Hebraizmi dhe helenizmi (Pjesë e dytë)

image

Raporti hebraizëm-helenizëm zbulohet sheshit në personalitetin e figurave që përfaqsojnë simbolikisht këto mendësi. Rebeli Promete - figurë qëndrore e mendësisë helenike - i kundërvihet Zeusit dhe Hyjnive të Olimpit duke i vjedhur atyre zjarrin për t’ia dhënë njerzve (zjarri në këtë rast simbolizon intelektin, shkencën, teknologjinë etj, gjithçka që e bën njeriun të ngjashëm me Hyjnitë), ndërsa Moisiu - kundërfigura hebraike e Prometeut - i përgjunjet Zotit në malin e Sinait, dhe pasi agjëron dy herë nga 40 ditë, si shpërblim për bindjen dhe përunjësinë e tij, i jepen Tabelat e Ligjit, mbi të cilat mbështetet tërë ngrehina e qytetërimit modern. Pra njëri vjedh dhe megjithkëtë vazhdon t’i kundërvihet me fodullëk të vjedhurit, tjetrit i jipet me dëshirë si shpërblim për përvujtësinë dhe përkushtimin e tij. Mendësia prometeike bazuar në intelekt rebelohet si satanike në kërkim të drejtave të individit, kurse mendësia fetare bazohet mbi përunjësinë dhe detyrat në shërbim të vullnetit providencial. Jo rastësisht Prometeu ishte heroi i zgjedhur prej Marksit, i cili shkruan në tezën e doktoratit të tij me titull Dallime midis Demokritit dhe Epikurit:

Prometeu është shenjti më i lartë dhe martir në kalendarin filozofik… Bindja e Prometheut: Troç, (perëndi) ju urrej të gjithëve pa përjashtim! - ështe bindja e tij filozofike, principi i tij vetiak i drejtuar kundër të gjithë zotërave qiellorë dhe tokësorë, të cilët vetëdijen njerëzore nuk e njohin për hyjninë më të lartë. Filozofia nuk i fsheh aspak qëllimet e saj, por e bën të vetën profesionin e besimit të Prometeut.

Në mitin e Rënies Gjarpëri rrebel shtiu në ngasje Adamin dhe Evën duke i bërë të hanin frutin e ndaluar qe do t’i hapte atyre sytë dhe do t’i bënte të ngjashëm me Zotin. Akti i ngrënies i Frutit të Ndaluar pa lejë nga Zoti është një akt vjedhje i ngjashëm me vjedhjen prometeike të zjarrit, e për këtë arsye marksisti utopik Bloch quan Gjarpërin biblik “Prometeu i Bibles”.

Niçe në veprën Lindja e tragjedisë, mitit biblik të Rënies i kundërve mitin e Prometeut (sipas tij më tipiku i mitologjisë greke), si dy mite komplementarë që kanë në qëndër mosbindjen ndaj urdhërit hyjnor. Sipas tij miti i Rënies - i cili përshkruan tundimin e joshjen Evës prej gjarpërit dhe nepsin për të “ngrënë” frutin - përfaqsonte vlerat më të ulta njerzore (vlerat femërore); kurse kurajoja rebele e Prometeut - i cili sfidoi drejtpërdrejt autoritetin hyjnor dhe u vetësakrifikua për t’i dhënë njerzve zjarrin e diturisë - përfaqsonte vlerat fisnike mashkullore.

Zanati i parë që ngjiz kulturën e njerzimit është bujqësia - bash zanati i Kainit. Sipas Zanafillës të Biblës shkruhet që oferta bërë Zotit prej Abelit ishin kafshë shtëpijake, ndërsa oferta e Kainit ishin fruta, prodhime bujqësore. Dikotomia Abel-Kain është refleks i dikotomise popuj nomade barinj – popuj të ngujuar bujq. Agri-kultura (fjala “kulturë” rrjedh nga colere = me kultivue, banue, përkujdesur, kushtuar, konservuar) krijoi nevojën për të vëzhguar botën përreth; njeriu i lashtë konceptoi hapsirën duke matur largësinë e një fare të mbjellur nga tjetra, dhe konceptoi kohën si matje të ritmit stinor në pritje të kohës së përshtatshmë për të mbjellur, përkujdesur dhe korrur të mbjellat. Matja e tokës pasoi gjeometrinë dhe aritmetikën, ndryshimi i stinëve pasoi matjen e kohës, kalendarin, pozicionet e yjeve, dhe më pas varg vëzhgime të tjera që kushtëzojnë shkencat kryesore. Nevojat për t’u përkujdesur për të mbjellat ngujoi hordhinë primitive në një vënd të caktuar, të cilin e shndërroi në vëndbanim dhe më pas në qytet. Fjalë “qytet” përbën rrënjën e termit “qytetërim” - në latinisht termi civilis kishte disa kuptime të cilat dyndeshin të gjitha drejt një kuptimi: “çfarë është e qytetarit”, kurse Zanafilla dëshmon se qyteti i parë u themelua prej Kainit, i cili i dha edhe emrin. Qytetet dhe qytetërimet e para lindin në vende pjellore (lugina në mes Tigrit dhe Eufratit, lugina e Nilit etj) ku tepricat e prodhimit bujqësor mund të grumbulloheshin dhe si pasojë edhe të shkëmbeheshin. Riti i themelimit të qytetit në lashtësi përputhej me ritin e pjellorisë: qyteti inagurohej me buaj që tërhiqnin parmëndën duke punuar parcelën ku do të ndërtoheshin më pas muret mbrojtës të qytetit; fitimtarët e quanin të kryer asgjësimin e qytetit armik vetëm pasi shbënin së mbrapi ritin themelues - mbasi vritej, pritej, digjej dhe shëmbej gjithçka pa lënë gur mbi gur, teritori i qytetit të pushtuar vihej nën parmëndë dhe në tokën e punuar hedhej kripë për t’a shterpëzuar (Kartagjena).

Përkujdesja për të mbjellat, përdorimi i mjeteve të punës, zbutja e specieve të egra në drithëra me rendiment krijoi kushte fillestare për zhvillimin e mendësisë të progresit teknologjik. Kjo hipoteze mbështet edhe prej dëshmisë të Zanafillës për kainitët (fisi i Kainit), prej të cilëve rrodhën zanati i përpunimit të metaleve dhe zejtaritë e ndryshme (Zan. 4, 20-22). Përpunimi i metaleve në lashtësi lidhet ngushtë me fabrikimin e armëve - kështu herë drejtpërdrejt dhe herë me qarqe të shkurtër mund të përvijosen lidhje midis mitit të Rënies dhe mitit të Prometeut, të cilët përshkuajnë në mënyra të ndryshme të njëjtën të pabërë prehistorike. Shtënë në ngasje prej Luçiferit, ngrënia e Frutit të Ndaluar i “hapi sytë” dhe i “bëri si Zoti” Adamin dhe Evën (për pasojë tërë njerëzimit të prejardhur prej tyre), po njësoj Prometeu i vjedh perëndive sekretin e zjarrit (simbol i të vërtetës) për t’ia dhënë njerzëve me qëllim për t’i bërë ata të fuqishëm si perënditë e Olimpit. Në deshifrimin e zakonshëm që i bëhet mitit prometeik simboli i zjarrit është konsideruar rëndom si simbol i diturisë, shkencës, teknologjisë etj, duke lënë pas dore kuptimin e dashurisë seksuale të dëshmuar nga shprehja e ndeshur në shumë gjuhë: “zjarri i dashurisë”. Në psikoanalizë vjedhja e zjarrit sipas Gaston Bachelard (Psikanaliza e zjarrit) është imitim dhe emancipim i fëmijës ndaj atit, të cilit i vjedh shkrepset për ndërmarje zjarrvënëse - kurse lidhja ndërmjet zjarrit (pyreis) dhe aktit seksual, e vënë në pah prej Hesiodit dhe Frojdit (Përftimi i zjarrit), ndeshet deri edhe tek hymnet vedikë. Kuptimi biblik i “njohjes” përputhet me kryerjen e aktit seksual sepse ngrënia e Frutit të Pemës të njohjes të mirës dhe të keqes (simbol i organit seksual femror të Evës) simbolizon kryerjen e aktit seksual. Zjarri në zeje dhe teknologji përbën elementin kryesor për përpunimin e lëndës së parë, kështu termave sinonimë prometeik dhe faustian - të përdorur rëndom në kuptimin e sundimit teknologjik modern - mund t’i shtohet edhe kainik dhe satanik, në rastin kur sundimi teknologjik ushtrohet pa dashuri për gjërat e krijuara.

Në botën greke të lashtë, ose sipas mendësisë helene Prometeu nuk konsiderohej hero si rëndom në kohët e sotme, përkundrazi quhej fajtor, sepse për faj të tij, dmth prej aktit prometeik të vjedhjes së zjarrit perëndive, gjithësia nuk përjetohet më si një dhuratë hyjnore, por vetëm si një send i përdorur për qëllime vetjake. Saktë në të njëjtën mënyrë konsiderohej në tragjedinë Prometeu i ngujuar të Eskilit. Ky konvertim vlerash në të kundërt: Prometeu nga figurë negative në pozitive, është një keqkuptim me dashje i romantikëve, e në të njëjtën hulli keqkuptimi endet edhe Kadare në esenë e tij për Eskilin.

Një tjetër shëmbull i komplementaritetit hebraizëm-helenizëm: i njëjtë keqkuptim me dashje apo me keqdashje i ështe bërë figurës hebraike (dhe të krishterë si trashëgimi) të Luçiferit/Satanit nga romantikët që konvertuan figurën e tij nga negative në pozitive: Satani i paraqitur si mirbërës i racës njerzore, që bëhet copë t’i sjellë dritën (etimologia nga latinishtja lucifĕru(m) = sjellës i dritës) ose zjarrin, diturinë, njohjen vdekëtarëve të racës njerzore, dhe për këtë u dënua nga një Zot keqdashës që adhurohet nga profanet naivë. Ky është me pak fjalë Kulti i Satanit si modë ezoterike e modernitetit, për të cilën flitet në një shkrim që kam përkthyer kohë më parë, e që e gjeni këtu.
Me fjalë të tjera nuk eshtë satanik vetem Hitleri dhe Stalini, por mund te jenë edhe kundështarët e tyre, qoftë edhe pa e ditur, qoftë pa dashje, e qoftë me dashje e keqdashje. Hitleri dhe Stalini kanë vënë në praktikë dhe radikalizuar me sukses të njëjtën kulturë që kanë edhe kundeshtarët e tyre, dmth në plan të fundit dallimi midis tyre dhe kundështarëve është vetëm sasijor, aspak cilësor, janë pjellë të së njejtës kulturë.

Fund i pjesës dytë


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Ku osht mçef Prometeu?

(Arnold Böcklin)

Kurse ketu e gjeni kollaj besoj:

Mikail Vrubel

Me cfare kam lexuar diku ku lartesohej Luciferi si drita qe ne kemi brenda: Lucifer- drite sjelles, mund te kete analogji me elementin e fosforit (Phosp-horus, qe perkthehej gjithashtu dritesjelles) qe gjendet ne shume molekula te rendesishme humane ne trajte fosfatesh, si ADN, ATP, fosfolipide, jone fosfat. A mund te jete ky fosfori i famshem, maçi brenda nesh qe i shkelqejne syte fosforeshente nga rrebelimi ndaj Zotit? Ose sic i thone ndryshe Star-dust meqe Luciferi konsiderohet Ylli i mengjesit.

Mua nuk me duket muhabet me shume lidhje pasi vete fosfori si element eshte emertuar nga karakteristikat fiziko-kimike te tij duke u observuar se jashtmi. Pervec kesaj trupi yne ka nje qerre elemente nuk mund te honorifikohet fosfori si dritesjelles. Si dhe dihet qe neve si qenie nuk mund te jemi ndryshe nga bota jashte, pra do te perbehemi nga elemente organike dhe inorganike si bota e jashtme dhe do te veprojne te njejtat ligje.

nuk e kuptoj çfar ke dash te thuash. drita ne kete rast konsiderohet nga pikpamja simbolike.

Permenda nje interpretim pa lidhje mbi luciferin, me citime masonesh. Njerezit i besojne shume keto:

Acqua, e lash pergjys leximin sepse tani jam i lodh. do e lexoj neser.

ne paranteze: tani me fjalen mason çfar nuk nenkuptohet, aq me teper se nuk ka asgje zyrtare dhe mbajne sekrete, e nuk dihet çfar eshte sekret e çfare jo.
E se fundi, edhe masoneria eshte modernizuar, dikur ishte e krishtere dhe jo detyrimisht antiklerikale, dhe ateiste si shpesh here.

Ne fakt dija qe njerezimi mori nga Prometeu eshte vec nje dhurate e paperfillshme, e mbeshtjelle si sakrifice, si dicka me vlere mjaft te madhe; per vete interesat e Satanit si politikan i madh qe eshte. Pra sic eshte dhe moto e polotikaneve “po e genjej me dicka te vogel qe te me votoje”. Njeriut iu duk sikur pa boten nepermjet dritares qe i hapi Luciferi. Ai nuk mundi te ishte i durueshem per te pritur dhuraten e Zotit, dhe nuk ish mjaftueshem koshient per te kuptuar vleren e seciles prej dhuratave, nje te garantuar nese ecte sipas ligjit, dhe tjetren te rrembyer nese thyente ligjin.

1 Like

Mos u lodh ta lexosh. Thelbi ishte ai qe shkrova me siper. Per te honorifikuar Luciferin, njerezit perpiqen te gjejne lloj lloj analogjirash dhe paralelizmash, deri te asociacioni i elementeve kimike te trupit te njeriut me driten e Luciferit, si pjese e shenjterise qe kemi brenda dhe qe duhet ta ndjekim.

ky dualitet vazhdon ne kohen tone si rivalitet ndermjet liberalizmit e konservatorismit . I pari sulmon barriera qe duhen shembur i dyti ruan nje kufi qe s’duhet shkelur.

po te jete keshtu kjo nuk eshte masoneri, eshte alkimi e degraduar, e cila ndoshta do te thote masoneri e degraduar, degradimi perzjen te gjitha bashke, sallate ruse. Pra nuk eshte per t’i besu me njeriu, gjerat tani duhen marrre me pincete ose varu hejbet.

kjo qe thu ti ishte deri diku e vertete ngapara Epokes Ngambrapa, tani ngambrapa Epokes Ngambrapa mund te thuhet keshtu me sakte (ose ndonje variant tjeter me interesant qe mund ta formulosh vete):

I pari rinderton barriera sapo i shemb, ndersa i dyti shkel kufinj qe i ruan qe te mos shkelen.

Acqua, kape kete:

Le dottrine, in realtà tutte moderne, che propugna la Società Teosofica sono talmente differenti, sotto quasi tutti gli aspetti, da quelle a cui si dà legittimamente il nome di Teosofia, che si potrebbero confondere le une con le altre solo per malafede o per ignoranza: malafede da parte dei capi della Società, ignoranza della maggior parte dei seguaci ed anche, bisogna dirlo, di taluni dei loro avversari che, poco sufficientemente informati, commettono il grave errore di prendere sul serio le loro asserzioni e di credere, per esempio, che essi rappresentino l’autentica tradizione orientale, allorché invece non ne rappresentano alcuna.
René Guénon

1 Like

po ajo lidhja inkonjito e hitlerit dhe stalinit me ter shpjegimin qe jep per figurat e lashtesise dhe ngjashmerise se tyre, nuk e kuptova.

Problemi jot eshte se akoma nuk ke kuptuar se ç’eshte “arkeotipi” megjith shpjegimet e here pas hereshme. Po ta kuptosh arketipin si entitet ekzistues jasht kohes dhe hapsires, atehere kupton se nuk ka ndryshim midis figurave mitike te lashta (Prometeu, Adami dhe Eva etj) dhe figurave historike moderne (Stalini, Hitleri, Marloni dhe Merlin Monro) .
U pa puna. po mundohem ta shpjegoj edhe nje here tjeter, kushedi ha pyke kesaj radhe.

Me shkrim me pare se Stalini dhe Hitleri kam permend Marksin lidhur me figuren e lashte te Prometeut:

Ne menyre qe ta gjesh vete (e kupton me mire) pa te shpjeguar une, po te bej nje pyetje:

Nga citimi qe kam sjelle, pse Marksi kishte hero te zgjedhur Prometeun?

Pyetja mund te shtrohet me gjere qe te futen ne thes edhe Stalini me Hitlerin (ndoshta edhe ti vete brenda ne thes):

Pse epoka moderne ka per hero te zgjedhur Prometeun?

Ben mire t’i futesh nje te lexume:

se sa do fikja kompjutrin, se dhe filmi maroi, tani fjala ; arketip, nuk eshte shqip, me sill versionin shqip qe te jem ne brendesi/thelb te fjales.
se pse marksi kishte hero te zgjedhur prometeun (prej tehut) , ndoshta se ky (sipas teje) kish hedhur poshte zotat, apo duhet ta kem gabim.
ç’ne marksi, filozof, erudit, analist, etj, me dy figurat shteterore qe e kishin inat njoni-tjetrin, me dy figurat politike qe kishin te mirat dhe te keqiat e tyre.

ta sjell une versionin shqipt te arketipit, por mbasi ti te me sjelles versionin shqip te fjales “version” qe te jem ne brendesi/thelb te fjales.

jo sipas meje, as sipas Marlonit, por sipas Marksit sepse te kam sjelle citimin ku Marksi do me u pallu me Prometeun sepse Prometeu hedh poshten zotat, dhe Marksi kishte per ambicje te hidhte poshte Zotin mbasi t’i kishte vjedhur Zjarrin, dmth Das Kapitalin, dmth Vizione te Qarta.

akoma nuk ke kuptu se ç’kishte Stalini me Marksin, kte e ka ka kuptu deri edhe Stalker. Biles e ka kuptu edhe Korriksja me Albano-idin. Dobet, shum dobet Pjer, vizione zhgarravina!

E pare ne nje kendveshtrimi tjeter a mund te konsiderohet prometeu edhe si vjedhesi i pare I pronesise intellettuale,tip hacker dhe si I tille u ndeshkua ?

po ç’ne stalini me marksin, kur ky (stalini) ishte e kunderta e marksit. Ta kam sjell shembullin e llojeve te socializmave qe u predikuan dhe u zbatuan, me ate qe pretendonte se pasagjeret e tij po i çonte me anije kozmike, nderkoh qe po udhetonin me kaçatorr.
Keshtu eshte kur nuk e ke lexuar VQ, dhe vjen e ben (si gjithmon) gabimin e radhes.

o karabush i VQ tvls (ta ve lal marloni sonte), po ti e ke jetuar komunizmin, nuk je si spermatozoidet e lindur mbas 1989-s qe s’ja kane haberit kush ishte Marksi e kush ishte Stalini.