kuptohet gjë. Intelektuali i modh është manierist i përjetshëm; por nga halli e ka, vuan shumë i shkreti.

Teksti i vuajtjes nga ankthi kozmik implikon të rilexohet edhe si parodi e tallje, sepse tragjedia nuk ka si të mos jetë edhe komike përderisa sa gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy, alias Parimit Bipolar Yin e Yang. Me fjalë të tjera tragjikja ekziston vetëm si tragjikomedi. Postmoderni termobërthamor Pazolini kur parodizon Deposizione-t e manieristëve Pontormo dhe Rosso Fiorentino duke i trajtuar si dy tableau vivant në filmin e tij episodik Ricotta (trajtuar këtu), lexon të njëjtin Tekst (ankthin kozmik) që lexojnë manieristët Pontormo dhe Rosso kur parodizojnë Rilindjen prej humbjes së besimit. (Mënjanë hamëndja se manieristët e shqyrtuar parodizojnë Pasionin e Krishtit, dhe faktin që Pasolini gjithashtu e parodizon pa asnjë dyshim në filmin në fjalë). Manierizmi, parodi e formës ideale, harmonisë, racionalitetit (idealeve të Rilindjes), u rivlersua pozitivisht prej Arti Modern, sepse Arti Modern ishte për vete akoma më tepër parodi i të njëjtave vlera dhe ideale në një kontekst historik ankthi kozmik akoma më të madh se të kohës së luftës me shpata.

Gjithashtu teksti i vuajtjes nga ankthi kozmik implikon të rilexohet edhe si teori “art për art”, teori bazë e Artit Modern, me zanafillë Manierizmin, i cili nuk matej më me natyrën si më parë, por matej me artin e mjeshtërve:

Tejkalimi i formës së përsosur dhe të patejkalueshme të mjeshtërve rilindas mund të realizohet në manierizëm vetëm si deformim i formës, që në artin modern shndërrohet në shkatërrim të formës në proporcion me rritjen e përshpejtuar të ankthit kozmik.

Leonardo, artist rilindas

Parmigianino, artist manierist

Modigliani, pothuajse artist modernist

Pikaso, tamom artist modernist

Pikaso, artist modern por edhe i çik postmodernist

Në këtë rast forma është konteksti, ndërsa ankthi është Teksti. Pra Arti Modern është manierizëm i një kontesti tjetër historik ku ankthi kozmik ka përmasa akoma më të mëdha se në vizionet e Manierizmit për arsyen e thjeshtë se vuajtja, konflikti dhe frika e vdekjes ne kontekstin e para dhe gjatë dy konflikteve botërore të shek. XX në Evropë, ishte shumë më e madhe së e Firences, Italisë dhe Evropës post-rinashimentale, siç u tha në gjëndje kaosi prej konfiktesh fetare, etnike dhe politike. “Sa vijnë e nxihen pendët e korbit” - thotë folku.

Shpirti i etapave historike përsëritet (në këtë rast paralelet historikë: Manierizëm dhe Art Modern) po njësoj si përsëriten gjëndje shpirtërore në histori të jetës të personit, në përputhje me ligjin e Hekelit: “Ontogjeneza rikapitullon filogjenezën” dhe me “ligjin” e Frojdit: “Ripërsëritje me detyrim”, sipas të cilit njerzit në mënyrë të pavetëdijshme e rigjejnë veten vazhdimisht në të njëjtat esperienca të dhimbëshme, pa i rënë në të që janë ata vetë që i kanë përcaktuar dhe ndjellur (inteligjenca psikoanalitike e folkut: “Ku më gjejnë e më ndodhin mua gjithnjë të njëjtat gjëra!?”). Këto eksperienca përsëriten në jeten e personit, ashtu si dhe histori të njerzimit, me qëllim që të zgjidhen, ose më saktë, meqë përsëriten, duhen zgjidhur që të mos përsëriten më. E puna e parë për t’i zgjidhur është ndërgjegjsimi për situatën në stilin e shërimit psikoanalitik.

E dyta është sipas ligjit të Modhit: “të zhbirohet Noumeni tek fenomeni” ose “të nxirret Teksti prej kontekstit”, në kundështim me mendësinë postmoderne që merret vetëm me vlerën e fenomeneve dhe konteksteve si pluraliste në shumës (shumica fiton!), duke lënë pas dore rëndësinë e Noumenit dhe Tekstit, ose më keq duke i mohuar, meqë janë “mono = një”, dmth janë moniste dhe totalitariste që kanë kryer krimet e komunizmit dhe nazifashizmit.


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

Shumica fiton! sepse osht ene e thonmja qetër e modhe: Una jom me ate qi fito!

Në rrëfimet e librave të shenjtë është e vështirë të kuptohet dhe e lehtë të keqkuptohet e vërteta që sipas rastit mund të ndodhet herë në Kontekst e herë në Tekst. Ky keqkuptim ndodh rëndom midis eksegjeteve ose teologëve që pothuajse kurrë nuk bien dakord duke luajtur midis tyre deri në mistrecllëk: në të njëjtin rrëfim nëse njëri eksegjet ose teolog konsideron vetëm Kontekstin duke interpretuar literalisht pragrafin, tjetri konsideron vetëm Tekstin (metaTekstin) duke interpretuar simbolikisht shkrimin. Në rrëfimin tjetër i gjen të veprojnë anasjelltas duke ndërruar pozicionet.

Vonë kuptova se ky lloj keqkuptimi është frekuent, gati rregull, në interpretimin e çdo lloj shkrimi. Deri edhe diskutimet publike, madje edhe grindjet banale familjare në guzhinë, i binden fatalisht këtij rregulli.

E vërteta tamom përfshin Tekstin bashkë me Kontestin, Qiellin dhe Tokën, mendjen dhe trupin , prandaj s’kapet dot nga qenie me konflikt mendje-trup, qofshin këto qenie intelektuale elitare që lexojnë libra dhe shofin filma, qënie fardo që bojnë një dor muhabet në parlament ose ul ke guri, apo që bashkëjetojnë në guzhinë apo kudo tjetër qoftë.

Po ndigjove se dy vete - kudoqofshin, ne guzhine, ne parlament apo me blog - i thone njeri tjetrit “te kom thone, po ti po m’thu qe un po t’them çfar ke thon ti qe un nuk e kom thon, etj etj”, dije se po grindet Teksti me Kontekstin.

Pikaso manieristi :rofl:

Sa tepër i rreme eshte interpretimi i Tekstit i shkeputur nga Konteksti, kushdoqofte tekst i librit fetar, i dosjes sekrete, i tekstit artistik etj. E meqe konteksti zhduket bashke me ata qe e kane jetuar, mbetet vetem teksti hermetik si sfinks i frikshem qe i falen arkivistet dhe eruditet si fallxhore ne shkretetire duke degjuar jehonen e kontekstit te rinterpretuar sa andej knej neper duna rere. Ne kete lloj peisazhi vetem hingellima e çjerre e gamiljes eshte e vertete, çdo gje tjeter eshte nje enderr, bile nje enderr e keqe, makth.

1 Like

Apolloni eshte me i rendesishem, Dionisi ka me teper vlere.

1 Like

Spermatozoidi është më i rëndësishëm, ovuli ka më tepër vlerë.

@dafne,
prap ka fol llafe te ndyra krymekaniku i salles makinerive te Titanikut:

Besoj se grate nuk jane ne rregull nga trute kur mendojne se jane te barabarta me burrat. Jane shume me teper superiore, kane qene gjithnje. Çfardo gjeje i jep nje gruaje, ajo e permirson. Nese nje gruaje i jep nje spermatozoid, ajo te jep nje femije. Nese i jep nje banese, ajo krijon nje shtepi. Nese i jep ushqim, ajo te jep nje vakt ngrenie. Nese i jep nje buzeqeshje, ajo te jep zemren e saj.
Grate shumefishojne dhe permirsojne dhuratat qe marrin - Sir William Golding

Nese i trajton sikur me qene mut, pergatitu te marresh me tonelata.

Yang eshte me i rendesishem, yin ka me teper vlere.

Abe Silverstein, inxhinier aerospazial dhe kryemekanik i salles makinerive te NASA, ne vitin 1960 propozoi emrin “Apollo” per misionin e shkuarjes ne Hene. Ne fakt Apollo eshte perendia greke e Diellit, ç’ne me lazem ky emer ne Hene?

Shembulli eshte tipik i injorances moderne qe i konsideron emrat vetem per te dalluar objektet nga njeri tjetri; pra me moderne nga te gjithe rezultojne ata qe i vene numra te burgosurve ne kampe perqendrimi per lehtesi magazinimi dhe identifikimi.

Kur e pyeten vite më vonë per shkakun e ketij pagezimi, inteligjenti modern Abe Silverstein e shpjegoi keshtu inteligjencen moderne te salles se makinerise te Titanikut amerikan:

Në të vërtetë nuk kishte ndonjë arsye specifike ishte thjesht një emër tërheqës. Unë ndoqa të njëjtin sistem me të cilin do të kisha zgjedhur emrin e djalit tim.

Apollo eshte terheqes si forme, Dionisi eshte terheqes si permbajtje.

Misioni i ardhshem per te zbritur ne Diell do te quhet Dionis si emer terheqes. Per kete arsye folku kozmonaut shqiptar ka krijuar shprejhen:

U ftofsh ne Diell!

Sa më tepër t’i heqësh kuptimin (tekstin) një gjëje ose situate, aq më tepër gjëja ose situata (konteksti) do të rezultojë pa kuptim, absurd, qesharak, dhe për pasojë dialektike hegeliane edhe tragjike.

“Eshtë dialektike” ka pas thënë në vakti pensionistët duke kthyer çdo lloj situate në favor të tyre.

A ma ka pa gjo njeri Dionisin e Fierit?

skuader e modhe duhet te jete, me e modhe se Apollonia e Fierit.