Prezantohet struktura dhe ministrat e qeverisë Rama

Si nuk pash nje personalitet te nje fushe te vihet minister, psh nje prof te njohur nga fusha e mjeksise, por dashnoren e rradhes

kam pershtypjen ngaterron kapacitetet e nevojshme ne detyre egzekutive, me ato te nje intelektuali, e qe s’para shkojne bashke dmth. Jane dy gjera kreejt te largeta.

Fjale me vend shoku. Ziliqare, dallkauke, delenxhinje, sharlatane, mashtruese ordinere…

@Vlonjat, si dole andej nga Cuba! pa çqt keta nje avaz kane!

Zeqo koha mbajti shume mire pavaresisht se i druhesha sezonit te uraganeve. Hoteli ishte i ri ( me pak se nje vit) , ushqimi me teprice dhe shume i fresket, plazhi eshte perfekt dhe uji nuk te ben te dalesh. Besoj se do kenaqesh kur te shkosh vete.

Po ujrat e zeza ku shkonin? mos kishte ndonje sabotator grek apo serb aty!?

Ujrat e zeza…tubacionet e plasura…ehhhh…me mire me pyet per balenat dhe ishujt faroe apo ça po ndodh ne keto momente ne fshatin Qin te provinces QinQau ne Kine sesa keto mesiper. Te lutna shume, mos provokacje.

2 Likes

Hehehe, Kryetar i Kuvendit Popullor

Cfare mund te beje Edi Rama ?

Pa dashur të paragjykoj vullnetin e mirë dhe dëshirën e tij për të qeverisur me korrektesë e përkushtim, më duhet të them se deri tani Edi Rama nuk na ka dhënë prova të mjaftueshme që mund të qeverisë me korrektesë këtë vend. Rama 1 ishte një gjysmë dështim, por, siç dihet, edhe ai vetë, kur numuroi punët e mbrapashta të qeverisë së tij, gjysmat ia faturoi LSI-së, të tjerat i pranoi që janë të vetat. Nëse ju kujtohet, sapo mori pushtetin në vitin 2013, Edi Rama nuk u paraqiti shqiptarëve asnjë program ekonomik dhe nuk caktoi asnjë objektiv. Dy projekte të mëdha infrastrukturore që i la në gjysmë qeveria e Berishës, përkatësisht Rruga e Elbasanit dhe ajo e Vlorës, segmenti nga Fieri në Levan edhe sot kanë mbetur të papërfunduara. Gjëja e parë që bëri sapo erdhi në pushtet ishte qoka me Vilma Nushin dhe koncesioni i chek-up-it, pastaj ndenjti dy vjet derisa i realizoi porosinë të vëllait për të bërë drejtor të Pergjithshëm të RTSH-së mikun e Olsit. Një tjetër shpenzim marramendës ishte dhe rikonstruksioni i dy apo tre ministrive dhe kryeministrisë të cilat zgjatën katër vjet. Rama krijoi qeverinë e parë me ministra krejtësisht të paaftë kampion i të cilëve ishte Arben Ahmetaj dhe Mirela Kumbaro. I pari do të mbahet mend vetëm për deklaratat butaforike të zonave të lira industriale që nuk u realizuan kurrë dhe do të kujtohet si njeriu që Rama e mban pas vetes jo për të bërë punën e shtetit, por për punë që një Zot i madh e di se ku janë dhe si bëhen. Ndërsa Kumbaroja do të mbahet mend si ministrja që sapo hyri në zyrat e ministrisë, u interesua të vinte pllakën e Sulltan Sulejamnit në kalanë e Lezhës dhe për shkatërrimin e kishës së Leshnicës në fund të mandatit. Se çfarë pune ka bërë ministri i tij i jashtëm, Bushati na e tha vetë Rama në takimin me ambasadorët para disa ditësh. Ndërsa se cili ka qenë efektiviteti i mnistrisë së bujqësisë, nuk është nevoja të shkojmë larg. Mjaft të lexojmë shkrimet e E. Braçes për Edmond Panaritin. Po mirë, mund të thonë disa, po shqiptarët votuan në masë Edi Ramën. Po kjo është e vërtetë dhe kjo është drama jonë.
Edi Rama është politikani shqiptar që aktualisht është i pakonkurueshëm sidomos në fushata elektorale. Rama është mjeshtër për të mundur cilindo kundërshtar në një fushatë elektorale. Mirëpo sapo i fiton zgjedhjet, Rama nuk di dhe nuk do më të bëjë asgjë. Ai është një arrogant dhe egoist i pandreqshëm. Edi Rama është asocial dhe kur nis qeverisjen zgjedh ata persona që nuk mund të bëjnë asgjë. Rama është mjeshtër për t’u bllokuar frymëmarrjen atyre që i zgjedh për të punuar me të. Me profil të ulët, disa herë të paaftë, vartësit e tij që nga ministrat e deri poshtë, nuk qeverisin, por rrinë me zemër të ngrirë se çfarë duhet të bëjnë që të mos prishet humori i Ramës dhe që çdo punë e tyre të dalë se ka qenë ide e Ramës dhe frymëzim i tij. Përmendet shpesh ish-ministrja Nikolli si reformatore pse mbylli universitetet private. Në fakt ato i mbylli Edi Rama dhe vullneti i drejtë politik i tij. Pas kësaj, kjo ministri i ka katandisur punët më keq se parardhësja dhe arsimi shqiptar qoftë në përmbajtje qoftë edhe në formë është po njësoj. Kompanitë lobiste që botojnë tekstet makabre shkollore janë po ato që bënin si deshnin me qeverinë e parë dhe me Lindita Nikollin po ashtu. Qeverisja e mandatit të kaluar do të mbahet mend për kontrollin e pjesshëm të territorit, një menaxhim korrekt të energjisë elektrike dhe për disa investime në qendrat urbane. Por nuk do të harrohet për asnjë çast se gjatë qeverisjes së parë vendi u mbulua nga kanabisi. Edhe kjo është një enigmë e madhe. Unë nuk e besoj se ministri i suksesshëm Tahiri lejoi kanabizimin e vendit. Përgjegjësia për mua është e Edi Ramës. Kur ndryshoi vullneti politik, Fatmir Xhafaj e zgjidhi këtë ngërç për dy muaj. Po çfarë do të bëjë Edi Rama ? Unë e përsëris dua të besoj ato që thashë në fillim, por druaj se edhe këtë radhë Edi Rama do ta ketë të vështirë të mundë veten e tij. Edi Rama ka fatin se përballë tij nuk ka opozitë që ta konkurojë. Ai dhe PS-ja mund të rrinë në pushtet derisa të lodhen. I.Yzeiri.

1 Like

Ka dhe perla te tilla

Arben Ahmetaj, pasi mbaroi Filoqylin per t’u bere mesues i Anglishtes, ne CV ka vene:

Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave si dhe Asistent i Thesarit të SHBA.

Te jesh perkthyes perkthehet ne “keshilltar”. Ndersa ajo asistent i thesarit te SHBA te le pa fjale. Pa folur pastaj per perla te tjera ne CV qe e bene “ekspert” financier. Cuditerisht pjesa kur vodhi sa te donte me Hermes eshte lene jashte CV-se.

i nderuar; pershtypjet nuk krijohen nga nje foto apo video ne tv por nga nje njohje me e mire e personit.
Me thuaj, si mund te thuash nese EB eshte apo jo adapt per ate pune?

A mendon se zv. ministri i LSI-se do te vazhdoje te kete postin e nderuar?

e pse jo? kuadrot e pergatitur jashte vendit, do te ishin te preferuarit e EB. Perndryshe duhet te punesojme shkabat. Jo, e nderuar, EB u ka thene JO! me kohe shkabave qe kane probleme me llogaritje te thjeshta aritmetike. Nuk di cfare qasje do te kete patrioti i ACDC-se

Kam frike se do ta keqkuptoj ndonje dhe hajde duroje pastaj.

1 Like

E keni fjalen per kete patriot te korentit? Dihet boterisht qe inxhinjeria elektronike (nese eshte bere) eshte nje pjese shume e rendesishme e bujqesise.

Kam pershtypjen se shoku juaj e ka fjalen per kuadrot e pergatitur nga shkolla dhe jo nga bisedat me perqindje shqip, arabisht, somalisht, pakistanisht, holandisht dhe shenja me gishta gjate pushimit te drekes kur konsumohen sanduice me shume shtresa te kombinuara sallam dhe djathe.

Ky Hahmetaj me ato vrimat e hundes qe ka duket sikur ka ardh direkt nga ky :
Monkey-With-Pouting-Face-Funny-Photo

1 Like

Jo jo pershtypjen e ke me rregull ti, edhe ai shoku im por edhe une. Problemi jane ata… si e kuptojne ata?

1 Like

Ata pretendojne se nuk lejohen te tregojne te gjitha sekretet.

image

Ahmetaj, ky!?