Fytyra e Francës së ardhshme

Po Lideri nuk ka autorsu naj artikull programativ ke ZP-ja per ket çashtje? :stuck_out_tongue_winking_eye:

1 Like

frika e vetme eshte se levizja feministe do ta anoje peshoren nga Le Pen qe Franca te kete presidente nje grua per here te pare.

1 Like

Hahahahahaha!
:grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning::grinning:

ç’ke qe ben hahahaha, ky eshte bumerang, eshte me teper tallje per ty si maço, se per zhardinen si femen. Po ben hahaha kunder vetes tende.

Ka nxjerre kusheriren te pronononcohet:

Bukur, shkrimi i kesaj ministres (qe sot po ia ndigjoj emrin) me pelqeu.

Le Pen-Macron eshte finalja.

Edhe lajmet belge ketu kete gje po thone, qe ne turin e dyte del Macron dhe Le Pen. E çuditeshme.
Ku vajti ai Xixa, nga u zhduk ai, kur duhet iken. E po kjo pune, te meçifet burri tani ne valen e punes :grin:

Macron 23.8%
Le Pen 21.8%
Melenchon 19.7%
Fillon 19.5%

Për here të parë në historine e Frances, kandidati i se Djathtes, mëma e ekstremit të djathte, nuk perfaqesohet në raundin e dyte të zgjedhjeve presidenciale
:joy::joy::joy:

1 Like

23.7 Macron - 21.7 Le Pen

Ku eshte kjo studio moderne kaq e madhe Blendo.

Ne Paris Pjer.

Fillon pranon humbjen shpeh mbeshtetjen per Macron kunder ekstremizmit per te ardhmen e Frances. Vive la Republique.

Fillon e ka vendin në burg. Por po e merr me të mirë presidentin e ri, Emmanuel Macron qe të pakten mos e rrasi 10 vjet në burg (denimi maksimal qe mund të marrë, në funksion të akt-akuzave të ngritur a ndaj tij) por të pakten 3 (denimi minimal)

OK, rezultatet e para ( theksoj - projektimet mbi numërimet e pjesëshme të rezultateve) dhe jo ato përfundimtare japin këto shifra:

  • Macron 23,7%,
  • Le Pen 21,8%
    pra, këta kandidatë do të ndeshen gjatë turit të dytë mes vedit.

Dy kandidatët e tjerë:

  • Fillon: 19,7%
  • Mélenchon: 19,3%

Por sidoqoftë, rezultate përfundimtare nuk njihen ende. Këto shifra mund të lëvizin deri në mesnatë.
Aktualisht, të gjithê tenorët e partive politike ( Fillon, Juppé - të Republikanëve), Filippeti - e socialistëve (mbështetësja e Hamon) - bëjnë thirrje partizanëve të tyrë që të votojnë Macron gjatë turit të dytë, thjesht për të penguar Le Pen të vijë në pushtet.
Nga minuta në minutë pritet të flasë Presidenti Hollande - mendohet se ai do të kërkojë që populli i majtë të votojë Macron. Ende ai s’ka folur…
As Macron s’është shprehur… po presim…

Mélenchon ende nuk është shprehur. Zëdhënësit e Frontit të Majtë qëndrojnë të rezervuar. Ata presin ndonjë përmbysje ( tê pamundur - mendoj - të rezultateve), siç ka bërë vaki në të kaluarën. Por, ata sugjerojnë që një votim i bardhë mund të jetë më i logjikshmi në këto kushte. Sidoqoftë, kampioni i tyre pret rezultate më të besueshme dhe do të shprehet rreth orën 22 (ndoshta 22 e 30) për të dhënë përshtypjet dhe këshillat për më tej.

Në këtë moment po shprehet Le Pen në televizor. Ajo përshëndet rezultatin e arritur por entuziazmi nuk duket në fjalët që thotë.

  • E vërtetë, ajo mundohet të mobilizojë ithtarët e pakënaqur që nuk arritën të dilnin në krye, Po ashtu e vërtetë, ajo mundohet të relativizojë rezultatin - dhe të shpresojë më tej, paçka perspektivën ndërkohë të mbyllur.

E degjova Fillon qe shprehu mbeshtetjen per Macron. Sa funksionon kjo per te cuar votuesit e Fillon tek Macron? Sa nga ata 19.7% ndjekin keshillen e kandidatit ne kete rast? Dhe, nese ne balotazh jane Macron vs. Le Pen, ku mendohet se do shkojne mbeshtetesit e kandidateve te tjere?

O Stalker dyfelori, keshtu ndodh gjithnje ne menyre fatale, qe kampionet e lirise (njera fele) nuk mendojne gje tjeter veçse te fusin te tjeret ne burgje dhe t’i çojne ne kramanjolle (tjetra fele).

Viv le Frons!

1 Like

Komformistet amorfe mund te pereferojne cdofarelloje rrekeje tjeter. pervec Le Pen…Per mendimin tim vetem Le Pen mund te shpetoje Evropen(kur permend Evropen nuk bej fjale per krijesa artificjale si BE)

Per çfare Evrope e ke fjalen, ate te mitit grek te lashte qe ja ka hypur demit, apo demi ja ka hypur asaj, se nuk merret vesh mire.

Blend, Macron jo e mund, por e grin Le Penin. S’ka të beje fare me votat e se djathtes. Le Pen, pervec se eshte e rrezikshme (fashiste), eshte dhe shume e dobet politikisht: në janar sondazhet e nxirnin me 30% të votave, ndersa përgjate 4 muajve të fushates humbi 9 % ! Gjate debatit të 11 kandidateve në TV, nje “cope” punetori (Poutou, kandidati trockist) e beri me fol me vete (nje jave me pas ajo humbi definitivisht vendin nr1 në sondazhe).

Në 7 maj, Le Pen mundet si në karadak. Me 8 maj i hiqet imuniteti parlamentar dhe prokuroria ngre akuzen qe ka muaj qe e ka formuluar