Ç'është ky Peshk i ri?

Nje gje nuk arrita ta kuptoj, kete foto nga e gjetet, se une nuk vura foto? Dikur e kam perdorur kete foto, por si e perzgjodhet? :stuck_out_tongue_closed_eyes:

eshte foto dhe emri qe ke ne adresen tende te gmail a google +

U c’u kenaqa me keto cmimet qe me vine njera pas tjetres! Si ato lojerat e Zynges, kur luan ne fillim. S’e kupton nga te vine gjithe ato te mira :grin:

3 Likes

I kam patur dikur, por jo tani.

Me tender :stuck_out_tongue:

Mua më del. Edhe kur e shoh faqen si anonim në Firefox. Ka mundësi që kur je tek faqja të kesh shtypur opsionin “Pa njoftime” që e heq nga listat. Shko tek faqja e artikullit: Fotografi nga protesta e 1 tetorit dhe poshtë fare në fund, po pe butonin “Pa Njoftime”, klikoje dhe zgjidh “Normal”.

Problemi me njoftimet e përditshme ështue drejtë, dhe ka të bëjë me ndarjen e ca temave tek kollona djathtas… do gjejmë një zgjidhje.

  1. A nuk do te ruhet nje lloj ndarje ne tematike? E majta per “popullin” dhe e djathta per “intelektualet”?

Ndarja tani është mes kryesoreve, dhe Shtypit, Pyetjeve, etj.

  1. A nuk do te jete me e nevojshme te duket data dhe ora e komenteve?

Aty janë, vetëm se datat janë relative, jo absolute.

  1. Si mund te postohet thjesht dhe pa komplikime ndonje artikull dhe shkrim?

Në faqet ku ka lista artikujsh (në faqen e parë, në faqet e kategorive, etj.) ke nje buton sipër, djathtas “+ Temë e re”. Për këtë punë është.

…po nje shkrim -pas dergimit- del automatikisht tek peshku apo -si tek peshku i vjeter- do te shihet me pare nga adminet?

Do te shihet me pare nga adminet. Me kalimin e kohes ama, anetaret qe postojne shkrime te mira qe s’kane nevoje per redaktim do te mund te postojne direkt, pa nevoje per aprovim.

2 Likes

E pashe,e pashe po kendellet duke ba muhabet me Din Hyken,po edhe ktu do jete po ka ndrru uniforme. Na fiken ato flamujt, se na orientonin me diktu naj njanin qe mcifej.

1 Like

Kjo paska qene, sapo e rregullova. Rrofsh!

Pershendetje Kapitaliste :v: !! Urime admin per punen !! Isha mesuar te shihja link e shtypit shqiptar ne te djathte… do te ishte mire te kthehej perseri ne plan te pare te faqes per mendimin tim,keshtu peshku vizitohet edhe nga njerez qe nuk preferojne te komentojne por vetem ta ndjekin ate ne distance… e me kete rast lexojne edhe shtypin! :fist: pershendetje shok!

Aty eshte, icik me poshte, nen Referencë. Dhe lista e shtypit eshte nje faqe wiki, qe komuniteti mund te perditesoje.

2 Likes

ok…e vura re! flm ! Jam perseri i mendimit qe nese eshte mundesia te rikthehet versioni i vjeter per shtypin ose i ngjashem me te ! Te shpjegoj…ne shqiperine kapitaliste eshte gjithmon ne rritje perdorimi i internetit nga njerez ne moshe,e jo vetem per te folur ne Skype,njerzit informohen,lexojne komente e kalojne kohen. Nje menyre e thjeshte e ne plan te pare i shtypit do ti bente keta njerez qe te mos kerkonin me shume reth e rotull,tek peshku mblidhen te gjitha,shtypi,komenti,komenti i komentit,e zgjedhura…etj etj ! Nejse…mendimi im ky…

Nëse e ke fjalën për rubrikën “Të tjera nga shtypi” që gjendej tek kolona e mesit, ajo tashmë përmblidhet tek kategoria shtypi.

1 Like

Hmm. Ne fakt, mendimi im per pasqyrimin e shtypit te dites ka ndryshuar. Me pare, seksioni i shtypit ate kishte si qellim, por ama tani nuk ia vlen me qe te bejme pasqyrimin e shtypit. Me mire te bejme nje seleksionim te gjerave qe ia vlejne te lexohen, sesa te perserisim te njejtat gjera qe perseriten nga njera media ne tjetren. Dmth, le te kemi me pak lidhje, por lidhje me te sakta.

2 Likes

Dua ta fshi te gjithe komentin dhe s’mundem. Ky po do ishte nje fuksion i mire. S’e di a e ka Discourse. Ky koment ishte per Penarin e jo per Bleten. Por ngaqe s’lejohet tiered comments, del sikur eshte per Bleten.

1 Like

@gjembi cascading comments jane, eshte nje buton “X pergjigje”. Po ta klikosh te dalin pergjigjet sipas perkatesise.

Faleminderit andri. Duket sikur eshte vetem nje nivel. Dmth mund t’i pergjigjesh dikujt por personi tjeter s’te pergjigjet dot me ty etj. - sic ishte tek sistemi i vjeter.

Po perpiqem te sjell nje link artikulli. Zgjodha kategorine “shtypi” dhe me thote “500 internal error”

Eh, jane ca lloj URLsh që ngecin tek shtypi… mund te ma nisesh me mesazh.

u publikua

ishte postuar 3 here. me sa duket i merr komandat edhe kur jep error