mos harro se ne epoken e tik toqeve nuk kan ç’na duhen as breket per t’i heq.
Tek zona ku fillon ndjehesh i akuzuar, ose më keq: i vetëakuzuar, vetëm herojtë afrohen, dhe prandaj rreth të vërtetës toka është e shkretë.
Mburresh me çfarë të mungon.
(me beso, une jam i sinqerte)
Thënia e famëshme e Clausewitz: Lufta është vazhdimsi e politikës me mjete të tjera shtjellohet më tej për efekt domino: konflikti politik është vazhdimsi e konfliktit kulturor me të njëjtat mjete, ndërsa konflikti kulturor është dëshmi e gjendjes së pështjelluar së mendjes dhe zemrës njerzore për shkak të krimit dhe vesit kundërvënë natyrës origjinale të njeriut.
Tashmë është bërë praktikë e rëndomtë: kur mbyll aktivitetin një dyqan i çfardolloji, hapet përsëri vetëm si piceri.
“Shoqëria e sotme, ndryshe me të së kaluarës, e fsheh vdekjen, e bën lanet me shpresën e kotë se nuk do ta takojë një ditë” ankohet intelektuali i modh, pa vënë re se shoqëria e sotme, ndryshe me të së kaluarës, bën të kundërtën me seksin duke e zbuluar anatomikisht.
Një tjetër dëshmi e binomit dikotimik eros-thanatos. Ku ishim? Asgjëkundi! Çfarë bëmë? Hic asgjë!
Derimë sot nuk di që asnjë diskutim i rrebët për çështje shoqërore midis antikomunistësh të së gjithë niveleve e llojeve të mos ketë përfunduar në grindje dhe akuza të ndërsjellta: “Enveri i ka pas thënë këto që thua ti!”.
Me lloqe Kavaje shok Enver vazhdon të ketë të drejtë.
Shqiptarët nuk bëhen njerëz kurrë, janë legena të gjithë, katunar fare.
Mbasi e thashë u çlirova për një çast, pastaj mu kujtua që edhe unë vetë jam shqiptar.
Elita shqiptare dhe intelektuali i shquar shqiptar për traditë i përket kulturës humaniste, në përgjithsi është njeri i letrave, kultura e tij shkencore nuk shkon përtej qenies filolog, albanolog, politolog, historian. Shkenca humaniste është njëra këmbë e kulturës, këmba tjetër është shkenca e mirfilltë: matematikë, fizikë, kimi (teza e Dy kulturave, Charles Percy Snow). Kjo mangësi invalidon kombin, e bën të mangët nga trutë, gjysëm mëndje, komb qytrym.
Te qifte Marloni ne sume me gjith tezat.
e keshtu eshte si te jesh i shkerdhyer familjarisht ne gen siç je ti Zeqo den baba den, çfar mund te shkruash tjeter?
Ja pra, me mu se krru dot, qe sot te le te qete, merru me korriksen dhe stalkerin e majte:joy:ne te djathtit mund na vi rradha pas 2030:joy:
si t’dush boj, per mu nuk ka problem, un jam mesuar tani duke u shamatosur me loqe, qofshin te djathte e qofshin te majte. Bile kam filluar t’i ndjej lezetin te shames nga mamaja, lodhjen per te formuluar aforizma me teza filozofike, e kombinoj me pauza relaks me t’shame. Knoqesh!
Paske marr ilaçe qeke qetesu🙏
shiko mos eshte ndonje arsye tjeter, psh qe mamase tende, mamase se Zeqos ne maje te penisit te kryeministrit, i kane rene baterite ne mandatin e trete.
Në vëndet katolike ka një historit të gjatë e të munduar ligjore që dyqanet të hapin të djelen si në vëndet anglo-saksone, modeli i përbotshëm i tregut të lirë. Psh kjo që ndodh sot në Itali me supermerkatot të djelën ishte e pamundur të mendohej në vitet 70-80të, sepse me ligj të pashkruar dhe të shkruar e Djela i takonte Meshës dhe pushimit (Sabati hebraik, e Shtuna). Liberalizimit të orarit të dyqaneve i jane gjetur gjithfarlloj arsyesh dhe shkaqesh: ekonomike, politike, sindakale, financiare, situatë krize etj, të cilat ja mundojnë të fshehin shkakun providencial: Zoti mbasi krijoi botën mbas një javë të lodhshme, ditën e shtatë, të Djelën, pushoi dhe kundroi veprën e Tij.
Antiamerikanët italianë, ose me fjalë të tjera katolikët, e konsiderojnë pushtimin protestant të datuar nga instalimi i bazës së parë të NATO-s; në fakt pushtimi datohet me liberalizimin e orarit të dyqanit, sepse shkaku providencial - në këtë rast liberalizimi i orarit të dyqanit - qendron në majë të Piramidës së gjithfalloj shkaqeve: ekonomike, politike, sindakale, financiare, gjeopolitike, situatë krize etj.
Ardhja e Dytë e Skënderbeut
Pamja më të paharrueshme dhe mirëbukur dëshmuese për gjëndjen permanente të anarkisë dhe esencës së shpirtit shqiptar e kam parë në njerën nga ditët e para të fillimit të shpërthimit të trazirave rebele në jug ne vitin 97-të, dhe hapjes së llafit alarmues se vlonjatët ishin nisur drejt kryeqytetit. Tanimë e qartë për të gjithë që shteti kishte marrë fund brënda 24 orëve, në Tiranë mbretëronte një heshtje e shqetësuese që rrinte pezull mbi gjërat, të cilat kishin marrë supremaci mbi njerzit që nuk viheshin më re të vinin vërdallë, rrinin mbyllur në shtëpi duke parë televizor.
Në muzg të një mbrëmje, po shëtitja në Bulevard që ishte krejt bosh dhe i heshtur, nuk pipëtinte asgjë për be; gjë e pa bërë vaki kurrë më parë - xhiro e Bulevardit atëkohë ishte kulmi i gjallërisë së djelmurisë shqiptare -, dukej si një ëndërr e keqe, një makth, prani e vdekjes në pritë kudo dhe për çdokënd. Larg në horizont të bulevardit, midis Komitetit Qendror dhe Kryeministrisë, vë re një siluetë vertikale që pas pak mori formën e një kalorsi të hipur mbi një kalë të bardhë me njolla të përhimta. Kalorsi, një barbar kokëpalarë, kalëronte galop në mënyrë indigjene pa shalë, pa fre, pa mëngojza, pa këmbëza e pa kamzhik; mbahej kapur prej jelesh, këmbët hark shtërnguar në bark të kalit, të cilin e nxiste me piskama kaubojse “ja-ja-ja!” dhe goditje me pëllëmbë vitheve. Kjo pamje endërrzhgjendër më kaloi para syve - ndjekur edhe nga vështrim neutral i ushtarit të gardës tek porta me kangjella e Presidencës -, derisa galopi rrokopujë frenoi në shkallët e Universitetit, të cilat kali i ngjiti me vështirsi sepse patkojtë shkisnin mbi mermer. Më në fund arriti të ngjitej, dhe imazhi fantazmagorik kalë-kalorës u rishfaq në parapetin e taracës në krye të shkallëve të Universitetit duke parë drejt Evropës njësoj si statuja analoge larg në horizont të Bulevardit.
(nga Ditar i një fuksi)
Mban mend kush e ha shqelmin e jo kush e jep.