Kavaja merr të dielën pushim

Me shifrat kam qene mire e jam mire, se kam hulumtuar vjet e me dalin te dyja partite, PD e PS, me renie pikesh. Ishin merzit te gjithe.

Po sje mire me interpretimin e shifrave…mire PS humbet pike se eshte ne pushtet po kur PD ne opozite e humbe pike eshte shume trend negativ

Natyrisht-natyrisht, kjo ishte e çuditeshmja ne Shqiperi, Dy krokodilat, nuk i donte me njeri, qameti 20% secila, plus-minus. Kam pershtypjen se eshte nje sindrom internacional, se edhe ne vende te tjera, partite tradicionale, po humbin pike tek votuesi.

Kryeministri përmend legjitimitetin e tij si i votuar, dhe ka të drejtë por është njëkohësisht edhe i deligjitimuar moralisht. Pasi votat që mori ishin për një program të cilin nuk e zbatoi në asnjë pikë; se votat e partisë së tij nuk kanë rritje por të kundërtën; se atë shifër e arriti me ndihmën e një aleati i cili nuk ngjan se është ende në unison me të; se problematika që ngre opozita si hashashizimi apo elementët kriminalë janë realë dhe të vërteta. Vetë mëkëmbësi i Rroshit që kandidonte është fakti më i fundit.
Në kushtet kur një shkuarje në 18 qershor pa opozitën do të ketë një kosto të lartë për të dy liderët por edhe për vendin, është e mira të nisin një dialog i cili duhet të shkojë përtej zgjedhjeve.
Duhet të fillojë me një qeveri teknike minimalisht me afat një vjeçar, e cila duhet të pregatisë statusin e nëpunësit civil shoqëruar me marrëveshjen për mosprekjen e tij.
Këta do të ishin numëruesit e ardhshëm të votës. Pastaj me një pakt për policinë dhe diplomacinë.
Një marrëveshje për ndryshimin e sistemit dhe kodit elektoral drejt proporcionalit në rang kombëtar.
Dhe reforma për ekonominë, taksimin dhe projeksionet e saj për 10 vjetët që vijnë. Të gjitha këto, pasi të jenë votuar ligjet e vetingut.
Njerëzit janë të vetëdijshëm që ata që janë në çadër dhe ndjekësit e qeverisë, pak ju bëjnë përshtypje këto. Shumica e kanë hallin tek vendet e punës ndërsa udhëheqësit e tyre me problemet që mund të kenë me drejtësinë. Por nëse duhet një zgjidhje afatgjatë, duhet pakti politik dhe një Mario Monti shqiptar. Në të kundërt, me prerje si Bashkim Fino, ka mundësi që parashikimi i cili projektonte në vitin 2100 një Shqipëri me vetëm 1.7 milionë banorë, të realizohet brenda vitit 2025…shkruan D.Hila ne fb
nuk eshte ide e keqe.

Po mir mer Kaposh, statuset e Cunit te ish-Sigurimsit famkeq na sjell ketu, qe ka tallur meneren Peshku edhe Mediat?

Ky eshte edhe ish-zv Minister i mbrojtjes i Rames me te cilin Mimi fshiu meneren dhe e pushoji nga puna…

Na sill mer cunin e Fecor Shehut dhe Koci Xoxes me mire…qofte edhe cunin e Meidanit, klani Kapo… se Shqiptaret Hamzain kan pas per Shembull e jo Gjergjin…

E djathte e leshit, te emeruar nga Xhelil Gjoni e Pirro Kondi per te tradhetuar Shqiptaret e enderrat e tyre.
Po Statuset e Koqo Kokedhimes jane te pranueshme per Komandantin???

Po mire 4 vjet opozita fjeti gjume dhe u kujtua tani ne prag te zgjedhjeve per te bere gjithe keto ndryshime? Po su be qjameti, regullohini keto gjera ne 4 vitet e ardheshme, sipas te gjitha ligjshmerive te aprovuara nga te dyja forcat politike. Nuk u bo kiameti se qendruat edhe 4 vite te tjera ne opozite, detyre sa fisnike aq dhe patriotike. Por, fakti qe i kerkoni me ngulm te prishni zgjedhjet tregon se keni frike nga vetingu dhe per rjedhoje po nxisni konflikte sociale dhe destabilizim te rendit shoqeror. Pra jane thjesht interesa personale te lidershipit te PD-se ne kurriz te popullit dhe paqes sociale. Duke qene te tilla meritojne vetem ndeshkimin sipas ligjit, por edhe nje deskretimin mbare boteror ne menyre qe keto gjera te mos perseriten as ne vende te tjera te ngjashme me situatat politike tek ne. Dhe besoj se perendimi do te dije te beje shembull edhe per te tjere keto vemje te shoqerise sone.

c’opozite thua mo Leka? keto te bejne ligjin ty qe tani, ta hoqen tahirin, ndoken, frrokun, prengen, roshin and co.
cdo gje qe thote basha behet, nuk ka zgjedhje ne kavaje tha, nuk u bene zgjedhjet, ja te degjojme bashen tani se ai na i hoqi vizat, ai na i hoqi dhe mizat.

Edhe i dhjere edhe krenar, :joy::joy::joy::joy: o keta kane te forta, te q*fsha portokalline​:joy::joy::joy::joy:, ça po ju ben Basha ketyre.

1 Like

Leksioni që mësuan demokratët e sotëm nga ata të '90:
VENDOSMËRIA PËR TU PËRBALLUR NË RRUGË ËSHTË RRUGA E FITORES!

Pra te krijojme njeriun e ri te edukuar me mesimet e partise njehere pastaj te benen zgjedhje shkruan shoku Hila.Pupu kombi yne I lashte e krenar eshte ftofur I gjithi ne tajare.

Le te jemi te sinqerte me veten, Berisha po loz “all in”, e di qe keto xgjedhje i ka te humbura, dhe kjo per te dhe familjen e tij ne shqup do te thone dalje reale ne pension ndaj po rrezikon gjithcka nepermjet bijkotit, duke e komanduar bashen si do vete.
Ndaj zgjedhjet e 18 qershorit duhen mbajtur per te mos mbajtur peng nje vend te tere per ambicjet e nje familje…

Policia fillon fushaten elektorale ne Tepelene

“Çunat e Krimit të Narko-Policisë, në takime elektorale të paraqitjes së Narko-Kandidatëve! Sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Kjo foto është edhe përgjigja më e mirë e kërkesave të opozitës që kërkon qeveri teknike, pasi e para që do të përfshihet drejtpërdrejt është Policia e Shtetit.

Uniformave blu u ndalohet me ligj që të bëhen pjesë fushatave elektorale.

Nese zgjedhjet nuk mbahen me 18 qershor dhe pa partine demokratike, atehere ne kete vend nuk ka me shtet sado i dobet te jete ky tani. Mosbindjes cilile te PD-se i dhuhet kundervene me forcen e ligjit. Ligji mbi te gjitha.!!

Nuk eshte ligji mbi te gjitha, Aleko. Kjo vlen per diktaturat, ato ideologjike ne te shkuaren dhe ato financiare ne te tashmen. Mbi te gjitha eshte prosperiteti i gjithe shoqerise dhe jo vetem i nje grusht njerezish.

keto qe thua ti jane lojra fjalesh ose dhe sofizma. Mekanizmi per prosperitetin e nje shoqerie e cila ka pranuar te bashkejetoje nen nje republike parlamentare eshte ai i votes, ku nje frymor ka nje vote. Ti kerkon te zhbeshe kete sistem te ngritur. OK, mund ta zhbeshe vetem me forcen e dhunes ose ndryshe te luftes. Nese je i bindur ta fillosh, nuk te ndaloje dot, filloje, njerez te gjakun tend dhe timit do ta pesojne. Por kjo eshte zgjedhja juaj dhe historia do tju gjykoje me mire. Pavaresisht qe une sot po ju them se jeni krykeput gabim dhe do ta hani qafen e pates.

Je shume i politizuar, nuk je gati per te diskutuar nje debat kompleks.

. Pas miratimit të listave shumemërore rezulton se numri i subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin 2017, është 15 dhe për këtë fakt gjatësia e fletës së votimit është e panevojshme të jetë sa është parashikuar në vendimin nr. 13, datë 12.01.2017. Gjatësia e fletës së votimit me përmasa 220 mm, është e përshtatshme për pasqyrimin e 15 partive politike”, thuhet në projektvendim.
PARTITË QË DO MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE
Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtësi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane
(el.sp/BalkanWeb)

Te hash qafen e pates o Makso nuk eshte politizim, as dhe kercenim. Eshte thjeshte parashikimi i nje dickaje qe do te ndodhi me vone, njesoj sic parashikon ndeshjet e futbolli. Keshtu qe i dashur e leme me kaq, pasi bashke nuk kemi per tu kuptuar asnjehere. Tung!

Une jam per te paren ose te dyten. Do te vendos pasi tju lexoj programet dhe cv-te e kandidateve.

Po votim me gogla ka per te qene mo, se pse harxhu leter :smile:
Kap ate te kuqen dhe ja :smile: