Kadare i shkruan Ambasadores Vlahutin

sa e vret mendjen dhe ti, qe s’jeton fare atje. leni te bejne si te duan, po deshen lufte me ameriken. ne s’kemi çfare tu mesojme, se kemi çarre ferren vete dhe shohim vetem interesin tone vetjak.

Une s’e kuptoj perse redaktori i quan “teori konspirative” keto qe shkruan Myftaraj.
Para 2 javesh kreu i BE-se Junker priti ne vizite zyrtare vete Sorosin dhe sipas komunikates zyrtare diskutuan per universitetin ne Budapest, krizen ne Ukraine dhe Brexit (c’pune ka zyrtarisht Soros me procesin?!), lajm i dhene deri nga BBC. Wikileaks nxori zyrtaret e pazgjedhur te komisionit europian si “pjese kulturore” e fondacionit per shoqeri te hapur. Me pare se kjo, ne kohen e mailave te Hilarit, po Wikileaks nder mijera dokumente nxori ne shesh porosite e Sorosit se si duhej te vepronte Departamenti i Shtetit ne rastin e Shqiperise.

1 Like

ka precedente se te huajte e kane dashur shqiperine ne shume raste me teper se shqiptaret vete.

**Te ura, te Ura, **
**Vajtoni, o burra, **
**Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë, **
**Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, **
**Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, **
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.

Thompsoni Dhe Kucedra
Te Ura, te Ura
Vraponi, o burra,
Me armë, me topa, me kordh’ e me shpata,
Se dolli kuçedra e errët nga nata,
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap.

Kuçedr’e Turqisë,
Hyen’e urisë,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark,
Me dinin në gojë, me helmin në bark.

Kuçedrën e vrarë
E hasi më parë
Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit
Me katërqint krahë, lubi’ e Dovletit;
E zuri për gryke, e shtriu përdhe
Nga thonjt’ i rrëmbeu të mjerin Atdhe.

Pastaj për së dyti
Në Durrës e mbyti
Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
Nga forca në pluhër, nga bregu në det,
Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.

Kuçedra e thyer,
Në turp e përlyer
Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës
Dhe ngrihet m’e fortë, në Gjol, afër Urës.
**Shqiptar’i verbuar vërsulet në det, **
Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.

“Dy herë të theva,
Të shtriva, të ndeva,
Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite,
Prit-më, the, prit-më!” Dhe prap’ iu-vërvite,
**Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, **
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!

Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra?
Ju ikni, po hij’ e Kalorësit s’ikën!
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën,
Se urën e ruan, se Urë’n e mpron
Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.

Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.

E çna hape pune. Ja dhe nji:

Baladë shqiptare për Leninin

Ai hyri në pallatin ku ish parlamenti
Në brez: revolveri ende i nxehtë nga vrasja e Esat Pashës në Paris:
Hyri dhe tha shkurt e saktë si pesë të shtëna revolveri:
Zotërinj,
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq.
Të gjithë më këmbë
Më këmbë të gjithë!
Shtangën drurët. Zogjëve kënga në buzë u mbeti,
Me një kuje të tmerrshme qau e klithi era
Globit për një çast i humbi graviteti
dielli humbi shokun, shkau e ra në humnera
U ranë varetë nga duart kovaçëve
Parmendën në mes të brazdës fshatarët se ç’e lanë
O ç’heshtje e rëndë
Një heshtje e tillë
S’ish ndjerë ndonjëherë,
S’ish parë në asnjë dramë.
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq…
Të gjithë më këmbë,
Më këmbë të gjithë.
Pallati u lëkund
Këmbë-trokitje në sallë
“Baballarët e kombit” njëri tjetrin panë në sy;
“Ai nga Rusia,
Ky nga Libohova,
Ç’djall i nxori në një breg të dy?!
Ç’u kujtove vdekjen Avni “Baballarëve”
Ata për zgjerimin e gjerdheve të tyre ëndërronin
-Vdekjes suaj t’i ngriheni
Të gjithë më këmbë,
Fjalët e tua gjëmonin.
Kjo s’kish ngjarë asnjëherë
Asgjëkundi s’kish ngjarë
Zotërinjtë më këmbë Leninit?!
Zotërinjtë s’janë komunarë.
Tokën deshën të na ndanin në ngastra
Po mbi traktatet u lëshua Lenini i tmerrshëm
Lenini ish i madh sa kreshnikët e elegjive tona të lashta
Ai s’kish lindur në Simbirsk, po në pesë kontinentet njëherësh.
Vallë si e gjeti udhën mes këtyre shkëmbenjëve
Lenini- zemër e gjithëkujt?
Tokën Lenini ua dha fukarenjve
Tokën e tundi…
Lenini si askush u qau hallet të mjerëve
Hallet që s’ua qanë dot as malet me dëborë
Lenini sec kish dicka të përafërt me malet
Lenini vuante nga tragjedia jonë.
Pa ç’ka se të mjerët as emrin Leninit nuk dinin t’ja shkruanin
Leninin e kuptonin; Ai si ata s’kishte bukë
Lenini kish thënë:
Sarajet do të shëmben,
Po të ngrihen kasollet në luftë.
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq!
Të gjithë më këmbë
Më këmbë të gjithë!
Shtangën drurët. Zogjve në buzë kënga u mbeti
Me një kuje të tmerrshme qau e klithi era
Globit për një çast i humbi graviteti
Dielli humbi shokun, shkau e ra në humnera.
Diçka drodhi malet që as qepallat s’kishin luajtur në shekuj
Malet gjokszbuluar që prisnin stuhinë
Populli “Ngreu!” i tha parlamentit
Populli ngriu mbi parlament djalin e tij, Avninë.
Tek të gjithë do të zgjohej brez pas brezi Lenini
Po dhimbja ish e madhe
Populli betohej se do ta ruante
Si malet.
Dihet kë ruajnë malet.
Pesë fjalët e Avni Rustemit. Pesë të shtëna:
Vdiq Lenini,
Pesë minuta heshtje.
Mikro-Feudo Borgjezët u ngritën për Leninin më këmbë;
Po vdiste parlamenti.

Sipas autoreve historiane asnjeanes te pamolepsur nga historiografia bollshevike komisioni nderkombetar I kontrollit ka me teper merita ne themelimin e shtetit shqiptar se sa I Qemali.

As se vej ne dyshim.
Ja shife kush e drejton shtetin tene butaforik sot:
"Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për shkarkimin e Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme. Në një intervistë për emisionin “Komiteti”, Kryemadhi ka theksuar se LSI nuk ka pasur asnjë ndikim në shkarkimin e Tahirit. “Janë disa gjëra që vijnë përtej Oqeanit”, theksoi ajo."

Zaten pranej i del koha me tepri S1KQ-se te shahet parç e mrapç me robt ne FB :stuck_out_tongue:

Ca bohet? Per cilen kauze u kane ferkuar koken shokeve antikomuniste, dhe i kane nxjerre te vjellin ne peshk kete here?

Alba, falenderime per vjershen e Nolit. E lexuar mbas kushedi sa vjetesh dhe ne izolim te te folurit shqip, kapa nje ritem te brendeshem, tamam kushtrim vrap e vrap, qe se kisha kap me pare. Me preku shume, i modh Noli, shum i modh!

Kjo persa i perket tingellimes, kurse persa i perket hingellimes, ka ndryshuar shume kontesti*** historik, megjithse problemi i dy felave mbetet gjithnje. Eshte iluzjon te zhdukesh njeren prej felave. Nevojitet nje strategji tjeter.

***Provo te riformulosh kete vargun nen driten e Teorise Dyfelore:

1 Like

news flash: Edi Rama ka blere vete Bashen megjithe cader!

“Ndaj, gjithçka është bërë në funksion të kapjes së zgjedhjeve, duke diktuar një Parlament fasadë, mundësisht me ne si opozitë fasadë. Nëse ne nuk pranojmë fasadën, një Parlament monist”, deklaroi Basha.”

Bo bo, ça lexon e na e sjell ketu! po keta jane mediat e Edvinit. bera gabim qe klikova.

news flash

Please mos na sill TemAn e Meros.

1 Like

4 Likes

Eshte histori dy dekadash, behen ligje pas ligjesh, ndryshim sistemik pas ndryshimi sistemik ne luften kunder korrupsionit me rezultate akoma me te keqija. Cdo vit e cdo pesevjecar BE nxjerr ngerce te reja, arsye te reja sistemike pse Shqiperia nuk mund te integrohet brenda familjes se saj atehere qe ka anetaresuar shtete njesoj te korruptuar. Mirenjohes deri ne nje grade, por jo deri ne katundari xhanem (me katundari te ngjashme adhurohej partia e njeri e tjetri ).

Ju, z. Kadare i gjunjëzoheni Vlahutinit, unë iu gjunjëzohem hebrejve të botës për t’ iu kërkuar falje për urrejtjen ndaj tyre që përmban vepra juaj

http://www.syri.net/politike/63684/nje-pergjigje-per-ismail-kadarene-dhe-romana-vlahutin-nga-kastriot-myftaraj/

Flisni pra shoke,a durohen keta njerez qe perfaqsohen nga ky shkrimi i ketij debili te ketij portali?!
c’faj ka populli masanej,qe per edvin kristaqin kange thur gjithe jeten?

Qenefhanes PD po i vjen fundi dhe po kafshon si qen i terbuar sa andej kendej. Race me te ndyre nuk mund te gjesh mbi dhe.

More po seriozisht flisni apo jeni ne efektin e ndonje lloj droge. Clidhje kane hebrejte dhe librat e Kadarese me kercenimet direkete per vrasje ndaj perfaqesuesve te BEse. Ky dihet qe eshte psikopat. Po ju qe arrini te vini ne te njejeten peshore Myftarajn dhe Kadarene tregoni hapur qe keni ose ndonje drrase mangut ose jeni mesuar ti therrisni derrit daje gjithe jeten.

po mire, pse si krijuan shtet kurdeve keta te komisionit po vetem neve ?
per ismail qemalin te ftoj t’i hedhesh nje sy Wikipedias se me duket nuk e di se çfare ka qene dhe me se merrej. beje nje xhiro dhe pastaj permende ne recitale pa lidhje.

ato komisionet s’na duan sot, duan me i na i fut sa krahu sa here gjerjne sebepin, na paskan dash pa na njoh fare. kur bismarku, perandori gjerman (qe bente ligjin ne europe, siç e ben edhe sot ai qe e ka zevendesu), tha, Shqiperia eshte shprehje gjeografike (dmth nuk perfaqeson gje te madhe, perveç nje emer ne harte)

ps: bente mire Enveri qe tipat si ju kllufat, pa kulture, u kallte ne burg deri pleq, sa t’ju binin dhembet. perfitoni nga demokracia (rrumpalla ne fuqi) dhe e thoni dhe ju mendimin tuaj te çale, pa pike turpi per me teper.

Sepse Austro hungaria donte nje buffer zone ne Adriatic dhe shteti shqiptar u krijua ne ate madhesi te mjafte per te mbajtur ruset larg.