Foto të librave që keni në duar

te fresket nga panairi i ‘gjësë së shkruar’. Skeptik per te dy zhanret gjithsesi nuk besoj se do me zhgenjejne.

Libri kryesor qe ne fakt po e lexoj prej muajsh se eshte ne 6 vellime eshte “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire” i Gibbon. Nje liber i mrekullueshem per ato qe duan te mesojne nga historia dhe ta kuptojne se ku dhe si po degradon shoqeria e sotme Perendimore.

Per t’u shplodhur pastaj lexoj te madhen Ayn Rand. “Atlas Shrugged” qe e kam lexuar edhe njehere me pare me thene te drejten. Fatkeqesisht te dy i kam ne Kindle dhe nuk sjell dot foto qe te me besoni. :stuck_out_tongue:

1 Like

aliu simbolizon figuren e edvin kristaqit,no? :smile:
edvini si aliu,bashke me fbi do stopojne korrupsionin .

Interesant. Kam lexuar nga Martin Luther, por nuk isha interesuar me tutje. Me bere kurioz me kete aresyetimin qe kisha, vecanerisht ajo katolike eshte bere kishe marksiste, gje qe me kete pape Franciskon eshte bere vertet e urryer. Sa ndryshim ka ky nga Papa John Paul II eshte e pabesueshme. Do te shoh ne Kindle cfare mund te gjej nga Kalvin dhe patjeter qe do ta lexoj. Kohe krizash besimi. :slight_smile:

@Katror aqif xhemol isuf baftjar evropianist, çin sha “marksist” ti? shaj, shaj po ke per ta pa ti kur te fitojme ne, e ta shohesh veten ne autodafe!


mos ndigjo ingeborgen xhanger xhunger kalvinister, sepse protestanitizmi (calvinizmi eshte vetem nje dege) eshte marksistizuar dhe libertuar me pare dhe me teper se katoliçizmi.

Kurse fenomeni i ndryshimit midis papes John Paul II dhe pape Françiskos, eshte alternimi i zakonshem kozmik midis dy boleve djathte dhe majte qe ndodh kudo, njesoj si ne politike u alternuan dy bolet Obama dhe Trump.

Mos me thuj shko vizitohu tek psikologu, sepse u vizitova, por mbas vizites ishte psikologu qe kish nevoje per psikolog (edhe dashnore, si pirati behet pape Françesko)

Ti nuk ke haber nga feja fare. Ti ke lexuar ca gjera e i ngaterron keq me njera tjetren. Vazhdo me ate relativizmin tend: te gjitha fete jane te mira, te gjitha fete jane njesoj.

xhanger xhunger qe i ke haberin fese, nuk kam thene kurre qe te gjitha fete jane te mira (kurrsesi te gjitha fete jan te keqija siç thote njeriu e epokes ngambrapa) dhe as qe jane njesoj (edhe kjo eshte teze e epokes ngambrapa).

Kam thene vetem qe fete kane nje funksion te tyre historik specifik ne realizimin e planit te Providences.

megjithmen

Katroro, a eshte ne shqip y libri ; " … The History of the Decline and Fall of the Roman Empire” i Gibbon…"

1 Like

o fiqo, a ma ke pa gjo o rono?

Jo perzotin i Modho

hiç kot t’pyta, sa per muhabet, se qe thu tina ai o Trumpo osht bo koqe fare, ka rrit taksen e sheshte 3,6% mbi te ardhurat, e kujto se ne e hame ate koqe ullini. Ik o Trump mos na çaj sumen shum!

o rono ka qene çuni i mir shum vallaj, apapapapa çër çuni, çun per s’mari, se rrunte fare per asigjo n’bot!

Me zhgenjeve i Motho, kujtova se do me dilje ne krah e do thoshe qe grupin e kishe pagezuar “O Cimo”, po me duket se do t’i ndreqesh pipzat me Pjetrin.

qe ta kem mire edhe me o tyo edhe me o pjetro:

o rono ishte komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura te grupit, o çimo ishte eminenca gri i grupit.

t’u lexu m’telefon “idioti” e dostojevskit ne anglisht. m’ka pjelle belaja se kam ngel t’u kalu nga libri te gugeltranslejti :stuck_out_tongue:, por asht t’u ja vlejt, siguro qe ne shqip s’do e kisha marr munimin me e lexu.